2015-10-29

Nga Kallie Szczepanski - Samurajit, historia e luftëtarëve mitikë


Origjina e Samurajit
Samuraji ishin një klasë luftëtarësh të kualifikuar, që u zhvilluan gradualisht në Japoni pas reformave të quajtura taika. Këto reforma përfshinin rishpërndarjen e tokës dhe taksa të larta, që do të thoshte mbështetje të një perandorie me stil kinez. Si rezultat shumë fermerëve të vegjël iu desh të shisnin tokën e tyre dhe të punonin në vreshtari. Ndërkohë, disa njerëz të fuqishëm vazhdonin të rrisnin pushtetin dhe pasurinë e tyre, duke krijuar një sistem feudal të ngjashëm me atë të Europës Mesjetare.
36918beca0fd50323cb8b47eafd31099
Ashtu si në Europë, lordët e rinj feudal kishin nevojë për luftëtarë për të mbrojtur pasuritë e tyre. Në këtë mënyrë lindi luftëtari i quajtur “Samuraji”.
Epoka e hershme feudale
Disa samuraj ishin të afërm të pronarëve të mëdhenj, ndërsa disa të tjerë ishin thjesht disa të punësuar me shpata. Kodi i samurajit e vinte theksin tek besnikëria ndaj zotërisë, madje edhe mbi besnikërinë ndaj familjes. Historia tregon se samurajit më besnikë ishin zakonisht anëtarë të familjes ose vartësit financiarë të lordëve të tyre. Në vitet ‘900, perandorët e dobët të Periudhës Heiane (794-1185) humbën kontrollin e Japonisë rurale. Vendi u copëtua nga revoltat, perandori e ushtronte pushtetin vetëm brenda kryeqytetit. Anembanë vendit, ishte klasa luftëtare ajo që mbushte vakumin e pushtetit. Në vitin 1100, samuraji mbante edhe pushtetin politik e ushtarak të pjesës më të madhe të Japonisë.
SamuraiBattleKawanakajima1857UtagawaYoshikazuLOC
Ngritja e sundimit Samuraji
Sundimi i dobët perandorak mori një goditje fatale në vitin 1156, kur perandori Toba vdiq pa lënë një pasardhës. Djemtë e tij, Sutoku dhe Go-Shirakava, luftuan për të marrë kontrollin në një luftë civile të quajtur Rebelimi Hogen. Në fund, të dy perandorët humbën dhe zyra perandorake e humbi të gjithë fuqinë e pushtetin që i kishte mbetur. Gjatë luftës civile, klanet samuraji Minamoto dhe Taira rritën rëndësinë e tyre. Ata luftuan me njëri-tjetrin në vitin 1160. Pas fitores së tyre, Taira themeloi qeverinë e parë të kryesuar nga samuraji. Klani Minamoto u dëbua nga kryeqyteti.
Epoka Kamakura
Të dy klanet luftuan sërish me njëra-tjetrën në Luftën Genpei (1180-1185), që përfundoi me fitoren e klanit Minamoto. Minamoto themeloi shogunatin Kamakura (Shogun – komandanti më i lartë ushtarak), me perandorin si një figurë të thjeshtë. Klani Minamoto sundoi pjesën më të madhe të Japonisë deri në vitin 1333. Edhe në kohën që ishin shumë të fuqishëm, ata kurrë nuk pushtuan zonat e largëta veriore dhe perëndimore të vendit. Komandantët ushtarakë gjithashtu përballeshin me rezistencën periodike të klaneve të tjera samuraji. Në vitin 1268, u shfaq një kërcënim i jashtëm. Kublai Khan, sunduesi mongol i Kinës, kërkonte haraç nga Japonia. Kioto refuzoi. Mongolët nisën pushtimin në vitin 1274 me 600 anije, por një tajfun shkatërroi armatën e tyre. Një pushtim i dytë nisi në vitin 1281 por pati të njëjtin fat.
Veshja e nje samurai
Veshja e nje samurai
Periudha e hershme Muromachi (Ashikaga)
Pavarësisht kësaj ndihme të pabesueshme nga natyra, sulmet mongole i kushtuan shogunatit Kamakura shumë shtrenjtë. Të paaftë për t’i ofruar tokë apo pasuri liderëve samuraji, që u mblodhën për mbrojtjen e Japonisë, sundimi Kamakura i dobësuar, u përball me një sfidë nga perandori Go-Daigo në vitin 1318. Perandori u internua në vitin 1331, por u rikthye dhe përmbysi shonugati në vitin 1333. Ky rikthimin i pushtetit perandorak zgjati vetëm 3 vjet. Në vitin 1336, Shogunati Ashikada rikonfirmoi sundimin samuraj, por ishte më i dobët se sa ai Kamakura.
