Nga Flori Bruqi
Mira Meksi është shkrimtare dhe përkthyese shqiptare. Meksi është nderuar me mjaft çmime prestigjioze shqiptare dhe të huaja, ku vlen per tu përmendur çmimi "Përkthimi më i mirë i vitit 2006 "me romanin "Kujtim Kurvash të Trishta" nga Gabriel Garcia Marques dhënë nga Ministria e Kulturës.
Vepra e shkrimtares Mira Meksi, është përkthyer në disa gjuhë të huaja si dhe është botuar nga disa shtëpi të huaja prestigjoze, ku përmendim botimin e Romanit "E Kuqja e Demave", i cili është rishkruar nga vetë autorja në frëngjisht dhe është botuar në Paris, nga shtëpia Botuese "Persee".
Mira Meksi është e martuar me Ilir Meksin dhe i biri i saj është Marin Meksi
Edukimi/Studime
Arsimi i mesëm: Gjimnazi “Qemajl Stafa” (Tiranë).
Specializime: Studime te larta per Filologji shqipe dhe frënge (Universiteti i Tiranës);
Punime përkthimi letrar: Kolegji i Përkthyesve Arles, France & Shtëpia e Përkthimeve Tarazona, Spanjë;
Studime: letërsi moderne hispano-amerikane (Universiteti i Zaragosës, Punim letrar mbi Poezinë e sotme Aragonase nën drejtimin e profesoreshës dhe shkrimtares Ana Maria Navales.
Aktiviteti:
1984-1990 Përkthyese ( frengj-spanj), Shtëpia Botuese 8 Nëntori”.
1990-1993 Redaktore&Përkthyese letrare.Shtëpia Botuese “N.Frashëri”.
1994-2002 Bashkëthemeluese dhe Drejtore e Fondacionit të parë kulturor privat shqiptar “Velija”.
1995-2000 Anëtare e Bordit Ekzekutiv të "Fondacion SOROS".
1996 dhe vazhdim: Themeluese dhe Drejtore e revistës letrare "Mehr Licht".
1998-2002 Kryetare e Bordit të Drejtorëve të "VEVE Group".
1999-2002 Anëtare e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Publik Shqiptar.
2002-2010 Drejtore e Përgjithshme e "TV ALSAT".
Përkthimet
Ka përkthyer nga gjuha e huaj në shqip autorë si: Dumas, M.Yourcenar, M.Duras, Baudelaire,Lamartine, Rimbaud, Marquez, Borges, Neruda, Paz, Sabato, Allende, Javier Marias, Vargas Llosa, Saramago, Fuentes, Cela, Lorca, Bernardo Atxaga, etj.
Ka përkthyer nga shqipja në frëngjisht dhe në spanjisht: "30 vjet Poezi” të I.Kadare; "Antologjia e Poezisë së Sotme Shqipe" në spanjisht.
Veprat origjinale:
Romanet:
“Frosina e Janinës”; “Porfida – Ballo në Versailles”, “ E kuqja e demave”, “Mallkimi i Priftëreshave”,“ Planeti i ngrirë” dhe “Fantazma me sy njeriu” (romane për adoleshentë)
Novelë:
“Ballo në Versailles”
Përmbledhje me tregime:
“ Mali i shpirtrave”; “Buzë të panjohura gruaje”; Zonja plakë e Parisit”
Antologjia e Poezisë së sotme Aragonase
Eseistikë:
“Guri Filozofal”, "Leximet e ndaluara dhe shkrimet e fshehura"
Publicistikë: në shtypin shqiptar dhe atë francez e spanjoll
Letërsi për fëmijë: Katër përmbledhje me përralla dhe një novelë e ilustruar: “Magjistrica e 12 pasqyrave”
Mirënjohjet:
1995: Çmimi i Tregimit të Pabotuar të RFI, Paris
1996: Çmimi i Festivalit të Sain Quentin, Francë;
2008: Çmimi i Përkthimit Letrar i Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë;
2009: Titulli i Nderit: “Personalitet Frankofon i Multilinguizmit 2009” dhënë nga Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë dhe akorduar nga Ministria e Punëve te Jashtme;
2011: Urdhri ”COMENDADORA” i Meritës Civile i dhenë nga Mbreti i Spanjës Huan Carlos I.
2011: Çmimi i Eseistikës "Gjergj Fishta 2011" t akorduar nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për librin me ese "Leximet e ndaluara dhe shkrimet e fshehura".
