Martesa në robëri: pajtimi i erotizmit me shtëpinë

Këshilla/ Si mund të keni një jetë seksuale të mirë pas martese
sex-starved-marriage-2












Një libër i ri, “Martesa në robëri: pajtimi i erotizmit me shtëpinë”, i cili ka tronditur dhe mbërthyer Amerikën pretendon se problemi në zemër të martesës moderne, dhe arsyes së statistikave shumë të larta të divorceve, është se jeta familjare shkatërron dëshirën seksuale, pavarësisht se sa i dashuruar mund të jetë çifti. Me fjalë të tjera, seksi dhe martesa nuk janë të pajtueshme. Autorja Esther Perel, thotë: “Ekziston një paradoks mes nevojës për siguri, familjaritet dhe parashikueshmëri, të cilët kërkojmë në marrëdhëniet afatgjata, dhe fakti se erotizmi lulëzon me gjërat e reja, misterin dhe rrezikun. Krijon një tension mes nevojës sonë për siguri dhe për aventurë. Dashuri dhe dëshirë: janë të lidhura dhe bien ndesh. Terapistja nga Belgjika argumenton se, ndryshe nga dashuria, ngacmimi seksual nuk luan me rregullat e qytetarisë së mirë. Ajo harliset me lojërat e pushtetit, avantazhet e padrejta, ndryshimet e rolit, manipulimeve joshëse dhe egërsive delikate. Të gjitha këto i hedhim mënjanë në momentin që unazat e martesës rrëshqasin në gishtat tonë.
Martesa dhe seksi
Por natyra themelore e dëshirës nuk ndryshon. Perel, 48-vjeçare, e cila jeton me burrin e saj prej 21 vitesh dhe dy djemtë thotë se të gjithë përjetojmë zbaticën dhe baticë; pas më shumë se dy dekadash e martuar me të njëjtin burrë, unë e kam përjetuar. Shumë nga çiftet që ndahen nuk janë më pak të zotë se ata që qëndrojnë bashkë. Të tjerë kanë durim të presin pak më gjatë, dhe kanë një fije shprese. Shpesh e kanë përjetuar atë shkëndijë dhe janë të bindur se ajo do të kthehet. Ajo nga e cila njerëzit largohen është një ndjenjë e pajetë. E kundërta e lidhjes me dikë është kur shtrihesh pranë tij dhe përjeton vdekjen, dhe kjo është e tmerrshme. Por të gjithë kalojmë përmes kësaj”. Perel sugjeron se sekreti i suksesit martesor nuk është “familjariteti, familjariteti, familjariteti”, por ta trajtosh partnerin si një i huaj. Kultura moderne, argumenton ajo, na thotë vazhdimisht se zgjidhja e konfliktit mes dashurisë dhe dëshirës është rritja e afërsisë. Nëse flasim më shumë, do të ndajmë më shumë, dhe do të komunikojmë më shumë, dhe kjo do të sjellë një marrëdhënie seksuale më të mirë. Por Perel thotë se në fakt e kundërta është e vërtetë. “Nuk është mungesa e intimitetit ajo që frenon dëshirën seksuale, por tepria. Në jetën tonë dashurore duam afërsi, por dëshira seksuale ka nevojë për hapësirë. Nuk ka asgjë të keqe afërsia e ngushtë, por nuk është shenjë e mirë për erotizmin.
Këshilla
Partneri ynë bëhet i njohur dhe vëllazëror, dhe seksi ka nevojë për të panjohurën, rrezikun dhe harlisjen. “Nëse ju e shihni partnerin dhe ai/ajo ka diçka që të habit, edhe pse për një moment, atëherë keni rikapur atë që kishit humbur”, thotë ajo. Por misteri dhe joshja është më e vështirë kur ndani një banjë apo ushqeni një bebe. “Po, tensioni mes sigurisë dhe aventurës dyfishohet kur vijnë fëmijët”, shton ajo. Erotizmi kundërshton ndrydhjen. Por ajo që vëmë re tek familjet me fëmijë është se energjia nuk është larguar nga shtëpia, por vetëm se është ridrejtuar nga fëmijët. Duhet ta ripërqendroni atë energji tek partneri juaj. Jo i gjithë kontakti fizik në shtëpi, si përqafimet dhe puthjet, duhet të jenë të fëmijëve”. Me qëndrimin e saj praktik, Perel sugjeron se fëmijëve duhet t’i bëhet e qartë se po aq shumë sa doni ata, doni dhe partnerin tuaj. Ky qëndrim konsiderohet si tabu në ditët e sotme. “Shoqëria jonë është e përqendruar tek fëmijët, i ka vendosur ata në majë të piramidës kur ata duhet të qëndrojnë në fund”. Prandaj Perel sugjeron rikthimin e magjisë për një çift, të cilët janë mësuar ta trajtojnë njëri-tjetrin si një kolltuk i rehatshëm. Së pari, shkëndija nuk vjen natyrshëm. Duhet të jini të gatshëm dhe të vullnetshëm për dëshirën. Nëse prisni momentin e duhur, kurrë nuk do të vijë. Duhet ta bëni të ndodhë, ta paramendoni atë. Për shembull të lini një takim me partnerin tuaj, apo të pretendoni se jeni të huaj në një bar. Nuk keni pse thoni gjëra të reja. Edhe pse të gjithë i dimë përgjigjet, ato do të duken po aq të freskëta si ditën e parë. Ajo i këshillon çiftet të shkojnë të vetëm, pa fëmijët, sa më shpesh të mundni, në mënyrë që të kujtoni se pse qëndroni bashkë pikë së pari. Të gjithë i dimë problemet e familjeve bërthamore, aty ku mungon ndihma e gjyshërve apo kujdestarëve, por ky nuk duhet të jetë justifikim. Kërkoni ndihmë, gjeni kohë, pasi fëmijët kanë nevojë që prindërit të kenë një jetë seksuale të shëndetshme. Pjesë e problemit, thotë ajo, është se presim që një person i vetëm të na japë gjithçka për të cilën kemi nevojë, shoqërinë me njerëz, miqtë e ngushtë. “Duhet të ruani interesat tuaja. Bëni udhëtime edhe pse partneri juaj nuk dëshiron. Krijoni pak liri nga njëri-tjetri, në mënyrë që të keni diçka për të folur kur jeni bashkë. Mos tregoni gjithçka, mbani disa sekrete, pasi kjo është jetësore për një martesë të shëndetshme. Tek e fundit, askush nuk do ta lexojë të njëjtin libër përsëri e përsëri. /Marrë nga “Daily Mirror”

