2015-10-30

Lojrat politike në Kosovë

gazeta austriake
Prestigjozja austriake “Der Standard”, mbi një analizë të imtësishme ka botuar një artikull lidhur me zhvillimet e fundit politike në Kosovë.
“Do të lejohet të flas? Para vizitës së presidentit Heinz Fischer në Kosovë, janë dashur ndërhyrje të shumta, në mënyrë që mysafiri të ketë mundësi të flas në Parlamentin e Kosovës”, kështu e ka filluar artikullin gazetarja e “Der Standard”, Adelheid Ëölfl, e cila është një njohëse shumë e mirë e zhvillimeve politike në Ballkan.
Duke komentuar vizitën e presidentit austriak në Kosovë, Heinz Fischer, kjo gazetë shkruan se edhe përkundër bllokadës parlamentare, presidentit austriak do t’i lejohet të flas.
Sipas të përditshmes, në ditët e fundit nuk ka të drejtë askush të flas, sepse opozita kosovare ka bllokuar parlamentin e Kosovës, përmes aksioneve të hedhjes së gaz lotsjellësit.
Opozita është duke protestuar kundër marrëveshjes me Serbinë. Prandaj, edhe është kundër mbajtjes së seancave parlamentare – edhe kundër fjalimit të presidentit Fischer, sepse dëshiron të parandalojë një normalizim të marrëdhënieve. Por, në fund, ajo ndryshoi mendim dhe të mërkurën, kryesia e Kuvendit shumë shpejt vendosi që fjalimi të realizohet sot në mëngjes, shkruan “Der Standard”, transmeton Republika.info
Ratifikimi i MSA-së
“Edhe Marrëveshja për Stabilizim dhe Asocim do të ratifikohet po ashtu sot. Fischer erdhi në Kosovë me ftesë të presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga. Ish policja në skenën politike kosovare llogaritet si kategori e lehtë, por ka mbështetjen e ndërkombëtarëve, sidomos të amerikanëve. Në mënyrë indirekte, ata e sollën në pushtet. Pikërisht Jahjaga, ishte e para që paraqiti alternativë për bllokadën. Marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe që është arritur më 25 gusht në Bruksel, do të dërgohet për verifikim në Gjykatën Kushtetuese. Me këtë hap, ajo dëshiron të fitojë kohë për të sjellë opozitën në Parlament. Partitë opozitare AAK dhe Vetëvendosje janë duke protestuar edhe për marrëveshjen e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi. Shefi i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se komisioni që ka përcaktuar vijën kufitare është i korruptuar. Për këtë nuk ka asnjë fakt, por akuzat për korrupsion bëhen shumë shpesh në Ballkan. Tash mund të themelohet një komision që do të bëjë verifikimin e punës së këtij komisioni, për të larguar këtë pengesë nga vendi dhe koha”, shkruan kjo e përditshme austriake, transmeton Republika.info.
Përsëri gazlotsjellës
“Partitë qeveritare janë munduar të vazhdojnë punën, por që nga tetori, në çdo seancë të Kuvendit, opozita ka hedhur gaz lotsjellës. Javën e shkuar, parlamentarët e shpëtuan vetën në katin e pestë. Problemi qëndron se detektorët e metalit nuk janë duke i hetuar bombolat e gazit, të cilave më parë po ju largohen pjesët e metalta, për t’i futur me lehtë në Kuvend.
Kryengritja e AAK-së dhe NISMA-s, të cilat kishin llogaritur që të ishin pjesë e Qeverisë, mund të shihet si një aksion hakmarrës kundër Isa Mustafës, i cili në minutën e fundit hoqi dorë nga koalicioni me ta. Kurse, protesta e Albin Kurtit, shef i Vetëvendosjes, ka një karakter ideologjik. Kurti përnjëmend beson se Marrëveshja me Serbinë është e rrezikshme. Ai ishte gjithmonë kundër çdo marrëveshje me Beogradin”, shkruan “Der Standard”, transmeton Republika.info.
Përmbysja e disponimit
“Por, atmosfera në Prishtinë ka pësuar një përmbysje. Deri dy javë më parë, Kurti me anë të përbetimeve dhe teorive nacionaliste të majta, arriti të shënojë pikë, por kosovarëve nuk ju pëlqen fare gazi lotsjellës. Kjo atyre ua kujton luftën”, shkruan “Der Standard”.
Sipas kësaj të përditshme austriake, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, mund vetëm të qesh me “lojën politike” të Haradinajt. “Nga zyra e tij ai i sheh bjeshkët në kufi me Malin e Zi, të cilat janë të mbuluara pjesërisht nga bora. Disa shqiptarë kanë toka në anën e Malit të Zi, ku në verë kullosin bagëtinë. Edhe politikanët kanë shtëpiza”, shkruan “Der Standard”, duke shtuar se edhe Ramush Haradinaj ka një të tillë, por në anën kosovare, për të cilën thuhet se ka treguar kryetari Muhaxheri. “Problemi është historik”, citohet të ketë thënë Muhaxheri. “Në 1941 shumëkush ka luftuar kundër çetnikëve dhe për ketë e kanë në kujtesë se vija kufitare ishte më lartë sesa është”, ka thënë ai për “Der Standard”.
Sipas Muhaxherit, ish-udhëheqësi i UÇK-së, Ramush Haradinaj, është duke e kundërshtuar kufirin, vetëm pse është duke humbur para dhe fuqi.

Kosovë, opozita në dilemë për MSA-në


jahjaga21
​Presidentja Atifete Jahjaga i është drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për interpretimin e përputhshmërisë së parimeve të asociacionit me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar këshilltari për çështje ligjore Selim Selimi.
“Presidentja Jahjaga e ka referuar këtë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke u bazuar në kompetencat e saj kushtetuese për të ngritur çështje kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese”, i ka thënë Selimi.

Gjykata_Kushtetuese1-1024x7681



opozita
Subjektet opozitare kanë rënë dakord që të mos marrin pjesë në seancën e Kuvendit kur do të miratohet Marrëveshja e Stabilizim Asocimit pasi kanë shumë vërejtje për këtë marrëveshje.
Por po ashtu, ata thonë se nuk do të ndërrimin masa për ta bllokuar seancën.
Frashër Krasniqi nga Vetëvendosje tha  se subjektet opozitare janë marr vesh që të mos marrin pjesë në seancën e Kuvendit kur do të miratohet MSA.
Sipas tij, kjo për shkak se kanë shumë vërejtje për këtë marrëveshje.
“Sidoqoftë, për shkak që megjithatë marrëdhënia kontraktuale me BE-në është e rëndësishme, ne nuk do ta bllokojmë seancën”, tha Krasniqi.
Por, Muharrem Nitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se ende nuk e kanë parë Projektligjin për ratifikimin e MSA-së, prandaj nuk mund të thonë nëse do ta votojnë ose jo.
Ai tha se Projektligji për ratifikimin e MSA-së fillimisht duhet të kalojë në Komisionin për Integrime Evropiane, pastaj shkon tek deputetët për votim.
Ndryshe, të hënën, drejtuesit e grupeve parlamentare opozitare do të mbajnë një konferencë për medie ku do të bëjnë të ditur qëndrimin e plotë në lidhje me MSA-në.


isa mustafa


“Asociacioni shpërbëhet nëse Kushtetuesja thotë se ai është në kundërshtim me ligjet e Kosovës”, ka thënë Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, i cili po ashtu ka paralajmëruar se nëse ky Asociacion nuk përfill ligjet e Kosovës pasi tëë shpërbëhet, drejtuesit e tij do të arrestohen.

I akuzuar nga opozita se i fali Malit të Zi rreth 10 mijë hektarë tokë, Mustafa ka thënë se me dokumente kadastrale kjo gjë nuk qëndron.

Për Kryeministrin, i cili brenda sallës së Kuvendit ishte sulmuar me vezë, opozita e ka gabim, pasi sipas tij ajo nuk është arenë e përleshjeve e as e përdorimit të armëve kimike sepse mund të rrezikohet jeta e njerëzve aty.