Vepra origjinale e Meksit është e përkthyer në gjuhë të ndryshme si maqedonisht, bullgarisht, serbo-kroatisht, greqisht, frëngjisht, anglisht italisht etj.
Libri “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë” i shkrimtares Mira Meksi, është përzgjedhur nga Juria Kombëtare dhe Ndërkombëtare e çmimit letrar “Balkanika”, të garojë për këtë kompeticion i cili do të zhvillohet në Sofje të Bullgarisë nga data 2-4 tetor 2015.
Juria Kombëtare e përbërë nga prof. Jorgo Bulo (kryetar), prof. Ali Aliu, si dhe Pirro Misha, Diana Çuli, Preç Zogaj e Sonila Kapo, pasi punoi dhe shqyrtoi prurjet në letërsinë shqipe gjatë tre viteve 2012, 2013, 2014, u mblodh te marten në Akademinë e Shkencave dhe vendosi që në këtë edicion të përfaqësohemi me romanin e shkrimtares së mirënjohur Mira Meksi “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë”.
“Një rrëfim midis historisë dhe legjendës, në një sfond jo vetëm gjeografik por dhe kulturor-mitologjik iliro-helenik, ka një përmasë mesdhetare ballkanike që e bën konkurrent në një ballafaqim veprash që pretendojnë çmimin Ballkanika”, ishte argument i i jurisë kombëtare në lidhje me këtë zgjedhje.
Vitin e kaluar, në ceremoninë “Balkanika 2013” Shqipëria u përfaqësua nga shkrimtari Ylljet Aliçka, i cili u vlerësua nga juria ndërkombëtare e çmimit letrar ballkanik me vendin e dytë, ku fituese u shpall bullgarja Zdravka Evtimova”.
Nga ana tjetër, juria Ndërkombëtare e çmimit letrar “Balkanika”e cila do të mblidhet në Sofje nga data 2-4 tetor të Bullgarisë për të zgjedhur veprën dhe autorin më të mirë të Ballkanit, do të drejtohen nga prof. amerikan Andrew Wachtel
Dhe pikërisht në pasditen e 4 tetorit do të zhvillohet edhe ceremonia e kurorëzimit të shkrimtarit më të mirë të Ballkanit për vitin 2014, shqipëria do të përfaqësohet me veprën “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë” nga shkrimtarja Mira Meksi.
Shkrimtarja Mira Meksi
Kjo ceremoni përkon këtë vit me 20 vjetorin e themelimit të Fondacionit Balkanika dhe do të kremtohet në prani të mjaft personaliteteve të fushës së letërsisë të ftuar nga e gjithë bota.
Çmimi letrar Balkanika ndahet sivjet për të 18-in vit radhazi. Më parë atë e kanë fituar David Albahar nga Serbia, Anton Donchev nga Bullgaria, Nikos Bakolas nga Greqia, Vasile Andru nga Rumania, Venko Andonovski nga Maqedonia, Fatos Kongoli nga Shqipëria, Ayfer Tunç nga Turqia, Dimitar Shumnaliev nga Bullgaria, Maro Douka nga Greqia, Tahsin Yücel nga Turqia, Vladislav Bajac nga Serbia, Sema Kaygusuz nga Turqia, Ismail Kadare nga Shqipëria, Aleksandar Prokopiev nga Maqedonia dhe Nedim Gürsel nga Turqia dhe Zdravka Evtimova nga Bullgaria.
Shkrimtarët që janë në garë me shkrimtaren Mira Meksi për këtë edicion të çmimit letrar Balkanika janë Svetla Georgieva – Bullgaria Christos Chryssopoulos – Greqia Stefan Agopian – Rumania Dimitrie Duracovski – Maqedonia Yigit Bener – Turqia Filip Devan – Serbia
Çmimi letrar “Balkanika”
Çmimi letrar “Balkanika” është më i rëndësishmi çmim letrar për rajonin e Ballkanit. Fondacioni që jep këtë çmim është themeluar në vitin 1995 me iniciativën e botuesit Nikolay Stoyanov në Bullgari. Anëtarë të këtij Fondacioni janë shtatë shtëpi botuese nga më të rëndësishmet e vendeve ku zhvillojnë aktivitetin e tyre dhe që përfaqësojnë Bullgarinë, Shqipërinë, Maqedoninë, Greqinë, Turqinë, Rumaninë dhe Serbinë.
