Flori Bruqi
Aspak nuk mund të thuhet se gjatë etapave të ndryshme të emancipimit tonë si popull, nuk ka ekzistuar fare prostitucioni si fenomen, por kurrsesi ajo nuk ka qenë si karakteristikë aq e shprehur e moralit tonë kolektiv, saqë, fenomenologjia e paraqitjes së saj, të jetë një breng serioze shoqërore. Fatkeqësisht, kjo e vërtetë e pamohueshme, viteve të fundit po ndodhë në Kosovë dhe statistikat zyrtare të përhapjes janë marramendëse.
Shprehur me zhargonin e popullarizuar -“zanati më i vjetër në botë” - prostitucioni, si një fenomen negativ i etikës kolektive të një shoqërie, sikur me një ekspansion marramendës po shpaloset edhe në realitetin tonë të pasluftës kosovare.
Mos është vallë kjo edhe një flijim i yni i paevitueshëm moral, që në emër të lirisë dhe proceseve të pashmangshëm të integrimeve ndërkombëtare, patjetër si risk duhet ta paguajmë sot ne kosovarët?!
Aspak nuk mund të thuhet se gjatë etapave të ndryshme të emancipimit tonë si popull, nuk ka ekzistuar fare prostitucioni si fenomen, por kurrsesi ajo nuk ka qenë si karakteristikë aq e shprehur e moralit tonë kolektiv, saqë, fenomenologjia e paraqitjes së saj, të jetë një breng serioze shoqërore. Fatkeqësisht, kjo e vërtetë e pamohueshme, viteve të fundit po ndodhë në Kosovë dhe statistikat zyrtare të përhapjes janë marramendëse.
Që të jetë ky fenomen një breng edhe më e madhe dhe më e dhembshme shoqërore, përveç anës së saj kriminale, po na paralajmëron një krizë serioze morale që po e kalon shoqëria e jon e re demokratike.
A nuk mund të merret si shqetësues fakti se sot gjatë ushtrimit të kësaj veprimtarie në Kosovë, si prostitute nuk paraqiten vetëm femra të importuara nga vendet tjera të regjionit, por është numri në rritje progresive i shqiptareve vendase, të cilat, në shumicën e rasteve, për t’u marr me këtë zanat, e kanë edhe bekimin e heshtur të familjarëve të tyre?
Çka është në realitet prostitucioni dhe si definohet ajo?
Prostitucioni është njëra prej formave të eksploatimit seksual të seksit të kundërt, ku trupi i femrës shndërrohet në send për shit-blerje. Pra, bëhet mall tregu. Me këtë veprim, seriozisht rrezikohet integriteti fizik dhe dinjiteti njerëzor, vlera këto, që sipas standardeve të legjislaturës normative bashkëkohore, konsiderohen si të drejta të pacenueshme individuale të njeriut.
Praktikisht, prostitucioni është forma përmes së cilës mashkulli, për qëllime të kënaqjes së kërkesave të veta seksuale, në mënyrë komerciale, si dhe duke përdorur metoda tjera të ushtrimit të dhunës, realizon nevojën e qasjes së vetë në trupin e femrës. Pra, motivi i përmbushjes i kësaj dëshire epshore, do të arrihet: ose përmes detyrimit me dhunë, pagesës me para të shërbimit, apo të dyjave së bashku.
Femrat si subjekte, pse mos të themi edhe si objekte të prostitucionit, zakonisht janë nga shtresat sociale të kategorive të ulëta shoqërore, gjegjësisht, janë ato viktima, që në rrethin e tyre ku punojnë dhe veprojnë kanë një ndikim më të vogël shoqëror.
Të gjitha ato që zakonisht përfundojnë si prostitute janë nga shtresat më të vobekta. Shumica nuk kanë shtëpi ose në atë vend kanë qëndrim të përkohshëm dhe tretmanin e refugjates. Ato, pra, janë njëra prej kategorive sociale të gjinisë femërore, të cilat më së shumti diskriminohen në çdo shoqëri.