Presidenti Bujar Nishani: Nuk jap dorëheqjen, aspiroj për një mandat të dytë

Nishani
Presidenti Bujar Nishani nuk ka ndërmend që të japë dorëheqjen, por aspiron për një mandat të dytë. Deklarata është bërë gjatë mbrëmjes së djeshme në një intervistë dhënë për “Top Story”, të gazetarit Sokol Balla.
“E kam deklaruar publikisht disa herë në mënyrë shumë serioze, që jeta ime private dhe e familjarëve të Presidentit ka qenë nën survejim dhe nën përgjim. Kjo është një çështje që në kontekst raporti institucional është shumë serioze. Për mua nuk përbën asnjë lloj problemi, jam shumë krenar për jetën time private dhe të familjarëve të mi dhe për këtë nuk kam asnjë merak, por është nëj çështje që nuk meriton për momentin të ketë prioritet, por unë nuk do të heq dorë derisa kjo çështje të hetohet nga drejtësia”, deklaroi kreu i shtetit.
Presidenti Nishani deklaroi se ka prova dhe fakte në lidhje me përgjimin ndaj tij dhe familjarëve të tij, ndërsa shtoi se nuk i është drejtuar Prokurorisë për të denoncuar këtë, pasi sheh si të fortë influencën e qeverisë mbi sistemin e drejtësisë sot.
“Për fat të keq, në konfirmimin që kam, të shumë provave dhe fakteve që kam, rezervimi im ka të bëjë me influencën e fortë të qeverisë në sistemin e drejtësisë sot për sot”, tha Presidenti i Republikës.
Nëse kishte menduar ndonjëherë dorëheqjen pas ardhjes në pushtet të mazhorancës së majte dhe nëse mendon rikandidimin në vitin 2017 për një tjetër mandat në krye të shtetit, Nishani iu përgjigj:
“Nuk e kam menduar asnjëherë dorëheqjen sepse nuk jam një tip që dorëzohem lehtë politikisht. Sa i takon pyetjes së dytë, kam shumë punë të rëndësishme përpara, por objektivi im i parë është padyshim një mandat i dytë”, deklaroi Nishani.

A është kjo qeveria me e korruptuar? Shikoni argumentet e opozitës

qeveria
Denoncime të përditshme vijnë nga opozita për korrupsion të qeverisë. Tendera të dhënë pa garë, tendera të dhënë me negociata, të dhënë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Këto janë denoncimet që Partia Demokratike ka bërë çdo ditë në konferenca për median dhe nga deputetët e saj në Kuvend.
Sipas demokratëve, çdo tender apo koncesion është i paracaktuar, dhe fituesit rezultojnë të gjithë të jenë miq të kryeministrit ose afër tij.
Më poshtë janë denoncimet e opozitës të renditura:
  1. Denoncimi më i fortë është për atë që Partia Demokratike e quan korrupsioni i shekullit, dëmi më i madh i shkaktuar financave të shtetit, marrëveshja e Edi Ramës me CEZ.
Janë 600 milionë euro që u ndanë me CEZ. 600 milionë euro, fatura e detyrime të pranuara nga vetë kompania që i kishte në ngarkim për t’i shlyer. Këto jo vetëm iu falën, por në fund, qeveria i dha edhe 95 milionë euro CEZ-it për mbylljen e marrëveshjes.
Ndërkohë, janë me dhjetëra tenderat e dyshimtë, gati skandaloz të denoncuar nga Partia Demokratike. Dhe pas çdo tenderi qëndron Edi Rama. Partia Demokratike ka denoncuar se nuk ka garë mes ofertash, por gjithnjë fituesi është i paracaktuar, dhe në gjithë rastet e denoncuara, në krye del ai që paraqet ofertën më të lartë që në të gjitha rastet është pothuajse sa fondi limit. Pra nuk kursehet asnjë qindarkë nga taksat e shqiptarëve.
  1. Siç ishte rasti i tenderit të OSHEE për rikonstruksionin e godinës, ku fitues u shpall Pandi Carapuli me kompaninë e tij Eurocol, me ofertë 500 mijë euro më të lartë se garuesi i dytë. Po ashtu u konstatua nga PD fryrja e fondit limit, pasi llogaritë e OSHEE ishin për të lënë 1600 euro koston për metër katrorë. Ndërkohë që për të ndërtuar një godinë të re nga fillimi kostoja është 4 herë më e ulët.
Firma Eurocol është njëri nga ndërtuesit e banesës së kryeministrit në Surrel.
  1. Po ashtu, tenderat që ka bërë OSHEE me punët e shërbimet e saj, janë skandaloze dhe të shpërndara tek deputetët e Edi Ramës. Për shembull kompania e Sadri Abazit ka marrë 970 milionë lekë, pa njoftim, pa tender, me negocim.
Po ashtu kandidati i Ramës për Bashkinë e Kamzës ka marrë 850 milionë lekë nga OSHEE, firma e Pjerin Ndreut 340 milionë lekë, me prokurim të drejtpërdrejtë, pa garë.
Skandalet e Shendetësisë
Koncesionet në shëndetësi janë denoncimet më të forta që ka bërë Partia Demokratike.
  1. I pari ishte ai i check-up, ku fituese doli Vilma Nushi e cila mori 120 milionë euro për një shërbim të cilin ajo nuk e kishte kryer kurrë më parë dhe pa asnjë përvojë në fushën e shëndetësisë. Vilma Nushi njihet si mbështetëse e donatore e Partisë Socialiste.
  2. Një kompani fantazmë, pa zyrë, mori 86 milion dollarë, koncesionin e dializës.
  3. Një denoncim i vazhdueshëm i Partisë Demokratike është evazioni në dogana e tatime; sot që flasim mungojnë 231 milionë dollarë në arkën e shtetit për janar-shtator-2015.
  4. Ndërtuesi i vilave të Edi Ramës në Dardhë dhe Durrës, Agron Papuli, u shpërblye nga Edi Rama me miliona euro. Në koncesionarin e tij u blenë ambulancat (1 miliardë e 247 milionë lekë) dhe u bë afera 2 milionë euroshe për Jaguaret.
  5. Një prej denoncimeve më të zëshme të PD ka qenë ajo për tenderat e fituara nga kompania e themeluar prej Ilir Beqës, Intech +. Rezulton se kompania e Beqës ka marrë 28 tendera për 22 muaj.
U provua me fakte e me shifra, që prej ardhjes së Beqes në Ministrinë e Shëndetësisë, kompania e tij, ka 5 fishuar fitimet.

PD: Saimir Tahiri është regjistruar duke folur me trafikantët, është drejtpërdrejtë i përfshirë

