Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për Klan Kosova duke komentuar ngjarjet e fundit në Kuvend ka thënë se duhet të ketë një test apo kontrollë të alkoolit.
“Duhet të dihet në çfarë gjendje futen deputetët brenda në Kuvendin e Kosovës”.
Sipas Thaçit në seancën e fundit ka pasur veprime të dehjes në Kuvend.
“Më i rrezikshëm është një deputet i dehur se një shofer i dehur sepse një deputet i dehur merr në qafë një popull me veprimet e veta”.
Në seancën e fundit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ishte parë duke pirë një lëng për të cilin kishte thënë që është qaj. Por u ngjallën shume dyshime se ai ne ato momente ishte duke konsumuar alkool.
Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, njëherit edhe Ministër i Jashtëm, ka qenë i ftuar ne emisionin Zona B. Ai gjate emisioni ka mbajtur një shishe nga qelqi në duar dhe ka thënë së kjo në një farë forme është armë e ftohtë.
“Kjo nuk është lënduese, është vdekjeprurëse. Në një formë kjo është armë e ftohtë”. Ai ka bërë te ditur se këto lloj shishesh janë hedhur nga deputetët e opozitës.
Ai më pas ka marrë në duar një gur të madh, ku sipas tij me këta gurë janë sulmuar policët e Kosovës.
Ai më tej ka ftuar që qytetarët ta vlerësojnë se ne çfarë niveli kane shkuar deputetët e opozitës.
“Le ta vlerësojnë vetë qytetarët deri në çfarë niveli kanë shkuar ata njerëz që kanë hedhur me shishe qelqi”.....
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli thotë se e kishte të pamundur të mos e ftonte sigurimin në një situatë kur po rrezikohej jeta e deputetëve.
Në një intervistë për RTK’në, ai ka thënë se në seancën e fundit, më nuk ishte në pyetje funksionaliteti i Kuvendit si institucion, por ishte në pyetje jeta e deputetëve.
Në një intervistë për RTK’në, ai ka thënë se në seancën e fundit, më nuk ishte në pyetje funksionaliteti i Kuvendit si institucion, por ishte në pyetje jeta e deputetëve.
“Asnjëherë në jetën time nuk do ta kisha besuar se mund të vimë në situatë të tillë, por vërtetë nuk ishte më çështje e funksionalitetit të Kuvendit si institucion por ishte çështje e drejtpërdrejt e cënimit dhe rrezikimit të jetës së kuvendarëve aty”, ka thënë Veseli në intervistë për RTK’në.
Ai ka thënë se imazhi i Kosovës po rrezikohet seriozisht nga veprimet e opozitës. Thotë se çdo vendi demokratik i duhet opozita e fuqishme, por jo fuqinë ta shprehë me shishe e gaz lotësjellës.
“Më lejoni të theksoj se zakonisht kur mbahen ose dështojnë seancat thuhet humbësi, fituesi. Të qenit shtet juridik dhe funksionimi i shtetit ligjor nuk ka fitues e humbës. Është në pyetje a funksionin ai shtet apo jo. Këtu ne duhet të fokusohemi, këtu duhet të tregojmë. Në këtë situatë duhet të tregojmë se funksionaliteti institucional e ligjor i Ksovës, është i merituar, funksional dhe do të funksionojë bashkërisht pozitë-opozitë. Tjetër rrugë nuk kemi. Nuk ka demokraci të konsoliduar pa opozitë të fuqishme por jo me shishe e gaz lotsjellëse se na sakatuan për besë. Jo ne si individë por edhe imazhin e vendit”, ka thënë Veseli.
Ndërkohë, Veseli ka folur edhe për eskalimin e situatës në Kuvend.
Ai ka thënë se nuk është ndier mirë edhe kur ka përdorur një fjalor jo adekuat dhe se i vjen keq për këtë.
“Normalisht se nuk e ndiej aspak veten mirë, por ne jemi qenie humane në rend të parë. Në një moment, si qenie njerëzore që e ka shqetësim vendin e vet, kur e di se çka po ndodhë me vendin nuk mund të jetë rehat dhe jo çdoherë mund t’I kontrollojë emocionet e veta”, ka thënë Veseli.
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu në emisionin “Info3” në RTK ka thënë se mbajtja e seancës të së premtes në një zyrë të improvizuar ka qenë në përputhshmëri me rregulloren e Kuvendit.
“Seanca është mbajt në përputhshmëri me rregulloren e Kuvendit . Opozita e ka pasur ftesën për mbajtjen e seancës në orën 16:00 mirëpo ata e kanë penguar mbajtjen e kësaj seance”, ka thënë Haxhiu.
