Presidentja Atifete Jahjaga i është drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për interpretimin e përputhshmërisë së parimeve të asociacionit me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar këshilltari për çështje ligjore Selim Selimi.
“Presidentja Jahjaga e ka referuar këtë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke u bazuar në kompetencat e saj kushtetuese për të ngritur çështje kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese”, i ka thënë Selimi.
Subjektet opozitare kanë rënë dakord që të mos marrin pjesë në seancën e Kuvendit kur do të miratohet Marrëveshja e Stabilizim Asocimit pasi kanë shumë vërejtje për këtë marrëveshje.
Por po ashtu, ata thonë se nuk do të ndërrimin masa për ta bllokuar seancën.
Frashër Krasniqi nga Vetëvendosje tha se subjektet opozitare janë marr vesh që të mos marrin pjesë në seancën e Kuvendit kur do të miratohet MSA.
Sipas tij, kjo për shkak se kanë shumë vërejtje për këtë marrëveshje.
“Sidoqoftë, për shkak që megjithatë marrëdhënia kontraktuale me BE-në është e rëndësishme, ne nuk do ta bllokojmë seancën”, tha Krasniqi.
Por, Muharrem Nitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se ende nuk e kanë parë Projektligjin për ratifikimin e MSA-së, prandaj nuk mund të thonë nëse do ta votojnë ose jo.
Ai tha se Projektligji për ratifikimin e MSA-së fillimisht duhet të kalojë në Komisionin për Integrime Evropiane, pastaj shkon tek deputetët për votim.
Ndryshe, të hënën, drejtuesit e grupeve parlamentare opozitare do të mbajnë një konferencë për medie ku do të bëjnë të ditur qëndrimin e plotë në lidhje me MSA-në.
“Asociacioni shpërbëhet nëse Kushtetuesja thotë se ai është në kundërshtim me ligjet e Kosovës”, ka thënë Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, i cili po ashtu ka paralajmëruar se nëse ky Asociacion nuk përfill ligjet e Kosovës pasi tëë shpërbëhet, drejtuesit e tij do të arrestohen.
I akuzuar nga opozita se i fali Malit të Zi rreth 10 mijë hektarë tokë, Mustafa ka thënë se me dokumente kadastrale kjo gjë nuk qëndron.
Për Kryeministrin, i cili brenda sallës së Kuvendit ishte sulmuar me vezë, opozita e ka gabim, pasi sipas tij ajo nuk është arenë e përleshjeve e as e përdorimit të armëve kimike sepse mund të rrezikohet jeta e njerëzve aty.