Nga Çerçiz Loloçi
Ka ca kohë që po flitet shumë për testimin e mjekëve dhe të infermierëve, si pjesë e një procesi që maxhoranca e re qeverisëse ka marrë për reformimin e sektorit të shëndetësisë. Testimi në këtë sektor si edhe në çdo fushë tjetër është një praktikë që përdoret rëndom në shoqëritë e stabilizuara, por mënyra se si do të kryhet ai në vendit tonë lë shumë për të dëshiruar.
Qysh kur u njoftua ky proces e deri më tani që ka më shumë detaje, më pak se t’i shërbejë synimit për të larguar mjekë apo personel ndihmës, dikasteri i Shëndetësisë gjen një pretekst për të larguar të emëruarit gjatë dy mandateve qeverisës të Partisë Demokratike dhe për t’i zëvendësuar me kontigjentin e vet.
Sepse në këtë testim apo në konkurrime të ngjashme si fjala vjen konkursi për Administratën Publike, megjithëse hyn për të provuar aftësitë e veta për një pozicion pune, asnjëherë nuk e merr vesh se pse konkurrenti tjetër ka dalë më i aftë dhe ka siguruar një vend në dikasteret qendrore.
Në shtete me demokraci të stabilizuar ekziston vërtet një start i barabartë për konkurrim, ku secili e di fare mirë se çfarë përgjigjet dhe çfarë nuk përgjigjet (secili prej konkurrentëve merr përgjigjet çelës dhe pa patur mëri për konkurrentin apo për administratën, është vetë në gjendje të dijë dhe ballafaqojë se çfarë pikavarazhi ka siguruar). Madje këtë proces e monitoron edhe publiku që është i interesuar dhe natyrisht media dhe shoqëria civile.
Po a ka vërtet mjekë dhe infermierë të paaftë? Natyrisht që ka, siç mund të ketë profesorë dhe mësimdhënës të kësaj natyre, avokatë, noterë, prokurorë dhe gjykatës; në çdo profesion mund të gjesh të tillë, por në asnjë prej tyre nuk përdoret testimi si mashtrim, por si një kërkesë e kohës, si një proces i hapur, i ndershëm, transparent dhe publik.
Në këtë valë testimesh të përdorura jo si mashtrim, por për të parë minimumin e njohurive të administratës së lartë publike, do të ishte me mjaft interes që, me iniciativën e shoqërisë civile, të kalonin në provë edhe gjithë ministrat dhe zëvendësministrat e kabinetit aktual, çka do të kishim një firo të madhe ku zëvendëskryeministri nuk mund ta merrte këtë post vetëm sepse është kualifikuar për Elektronikë, Ministri i Shëndetësisë nuk do të ishte në këtë stad drejtimi se ka studiuar për Informatikë, se Ministri i Energjisë dhe Industrisë nuk ka fort lidhje me fakultetin Juridik, se Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes është shumë larg nga gjuha angleze që ka studiuar dhe kështu me radhë.