2015-10-20

Sindroma e syrit të tharë – a e dini pse duhet të kemi mjaft lotë?

Thatësia, të skuqurit, ndjenja e trupit të huaj, të kruarit dhe ‘rëra’ në sy, djegia, therja dhe ‘lodhja’ e syve na është bërë pothuajse përditshmëri e pashmangshme, por ndoshta është fjala për sindromën e syrit të tharë.

Syri i thatë është çrregullim i filmit të lotëve për shkak të mungesës apo avullimit të lotëve, që shkakton dëmtimin e sipërfaqes ndërmjet qepallave dhe pakënaqësi. Filmi i lotëve në shtresë të hollë e mbulon kornenë dhe pjesën e brendshme që qepallave, duke penguar tharjen e syrit, dhe njëkohësisht e ‘lubrifikon’ (lyen), mbron e pastron. Në qoftë se syri nuk lagët mjaftueshëm, thahet epiteli (shtresa sipërfaqësore) e kornesë, gjë që shkakton dëmtimin e qelizave, krijimin e ‘ishujve’ të thatë dhe shfaqjen e simptomave të përmendura.

Ndër simptomat e syrit të tharë është edhe ndjeshmëria në dritë dhe e ashtuquajtura ngushtim paradoksal kur syri, ndonëse i thatë, loton tej mase për shkak të baraspeshës së prishur të filmit të lotëve. Kjo, për shembull, ndodh në erë dhe të ftohtë apo gjatë qëndrimit në hapësira me ajër të thatë e të papastër.
syri
Pushoni sytë

Rreziku nga syri i tharë shtohet me moshë (75 për qind të njerëzve mbi 65 vjeç vuan nga sindroma e syrit të thatë) dhe sëmundjeve tjera (artriti reumatoid, diabeti, sëmundjet e gjëndrës tiroide…). Syrin e tharë më së shpeshti e kanë gratë për shkak të ndryshimeve hormonale (shtatzënia, dhënia gji, menstruacionet, menopauza) dhe personat që mbajnë lente kontakti.
Sindroma e syrit të thatë shfaqet tek njerëzit, të cilët përditë punojnë në kompjuter apo që për shkak të arsyeve të ndryshme duhet të ‘koncentrohen’ me shikim, p.sh., gjatë vozitjes. Për shkak të shtimit të koncentrimit më rrallë rrahim me çerpikë, kështu që sytë thahet më shumë.
Kur në kompjuter e përcjellin tekstin i cili nuk rri në një vend, gjithmonë duhet ta mprehim pamjen. Me rastin e leximit të tekstit që rri në një vend (gazeta, libri) na duhen 9 sekonda për të arritur deri në fund të rreshtit dhe rrahim me çerpikë, kurse duke shikuar tekstin i cili nuk është në qetësi provojmë që sa më gjatë t’i mbajmë sytë hapur dhe rrahim çepallat vetë çdo 16 apo 20 sekonda. E, që filmi i lotëve ta lagë kornenë dhe çerpikët t’i mbledhin trupat e huaj, duhet rrahur me çerpikë çdo 10 deri 12 sekonda.

Treptini më shpesh

* Më së miri është të vizitoheni te oftamologu, i cili nëpërmjet testeve të veçanta do të konstatojë se a po laget pak syri, ndërsa tharja mund të zvogëlohet me preparate në formë pikash (të ashtuquajturit lot artificialë) apo xhelësh. Është shumë me rëndësi edhe zgjedhja e duhur e syzave, në mënyrë që sytë të lodhen sa më pak.
* Gjatë shikimit të gjatë në kompjuter apo televizor, apo gjatë kohës së vozitjes së gjatë, provoni të kujtoheni të rrihni më shpesh me çerpikë, sipas mundësisë disa herë në vazhdimësi në mënyrë që të ripërtërihet filmi i lotëve.
* Po punuat me kompjuter, çdo gjysmë ore bëjeni një ndalesë të shkurtër ashtu që për pak kohë t’i mbyllni sytë apo të shikoni në drejtim tjetër.
* Shmangiuni hapësira me ajër të thatë e të tymosur. Jashtë mbroni sytë me syze dielli dhe shmangjuni rrymimit të fortë të erës.
*Pini mjaft ujë – kështu që nga brenda do t’i lagni mjaftueshëm sytë.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...