Edhe pse realisht, shoqëria i urren femrat që merren me prostitucion, ajo në mënyrë indirekte edhe vetë i prodhon ato. Prostitutat , zakonisht janë femra që pak kanë alternativa tjetër që ta ushqejnë, së pari veten, pastaj fëmijët dhe familjen e tyre në përgjithësi. Meqë, papunësia dhe lufta për ekzistencë janë shkaqet më themelor që i shtyjnë shumë femra të merren me këtë profesion, zgjedhja e problemit të papunësisë së shprehur në një shoqëri, duhet të jetë detyrë prioritare e asaj elite politike që është në pushtet.
Pasi, prostitucioni si dukuri është shumë e përhapur në të gjitha shoqëritë kudo në botë, ajo fatkeqësisht edhe tentohet të konsiderohet si normale.
Si arritje pa mund deri tek parat, kjo veprimtari është një biznes finacijarisht tejet profitabile. Andaj, qendrat dhe punktet e ndryshme ku ajo ushtrohet legalisht dhe ilegalisht, zakonisht kontrollohen nga “bossët” dhe “makrotë” të qarqeve mafioz, të cilët, për të siguruar rregullisht numër të konsiderueshëm të femrave, nuk kursejnë kurrfarë metoda të veprimit: që nga gënjeshtrat dhe mashtrimet, e deri tek ushtrimi direkt i dhunës fizike. Si mënyra më e shprehur e regrutimit të femrave për ushtrimin e veprimtarisë së prostitucionit është premtimi gjoja se për një pasurim të shpejtë dhe një jete më e mirë.
Shifrat e fundit statistikore tregojnë se burimet më të mëdha të femrave viktima të mashtruara për t’i futur në prostitucion, janë nga shtetet transitore postkomuniste.
Dallojmë dy mënyra të nxitjes së femrave për marrje me prostitucion: mënyra e vullnetshme dhe e dhunshme.
Sikur cekëm më sipër, tanimë na është i njohur mënyra e dhunshme e nxitjes së femrave për tu marr me prostitucioni, ndërsa, tek shkaktarët e vullnetshme, më tepër dominojnë motivet materiale, e shumë më pak ato fiziologjike dhe psikologjike të nevojave të shfrenuara epshore tek femrat.
Pa marrë parasysh se në çdo shoqëri të organizuar, prostitucioni sanksionohet me ligje të ashpra, nën pretekstin e respektimi të drejtës individuale të vullnetit të lirë, nën një mbikëqyrje më të rreptë institucional, në disa shtete dhe shoqëri, kjo veprimtari lejohet edhe legalisht.
Në vazhdim, do t’i paraqesim disa forma të lejueshme dhe të tolerueshme të biznes-seksit, në disa shtete të botës:
1. Tregtia seksuale me gra
Në shtetet e ekonomikisht të zhvilluara, përmes rrugës së letërkëmbimit të ndërsjellët, meshkujt e pasur, arrijnë që t’i blejnë femrat në rrugën legale. Deri para disa viteve, numri mi i madh i femrave përmes letërkëmbimit sigurohej nga Azia dhe Amerika Latine. Kurse, kohën e fundit, ky letërkëmbim dhe marrëveshje, bëhet me femrat nga ish shtetet socialiste të Evropës lindore. Në këto raste, mënyra e vënies së kontaktit të ndërsjellët, më tepër arrihet përmes shpalljeve të publikuara nëpër revista të ndryshme, ndërsa me përhapjen e rrjetit digjital të komunikimit global, këto kontakte realizohen përmes internetit.
