2015-10-29

Psikoza, cilat janë simptomat dhe shkaqet e sëmundjes

Psikoza, cilat janë simptomat dhe shkaqet e sëmundjes
Ekzistojnë një grup sëmundjesh që përçajnë funksionin e trurit, ato shkaktojnë një gjendje që quhet psikozë. Kur dikush përjeton psikozën, ato gjithashtu janë të paaftë për të ndarë se çfarë është e vërtetë pasi ekziston një humbje kontakti me realitetin. Pjesa më e madhe e njerëzve janë në gjendje që të shërohen nga një episod psikoze.
Cilat janë simptomat?
Ndër simptomat kryesore që mjekët shikojnë, janë:
-Mendimet konfuze  – Gjatë sëmundjes, njerëzit me simptomat psikotike përjetojnë çrregullime të të menduarit. Mendimet e përditshme që na lejojnë neve që të jetojmë jetën, bëhen konfuze dhe nuk na lejojnë që të jetojmë siç duhet.
Deluzionet/mashtrimet – Është një besim i rremë.
-Halucinacionet – Personi sheh, dëgjon, ndjen, nuhat ose shijon diçka që në të vërtetë nuk ekziston. Halucinacion-i është një zë i brendshëm që asnjë person tjetër nuk e dëgjon.
Çfarë e shkakton psikozën?
Shkaqet e psikozës nuk janë kuptuar plotësisht. Ato janë një kombinim i faktorëve të trashëguar dhe  faktorëve të tjerë. Ka mundësi që disa njerëz të kenë lindur me predispozicionin për të zhvilluar lloje të caktuara të sëmundjeve, p.sh. stresin ose përdorimin e drogave siç janë marijuana ose LSD, të cilat nëse përdoren përkeqësojnë psikozën.
Disa njerëz përjetojnë një formë të shpejtë psikoze, e cila zgjat vetëm pak ditë ose javë. Disa njerëz përjetojnë vetëm disa episode të psikozës. Disa njerëz përjetojnë psikozën të lidhur me sëmundje afatgjatë siç janë skizofreni-a ose çrregullimi bipolar.
Sa njerëz e zhvillojnë psikozën?
Rreth 3 në 100 njerëz do të përjetojnë psikozën në një moment të caktuar të jetës së tyre. Pjesa më e madhe e njerëzve do të preken në adoleshencën e vonë dhe afër moshës 20 vjeçare.
Si trajtohet psikoza?
Trajtimet mund të bëjnë shumë për të reduktuar dhe madje edhe eleminuar simptomat. Trajtimi duhet që të përfshijë një kombinim të ilaçeve dhe të programeve mbështetëse të komunitetit. Të dyja janë shumë esenciale për një përmirësim të ndjeshëm.
Ilaçet – Ilaçe të caktuara ndihmojnë trurin që të rivendosë ekuilibrin e zakonshëm kimik. Kjo mund të ndihmojë në reduktimin e disa simptomave.
Programet mbështetëse të komunitetit – Këto mbështetje duhet të përfshijnë informacionin; akomodimin; ndihmën për gjetjen e punës së përshtatshme; trajnimin dhe edukimin; rehabilitim-in psikosocial dhe grupet e përbashkëta mbështetëse. Të kuptuarit dhe të pranuarit nga komuniteti janë gjithashtu shumë të rëndësishme.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...