arben ristani
Partia Demokratike i është rikthyer akuzave për ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Duke u nisur nga operacionet antidrogë të ditëve të fundit, PD me anë të sekretarit të Përgjithshëm, Arben Ristani akuzojnë ministrin e Brendshëm se është i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në trafiqet e drogës.
“Disa ngjarje tronditëse për vendin kanë ndodhur ditët e fundit. Dekonspirimi i aksionit antidrogë për kapjen e grupit që trafikonte deri në 1 ton heroinë në vit në Itali dhe njëkohësisht kapja nga policia italiane e të tjerë avionëve të vegjël të ngarkuar në Shqipëri me narkotikë.
Në të dy rastet, është policia italiane që ka informacionin dhe organizon aksionet.
Në të dy rastet, Saimir Tahiri, drejtpërdrejt i përfshirë.
Është dokumentuar nga partnerët, biseda e ministrit tonë të brendshëm me kokat e trafikut, duke u justifikuar para tyre, pas zbulimit të drogës në një banesë në Durrës.
“Nuk e keni prej meje”, u thotë Tahiri kokave të trafikut.
Po sigurisht nuk e kanë prej Saimir Tahirit, sepse ai është njëri prej tyre.
Nuk e kanë prej Tahirit sepse ai është pjesë e këtij trafiku kriminal.
Vetëm policia italiane po e lufton trafikun e drogës, dhe pengesa kryesore për ta është Saimir Tahiri.
Eshtë pengesë për ta dhe lehtësi për bandat kriminale.
Kapot e tonelatave me heroinë nuk u ndaluan, arritën të largohen në kohë.
Lehtësim prej Saimir Tahirit.
Avionët e vegjël të ngarkuar me drogë vazhdojnë të kalojnë në qiellin tonë drejt Italisë.
Lehtësi prej Saimir Tahirit.
Pra trafiku i drogës intensifikohet çdo ditë, sepse mafia ka Ministrin e Brendshëm në shërbim të saj.
Droga ka pikën kyçe, ka Saimir Tahirin.
Dhe Saimiri vazhdon t’u shërbejë trafikantëve me besnikëri çdo ditë,
Çdo ditë Saimir Tahiri bën krenar dhe te lumtur Edi Ramën.
Këtu kemi arritur.
Ky është fundi. Ka vetëm një kryeministër në botë që toleron dhe rreh shpatullat e narko-ministrit të brendshëm, ky është Edi Rama”, tha Arben Ristani gjatë deklaratës së tij në selinë blu.

The Guardian: Edi Rama nuk po mban premtimet e dhëna në fushatë elektorale

lum
Ishim mësuar që të shihnim shkrime me vlerësime për kryeministrin Edi Rama tek e përditshmja britanike “The Guardian”. Por këtë herë nuk ndodh kështu.
Gazeta shkruan këtë herë për çështjen e digave në lumenjtë e Ballkanit, një çështje që e ka trajtuar edhe më parë në një shkrim investigativ në shkurt.
the guardian








“The Guardian” shkruante në total janë 2 mijë diga që do ndërtohen, duke rrezikuar një ekosistem unik në Europë. Në Shqipëri do të ndërtohen më shumë se 435 diga.
Por tashmë një nga projektet më problematike, ai i digës së Mavrovës në Maqedoni, do të anulohet me shumë gjasa, edhe pse projekti kushton mbi 100 milionë euro.
Shkak është bërë rreziku që mund të shkaktojë diga ndaj specieve të rrezikuara, siç është rrëqebulli i Ballkanit.
the guardian1



















“Dy projekte të mëdha hidrike të planifikuara pranë Banja Lukës, në Bosnjen veriore, janë anuluar gjithashtu kohët e fundit, pas protestave publike. Por në Shqipëri, kryeministri Edi Rama i ka dhënë me koncesion një kompanie turke ndërtimin e një hidrocentrali në lumin Vjosa, pavarësisht një premtimi elektoral se nuk do e bënte diçka të tillë”, shkruan gazeta.
Gazeta bën një link me shkrimin e mëposhtëm të BIRN.

Spartak Ngjela “përlotet” nga gazetarja e “Zërit të Amerikës”. Avokati: Shqipëri mos ki frikë, se kë bijtë në Amerikë

ngjela-meta-voa
Spikeria shqiptarë e Zërit të Amerikës, iu kujtoi shqiptarëve mbrëmë se ata nuk janë vetëm; kur e diskreditoi Ilir Metën si hajdut, si abuzues dhe si një njeri që duhet të tërhiqet nga politika si abuzues. “Kam 200 mijë vota”, thoshte idioti dhe hajduti shqiptar, dhe këtë ia thoshte politikës amerikane, a thua se ata nuk e dinë që ato janë vota të blera dhe të vjedhura nga thesi socialist në Shqipëri.
Po shqiptarët çdo të bëjnë?
Po të ishin në emancipimin e duhur, sot nuk duhej ta linin Metën që të hynte në zyrë; dhe as të hynte në pallatin apo pallatet e tij të ndërtuara me gjakun e shqiptarëve. Në fund të fundit, politika perëndimore dhe ajo amerikane në veçanti po na ndihmojnë maksimalisht; tani duhet pritur se çfarë do të bëjnë shqiptarët – kur një gazetare amerikane me origjinë shqiptare i thotë hapur hajdutit shqiptar që drejton Parlamentin Shqiptar se, ti je hajdut!
“Si ua bën zemra dhe jetoni në pallate luksozë”, i tha gazetarja amerikane drejtpërsëdrejti Metës, “kur shqiptarët e pangrënë dhe në kulmin e varfërisë po ikin me turma të uritur nga Shqipëria?” Ja, kjo është pyetja që duhet të bëjë çdo shqiptar sot, e të ngrihet për të flakur nga drejtimi i vet një bandë hajdutësh; të cilët as vetë nuk e dinë se ku e kanë kokën. Çdo bëjnë shqiptarët; do presin që Rama t’ju sjellë mirëqenia nga Honkongu; apo do të dëgjojnë Zërin e Amerikës?
Njëzet e pesë vjet më parë, për një vit rresht, Zëri i Amerikës e rrëzoi diktatorin e fundit shqiptar; në vitin 1997, po Zëri i Amerikës gjithashtu, e rrëzoi regjimin kriminal Berisha me gjithë Berishën që nuk dinte ku të fuste kokën. Tani, sërish Zëri i Amerikës ka marrë përsipër të rrëzojë këtë bandë hajdutësh që drejtohet në Shqipëri nga Ilit Meta.
Zëri i Amerikës dihet botërisht që është mendimi i drejtpërdrejtë i Departamentit të Shtetit; dhe politika amerikane ka një vit që po lufton fort krimin shtetëror në Shqipëri. Zëri i Amerikës do vijojë; por e rëndësishme është pyetja: po shqiptarët, çdo bëjnë?
Shqiptarët, së pari, duhet të ngrihen nëpër të gjitha sheshet për të flakur tej bandën e abuzuesve Berisha – Meta që po mban peng drejtësinë shqiptare; dhe të fillojnë vendosjen e drejtësisë shoqërore në Shqipëri.
500 milionë Dollarë është përllogaritja e përafërt për vjedhësit e grupit abuzues Berisha – Meta. Të gjitha do të merren. Kudo që i kanë futur. Ka ardhur koha për pjekurinë tonë: shqiptarët duan drejtësi; dhe politika amerikane po iu vjen hapur në ndihmë.
Kur pashë shqiptaren mbrëmë, që diskreditoi mizerabilitetin shqiptar si gazetare e Zërit të Amerikës, m’u kujtua vargu i famshëm i Fan Nolit: “Nëno mos kij frikë, se ke djemt’ në Amerikë”. Sa i vërtetë ka dalë ky varg! Dhe sërish është në kohë.

Intervista e Ilir Metës, komentet se si u sulmua Zëri i Amerikës në rrjetet sociale

ilir meta-zeri amerikes1
Ka sjellë shumë zhurmë e pështjellim intervista e kreut të LSI-së dhe Kuvendit në Zëri i Amerikës. Një intervistë që për shumë qytetarë ka qenë e para e vërtetë ndaj të cilës është përballur Ilir Meta, ka sjellë edhe shumë reagime ndaj gazetares Ardita Dunellari.
Meta u përball me pyetje që zakonisht për hirë të vërtetës në median tonë nuk i gjen dhe për këtë ai reagoi në mënyra të ndryshme, duke i rekomanduar gazetares që të “nisë gazetarinë nga fillimi”, apo duke i thënë që të vinte në Shqipëri dhe të “bëhej prokurore për të luftuar korrupsionin”.
Pas intervistës në studio, Zëri i Amerikës e ka hedhur videon në profilin në Facebook. Këtu kanë vërshuar me dhjetëra e qindra komente, që shumë kanë qenë kundër gazetares dhe VOA-s që mban një punonjëse të tillë. Ka pasur edhe komente pro gazetares për intervistën e bërë.
Ajo që bie në sy është fakti që komentet pro Metës duket se kanë qenë të porositura. Dhe në duke mos dashur që të imponojmë mendimin e lexuesit, u japim më poshtë komentet e bëra në faqen zyrtare të Zërit të Amerikës. 

