2015-10-29

Diabeti i shtatzënisë

iStock_000018721136_Large












Pyetje: Çfarë është diabeti i shtatzënisë?
Përgjigje: Diabeti i shtatzënisë është një formë e përkohshme diabeti, që shfaqet gjatë shtatzënisë. Është ndryshe, të pasurit diabet përpara shtatzënisë dhe pas mbetjes shtatzënë. Diabeti i shtatzënisë zakonisht diagnostikohet në tremujorin e dytë dhe të tretë të shtatzënisë. Tipikisht, fillon në javët 24–28 dhe ikën pasi lind bebja.
Pyetje: A jam në rrezik nga diabeti i shtatzënisë?
Përgjigje: Diabeti i shtatzënisë prek 5–10% të grave shtatzëna. Gratë me prejardhje të caktuar si indiane, kineze, vietnameze, Lindja e Mesme, polineziane/malajziane dhe aborigjene australiane ose nga Ujdhesa e Ngushticës së Torres, kanë më shumë rrezik për zhvillimin e diabetit të shtatzënisë, sesa gratë me origjinë Kelte-Angleze.
Faktorë të tjerë që ndikojnë në këtë lloj rreziku janë:
-Mbipesha;
-Pasja e historive familjare me diabet të tipit 2;
-Pasja e diabetit gjatë shtatzënive të mëparshme;
-Pasja e vështirësive gjatë tërë periudhës së shtatzënisë;
-Të qenit më shumë se 30 vjeç;
-Pasja e një bebeje të mëparshme me peshë të madhe (më shumë se 4.5 kg).
Pyetje: Si mund ta di nëse kam diabet të shtatzënisë?
Përgjigje: Diabeti i shtatzënisë zakonisht nuk shfaq simptoma. Për këtë arsye, është e rëndësishme, që të bëhen teste gjatë shtatzënisë, zakonisht midis javëve 26-28. Simptomat që mund të duken, përfshijnë rënie të përgjithshme, etje gjatë tërë kohës dhe rritje të urinimit.
Pyetje: Çfarë është testi për diabetin e shtatzënisë?
Përgjigje: Testi i kontrollit quhet testi i ndryshimit të glukozës. Ky test përfshin pirjen e solucion-it me glukozë, në masën 50 gr ose 75 gr dhe më tej marrja e një kampioni gjaku pas një ore. Nëse pas një ore niveli i glukozës në gjak është i lartë, mund të kërkohet që një ditë tjetër të bëhet edhe një test tjetër, që njihet si testi i tolerancës së glukozës, për të konfirmuar diagnozë-n e diabetit të shtatzënisë. Testi i tolerancës së glukozës me 75 gram glukozë bëhet tek gratë që kanë ndryshim jo normal në testet e glukozës, si dhe tek disa gra që kanë rrezik të lartë të shfaqjes së diabetit të shtatzënisë, si ato që kanë një histori të këtyre kushteve, ose tek ato që kanë një rrezik të tillë për shkak të racës ose grupit etnik. Kjo bëhet zakonisht, pasi është ndjekur një dietë me sasi të lartë karbohidratesh për tre ditë, nën instruksionet e mjekut.
Pyetje: Çfarë do të thotë diabet shtatzënie për mua?
Përgjigje: Nëse keni nivel të lartë glukoze në gjak pas testimit të tolerancës së glukozës, kjo do të thotë se hormonet natyrale që sekretohen nga placenta gjatë shtatzënisë, rrisin rezistencën e trupit tuaj për insulinën, me fjalë të tjera, qelizat e trupit tuaj, nuk i përgjigjen në mënyrë normale insulinës. Kjo do të thotë se trupi juaj ka nevojë për më shumë insulinë sesa zakonisht, që të kryejë punën e insulinës së trupit për të ndihmuar qelizat e trupit dhe muskujt për të asimiluar glukozën, që merret nga ushqimi dhe që vjen nëpërmjet gjakut. Rezultati është se glukoza qëndron në gjak, përderisa ajo del nga testi që bëhet për këtë qëllim.
Pyetje: A do të thotë kjo se unë do kem diabet të formës së plotë?
