“Pirja e duhanit është një rrezik për shëndetin, dhe për këtë duhen marrë masat”. Pikërisht këtë frazë tha një kirurg amerikan para 50 vitesh, duke shënuar fillimin e fundit të prodhimit dhe konsumimit të duhanit. Rreth 20 milionë amerikanë kanë vdekur nga ky ves që atëherë. Reklamat frenuese kanë luajtur rolin e tyre në ndalimin e pirjes së duhanit. Numri i të rriturve amerikanë ka rënë nga 43 deri në 18 %, edhe adoleshentët që përdorin duhanin është në minimum. Edhe në vende të tjera statistikat janë të përafërta.
Krye-kirurgu, Boris Lushniak, gjatë një raporti të nxjerrë në 17 janar, deklaroi se pirja e duhanit është akoma më e dëmshme seç mendohej më parë. Ai shtoi diabetin, kancerin kolorektal dhe një listë të gjatë sëmundjesh të tjera. Ai premtoi edhe strategji për t’i dhënë fund këtij vesi.
Tre firmat më të mëdha amerikane të duhanit, Altria, Reynolds dhe Lorillard, mund të falimentojnë. Zyrtarë të shëndetit publik paralajmërojnë të njëjtin fat për kompanitë që furnizojnë marketet. Lista përfshin Philip Morris, e cila së bashku me firmën Altria prodhon Marlboron, markën më të shitur në botë; Kompaninë japoneze të duhanit, Kompaninë amerikano-britanike.
Shumë firma të tjera, do të bien në hije gjithashtu. Në vendet e pasura, ku ekonomia është e ngadaltë, duhanpirësit e kanë rralluar duhanin. Sistemi rregullues në vendet në zhvillim po bëhet gjithnjë e më shumë armiqësore. Teknologjitë e reja si e-cigarettes premtojnë se kanë nikotinë jo të rrezikshme në përmbajtjen e tyre. Firmat e mëdha të duhanit po prodhojnë shumë prej tyre, megjithëse ka ndryshim të madh. Është si të zëvendësosh makina e industrisë me makinat me bateri. David Adelman i bankës Morgan Stanley nuk sheh një fund të afërt të biznesit të duhanit. Por ky model duhet hequr.
David Adelman ka arsye që e thotë. Kur duhan-prodhuesit rrisin çmimet, duhanpirësit “kolliten” më shumë. Konsumi global vazhdon të rritet, falë rritjes së popullsisë në vendet e varfra. Gjigantët e duhanit kanë përkëdhelur investitorët me dividentë të mëdhenj dhe shpërndajnë të mirat e tyre. Ata kanë vërshuar për të blerë aksionet.
Por çështja po bëhet më e ndërlikuar. Zyrtarë të shëndetit në Kinë, thonë se kanë më shumë duhanpirës se çdo vend tjetër. Ata bënë thirrje për ndalimin e duhanpirjes në ambientet publike. Kjo do të ndikonte në Kompanitë Kineze të Duhanit që janë monopol. Por meqë aksionerët ndërkombëtarë nuk e pranuan këtë gjë, vendimi i propozuar duhet të zbatohej diku tjetër. Qeveria britanike, pas disa lëkundjesh, kopjoi Australinë e cila i shet cigaret brenda paketave të shëmtuara dhe të frikshme.
Ky sistem rregullues sulmon në mënyrë kryesore fitimet e kompanive të duhanit: duke i çuar duhanpirësit tek markat më të shtrenjta. Të ardhurat po rriten në vendet në zhvillim. Shumë duhanpirës nuk do të bëjnë më tregti derisa sa ekonomia të përmirësohet dhe për shkak të reklamave ndaluese. Firma kërkimore, Euromonitor International, parashikon se kudo çmimet do të rriten nga 2012 deri në 2017-ën më shumë se sa 5 vitet e fundit, me përjashtim të Azisë dhe Lindjes së Mesme.
Shane McGuill i Euromonitorit shikon një kërcënim serioz për industrinë e duhanit. Kjo kërkon metoda më të sigurta për furnizuesit e duhanit. Por promovimi më i madh i është bërë e-cigarette-ve që i jep përdoruesve nikotinë me përbërës më pak të dëmshëm se duhani origjinal. Në Amerikë shitjet brenda pak vitesh i kanë kaluar 1 bilionë dollarë.
Në fillim, u duk sikur e-cigarette-t do të joshnin përdoruesit e duhanit dhe do i tërhiqnin ato nga markat e mëdha. Kompanitë Altria dhe Reynolds pritet të hedhin në treg projektin e-cig në rang kombëtar. Megjithatë kompanitë e duhanit kanë më shumë dituri përsa i përket veseve të duhanpirësve dhe lidhje më të forta me shpërndarësit.
Disa ekspertë mendojnë se amerikanët do të përdorin më shumë e-cigarette se sa duhanin normal brenda dekadës. E-cigs llogariten të bëjnë vetëm 1% të tregut. Në Europë 7 % duhanpirës provuan cigaren elektrike por në 2012 vetëm 1 % prej tyre i përdorin akoma atë. Po shpresohet për krijimin e një duhani të ri, që nxehet por nuk digjet. Këto lloj cigaresh shpërndajnë më pak toksinë dhe më pak tym. Phillip Morris International thotë se do të investojë mbi 500 milionë euro në një fabrikë në Itali për bërjen e tyre.
Ka pasur përpjekje të mëparshme për realizimin e këtij projekti por nuk është e sigurtë nëse Philip Morris-i do t’ia arrijë. Dhe askush nuk e di cilat do të jenë sistemet e reja rregulluese dhe ndaluese për përdorimin e këtyre produkteve të rrezikshme, përfshi dhe cigaret elektronike.
Nëse dëmi që shkakton duhani ulet, dhe nëse binden rregullatorët, atëherë gjigantët e duhanit mund të vazhdojnë investimet e tyre ndër vite. Por disa analistë nuk janë shumë të sigurtë. Shumë firma po luftojnë për mbijetesë. Dhe nëse kjo gjë vazhdon atëherë investitorët do të humbin “dashurinë” e tyre për këtë industri.