Këto janë një pjesë e komenteve.
meta zerimeta zeri1meta zeri2meta zeri3meta zeri4meta zeri5meta zeri6meta zeri7meta zeri8meta zeri10meta zeri12meta zeri13meta zeri14meta zeri15
SHPËRNDAJE NË:

Jana Arsovska :Ç’kodimi i krimit të organizuar shqiptar (Decodin albanian organized crime )

enver-hoxha-libri
“Ç’kodimi i krimit të organizuar shqiptar”. Ky është titulli i librit të pedagoges së Universitetit  të Kalifornisë në SHBA, Jana Arsovska  e cila ka hetuar për disa vite mbi mafian shqiptare nëpër botë.
Jana ArsovskaLibri që është një botim që ka bërë bujë në SHBA dhe në vende të tjera, ndërsa në Shqipëri nuk është thënë asnjë fjalë. Në këtë libër autorja e ka studiuar krimin e organizuar shqiptar që nga fillesat e tij, në kohën e komunizmit dhe deti në ditët tona.
Autorja që është profesoreshë në Universitetin e Kalifornisë e ka bazuar librin e saj, në studime të ndryshme, intervista dhe raporte nga shërbimet sekrete të vendeve të huaja dhe disa raporte të OKB-së, në lidhje me droga, dhe organizatat kriminale që janë në botë.

Krimi i organizuar gjatë komunizmit në Shqipëri
Është e rëndësishme të dihet se rrjetet kriminale preekzistuese, njohuritë e posaçme, dhe aksesi në zhvillimin e veprimtarive kriminale janë faktorë të rëndësishëm mundësish që shpjegojnë, pjesërisht, rritjen e krimit të organizuar shqiptar pas rënies së komunizmit më 1991.
Sikurse shumica e vendeve post-komuniste, Shqipëria qe shtëpi e një rrjeti të gjerë njerëzish të cilët në të kaluarën kishin punuar për shërbimet ushtarake kombëtare, shërbimet sekrete, apo për policinë. Në fakt, shërbimet e brendshme sekrete dhe policore ishin një pjesë kyçe e regjimit komunisto-absolutist. Sipas raportit të Zyrës së OKB-së për Drogën dhe Krimet (UNODC) për 2008-n, Policia e Shtetit në Shqipëri dhe në vende të tjera të Ballkanit ka vepruar gjerësisht mbi ligjin.
Dhe me kalimin e kohës, vepruesit e nëndheshëm dhe shërbimet e sigurisë në rajon i bashkuan forcat për krijimin e një aparati të gjerë informativ. Agjencisë e sigurimit të periudhës komuniste gjithashtu zakonisht ndërvepronin me kriminelë profesionistë, përfshi edhe shumë prej tyre që ndodheshin në Europën Perëndimore, të cilët joformalisht përdoreshin si informatorë apo veprimtarë (Leman and Janssens 2006).
Jana Arsovska-libriSipas raporteve të policisë, këta njerëz përdoreshin për një larmi detyrash të sigurisë shtetërore, si kontrabandë nafte, armësh dhe drogërash dhe për të vrarë disidentët e larguar.
Në Serbi, për shembull, gjërat shkuan aq keq sa që Klani i Zemunit, një prej grupeve kryesore të kontrollit të drogës në vend, ishte kryesisht e bashkuar me JSO-në – një njësi elitare e operacioneve speciale – dhe kishte artilerinë e saj, mjete të blinduara dhe helikopterë (Samuels 2010).
Në Shqipëri, disa veprimtari të krimit të organizuar, gjithashtu të papërcaktuara si të tilla, toleroheshin nga shteti edhe gjatë kohës së komunizmit sepse ato gjeneronin fitime extra për shtetin, plotësonin kërkesat e konsumatorëve që nuk garantoheshin dot nga ekonomia zyrtare dhe ndihmonin në destabilizimin e shoqërive kapitaliste. Shërbimet e sigurisë së brendshme shpeshherë merrnin pjesë në veprimtari të tilla të paligjshme.
Për shembull,e dhe pse nuk është e dokumentuar mirë, duket se ekzistonin marrëdhënie ndërmjet Shërbimit Sekret Shqiptar, Sigurimit dhe krimit të organizuar (Leman and Janssens 2006; CSD 2004).
Një raport konfidencial i inteligjencës i përgatitur nga një oficer ndërlidhjeje më 2008-n tregon se, duke nisur që nga vitet ’60, shteti komunist shqiptar bëri marrëveshje të fshehta me disa organizata kriminale italiane, duke iu lejuar atyre që të futnin cigare kontrabandë në territorin shqiptar.
Raporti i inteligjencës tregon se më 1966, Shqipëria iu mundësoi kriminelëve italianë rrugë shpëtimi nëpërmjet Detit Adriatik. Gjithashtu mafiozëve italianë iu lejohej të përdornin aeroportet shqiptare, ku ata magazinonin cigaret kontrabandë. Marrëveshja ndërmjet Sigurimit dhe organizatave kriminale italiane u miratua nga Byroja Politike dhe nga diktatori i Shqipërisë Enver Hoxha.
Në bazë të kësaj marrëveshjeje në Shqipëri u krijua një njësi speciale, e quajtur “101K”. E vendosur në fshatin Rrushbull, pesë kilometra larg portit të Durrësit, njësia përbëhej nga oficerë të policisë kufitare shqiptare. 101K-ja ruante anijet plot me cigare që niseshin nga Durrësi, si dhe mbikëqyrte depot e cigareve që ndodheshin në Rrushbull.
Sipas raportit, Ilir Mustafaraj, një ish-zv/ministër shqiptar (aktualisht zv/ministër i Brendshëm), ka raportuar se vetëm gjatë një viti të vetëm nga fundi i viteve ’60, mafia italiane i pagoi 22 milionë dollarë të thata shtetit shqiptar. Paratë shkuan në buxhetin e shtetit dhe disa prej tyre përfunduan në buxhetin e ministrisë së Brendshme. Në fakt, raporti bën të ditur se helikopterët Alouette që vazhdojnë të përdoren në Shqipëri edhe sot u blenë në vitet ’80 me paratë e mafies italiane, shkruan Syri.net.
Mersin Rama, djali i të cilit, Luan Rama, ka shërbyer si Ministër i Brendshëm nga 2002-shi në 2003-shin, ka qenë komandanti i elitares “101K”. Marrëveshja ndërmjet mafiozëve italianë dhe shtetit shqiptar dyshohet se u negociua nga Qazim Myftiu dhe Lorenc Neshati, dy agjentë të rëndësishëm të Sigurimit Shqiptar të cilët më vonë emigruan për në Zvicër dhe iu garantua azil politik.
Bazuar te raporti i inteligjencës belge, duket se një tjetër veprimtari kriminale në Shqipëri ishte kultivimi i “Papaver somniferum”, bima e lulëkuqes nga e cila nxirret opiumi dhe shumë opiate të tjera të rafinuara. Pasi fermerët e mblidhnin opiumin, ai i dorëzohej shtetit komunist, i cili raportonte se droga do të përdorej për qëllime mjekësore, por raportet e brendshme bënin me dije se sasia e opiumit të kultivuar e tejkalonte ndjeshëm nevojat legjitime mjekësore të popullit shqiptar, shkruan Syri.net.
Dëshmitarët raportojnë se prodhimi kishte qëllime eksporti për vendet e tjera, dhe raporti investigues belg se pretendon se udhëheqja komuniste argumentoi se duhej përdorur “për të helmuar shoqëritë kapitaliste, në mënyrë që komunizmi të triumfonte”.
Gjithashtu edhe disa lloje të tjera të krimit të organizuar lulëzuan në Shqipëri gjatë regjimit komunist. Për shembull, njerëz me lidhje të strukturuara krijuan një sistem paralel për furnizimin me ushqime, të cilat qenë të pakta në atë kohë, duke e çuar nga dyqanet te konsumatorët me çmime shumë më të larta. Bashkëpunimi ndërmjet aktorëve të ndryshëm – prodhues, shoferë, menaxherë shitjesh, dyqane lokale, klientë, e kështu me radhë, – ishte i nevojshëm për të krijuar një sistem të tillë të shpërndarjes ushqimore.