Përgjigje: Pasja e diabet-it të shtatzënisë, të vendos nën rrezikun e shfaqjes së diabetit më vonë në jetë. Prandaj është e rëndësishme, që të ndiqet një dietë e shëndetshme, mirëmbajtja e peshës së  trupit dhe të ushtruarit në mënyrë të rregullt, sepse këto mund të minimizojnë rrezikun që të zhvillohet diabeti tek ju. Zakonisht pas nxjerrjes së placentës, niveli i glukozës në gjaku-n e gruas shkon në atë normal. Gratë me diabet shtatzënie duhet të bëjnë një test tjetër tolerance glukoze zakonisht 6–12 javë pas lindjes, për të qenë të sigurt që glukoza në gjak ka kaluar dhe qëndron në nivele normale. Tek disa gra, niveli i glukozës në gjak mund të vazhdojë të mbetet i lartë dhe kjo kërkon që të vazhdojë trajtimi përkatës. Këshillohet që të tëra ato gra që kanë diabet shtatzënie, të bëjnë test glukoze më shpesh, nëse është e mundur, çdo vit, ose një test tolerance glukoze çdo dy vite. Kjo sepse pasja e diabetit të shtatzënisë, rrit rrezikun që tek këto gra të zhvillohet diabeti i tipit 2.
Pyetje: A do ketë defekt fëmija im?
Përgjigje: Diabeti i shtatzënisë tek nëna, nuk shkakton defekte në lindje tek fëmija ende i palindur. Diabeti zakonisht zhvillohet në shtatzëninë e vonë, në tremujorin e dytë a të tretë, kur fëmija është i formuar mirë.
Megjithatë, nëse diabeti i shtatzënisë nuk diagnostikohet dhe nuk trajtohet, ka një rrezik të lartë për probleme tek bebet, si p.sh:
-Peshë të madhe në lindje (nganjëherë kjo do të thotë se bebet kanë nevojë të lindin më shpejt, por ato mund të mos jenë zhvilluar mjaftueshëm, që mund të sjellë probleme si vështirësi në frymëmarrje ose verdhëz—gjithashtu, një peshë e lartë, mund ta bëjë të vështirë ose të pamundur lindjen vaginale të fëmijës dhe fëmija mund të dëmtohet gjatë lindjes);
-Nivele të ulëta glukoze në gjak (hipoglikemi) pas lindjes.
Pyetje: Çfarë ndodh nëse diabeti i shtatzënisë nuk trajtohet?
Përgjigje: Nuk është mirë për beben nëse më shumë glukozë shkon në placentë dhe në sistemin e qarkullimit të gjakut të bebes. Nivelet e larta të glukozës në gjak tek bebja do bëjë që të prodhohet më shumë insulinë, si përpjekje për të eliminuar glukozën e tepërt. Glukoza e tepërt ushqen fëmijën dhe kjo është arsyeja se përse gratë me diabet shtatzënie të patrajtuar, lindin bebe me peshë të madhe. Nëse bebet prodhojnë më shumë insulinë për të eliminuar glukozën e tepërt, që shkon tek ata nëpërmjet placentës së nënës, pas lindjes këto bebe vuajnë nga niveli i ulët i glukozës në gjak. Kjo ndodh sepse glukoza e tepërt që bebja ka marrë, nuk është më, por pankreas-i i bebes ende vazhdon të sekretojë më shumë insulinë, për të eliminuar glukozën në sistemin e qarkullimit të gjakut. Bebet në rrezik, duhet të monitorojnë nivelin e glukozës në gjak, pas lindjes. Për më tej, gratë shtatzëna me diabet shtatzënie, kanë një rrezik më të madh të zhvillimit të një lloj shtatzënie të quajtur para-eklampsi (preklampsi), që karakterizohet nga presion i lartë gjaku. Kjo mund të jetë e rrezikshme për të dy, si për nënën ashtu edhe për beben e palindur ende. Lajmi i mirë është se, nëse mbani nën kontroll nivelin e glukozës në gjak gjatë shtatzënisë, bebja do të lindë i shëndetshëm dhe i sigurt.
Pyetje: Cili është trajtimi për diabetin e shtatzënisë?