Ai më pas ka theksuar se pozita ka qenë e interesuar të punojë dhe ka arritur që ta zhvillojë seancën edhe përkundër asaj që opozita ka deklaruar që nuk do të mbahet.
Haxhiu gjithashtu ka theksuar brenda sallës së Kuvendit të Kosovës është pirë raki, gjë që nuk lejohet me rregulloren e Kuvendit.
“Sot në studio po pimë ujë, ndërkaq të premten është pirë raki në sallën e Kuvendit”, ka thënë Haxhiu, duke shtuar se opozita nuk ka forcë të mbajë protesta, duke pasur parasysh faktin se të premten kane protestuar diku rreth 150 persona

Sipas burimeve tona bëhet e ditur se pas të gjitha tentativave që ka provuar opozita si në kuvend po ashtu edhe në rrugët e kryeqytetit, për rrëzimin e qeverisë së drejtuar nga Isa Mustafa, do të thërrasin një protestë, ku presin që të dalin të gjithë ata që e kanë nënshkruar peticionin.
Burimi thotë se: “VV dhe partitë e tjera opozitare, janë duke planifikuar të organizojnë një protestë, e cila do të jetë madhështore, dhe se nëse nuk tërhiqen nënshkrimet prej marrëveshjeve të fundit që i ka bërë qeveria për zajednicen dhe për demarkacionin me Malin e Zi, do t;ju bëhet thirrje protestuesve për bllokim të qeverisë.
Në pyetjen tonë se çfarë po mendoni me bllokim, burimi në fjalë është shprehur se: “ besoj se po nënkuptohet vetvetiu”. Po ashtu, në pyetjen se kur mendohet të organizohet protesta, burimet bëjnë me dije se ajo do të mbahet së shpejti: “ ajo do të mbahet së shpejti, e kam fjalën brenda 10 apo 15 dite”.
***
Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina ka thënë se janë kryeministri Mustafa dhe zëvendësi i tij, Hashim Thaçi janë ata të cilët e kanë krijuar krizën poltike në vend.
Deputetja e VV-së, ka thënë se Vetëvendosje do të vazhdojë të kundërshtojë marrëveshjet e nënshkruara nga kryeministri Mustafa përmes protestave dhe bllokimit të Kuvendit.
Mustafa dhe Thaçi janë fajtor për situatën e krijuar, që të dy nënshkruan marrëveshje që janë të dëmshnme që cenojnë kushtetutshmërinë e vendit. Zgjidhja është e thjeshtë, një deklarim i kryeministrit që të tërhiqet nga marrëveshjet e nënshkuara dhe pastaj kthehemi në normalitet. Ne do vazhdojmë protestën tonë derisa kërkesat tona të arrihen, brenda institucioneve”, ka thënë Shqipe Pantina në një intervistë në RTK.

Petrit Zogaj, nga Lëvizja Fol, në emisionin “Rrokum Roll” të Televizionit Rrokum, duke folur për ngjarjet e fundit në Kuvendin e Kosovës, tha se ishin jasht çdo komunikimi politik dhe se shoqëria civile nuk ka reaguar me ndonjë deklaratë, sepse sipas tij, as shoqëria civile e as populli nuk ka ndonjë mendim specifik për këtë ngjarje.
"Gazi lotsjellës në Kuvend është bërë gjë normale. Është bërë si oksigjen", ka thënë Zogaj.
"Gazi lotsjellës në Kuvend është bërë gjë normale. Është bërë si oksigjen", ka thënë Zogaj.
Sipas tij, nëse nuk ka vendim nga Kryesia e Kuvendit për t’i suspenduar disa deputetë, atëherë seanca që u mbajt në hollin tjetër të Kuvendit, është mbajtur duke e shkelë procedurën.
Lidhur me koalicionin aktual ai thotë se nuk është opsioni më i mirë.
"Krejt çështjet parimore të cilat i numëronte Isa Mustafa, pse s'duhet të bëjë kolalicion me PDK-në u zhbënë brenda dy orësh. Por, as Hashim Thaçi s'mendon që LDK ëshytë opsioni më i mirë për koalicion", tha Zogaj për Qeverinë.
Lidhur me deklaratën e zëvëndëskr yeministrit Thaçi, se duhet të bëhet testi i alkoolit te disa deputetë, dhe për deklaratën e deputetit Fisnik Ismailit se disa të tjerëve duhet t’iu bëhet testi i kokainës, Zogaj tha se është mirë të bëhen këto teste, sepse populli ateherë do ta kuptojë se kujt po ia jep votat.
Për protestat e përmendura nga fronti opozitar, Zogaj tha se s'beson që i bëhen as pesë mijë protestues.
"Nëse vetem pesë mijë protestues t'i kishte opozita, nesër kishte me u ba protesta", ka thënë Zogaj.