Çdo dy vite, Fondi Botëror i Monumenteve (World Monument Fund – WMF), një organizatë e përkushtuar për ruajtjen e vendeve unike kulturore, tërheq vëmendjen për vendet e trashëgimisë kulturore përqark globit që janë në rrezik. Këtë vit, WMF-ja ka përfshirë në listë Burgun e Spaçit, duke cilësuar se pavarësisht se “është në një gjendje të avancuar përkeqësimi dhe meriton të transformohet në një vend modern kujtese”. Të qenit në listën e Fondit Botëror të Monumenteve përfaqëson, përpos vështirësive aktuale të Burgut të Spaçit, një mundësi unike për promovimin dhe ruajtjen e tij, veçanërisht duke e ekspozuar kampin dhe çështjet e ndërlidhua me të në vëmendjen kombëtare dhe ndërkombëtare të specialistëve, mbështetësve dhe donatorëve.Lista e vitit 2016 të Fondit Botëror të Monumenteve vlerëson një përpjekje të re që përfshin institucionet, shoqërinë civile, dhe qytetarët për të krijuar nga rrënojat e Burgut të Spaçit një institucion modern të kujtesës. Meqenëse në Shqipëri nuk ka asnjë vend tjetër kujtese për ish-të përndjekurit politikë, ka një nevojë urgjente për të avancuar dijen, rritur ndërgjegjësimin publik, dhe kërkuar transformimin e Spaçit në një pikë takimi të gjallë, nga ku shqiptarët mund të fillojnë një dialog të shëndetshëm e produktiv për të kaluarën e tyre të vështirë. Kreu i Fondacionit Trashëgimia Kulturore pa Kufij – Shqipëri, Lejla Hadzic, e kënaqur nga përfshirja e Spaçit në listë u shpreh: “Ne shpresojmë që ky të jetë një lajm i mirë për ish-të përndjekurit politikë që e kaluan jetën e tyre në Spaç dhe kampet e tjera të përqëndrimit. E kaluara e tyre traumatike duhet të ketë vendin e saj në historinë bashkëkohore shqiptare. Kjo listë është një mundësi për të gjithë ne për të shtuar përpjekjet dhe veprimtarinë për kthimin e Spaçit në një vend kujtese, paqtimi me të kaluarën traumatike, po ashtu edhe një qendër edukimi për të gjithë ne që kemi përgjegjësinë të mësojmë ç’ka ka ngjarë”. Duke përfshirë imagjinata individuale, testamente të besimit, dëshmi të tragjedive, dhe kryevepra të inxhinierisë së ndërtimit, vendet e përfshira në listën e vitit 2016 janë monumente të pazëvendësueshme të përvojës njerëzore.
2015-10-29
Burgu i Spaçit në Listën e Fondit Botëror të Monumenteve për Vitin 2016

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...