Periudha e mëvonshme Morumachi
Në vitin 1460, urdhrat e Shogunit po injoroheshi, dhe po mbështeteshin pasardhës të ndryshëm të fronit perandorak. Kur komandanti ushtarak Ashikaga Yoshimasa, dha dorëheqjen në vitin 1464, një mosmarrëveshje ndërmjet mbështetësve të vëllait të tij të vogël dhe djalit të tij ndezën grindje më intensive. Në vitin 1467, kjo grindje çoi në luftën një dekadëshe “Onin”. Mijëra persona vdiqën, dhe i gjithë qyteti i Kyoto-s u dogj. Lufta Onin solli atë që quhet Periudha e Shteteve Ndërluftuese në Japoni ose “Sengoku” . Ndërmjet viteve 1467 dhe 1573, klane të ndryshme luftuan për dominim kombëtar. Pothuajse të gjithë krahinat u përfshinë nga lufta.
KuniyasuUtagawaAct4LOC181518
Risjellja e Rregullit
Periudhës së Shteteve Ndërluftuese filloi t’i vinte fundi kur në vitin 1568 kryekomandanti Oda Nobunaga mposhti tre komandantë të tjerë dhe themeloi shogunatin e tij. Nobuganda i kaloi 14 vitet e ardhshme duke i dhënë fund kryengritjeve të bëra nga murgjit budistë. Kështjella e tij e madhe Azuchi, e ndërtuar nga viti 1576 dhe 1579, u bë simbol i ribashkimit japonez. Në vitin 1582, Nobunaga u vra nga një prej gjeneralëve të tij, Akechi Mitsuhide. Hodeyoshi, një tjetër gjeneral përfundoi bashkimin dhe gjatë sundimit të tij pushtoi Korenë në vitin 1592 dhe 1597.
Helmeta nje samurai
Helmeta nje samurai
Shogunati Tokugava
Hideyoshi e internoi klanin e madh Tokugawa nga zona përreth Kyoto-s në një rajon në lindje të Japonisë. Komandanti i Tokugavas, Ieyasu kishte pushtuar rajonin fqinj. Djali i tij, Hidetada, u bë kryekomandant më vonë dhe bashkoi vendin në vitin 1605, duke nisur një epokë të re 250 vjeçare paqeje dhe stabiliteti në Japoni. Kryekomandantët e Shogunatit Tokugava zbutën samurait duke i detyruar ata ose t’i shërbenin lordëve të tyre ose të hiqnin dorë nga ferma dhe shpata e tyre. Kjo i transformoi luftëtarët në një klasë trashëgimore burokratësh të kulturuar.
Sistemi Meiji dhe fundi i samurajëve
Në vitin 1868, Sistemi Meiji sinjalizoi fillimin e fundit për samurajët. Sistemi Meiji i monarkisë kushtetuese përfshiu disa reforma demokratike si kufizimi i mandateve për poste publike dhe votimin popullor. Me mbështetjen publike, Perandori Meiji largoi samurajit, reduktoi fuqinë e tyre dhe ndryshoi emrin e kryeqytetit nga Edo në Tokio. Qeveria e re krijoi një ushtri të rekrutuar në vitin 1873, disa nga oficerët u tërhoqën nga radhët e ish-samurajve, por shumica e tyre gjetën punë si oficerë policie. Në vitin 1877, ish-samurajët e revoltuar u ngritën kundër Sistemit Meiji por humbën Luftën e Shiroyama, një epokë që i dha fund periudhës Samuraji.
Kultura dhe Miti i Samurajit
Kultura Samuraj: Kultura Samuraj bazohej në konceptin e Bushidos që do të thotë “Rruga e luftëtarit”. Parimet e një samuraji janë nderi dhe liria nga frika e vdekjes. Çdo samuraji i hiqej titulli nëse dështonte në mbajtjen e nderit. Një samuraji do të luftonte pa frikë për lordin e tij dhe të vdiste me nder në fushë betejë se sa të dorëzohej.
Shpata e nje samuraji
Shpata e nje samuraji
Armët që përdornin samurajit: Samurajit e parë gjuanin me shigjeta, duke luftuar në këmbë apo mbi kalë. Ata i përdornin shpatat për t’i dhënë fund armiqve të plagosur. Pas pushtimeve mongole në vitet 1272 dhe 1281, samurajit filluan t’i përdornin më shumë shpatat dhe shtizat. Samurajit përdornin dy shpata, një të shkurtër e një të gjatë, që quheshin daisho. Samurajit gjithashtu vishnin një veshje mburojë gjatë luftës, si dhe një helmet.
Miti i samurajit: Japonezët modernë nderojnë kujtimin e samurait sepse ata janë pjesë e kulturës. Sot, megjithatë, kodi samuraj ndodh në salla të mëdha mbledhjesh ndryshe nga më parë që ndodhte në fushë betejë. Sot të gjithë e njohin historinë e 47Ronin, legjendës kombëtare japoneze.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...