2. Prostitucioni në shtëpitë legale publike.
Ky lloj i prostitucionit është një formë e ushtrimit legal të kësaj veprimtarie, ku femrat që dëshirojnë të merren me këtë profesion, për këtë “marrëdhënie pune” paraqiten vullnetarisht dhe pa imponim. Kryhet në objekte dhe vende të caktuara që nënshtrohen kontrollit të rreptë institucional. Kjo formë e prostitucionit, është më e shprehur nëpër metropolet e mëdha botërore dhe qendrat e ndryshme të biznesit. Vendi apo objekti ku kryhet kjo veprimtari, mund të jetë si “bordel” klasik, apo lokal turistik hotelier, i cili, përveç ofertës turistike-hoteliere, për mysafirët e vetë që zakonisht vijnë nga vendet tjera, është i kombinuar edhe me këtë shërbim specifik.
3. Prostitucioni ushtarak
Kjo formë e prostitucionit legal është e shprehur në zona të ndryshme të konflikteve ndërkombëtare; më së shumti nëpër ato vende dhe regjione ku janë të përqendruara kontingjentet e mëdha të trupave ushtarake. Bëhet si shërbim me pagesë, për kënaqjen e epsheve ushtarëve të tyre, të cilët, gjatë shërbimit ushtarak, një kohë të gjatë kanë qëndrua jashtë familjeve të tyre. Shpesh nga disa komanda ushtarake të këtyre shteteve, në mënyrë të organizuar sillen grupe të përkohshme të prostitutave që do ta kryejnë këtë shërbim.
4. Seks-turizmi
Edhe seks-turizmi, ose përcjellja afariste, i takon njërës prej formave legale dhe të tolerueshme të marrjes me prostitucion. Ndoshta kjo formë ende nuk është zyrtarizuar në Kosovë, por në shumë shtete të zhvilluara të botës, ekzistojnë agjenci të caktuara turistike që ofrojnë përcjellje dhe shoqëri të femrave për afaristët dhe vizitorët e ndryshëm turistik. Këtë lloj të prostitucionit, kohën e fundit, me të madhe po e shfrytëzojnë edhe qarqet shtetërore institucionale, në këtë formë, duke siguruar shoqëri femrash atraktive për miqtë e tyre të huaj diplomat.
Nëse me vëmendje i shikojmë këto forma tolerante apo të lejueshme të prostitucionit në shoqëritë e përparuara dhe moderne, do të vërejmë se të njëjtat, si në mënyra legale dhe gjysmë-legale, me të madhe janë prezentë edhe në Kosovë?!
Dhe për fund, t’i kthehemi edhe një herë asaj pyetje shqetësuese nga fillimi, e cila, si duket, edhe më tej do të mbetet pa përgjigje adekuate: Vallë, a është kjo edhe një risk tjetër tejet i dhembshme që duhet ta paguajmë ne kosovarët për këtë liri dhe modernizim të pashmangshëm të shoqërisë tonë si vazhdimësi?!
Në Shqipëri ligji e ndalon prostitucionin, megjithatë ai mbetet problem. Prostitucioni konsiderohet turp nga shoqëria, por prostitutat që punojnë fshehur mund të gjenden edhe pse numri i tyre është shumë i ulët. Në Tiranë nuk ka ndonjë zonë “Red Light” sic mund të ketë në Gjermani, Paris apo Amsterdam.
Si mund të gjesh femra
Mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë për të gjetur vajza është nëpërmjet shoferët e taksive të cilët punojnë gjatë natës.
A nuk e kanë problem të të gejnë një të tillë por nuk duhet pretenduar shumë në anën e cilësisë. Prostitutat paguhen nga 50-100 € për seks bazë. Varësisht nëse e kërkoni mund të merrni OWO (oral without condom), por zakonisht me pagesë ekstra.
Vendi tjetër më i mirë do të ishte hotele dhe motele, thjesht shkoni dhe u kërkoni recepsionistëve ndihmë njësoj si në shumicën e vendeve evropiane lindore dhe jugore.
Hotelet fillojnë në rreth 10 € në orë, kështu që është shumë e lirë për të bërë seks në këto ambiente.