Anëtar i këtij Fondacioni nga Shqipëria është Shtëpia Botuese Toena. Vendimi për dhënien e këtij çmimi letrar vendoset nga një juri ndërkombëtare që çdo vit përzgjedh autorin me veprën më të mirë të botuar në rajonin e Ballkanit. Libri që paraqitet në konkurrimin për çmimin letrar “Balkanika” zgjidhet nga një juri kombëtare. Kjo juri përzgjidhet nga shtëpia botuese përkatëse e çdo vendi pjesëmarrës.
Dy kritere jashtëletrare që duhet të përmbushin librat që hyjnë në konkurrim, përpara se të shqyrtohen për vlerat letrare që mbartin, janë: libri duhet të jetë botuar në gjuhën origjinale gjatë tre viteve të fundit dhe duhet të jetë i përkthyer në gjuhën angleze ose frënge (jo domosdoshmërisht të jetë i botuar në këto gjuhë), për t’u lexuar nga juria ndërkombëtare. “Balkanika” është një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore të rajonit të Ballkanit, që vitet e fundit po evidentohet si një lloj çmimi “NOBEL” në letërsinë ballkanike.
Shkrimtari që e fiton këtë çmim letrar bëhet i njohur menjëherë në Ballkan në bazë të një marrëveshjeje, sipas të cilës ai duhet të përkthehet brenda një viti në të gjitha gjuhët ballkanike. Hapja e dyerve prej shtëpive më të mëdha botuese të Ballkanit i hap më pas dyert edhe në Europë. Prandaj “Balkanika” konsiderohet si çmimi më i rëndësishëm letrar që jepet në rajon për disa arsye.
Fondacioni Balkanika që jep këtë çmim ka një aktivitet edhe më të gjerë; ai promovon arritjet letrare nga vendet e Ballkanit, jep informacion mbi prurjet e reja në fushën e letërsisë dhe të kulturës, mbështet projektet kërkimore të letërsisë ballkanase dhe publikon veprat e këtyre autorëve në një revistë tremujore letrare, me shpresë që çdo lexues të jetë në gjendje të marrë informacionin e duhur në lidhje me autorët e përzgjedhur për këtë çmim dhe njohjen e letërsisë bashkëkohore ballkanase në përgjithësi.
------------------
Dhe, gjithë këto vite, me dukje-zhdukjet e saj, ia ka dalë mbanë, duke uzurpuar jo pak hapësira publike dhe mediatike me krijimet artistike që i ka paraqitur lexuesve.
Por, ana misterioze e Mira Meksit nuk është vetëm në stilin intrigues të rrëfimit simbolik. Edhe vete, në pamjen e jashtme, me veshjen, me arturinat, apo parfumet e rralla që përdor, - armë të përhershme këto të përkthyeses dhe shkrimtares së njohur, - si një grua vërtet e rafinuar befason këdo.
Në vathët e saj dallohet qartë Kompasi dhe Kuadri, simbol i pagabueshëm masonik. Këtë simbol, në përmasa vigane, ajo e mban edhe në studion e sajë. Mjafton të shohësh përtej karriges, në zyrën e saj, dhe ai duket qartë dhe sfidueshëm.
Mira Meksi, e lindur në Vlorë dhe e rritur në Tiranë, vjen nga një familje që mban mbiemrin e vjetër “Isaia”, nga ana e nënës së saj, mbiemër ky i pagabueshëm hebraik.
Por nuk është kjo ajo ç’ka përbën misterin që e vesh dhe që po përflitet shumë kohët e fundit.
Thuhet nën zë se Mira Meksi është pjesë e lëvizjes femërore masone. Në të gjithë botën ka shumë pak gra që janë pjesë e lozhave të tilla. Flora Tristan, Louis Michel apo Maria Deraismes janë ndër të parat gra që themeluan këtë lëvizje dhe si qendra të tyre në të gjithë botën njihen Franca dhe Zvicra.
Një tjetër argument provokues që nxit idenë se Mira Meksi mund të jetë pjesë e kësaj lëvizje është edhe fakti se ajo shkon shpesh në Paris dhe shkruan direkt në frëngjisht romanin “ E kuqja e demave”; madje thuhet se ka edhe një apartament të sajin në kryeqytetin francez; por merr pjesë edhe në aktivitete të veçanta artistike dhe ndjek pasione që janë të rralla për një femër.
Siç duket, njëri prej tyre, që shfaqet mistershëm si një thash-e-thanë është edhe përfshirja e Mira Meksit në të ashtuquajturën “Grande Loge féminine de France”. Të jetë e vërtetë?