Pirja e cigares vonon mbetjen shtatzënë
Femrat të cilat vazhdojnë të pinë duhanin në kohën kur ato duan të mbesin shtatzënë kanë shumë gjasa që të presin më tepër deri sa t´ia arrijnë qëllimit. Mesatarisht femrave të cilat pinë cigare u duhen 2 muaj më tepër që të mbesin shtatzënë se sa shoqet e tyre të cilat nuk e pinë duhanin. Kërkimi është bërë tek 569 femra të cilat i kanë ndarë në tre kategori: femrat që pinë cigare; femrat që nuk pinë cigare; femrat që kanë pirë më parë cigare. Rreziqet e pirjes së duhanit gjatë shtatzanisë për foshnjën janë njohur që më kohë si p.sh: femrat të cilat pinë gjatë shtatzanisë duhan kanë gjasa të mëdha t’u vdesë foshnja; foshnjat kanë probleme me frymëmarrjen; foshnjat lindin në nënpeshë. Prej këtij kërkimi është parë që ndalimi i pirjes së duhanit zmadhon gjithashtu gjasën për të mbetur shtatzënë. Prandaj është mirë që femrat të cilat duan të mbesin shtatzënë të pushojnë së piri duhan.

Fjalori i seksit
Abortion
(Aborti)
Përfundimi i një shtatzënie. Në shumë vende aborti kryet para 4 muajve të shtatzënisë, por mund të kryhet edhe në muajin e gjashtë. Abortet kryhen me ndërhyrje kirurgjikale ku një tub futet në mitër dhe shkëput embrionin.

Abuse
(Abuzimi)
Abuzimi ndodh kur fëmijët lëndohen, neglizhohen apo përdoren nga të rriturit dhe fëmijët e tjerë. Ai mund të ketë formë fizike, emocionale dhe seksuale. Abuzimi nuk ndodh për fajin e personit të abuzuar.
Adolesence
(Adoleshenca)
Adoleshenca është periudha e jetës pas pubertetit dhe para moshës madhore. Prejardhja vjen nga latinishtja që do të thotë “rritje”. Është periudha kur ndryshimet fizike ndikojnë në trup.

Adultery
(Tradhtia)
Marrëdhënia seksuale mes një personi të martuar dhe dikujt tjetër, i cili nuk është burri apo gruaja e personit në fjalë.

Age of consent
(Ligjshmëria seksuale)
Mosha në të cilën ligji lejon kryerjen e marrëdhënieve seksuale, që në Shqipëri është 18 vjeç.

Aids
(SIDA)
Ekzistojnë shumë mënyra për të ulur rrezikun e infektimit nga AIDS, por ajo mbetet një sëmundje serioze dhe vdekjeprurëse që transmetohet nga marrëdhëniet seksuale.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)