Prostitutat e rrugës
Pothuajse të gjitha prostitutat e rrugës ne Tiranë janë nga minoriteti rom. Prostitutat e rrugë mund të shihen në Tiranë në afërsi të qendrës së qytetit, në rrugët kryesore dhe në zonën e Parkut Kombëtar “Liqeni”. Çmimi i shërbimeve varion nga 500 deri në 1500 lekë (€ 3 – € 12).
Sipas informatave nga Lezbike shqiptare dhe Gay Shoqatës, ka edhe prostituta meshkuj nga popullata rome ose të komunitetit egjiptian të cilët ushtrojnë seks në rrugë.
Sheshi Skënderbej është një nga zonat e ngarkuara sidomos në pjesën përpara apo anash Hotel Tirana dhe prapa Pallatit të Kulturës.
Baret, lokalet dhe motelet në afërsi të stacionit kryesor hekurudhor të Tiranës frekuentohen edhe nga prostitutat.
Vende të tjera ku ju mund të gjeni prostituta janë zona e rrugës së ambasadave, zona afër Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Liqeni, kryqëzimi i Zogut të Zi dhe në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës.
Klubet striptizë
Klubi Shqiponja është edhe lokali më i madh që ofron vetëm shërbime themelore të striptizës dhe kërcim.
Hyrja kushton 1000 lekë (6 euro). Vajzat janë të bukura, kryesisht nga Moldavia dhe disa nga Shqipëria. Klubi i parë i striptizës në Shqipëri. Ofron valle dhe aktivitetet të tejra, vajzat kërcejnë lavi ose edhe lap dance etj …
Shtëpitë publike
Nuk ka shtëpi publike legale në Tiranë. Këto janë shpesh apartamente private që përdoren për prostitucion komercial. Ata veprojnë në mënyrë të paligjshme dhe media raporton shpesh arrestime të prostitutave dhe ndërmjetësve të tyre. Çmimet ndryshojnë nga 1,500 (€ 12) në disa mijëra Leke.
Ju mund të gjeni disa klube seksi përgjatë autostradës nga Tirana në Durrës.
Masazh erotik
Prostitutat e rregullta zakonisht janë të gatshëm që të ju jap masazh erotik në qoftë se ti e kërkon këtë.
Shërbimet Escort
Shërbimet eskort në Tiranë janë pothuajse jo ekzistente.
Swinger Clubs
Ka disa të tilla në Tiranë, natyrisht shumë pak por ato nuk e tregojnë vendndodhjen e tyre në publik.
Sex shop
Ju mund të blini Viagra, Cialis dhe Kamagra nga shumë farmaci pa recetë. Ka edhe dyqane të tjera ku mund të bleni lodra seksi si dhe video pornografike.
Hotele për një seks të shpejtë
Ju mund të gjeni shuam hotele në Tiranë, ku mund të marrësh me qira një dhomë për një orë ose dy, por ju nuk mund ti telefonini dhe të kërkoni këtë lloj shërbimi më parë.
Gay dhe lesbike
“Gay life” në Shqipëri është e vështirë dhe nuk mund të ketë një vend të njohur për këtë stil. Ka disa aktivistë të guximshëm të cilët punojnë kryesisht prapa skenave për të lobuar tek qeveria që të ofrojnë mbështetje për homoseksualët e rinj. Për momentin shumica e shqiptarëve janë shumë agresive ndaj LGBT, por ndryshimi do të vijë për shkak se ka shenja të tolerancës.
Ka disa klube të fshehura që frekuentohen nga komunitetit LGBT në kryeqytet. Megjithatë vetëm pak njerëz dinë në lidhje me këtë.
Trafikimi me qenie njerëzore është dukuri relativisht të re në Kosovë. Megjithatë viteve të fundit ka marrë përmasa tejet shqetësuese nëse u bazohemi në statistikat e publikuara nga agjenci të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare. Trafikimi me qenie njerëzore, kryesisht me qëllim të prostitucionit, ka shënuar rritje të dukshme gjatë viteve të fundit ndërkohë që përpjekjet për ta luftuar këtë dukuri, jo vetëm pasojat e saj, por edhe shkaqet që i paraprijnë dhe e mundësojnë atë, nuk kanë qenë në harmoni me intensitetin dhe dinamikën e zhvillimit të saj.