2015-10-29

Shënime për romanin e Daut Gumenit, “Bletë dhe fishekë”

”Një popull i tërë e ka trurin në rrezik!”
Nga Ylli S. Hoxhaj
1. Letër për autorin:
daut-gumeni-1024x699I nderuar Daut Gumeni:
Si jeni dhe si i kaluat pushimet e verës? Qofshi mirë me shëndet dhe na gëzofshi përherë me krijime e vepra të mëdha si “bletë dhe fishekë “.…
Kujtimet e largëta të rinisë shkollore, si një “copëzë” e humbur e asaj kohe, bukuria e rrëfimit tënd, mesazhet e mëdha që sjell romani yt; si lexues e bashkënxënës, më çuan tek këto shënime të thjeshta, të cilat nuk pretendojnë ndonjë analizë të plotë të veprës, (veç ca mendime të copëzuara), por që dëshiroj të jenë: një bashkëbisedim miqësor me Autorin dhe një ftesë për lexuesit, të cilët nuk duhet të humbasin rastin pa e lexuar këtë roman të mrekullueshëm:
Kristiansand: 20 gusht 2015
* * * *
2. Ç’do të meritonte romani “bletë dhe fishekë”:
Nëse do të kërkoja që me një fjalë të vetme të përfshija të gjitha konsideratat dhe vlerësimet për këtë libër të pazakontë, do të thosha, që në fillim: “Bravo!…Bravo!… Bravo!”… I nisa kështu këto pak mendime, me këtë fjalë që e shqiptova realisht, me plot gojën , në momentin që mbarova së lexuari romanin.
Nuk kam lexuar deri më sot një roman si ky, o Daut Gumeni, me të gjitha kualitetet: I thënë më qartë: a. i vlefshëm, të paktën, për një titull akademiku; b. roman i denjë për çdo konkurs: shqiptar, ballkanik, evropian, pse jo dhe për jurinë e Nobelit. Dikush që mund të dëgjojë këto mendime, pa lexuar librin, mund të befasohet nga “superioriteti” i vlerësimeve të mia, por, kur të ketë lexuar romanin si unë, dhe në qentë specialist e dashamirës i artit, ndoshta, ka për të thënë edhe më shumë se kaq…
3. Një roman i veçantë, e i mrekullueshëm:
Autori që bëhet një me veprën e tij:
Shkrimtari, poeti , publicisti dhe përkthyesi, tanimë është një personaliet i mirënjohur dhe i mirëlexuar në tërë trojet shqiptare. Disa vëllime poetike, disa libra publicistike, disa romane, ese e intervista mbushin nga viti në vit kolanën e veprës së tij të gjerë e të shumëllojshme. Krijimtaria e tij vjen kryesisht nga qelitë e të burgosurit politik, ku për më shumë se 24 vjet, jo vetëm që nuk u mposht e nuk reshti, por, mori më shumë shkëlqim e dritë, më shumë art e humanizëm, më shumë dhimbje e forcë, ( apo eshtër ,- siç thotë vetë autori).
Brumosur me qelizën e strallit të Labërisë, personaliteti dhe krijimtaria e tij janë mishërimi i qëndresës , e i revoltës ndaj diktaturës komuniste dhe ideologjisë së saj, ndaj padrejtësive; është mishërimi i shpirtit të lirisë dhe të përparimit shoqëror e kombëtar, i sakrificës dhe i përballimit me inteligjencë e guxim, i tërë dhunës e masakrës, i terrorit shtetëror e Partiak, i absurditetit dhe injorancës së administratës së periudhës së socializmit enverian; e barasvlefshme kjo periudhë në jetën dhe veprën e tij, me një “skllavëri të vërtetë.”
Krijimtaria e tij artistike është unikale. Unikale për nga problematika, nga mesazhet , nga mënyra e të shkruarit dhe teknikat krijuese, nga talenti e zhdërvjelltësia e të kompozuarit dhe e rrëfimit alegorik e satirik, nga një gjuhë e pasur, jo vetëm me njësi të panumërta e të reja leksikore, e një gjuhe gati metaforike , alegorike e sarkastike , që nuk ia gjen shoqen. Dhe është aq e saktë dhe e qartë kjo gjuhë, aq shprehëse dhe e bukur, sa të duket se në çdo rresht gjen e lexon sentenca filozofike, etike , morale, sociologjike…Ky stil të shkruari: me qartësinë, bukurinë, befasinë, me thellësinë e peshën e mendimit, me deduksionet e analizave, e të përgjithësimeve të tij, na çon te Russoi, …te Dikensi, …te Konica…
Krijimtaria e Daut Gumenit është një hapësirë e re , e pasur, e begatë dhe ende e panjohur plotësisht, që na thërret e na fton, por edhe që na mëson me shembullin e saj se si bëhet arti i vërtetë, jashtë skemave dhe shablloneve, dhe, se si autori jetën e tij e bën njësh me artin dhe krijimtarinë:
4. Po le të kthehemi tek romani:
Jemi në fund të viteve ‘50-të. Banush Gjini, djaloshi 14-vjeçar, nga Ujëmira e Labërisë, pasi ka mbaruar shkëlqyeshëm shkollën në vendlindje, dhe fillon studimet e mesme në degën e mësuesisë, në Shkollën e Mesme të Bashkuar të Kështjellasit. Qyteti i lashtë do t’i strehojë nxënësit e largët dhe ata të rretheve të tjera në “një konvikt shtetëror”. Këto konvikte ishin ndërtuar sipas përvojës sovjetike, ala-makarenko, me rregullore e kërkesa si të kazermave ushtarake. Drejtor i këtij konvikti, edhe këtu, ishte emëruar Kuqua, një ish- oficer i lartë i Sigurimit të shtetit… Ky konvikt, së bashku me mësimin dhe edukimin në Shkollën e mesme të bashkuar, do të ishin vatrat e farkëtimit dhe të edukimit të “ njeriut të ri socialist”. Mësuesit e rinj që do të dilnin që këtej, do të ishin “ komisarët e kuq” të Partisë. Djaloshi, energjik e inteligjent, që në fillim ra ndesh me përgjimet dhe përndjekjet e rrjetit të sigurimit të shtetit, që, si kudo, ishin aktivë edhe në kokën e Drejtorisë së konviktit të Shkollës së Bashkuar të qytetit. Banushi i vogël, vinte, gjithashtu, i shoqëruar edhe me një dosje të fshehtë përndjekjeje nga Sigurimsat, sepse ai ishte biri i një familje të pakënaqur me Pushtetin Popullor: me babanë e vëllanë e madh të demaskuar e të dënuar si armiq të partisë. “Forco eshtrën”,- e kishte porositur Babua,- kur u nis në shkollë! -Të qëndrosh më këmbët e tua, këta ta zënë si fajin më të rëndë!…Po, djali i babës, po. Mos u çudit… na hëngri dhe neve bisha…Se nuk bëmë atë që duhej e atëherë kur duhej…Ja djalin e madh… na e kthyen në shtëpi pas shtatë vjetëve …Pritëm në grykë të llomies gjersa…na mori lumi siç na sheh!… Mbase pa faj nuk është dhe bota, që priste se ç’do bënte paria jonë..Faj kanë si derri dhe ata lumëmëdhenjtë e parisë sonë, por fajin më të madh e kemi vetë!”
