2015-09-27

Eruditizmi shkencor i studiuesit shqiptar me reputacion ndërkombëtar Prof.Dr.Eshref Ymeri

Image result for eshref ymeri


   Prof.dr.Eshref Ymeri



E Nderuar dhe e Respektuar Zonja Vilhelme,

Ju falënderoj përzemërsisht për urimet Tuaja aq dashamirëse, aq miqësore në adresë të Prof.dr. Hajri Shehut, si autor i Recensionit për Fjalorin Frazeologjik Rusisht-Shqip, dhe në adresën time për punën 40-vjeçare që më është dashur të përballoj për përgatitjen e tij. Ju jam shumë mirënjohës për vlerësimin që i bëni punës sime.


Kisha shumë dëshirë që Fjalori të botohej në shumë kopje, në mënyrë që ai, përveç Bibliotekës Kombëtare, të depozitohej edhe në Bibliotekat e qyteteve kryesore të vendit, si një vepër shkencore me shumë rëndësi për leksikografinë tonë dygjuhëshe. Por qe e pamundur të botohej në një sasi të mjaftueshme kopjesh.

Image result for vilheme vranariImage result for vilheme vranari


Shkrimtrja Vilheme Vranari

Me shpenzimet e mia, arrita të botoj vetëm 40 kopje. I jam shumë mirënjohës gjithë kolektivit të Shtypshkronjës “Intergrafika”, veçanërisht Drejtorit të saj, veteranit të shtypit, zotërisë së nderuar Eduard Shima, dhe specialistit të shkëlqyer të faqosjes së Fjalorit dhe të kompozimit të kopertinës, zotërisë Gerti Minarolli, për cilësinë e lartë të botimit. Ajo Shtypshkronjë e ka nxjerrë Fjalorin si një botim luksi.
Image result for Shtëpisë Botuese “Bota Shqiptare”

I jam mirënjohës drejtorit të Shtëpisë Botuese “Bota Shqiptare”, zotërisë Genti Gjonaj, skenaristit dhe regjisorit të talentuar Kujtim Gjonaj, mikut tim të vjetër të viteve universitare, të nderuar me titullin e “Mjeshtërit të Madh”, të cilët pranuan ta botojnë Fjalorin nën kujdesin e shtëpisë së tyre botuese dhe ta nxjerrin në qarkullim.




Për dijeninë Tuaj, Zonjë e Nderuar, euromilionerët shqiptarë, të cilëve iu drejtova për mbështetje financiare për botimin e Fjalorit, jo vetëm që nuk pranuan, por nuk më kthyen as përgjigje negative. Për mbështetje financiare, iu drejtova edhe një strukture shtetërore, siç është Ministria e Kulturës, personalisht ministres, Zonjës Mirela Kumbaro, e cila, në mungesë të etikës intelektuale në çështjen e korrektesës, nuk u mundua të më kthente as përgjigje negative, megjithëse dikur kemi qenë kolegë në Departamentin e Përkthimit të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës. Ju i bëni thirrje qeverisë që të ndërhyjë për botimin në shumë kopje të këtij Fjalori. Edhe një herë ju falënderoj për interesimin Tuaj intelektual, si një përfaqësuese e shquar e kulturës shqiptare. Por unë nuk mund të shpresoj kurrë për interesimin e qeverisë për Fjalorin tim.


Më vonë do të shkruaj gjatë për historikun e krijimit të Fjalorit tim. Do të përmend edhe qëndrimin moskokëçarës të ish-ambasadorit rus në Tiranë, Leonid Abramov, i cili, po ashtu, për arsye të boshllëkut intelektual në punët e korrektesës, nuk pranoi t’i përgjigjej letrës sime që ia pata drejtuar në shkurt të vitit 2012, së bashku me drejtorin e Shtëpisë Botuese “Fan Noli”, zotërinë Rexhep Hida. Nuk do të lë pa përmendur edhe qëndrimin e pabesë që mbajti ndaj meje për botimin e Fjalorit, drejtori i Shtëpisë Botuese EDFA, Fatmir Xhaferi, i cili ma vonoi një vit daljen e tij nga shtypi.
Edhe një herë më lejoni t’Ju shpreh mirënjohjen time të thellë për urimet tuaja aq miqësore.

Eshref Ymeri

Tiranë, 25 shtator 2015


***********






Vilhelme Vranari Haxhiraj


Urime zemre

Para pak ditësh pa dritën e botimit dhe lexuesit, sidomos atij studimo-shkencor iu dhurua një vepër, e cila për nga vlera është e para e këtij lloji, Fjalori Frazeologjik me autor Prof.Dr. Eshref Ymeri, me recensë të Prof.Hajri Shehut

I nderuar Prof.Hajri Shehu!

Ju falenderojmë dhe ju përgëzojmë për këtë lajm të bukur për të gjithë njerëzit e letrave, të shkencës, sidomos për ata të fushës së studimeve dhe të përkthimeve. Kjo është një analizë e mirëfilltë shkencore, ku reflektohen vlerat gjuhësore në përdorimin e frazeologjive në gjuhën ruse dhe këto të përshtatura mjeshtërisht në frazeologji shqipe, nga gjuhëtari, studiuesi dhe publicisti i shquar i kombit, Prof.dr.Eshref Ymeri, të cilin e urojmë me gjithë shpirt për këtë vlerë të kulturës në fushën e shkencave filologjike.
Urime, i nderuar miku ynë, Prof.dr.Eshrefi! Ju urojmë suksese dhe arritje madhore të këtij lloji edhe në gjuhë të tjera. Për këtë jam e bindur, pasi e njohim kapacitetin dhe pasurinë tuaj gjuhësore.

Duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me autorin, ne si miq, natyrisht, kemi qenë të vetëdijshëm se për përgatitjen e një fjalori me 25 160 frazeologji të gjuhës ruse dhe këto t’i përshtaten gjuhës unikale shqipe, Profesorit të nderuar Ymeri i është dashur një punë vetëmohuese kërkimore e studimore shumëvjeçare, një përkushtim shkencor dhe moralo-atdhetar, për t’u dhuruar njerëzve të shkencës dhe të gjuhësisë një vlerë të tillë kapitale.

Do të doja që me botimin e kësaj vepre madhore të merren Ministria e Arsimit dhe Ministria e Kulturës. Mundësia financiare për botimin e një vepre të tillë studimore, voluminoze, nga një autor pensionist, natyrisht është në kopje të kufizuara. Qeveria shqiptare, përmes këtyre dy institucioneve të saj, duhet ta ribotojë në mijëra e mijëra kopje. Mendoj se Qari është më i madh se Zarari, qoftë për shtetin, qoftë edhe për autorin. Pasi çdo shqiptar që jep vlera intelektuale, dëshiron ta ketë në bibliotekën personale këtë vepër madhore.Sepse një fjalor i tillë me vlera të rralla të shprehive frazeologjike, është një pasuri kombëtare në fushën e gjuhësisë për këdo.
Një urim të veçantë e kam për kopertinën,e cila më jep të drejtën e quajtjes “Pasaportë të identitetit kombëtar” të Prof.dr.Eshref Ymerit.

Urime të sinqerta autorit tonë të nderuar, Eshref Ymerit, dhe Prof. Hajri Shehut për vlerësimin dinjitoz që i ka bërë fjalorit frazeologjik rusisht-shqip!
Me konsiderata të veçanta për punë të mëdha!

Vilhelme &Fitim Haxhiraj
Vlorë, 22 shtator 2015