Ç’është e vërteta, institucionet qeveritare dhe veçmas OJQ’të kanë organizuar një sërë aktivitetesh të drejtpërdrejta, kryesisht informuese, sensibilizuese dhe edukuese, me qëllim të parandalimit të trafikimit me qenie njerëzore si dhe ofrimit të ndihmës viktimave të trafikimit.
Këto aktivitete janë përqendruar kryesisht në vetëdijesimin rreth pasojave të trafikimit dhe ligjet e ndërlidhura me trafikim (zbatimin e ligjeve), ndihmën që duhet t’u jepet viktimave të trafikimit dhe mbrojtjen sociale përfshirë edhe masat standarde për identifikimin e viktimave, bashkëpunimin në lidhje me mbrojtjen për të siguruar ndihmën e integruar për viktimat e trafikimit, riintegrimin dhe mbrojtjen e viktimave. Ndër këto aktivitete duhet përmendur ligjerata dhe trajnime për luftimin e trafikimit, të zhvilluara me përfaqësues të OJQ-ve dhe të institucioneve të Kosovës; ligjerata me pjesëtarët e SHPK-së në Shkollën Policore të Vushtrrisë për rolin që policia duhet ta luajë në ndjekjen dhe luftimin e trafikimit me qenie njerëzore etj.
Rol tejet të rëndësishëm luajnë edhe mediat të cilat duhet dhe munden t’u kushtojnë më shumë vëmendje dhe hapësirë luftimit të trafikimit me qenie njerëzore për çka duhet intensifikuar gazetarinë hulumtuese e cila realisht nuk është e zhvilluar sa duhet. Ende mungon guximi i gazetarëve për t’i hulumtuar rastet e trafikimit me qenie njerëzore dhe të dukurive të tjera të dëmshme në Kosovë.
Duhet theksuar se OJQ-të kanë marrë pjesë edhe në aktivitetet për përpilimin e mekanizmave ligjorë e praktik për parandalimin e trafikimit nga të cilët veçmas duhet përmendur pjesëmarrjen në ndërtimin e Planit të Veprimit për Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Kosovë të përgatitur nga Qeveria e Kosovës.
Fillimisht për trafikimin me qenie njerëzore qytetarët janë njoftuar kryesisht nëpërmjet mediave, përkatësisht me anë të informatave, intervistave dhe formave të tjera të komunikimit, që janë përcjella nga policia dhe gjykatat e të cilat janë transmetuar nga mediat ,elektronike dhe të shkruara. Më tej, për këtë dukuri gjithnjë e më tepër kanë njoftuar edhe OJQ-të ( në radhë të parë ato që merren me të drejtat e njeriut, e posaçërisht ato që merren me të drejtat e grave e të fëmijëve si dhe me rehabilitimin e viktimave të trafikimit). Këto OJQ-ë kanë ndërmarrë aktivitete të ndryshme në drejtim të rehabilitimit të viktimave të trafikimit dhe parandalimit të trafikimit (kryesisht në aspektin informues , sensibilizues dhe edukues) duke përgatitur edhe raporte, analiza, studime dhe lloj-lloj publikimesh të tjera (broshura, postera, libra). Rëndësi të veçantë kanë pasur rekomandimet e OJQ-vë , që në masë të madhe kanë ndihmuar në identifikimin e problemeve dhe kanë ofruar zgjidhje për viktimat e trafikimit si edhe për zbutjen e këtij fenomeni.
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, në kuadër të aktivitetit që ushtron, merret edhe me evidencimin e përmasave të dukurisë së prostitucionit e cila më përpara nuk ka qenë aq e theksuar në Kosovë kurse tani ka përmasa shqetësuese. Kjo është një dukuri që përcjell vendet në transicion, prandaj edhe Kosova nuk i shpëtoi kësaj shëmtie të kohës.