Banush Gjini, shkëlqeu që ditët e para, si nxënës i shkëlqyer, si shok gazmor e me humor, si nismëtar i kundërshtimit, demaskimit dhe i revoltës ndaj sjelljes policore e poshtëruese të kuadrove drejtuese të konviktit dhe të shkollës. Dhjetëra episode, të përshkruara në roman, janë hedhur me një bukuri e fantazi të lakmueshme, me një dashuri e romantizëm të brishtë, si një ëndërr e bukur e tretur në një terr; ndoshta më bukur se sa të ruajtura në ndonjë magnetofon. Dhe ishte “saktësuar” mendimi që : kudo ku kishte ndonjë shqetësim a prapësi, në konvikt a në shkollë, autori do të ishte Banush Gjini: “…përherë do të na kesh prapa, në çdo hap!”- i thonë ata hapur e herëpas-here… (f.9)…U morë disa herë masa ndëshkimore; i thyen edhe notën e sjelljes, i ndërprenë edhe bursën disa muaj,… e ai “qëndroi më këmbë”, siç e kishte porositur Babua. Me pasion e letërsisë , shkruan poezi, mban edhe një ditar të fshehtë, për kohën, tepër i rrezikshëm. Me një ironi të hidhur, me sarkazëm e inteligjencë kapërcen tërë kurthet e përndjekjes katër vjeçare, jo vetëm nga “ syri i kuq i Kuqos” e rrjeti i tij, por edhe nga pedagoget mediokër e të doktrinuar. E provokojnë kur jepte provime. Nuk duan t’ia jepnin edhe Diplomën me tërë notat shkëlqyeshëm… I ka filluar një dhimbje e vazhdueshme koke, një dëshpërim, pagjumësi e lodhje nuk po i ndahet, por ai e nuk jepet. Edhe një dashuri, me emër diellor, (Diella: quhej shoqja e klasës, me të cilën kërceu për here të fundit ”Valsin e Danubit”, f .383),edhe ajo nuk ia qetësoi shpirtin…
“Do të na e japin diplomën e lehjes “në shërbim të socializmit,-mediton ai,- … e do të na lëshojnë udhëve. Jo në male natën kundër ujkut, po në udhë të madhe e në mes të ditës e kundër njëri-tjetrit. Kundër njeriut!”…(f.24). Dhe diku më tej Banushi shkruan për Drejtorin:
… “Dashke të më mbash dhe dëftesën?! Mbaje e piji lëngun, se ato pesa dhe mua më duken tani më keq se kartmonedhat lëpushka të luftës…Janë dëshmia e nënshtrimit tim dhe ato pesa mangëre!…Por mos kujto dhe zotrote se do të rri tërë jetën sus, që të më bëjnë qull me pështymë të qelbur derrat si ti!”… (faq.27).
I zhgënjyer e i fyer nga “provimet e shkollës”, i përndjekur kudo nga “njerëzit e shtetit dhe të Kuqos, me protokoll të hapur”, Banush Gjini kishte vendosur të hidhte dhe provimin e parë jashtëshkollor. Një provim të vështirë , ku ishte njëherësh nxënës e mësues. Provimi që nuk do t’i ndryshonte shkallën e arsimimit, por jetën e tij. Nuk e dinte nëse do të merrte pesë dhe aty si në provimet e shtetit. Vizita në Butrint e maturantëve pas mbarimit të provimeve i jepte vetëm shpresë për të marrë një notë të mirë dhe në provimin e ri. Po vetëm shpresë…(f. 378). Dhe ashtu bëri….
Por rojet kufitare e ndoqën, e kapën, e torturuan, dhe,… e vranë maturantin.
Trupin e masakruar, policia, e nisi në Ujëmirë…Atë ditë, kur arkivoli i mbyllur me plumb kishte arritur në Gjinaj ,shokët e organizatës bazë të partisë ( “Azatja Bazë “ e teto Files) qenë mbledhur në klubin e fshatit dhe ia kishin mbërthyer këngës: /Fol Enver, të lumtë goja!/ Fol e mbro të drejtat tona!/…
Më tej kuja e Nënës, rrënqethi tërë hapësirën:…/ S’ të pashë dot as të vdekur,/ Biri i mirë i nënës-o!/ Të prunë mbyllur në hekur,/ Biri i mirë i nënës-o!”, f.411
Ishte koha kur shteti vriste djemtë e vet, vriste edhe maturantët e shkëlqyer….
5. Letër: “O i zoti i vështit të shkretuar nga filloksera!”…
Ditari i fshehtë ishte bërë i vetmi altar ku shpirti i trazuar i djaloshit gjente siguri dhe paqe të vërtetë. Po ai ishte i fshehtë e i strehuar larg syrit të të gjithëve. Vetëm ai e dinte strehën e sigurt të tij. Dhe ishte aq i rrezikshëm!?… Tanimë që kishte marrë vendimin e prerë për t’u larguar, duhej pastruar nga mjaft shënime, që mund të ktheheshin në telashe për të tjerët. Dhe e nisi me një ”letër” që “kishte gjetur” dikur në stolin ku rrinte gjatë i Marri Fisnik i Kështjellasit, të cilën ai e kishte përdorur si temë të lirë në një hartimi, me mësuesin e adhuruar të letërsisë. Sa herë i kthehej të Marri fisnik, kujtonte vërtetësinë e atij emision radiofonik të huaj në gjuhë shqipe, dëgjuar fshehurazi në pushimet e janarit: ”Një popull i tërë e ka trurin në rrezik!”- thoshte ajo radio e huaj”…(faq. 324.). Po sa mijëra të tjerë “Të Marrë”, si Fisniku i Kështjellasit të tij, kishte ky vend?! … Sa herë që mendonte kështu, i vinte i dridhur zëri i Mësuesit të letërsisë, Argjendit: ”Do t’ju lutesha ta matni mirë çdo fjalë e çdo veprim tuajin… Në det nuk ecet më këmbë!”…
Banush Gjini e dinte mirë që ajo letër nuk mund të rrinte më në ditarin e tij të fshehtë.
Tek i Marri Fisnik i Kështjellasit, Banushin e çonte Trilli artistik i shëmbëllimit të tij me atë inxhinier atdhetar e të talentuar, që e kishin çmendur e torturuar për idetë e tij demokratike e properëndimore, dhe thoshin se ishte roitur nga dashuria, dhe se donte gurët e kalasë për të bërë një urë mbi det që: ”të lidheshim edhe ata, si të tjerët me botën.” E lexoi dhe një herë “hartimin”përpara se ta griste. Monologu alegorik lëshonte dhjetëra herë thirrjen britmë :“O i zoti i vështit?”, f. 392
Cili është Vështi dhe kush është i Zoti, kuptohet lehtësisht: “Vështi” ka qenë një “Vresht” i begatë dhe i dëgjuar, por…Zoti i ri i tij e ka kthyer në “vësht”. Prodhim i “Vështi” të tij është filoksera, ”Kuqua, Drejtori i shkollës,… e tërë skota e verbër e injorante që komandon e skllavëron këtë vend. I Marri Fisnik është viktima tragjikomike, një prej qindra intelektualeve të vërtetë e të pamposhtur që janë goditur, persekutuar,terrorizuar e përndjekur, përçmuar, janë quajtur “të marrë”, për idetë progresive, pro hapjes me Botën dhe përparimit të vendit…Alegori e sarkazmë kaq të fuqishme i gjen rrallë në letrat tona: E fuqishme, e një nga kulmet e veprës, me një gjuhë me anatema herë si te Apologjia e Sokratit, e herë si monologu shekspirian i Mark Antonit. Në më pak se dhjetë faqe, ( f.68-78), autori sjell një kryevepër që, sa qëndron më vete, aq edhe lidhet organikisht me romanin, një perlë , që pret aktorët dhe regjisorët dramatik, më fatmadhenj , për ta interpretuar e skenuar monologun dhe veprën edhe për lavdinë e tyre. I Marri Fisnik, me anë të “Letrës” i vë përpara pasqyrën “Zotit të Vështit” dhe ia shfaq para syve të gjitha krimet e marrëzitë, që i ka sjellë Ai vendit:
“O i zoti i vështit!… Merr mundimin e pakët dhe urdhëro të më japin gurët e kalasë, që të bëj me ta një Urë të Madhe mbi det! Që të mos mbetemi tërë jetën të ndarë nga bota! Një urë në det, nuk është marrëzi, o i zoti i vështit….Këta mëkëmbësit e tu në Kështjellas, më quajnë të marrë. Mbase nuk jam dhe aq i mençur, por këta mëkëmbësit e tu më duken më keq se të marrët…. Më fal o i zoti i vështit, po këta mëkëmbësit e tu këtu, më duken ca budallenj, që ç’të të them?!…E do populli, se është pasuri e popullit kalaja,’-thonë… Po populli, more lyrashë e lamashë mendjefyçkë, ha bukë e nuk ha dot myshnjë në muret e kalasë! Nuk ha histori populli, po ha bukë! …pse nuk lidhemi me botën dhe ne , si gjithë bota, që të kemi më shumë bukë e më shumë të mira…Tërë jetën dashkan të na qeverisin budallenjtë me dhjamë në vend të trurit…O i zoti i vështit! Mos nuk je aq mirë nga fiqiri dhe zotrote?…Se qysh lihet Kështjellasi ynë i mirë në dorë të ca çapaçulëve…Gardianët e burgut të zi të kalasë e rrahin njeriun për qejf…e rrahin njeriun sikur englendisen… O i zoti i vështit! Nemi mua gurët e kalasë… Dhe fitimet e këtij vendi, dihet që janë të gjitha të tuat… O i zoti i vështit! Ruajna Zot! Më bën të dyshoj mos je dhe zotrote një copë budallai nga ata që kërkojnë me lakmi t’u ndizet qiri e t’u ngrihen faltore përsëgjalli!.. O i zoti i vështit! E di zotrote që, …më ngulte thonjtë në fyt një turijeshiltë…O i zoti i vështit! … Nemi ata gurë, që të lidhemi sa më shpejt me botën, se u qelbëm e kutërbuam kështu veç dynjasë!..sikur bota do t’i hajë?..Mos është jotja gjithë ajo frikë nga bota … Fitimet po të tuat që të tuat. Se të gjitha fitimet e këtij trualli t’i jep ligji që ke nxjerrë vetë për vete. Eshtë gjynah i rëndë të rrojmë kështu sikur jemi të sëmurë të pashërueshëm?…Të jetojmë të urët e të trembur, e të mbyllur si në vathë, vetëm për një urë të shkretë mbi det? Po të ishim ndonjë racë kukudhësh, e po hajde de!..
O i zoti i vështit të shkretuar nga filoksera!…Nuk jemi kukudhë që të trembemi nga bota, e marrtë e mira e marrtë!… Se një urë në det është puna e parë që do bërë në këtë vend të pasur.”………
Letër, proklamatë, promemorie, hartim, thirrje, ….apo çdo gjë tjetër, që mund ta quajmë ketë krijim, ajo ka forcën e sarkazmës, e të akuzës së guximtë që i drejtohet Diktatorit, për atë gjëmë të llahtarshe kombëtare, që aq shkoqur e thoshte ajo radio e huaj: “”Një popull i tërë e ka trurin në rrezik”.
(Shënim: U cituan disa fragmente nga letra e te Marrit Fisnik për të sjellë sado pak para lexuesit bukurinë e poezinë e kësaj krijese artistike.
6: Fryma e Murtajës së Kuqe: 
Edhe bletë,…edhe fishekë…
Sa e merr ne duar romani, titulli i tij të intrigon e të mundon me kuptimin metaforik: “edhe bletë, edhe fishekë…?‼ ” E kërkon dhe e gjurmon gjatë leximit dhe vetëm aty nga fundi e zbulon metaforën aq të goditur të mesazhit të romanit.
Mësuesi i historisë, një ish-prift, para provimit të shtetit i çoi maturantet në një takim me një veteranin të Luftës Nacionalçlirimtare.
(Faqe 301) Ai veteran i luftës qenkej vërtet i çuditshëm. As nuk gënjente për shokun e vrarë e as nuk pështynte mbi të mundurit,… sikundër bënin shumica e veteranëve.(f.302) Maturanti dëgjonte zërin e hidhëruar të veteranit dhe i kishte mbetur vështrimi mbi lagjen e shkollës….Nga kodra e lapidarit, çatia e shkollës së mesme të Bashkuar dukej si një automatik kallashnikov me tytë të drejtuar në qendër të qytetit!… Shkallët e mëdha të hyrjes kryesore i takonin mu tek gusha e mbushjes me fishekë…ballkoni i drejtorisë dukej si shënjestra… e të dalat e tjera krijonin krejt trupin e një automatiku të shtrirë për qitje!…
Ja, në atë gushë fishekësh kishte hyrë dhe ai gjithë ngutje katër vjet më parë… Nga ajo gushë fishekësh do të dilte pas pakë ditësh …Nuk e dinte sesi do të dilte pas pakë ditësh nga shkallët–gushë fishekësh të shkollës–automatik kallashnikov…” nëse do të dilte nga ajo shkollë si bletë e ngarkuar me nektar, apo si fishek kallashnikovi!”.. (f.396- 97).
Fantazia e shkrimtarit merr krahë. Dhimbja e kokës i sjell një gjumë të trazuar e ai “sheh” i tronditur njëra pas tjetrës skena nga më fantastiket e më brilantet e romanit: Skena të një surealizmi brilant: Terrori i administratës shkollore, na jepet , me një alegori sarkastike të mahnitshme, nën vizionin surrealist të sallës së llahtarshme të provimeve: Ishte rreshtuar gjithë shkolla nën komandën e Drejtorit të shkollës dhe Nëndrejtorit-sekretar partie ,ish-oficer i lartë në Sigurimin e shtetit. … rreshtat e nxënësve ishin të mbërthyera në një shkallë lëvizëse betoni që i çonte drejt sallës makabre në një kat lart. Edhe Rilindasi i Fundit, Mësuesi plak, i gjuhës shqipe, që u jepte ende mësime metodike, nxënësve të pedagogjikes, shtrëngohej të lëvizte në këtë darë betoni vdekjeprurëse…Dhe… u përmbys i përgjakur, Mësuesi Rilindës… E ngritën përgjysëm shtatin e rënduar të plakut… Fytyra fisnike e tij dukej tani si një qiri i madh i shuar!…Rilindasi i fundit i Kështjellasit po vdiste duke lotuar me gjak!…(f. 396).
– ”Një abetare… bijtë e mi!…Një a-b-e-t-a-r-e! “– u tha me zë të shuar. Sa e shtrinë mbi abetare, mësuesi i vjetër i shqipes dha shpirt!… E vranë edhe Rilindasin e Fundit:
-Hiqeni prej shakllëve se na pengon ecjen! – bërtiti drejtori i shkollës, pa u kthyer fare nga i vdekuri.
– Vazhdoni veprimet! – urdhëroi në krahun tjetër nëndrejtori-sekretar partie me zërin e tij të prerë . Në atë sallë-shpellë bëheshin provimet.. …Ushtrimet e gjata të shkruara me thëngjill të zi, mbulonin muret e mugët. … Mureve të bërdhylët po rrjedh një bojë mavi e thellë!…Një mavi që kthehet udhës në të kuqe me erë të rëndë…Mbi muret e asaj salle-shpellë, nxënësit shkruanin me gjak!… (f.396)…
Brenda, e në plotësim të vizionit të “provimeve shtetërore”: (nënkupto: shkatërrimit të arsimit, të kulturës, të historisë, personaliteteve të historisë kombëtare,…), autori, po me aq forcë e fantazi, na sjell alegorinë e bletëve dhe të fishekëve: Autori përdor metaforën mashtruese të kohës, duke i quajtur ( bletë…‼!), por ato nuk janë as arëza e as grenëza … Ato janë të papara e të panjohura, janë vetë Kolera e Kuqe. Po, ç’ është Kolera e kuqe?! Autori na e parathotë me shqetësim llahtarinë e saj: Ajo sëmur e zhduk gjithçka: edhe jetën e brezave edhe historinë, edhe lavdinë e heronjve, e dhe Rilindësit, edhe monumentet edhe shkollën e kulturën, edhe ëndrrat e brezave edhe këngët edhe dashurinë… Dhe Ai na paralajmëron me klithmën: Ato po sulmojnë e do të shkatërrojnë edhe Diellin: … Ktheu më në fund kokën prapa dhe pa që gjendej në qendër të qytetit …Paskej shkuar atje duke fluturuar tok me një luzmë bletësh!.. ( f. 396)….