Përgjigje: Trajtimi për diabetin e shtatzënisë, bëhet për të sjellë nivelin e glukozës në gjak në nivele normale dhe mbajtjen e tij nën kontroll. Shumica e grave mund të arrijnë një kontroll të mirë me dietë dhe ushtrime, por të tjerat duhet të marrin insulinë. Mjeku mund të këshillojë që të bëni një vizitë te një mjek dietolog ose edukator diabeti, për të ndihmuar në lidhje me dietën. Ai duhet të jetë i aftë të këshillojë për ushqimet me indeks të ulët glicemik dhe të bëjë të qartë që dieta të përmbajë ushqime të pasura me vitamina dhe lëndë të tjera ushqyese për mirërritjen e bebes tuaj. Ndërsa është e rëndësishme që të mos mbiushqehesh, është e rëndësishme gjithashtu që të mos hash më pak seç duhet, sepse kjo mund të ndikojë në rritjen e bebes. Nëse masat e marra me dietë dhe ushtrime, nuk japin kontroll të mirë për nivelin e glukozës në gjak, mjeku mund t’ju këshillojë që të filloni insulinën. Aktualisht ka informacion të kufizuar në lidhje me sigurinë gjatë shtatzënisë, për ilaçet që përdoren për të kontrolluar glukozën në gjak, por që merren nga goja.
Pyetje: A duhet të monitoroj nivelet e glukozës në gjak?
Përgjigje: Po, patjetër. Vetëmonitorimi i niveleve të glukozës në gjak (sheqeri në gjak), është mënyra më e mirë për të ditur nëse keni arritur kontroll në lidhje me nivelet e glukozës në gjak apo jo. Këshilla është që zakonisht të bëhet një matje përpara vaktit (me stomak bosh) dhe një matje tjetër pas një a dy orësh pas ngrënies. Duhet të mbani shënime të tëra për rezultatet në një libër shënimesh. Për më tej, gratë shtatzëna me diabet shtatzënie, kanë një rrezik më të madh të zhvillimit të një lloj shtatzënie të quajtur para-eklampsi (preklampsi), që karakterizohet nga presion i lartë gjaku. Kjo mund të jetë e rrezikshme për të dy, si për nënën ashtu edhe për beben e palindur ende. Lajmi i mirë është se, nëse mbani nën kontroll nivelin e glukozës në gjak gjatë shtatzënisë, bebja do të lindë i shëndetshëm dhe i sigurt.
Pyetje: Cili është trajtimi për diabetin e shtatzënisë?
Përgjigje: Trajtimi për diabetin e shtatzënisë, bëhet për të sjellë nivelin e glukozës në gjak në nivele normale dhe mbajtjen e tij nën kontroll. Shumica e grave mund të arrijnë një kontroll të mirë me dietë dhe ushtrime, por të tjerat duhet të marrin insulinë. Mjeku mund të këshillojë që të bëni një vizitë te një mjek dietolog ose edukator diabeti, për të ndihmuar në lidhje me dietën. Ai duhet të jetë i aftë të këshillojë për ushqimet me indeks të ulët glicemik dhe të bëjë të qartë që dieta të përmbajë ushqime të pasura me vitamina dhe lëndë të tjera ushqyese për mirërritjen e bebes tuaj. Ndërsa është e rëndësishme që të mos mbiushqehesh, është e rëndësishme gjithashtu që të mos hash më pak seç duhet, sepse kjo mund të ndikojë në rritjen e bebes. Nëse masat e marra me dietë dhe ushtrime, nuk japin kontroll të mirë për nivelin e glukozës në gjak, mjeku mund t’ju këshillojë që të filloni insulinën. Aktualisht ka informacion të kufizuar në lidhje me sigurinë gjatë shtatzënisë, për ilaçet që përdoren për të kontrolluar glukozën në gjak, por që merren nga goja.
Pyetje: A duhet të monitoroj nivelet e glukozës në gjak?
Përgjigje: Po, patjetër. Vetëmonitorimi i niveleve të glukozës në gjak (sheqeri në gjak), është mënyra më e mirë për të ditur nëse keni arritur kontroll në lidhje me nivelet e glukozës në gjak apo jo. Këshilla është që zakonisht të bëhet një matje përpara vaktit (me stomak bosh) dhe një matje tjetër pas një a dy orësh pas ngrënies. Duhet të mbani shënime të tëra për rezultatet në një libër shënimesh.
Pyetje: Çfarë do të thotë të pasurit e diabetit të shtatzënisë për të ardhmen time?
Përgjigje: Siç u përmend, shansi juaj për zhvillimin e tij përsëri në të ardhmen është i lartë. Edhe shansi për zhvillimin e diabetit të tipit 2 rritet gjithashtu. Ndjekja e një diete të shëndetshme, mbajtja e peshës tuaj në nivele të sigurta dhe kryerja e veprimtarisë së rregullt fizike, ndihmon në reduktimin e shanseve për ndodhjen e këtyre gjërave. Mjeku juaj mund t’ju rekomandojë kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak në mënyrë të rregullt.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...