Prostitucioni, tash për tash, ka karakter kryesisht “importues”. Ata që merren me prostitucion vijnë nga vendet e ndryshme, ndërsa ata që shtyjnë, mashtrojnë ato vasha të merren me prostitucion, janë kryesisht vendorë. Kosova është vend transit për femrat e trafikuara mirëpo edhe destinacion për femrat e trafikuara. Prostitucioni te ne nuk ndodh publikisht, por, në të shumtën e rasteve është i kamufluar në lokale të ndryshme, si kafene, kafiteri, pansione apo bujtina private etj.
Ka raste kur femra është detyruar të merret me prostitucion, raste të dhunimit klasik, raste të përdorimit të dhunës fizike e psikike dhe raste të tjera. Ato raste ne i përcjellim në qendra të tjera që merren me trajtimin e këtyre rasteve, u sigurojmë strehim të përkohshëm, derisa të krijohen kushtet që t’i kthehen jetës ose vendit nga kanë ardhur. Ne, përveç që përmbushim anën morale, nuk kemi ndonjë mekanizëm tjetër për ta ndaluar këtë dukuri. Do të thotë nuk kemi ndonjë mekanizëm efikas për ta luftuar prostitucionin. KMDLNJ kujton se këtë punë mund ta bëjë më së miri policia vendase nëse pajiset me kompetencat e duhura. Ndërsa, policia ndërkombëtare e ka shumë më vështirë ta luftojë prostitucionin, ngase, ta zëmë, nuk i njeh njerëzit e as mentalitetin e mjedisit ku veprojnë. Madje, ka raste kur policët ndërkombëtarë janë përfshirë në trafikimin e qenieve njerëzore. Ajo nuk mund ta krijojë rrjetin e atyre që do ta identifikonin ndonjë çerdhe të prostitucionit ose ndonjë person që merret me prostitucion. Ne kemi raste kur policia ka arrestuar dikë për trafikim dhe pastaj është liruar sepse prostitutat nuk kanë guxuar të dëshmojnë kundër makrove të tyre. Por Policia e Kosovës do të mund të punonte shumë më lehtë për ta luftuar prostitucionin, ngase njeh mentalitetin e njerëzve, e njeh terrenin dhe ka motiv për këtë. Tarfikimi i femrave e prostitucioni janë, pa dyshim, fyerje dhe shkelje më e rëndë e dinjitetit njerëzor dhe e të drejtave njerëzore. Luftimi i kësaj dukurie është me interes dhe në interes të të gjithëve. Prishtina, Prizreni, Gjilani dhe Mitrovica janë qytete shumë “aktive” në organizimin e prostitucionit. Ne dëgjojmë dhe lexojmë shumë për femrat e trafikuara, të dhunuara, por shumë pak flitet për klientët e tyre që janë poashtu një problem.
Viktima - vajzat e moshës jomadhore
Sipas hulumtimeve të KMDLNJ-së për këtë kategori të dhunës ndaj viktimave del se viktimat janë kryesisht të moshës madhore por ka mjaft edhe të moshës jomadhore. Mosha e tyre sillet prej 14 deri më 50 vjet. Në KMDLNJ-ë nuk kemi mundur të sigurojmë shifra të sakta për numrin e femrave që “tregtohen”. Ne kemi kontaktuar me gjykatat e qarkut dhe aty kemi marrë të dhëna se gjendja është alarmante dhe nuk po punohet sa duhet nga ana e policisë për hulumtimin e këtyre rasteve. “Shitja” e femrave, angazhimi i tyre në klube të natës dhe dhuna ndaj tyre janë bërë dukuri e përditshme, fatkeqësisht edhe në Kosovë. Janë ngritur shumë padi penale dhe janë mbajtur gjykime kundër njerëzve të pandërgjegjshëm që merren me këtë lloj krimi të shëmtuar, por kjo nuk mjafton - thonë gjykatësit. Kosova është një vend i vogël ku me një punë serioze mund të zbulohet zinxhiri i këtij rrjeti më të shëmtuar të shekullit 21.