Tani, në qendër të qytetit, bletët nuk lëshonin më atë gumëzhimën e tyre të njohur!…Bletët tani lëshonin një si vërshëllimë të ndezur metali!… Fluturojnë më tepër si plumba e jo më si bletë!…Thyejnë tjegullat e çative dhe gërryejnë suvanë e mureve…Ja tek i lëshohen dhe shtatores së hijshme të luftëtarit të lirisë!….Shtatorja e luftëtarit të lirisë sikur po nis të lëvizë nga vendi!…I del gjak nga plaga shtatores së bronztë!…Plumbat-bletë po e grijnë shtatoren e bukur të zemrës së qytetit!…Pas pakë mbeti më këmbë vetëm piedestali prej mermeri…mbeti pa shtatoren e luftëtarit Kështjellasi i lashtë…
Thërrmija e bronzit i morën me vete bletët-plumba
-Vazhdoni veprimet! – jehoi zëri i prerë i Kuqo-Sekretarit të Partisë. Jehona e zërit të tij urdhërues bëhej njësh me jehonën e vërshëllimës së egër të fishekëve-bletë. E rreh ajo jehonë dhe piedestalin pa shtatore, si për ta futur nën dhe’. Ato re me fishekë-bletë po shtrihen të mbulojnë gjithë vendin!…Retë e dyndura të plumbave–bletë po mbyllin horizontin!…Po mblidhen atje më të aguar, që të sulmojnë dhe diellin”…
-”Lirinë e kemi të gjallë! … Hani lirinë e plumbave dhe bëhuni të fortë si bronzi i shtatoreve! Bëhuni të fortë si plumbi! Bëhuni të shpejtë si plumbi! Të vendosur e të drejtuar në shenjë si plumbi!”… f. 396.
Alegoria-sarkazmë është mbretëresha e ligjërimit artistik në këtë roman:
7. Risi të tjera në roman:
Romani ka shumë risi interesante, jashtë skemave dhe shablloneve, që ia vlen të diskutohen nga njerëzit e letrave. Kompozicioni është i lirë dhe elokuent: diku sipas episodeve, diku sipas “personazheve”, diku sipas meditimeve etiko-filozofike, të autorit, etj. Rrëfimi, sa rrjedh natyrshëm, fluturon atje ku del maja e ajsbergut, zhytet e del atje ku autori shpërthen me të papritura të reja…
Gjuha e veprës është një nga vlerat e tjera, të mëdha të autorit: e pasur me bukuri dhe begati shprehëse: sa e butë , romantike dhe e brishte , aq edhe e rrepte: alegorike e sarkastike… Autori shfrytëzon me shumë finese edhe njësitë dialektore , madje me shumicë edhe fjalët e reja që i krijon në ligjërim e sipër. Gjuha e veprës dëshmon për mundësitë e larta shprehëse, që ka shqipja , për përdorimin e e saj brenda normës letrare, por edhe të folmet dialektore, pa dëmtuar e penguar njëra-tjetrën, dhe në rastin konkret, me shumë sukses, në dorë të një krijuesi serioz e të talentuar. Ligjërimi libror, në tërësi, ngrihet në sintagma dhe sentenca filozofike, që i japin veprës shijen e krijimit sociologjik. Autori nuk lë rast t’i shpëtojë, këtij këndvështrimi. Kështu e laton edhe dialogun e papritur e inteligjent…
Linja e dashurisë me Diellën, është pjesa e vetme e më e brishtë, më romantike dhe më me diell në këtë hapësirë të jetës së maturantëve… Diella e Dielli janë kaq afër në ndjesinë poetike e njerëzore të Autorit…. Kujtesa e Autorit për të sjellë, pas më shumë se 55-vjetësh, në mënyrë sa më precize, ngjarjet e lumoret adekuate, me pedagoget në mësim e jashtë klase, me personelin e Konviktit, me shokët, me familjen, etj, është e admirueshme…
Romani, është libër që duhet lexuar, ngase çfarëdo komentesh, apo diskutimesh, nuk arrijë atje ku i pret autori… Ne këtë vështrim, shënimet e mia janë modeste, ashtu si i përjetova gjatë leximit të romanit.
Gjykimet e vërteta dhe vlerësimet le t’i japin vetë lexuesit e specialistët, të cilët , edhe në këto çështje, mund të bëjnë studime të thelluara.
8. Një peng i hershëm…
E prisja me kureshtje dhe isha i qetë e i qartë shpirtërisht e mendërisht që, në romanin e Daut Gumenit, shokut të bangës, do të gjeja pjesën më të bukur të rinisë e të shoqërisë sonë në të katër vitet e shkollës Pedagogjike të Kështjellasit, të hedhur në një vepër arti me të gjitha truket, teknikat e mundësitë që të jep arti i të shkruarit, e veçanërisht romani, për t’i thënë të gjitha ç’ mendon e ç’ dëshiron autori, në shërbim të rrëfimit artistik. Kështu, romanin e lexova dhe e përjetova në radhë të parë si lexues, por edhe si dëshmitar i tërë atyre ngjarjeve, të dhimbshme, sa të brishta e diellore, aq serioze e fëminore. Dhe: u malla e u çmalla, u kënaqa e u trishtova, meditova, e rikujtova: Dy 14-15 vjeçarë, ardhur nga dy krahina jugore, nga familje me simpati ideore e botëkuptimore të kundërta; nxënës të mirë, shokë të një bange, miq e ëndërrimtarë të letërsisë, diskutojnë, debatojnë e mbrojnë pikëpamje të kundërta ideologjike, duke mbetur: “miq e shokë të bangës së parë” të klasës së tretë A”. Ata “marrin përsipër” punët e mëdha të dy kampeve armike të botës. Në roman, me shumë modesti e humor, Dauti e quan atë grindje “gjelucësh e karafilesh.”Dhe më tej: … Kemi aq mall t’i kujtojmë prapë e prapë vitet tona të ikura, t’i shohim prapë të gjallë si zogjtë, si bletët, si fluturat, si lulet e si gjethet e blerta! Duam t’u flasim me mall viteve tona të ikura, t’i flasim vetes tonë të dikurshme, vetes tonë të humbur me ato gjethet ngjyrë ndryshku që i merr përroi.” F.202
* * *
Pas gjithë atyre ngjarjeve që kanë ndodhur në jetën tonë në këto 55 vjetë, romani: “ bletë dhe fishekë”, i Daut Gumenit, na rikthen të malluar,… edhe me brengë e trishtim, në vitet e rinisë sonë të largët; të trishtuar për atë peng , që na thërret vazhdimisht, e që, ne, dhe disa breza pas nesh, besuam verbërisht tek “ca ëndrra në diell..” dhe nuk arritëm ta kuptonim, nuk gjetëm dot informimin e nevojshëm dhe nuk e bëmë dot, atë që duhej bërë, siç e bëri, i vetëm deri me sakrifikim, shoku ynë i klasës… Le t’i përgjigjemi edhe zërit të këtij pengu të largët, të paktën,… me refleksionet tona: Faleminderit, i nderuar Daut: Urime për romanin dhe suksese në krijime të tjera!

Shefja Ursula von der Leyen është eurodeputete e korruptuar gjermane!

  Komisioni Evropian ka reaguar për një video të publikuar nga shefja Ursula von der Leyen, e cila ka shkaktuar reagime të shumta për shkak ...