Sipas Rregullores nr. 2001/4 të UNMIK-ut, mbi ndalimin e trafikimit me njerëz në Kosovë, çdo person që merret ose tenton të merret me trafikimin e njerëzve kryen vepër penale dhe pas shpalljes fajtor dënohet prej dy (2) deri në dymbëdhjetë (12) vjet burg. Në rast se viktima e trafikimit është nën moshën 18 vjeçare, dënimi maksimal për personin që merret me trafikim është deri më 15 vjet burg. Çdo person që organizon ndonjë grup të personave me qëllim të kryerjes së veprave të përmendura, pas shpalljes fajtor, dënohet prej pesë (5) deri më njëzet (20) vjet burg.
Masat e ndërrmarra nga Ministria e Punës dhe Policia e Kosovës
Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në orë te vona të natës, herë pas here ka nderrmarrë aksione për kontrollimin e lokaleve të dyshimta me ç’rast ka hasur në shumë femra të trafikuara nga Moldavia, Ukraina, Bullgaria por edhe nga Kosova dhe Shqipëria të cilat kanë pretenduar se janë kamariere apo valltare ndërsa në fakt kanë shërbyer si “mish i bardhë”. Në bashkëpunim edhe me inspekcionin e tregut dhe ate sanitarë disa prej këtyre lokaleve janë mbyllur.
Në bazë të hulumtimeve dhe në bazë të dhënave të Policisë së Kosovës janë identifikuara dhe analizuar gjithësej 16 raste të vëzhgimit, 7 operacione të fshehura, 21 raste të operacioneve me njësitë tjera policore dhe 4 raste të operacioneve me inspectorët komunalë. Pas kësaj janë mbyllur 18 lokale ku supozohet se është ushtruar prostitucioni ndërsa janë arrestuar 24 persona prej të cilave 14 janë kosovarë, 5 ukrainase, 3 bullgare, një nga Shqipëria, 1 moldave dhe një nga Serbia ( shqiptare ). Janë identifikuar 6 viktima prej të cilave 4 janë kosovare, 1 moldave dhe një shtetase e Shqipërisë. Nga organet e hetuesisë janë duke u trajtuar 10 raste.
Përfundimisht, në bazë të hulumtimeve dhe duke e përcjellur dinamikën e zhvillimit të këtij fenomeni siç janë trafikimi dhe prostitucioni, KMDLNj’ë mendon se masa më efikase për parandalimin e përshkallëzimit të këtij fenomeni është legalizimi i shtëpive publike. Në këtë mënyrë shteti do të kishte më shumë kontrollë dhe në anën tjetër do të zvogëlohej interesimi për një veprim illegal nëse kjo veprimtari do të mund të legalizohej.Kjo praktikë pra legalizimi i shtëpive publike praktikohet edhe në shtetet me demokraci të zhvilluar ku të drejtat e njeriut respektohen në masë të madhe. Në të kundërtën, Kosova nuk ka kapacitete që në mënyrë efikase të merret me luftimin e kësaj dukurie.
*****
Në Shqipëri e Kosovë është shfaqur shqetësim lidhur me rritjen e dukurisë së trafikimit të femrave për prostitucion. Ky trafik mendohet se kryhet nga grupe kriminale vendase në bashkëpunim me të tjerë jashtë vendit.
Ky trafik në Shqipëri është i dyanshëm, përfshin si futjen tranzit të vajzave të reja, kryesisht nga vendet e Evropës lindore, për prostituim në vendet perëndimore, ashtu edhe dërgimin e të rejave shqiptare jashtë.
Organizata Ndërkombëtare për Migrim (ONM) është e shqetësuar për rritjen e ardhjes së numrit të prostitutave të huaja në Kosovë.
Zyrtarë të organizatës se migracionit kanë shprehur gjithashtu frikën se ky trafikim mund të shndërrohet edhe në bartjen e vajzave nga Kosova për në vende të tjera.
Një studim i ONM-së ka konstatuar se trafikimi i njerëzve, dhe në veçanti i femrave, bazohet kryesisht në genjeshtra dhe mashtrime për gjoja sigurimin e një jete më të mirë jashtë vendit të lindjes.
- Si e shihni këtë fenomen dhe çfarë mendoni se mund të bëhet për ndalimin e tij?
- Nëse keni ndonjë histori që doni ta ndani me ne, na shkruani.
Merrni pjesë në diskutim në fund të faqes
Pjesë nga komentet tuaja:
Njoh shumë persona të cilët janë martuar dhe i detyrojnë gratë e tyre dhe ndonjëri edhe motrën të ushtrojë këtë profesion vetëm për të fituar ca para.
*****
Njoh shumë persona të cilët janë martuar dhe i detyrojnë gratë e tyre dhe ndonjëri edhe motrën të ushtrojë këtë profesion vetëm për të fituar ca para. Mendoj se ndaj këtyre personave duhet të merret masa për zhdukjen e tyre pa lënë gjurmë. Tani na u hapën sytë të shohim pak dritë, por kjo tragjedi është më e rëndë se diktatura e Enver Hoxhës. Është me të vërtetë rrënqethëse kur dëgjon në shumë agjensi lajmesh se çfarë po bëjnë një pjesë tepër e vogël e kombit tonë të cilët po na vënë një njollë të madhe në ballë dhe që nuk mund të shlyhet kurrë. Është me të vërtetë e dhimbshme kur në shumë raste prinderit nuk mund t'i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla dhe shumë i mbajnë të mbyllur vajzat në qeli. Ndoshta juve ju duken të pavërteta këto ngjarje, por këto janë realitet për vendin tim në lezhë. Shpresoj dhe besoj se shumë shpejt duhet të merren masa të ndalohet kjo tragjedi e cila është më e madhja për kombin tonë.
Gëzim Alia, Lezhë
Është njoftuar se në zonat e kontrolluara prej UÇK-së në Maqedoni, për habi të të gjithëve, prostitucioni - shtëpitë e turpit siç i quanin ata - brenda një kohe shumë të shkurtër ishte fshi nga faqja e kësaj ane. Kjo do të thotë se po qe se duam të shërohemi një herë e mirë nga këto sëmundje të shëmtuara si prostitucioni, korrupcioni, droga etj., që gjithmonë kanë qenë të huaja për ne, duhet t'ua besojmë qeverisjen atyre djemve që udhëhoqën UÇK-në kudo në tokat tona, dhe të çlirohemi një herë e përgjithmonë prej udhëheqësve kokëndryshkur të korruptuar, prostituar e narkotuar.
Bukoshi, Nju Jork
Në Shqipëri do të vazhdojë të bëhet trafikimi i femrave për sa kohë që qeveritarët, sidomos ata të sotmit, nuk do të mbështesin këtë trafik.
Në Shqipëri do të vazhdojë të bëhet trafikimi i femrave për sa kohë që qeveritarët, sidomos ata të sotmit, nuk do të mbështesin këtë trafik. Përderisa në Shqipëri nuk ka asnjë të dënuar për trafik femrash, atëhere mund të themi me plot bindje se kjo qeveri e mbeshtet atë (trafikun e femrave). Përderisa komuniteti ndërkombëtar nuk i kërkon me këmbëngulje qeveritarëve të sotëm të luftojnë këtë trafik, por qëndrojnë gjithmonë në pozitat e mbështetësit të këtij trafiku.
Edmond Islamaj, Vlorë
Po të vazhojmë të mendojmë si disa nga ata që kanë bërë komentet e tyre këtu, siç është rasti i "Xhemit", atëherë në Shqipëri nuk ka për t'u ndaluar ndonjëherë ky trafik femrash. Trafiku i femrave ka mbështetje tek pushtetarët përderisa ata nuk e luftojnë atë. Kush di ndonjë rast të dënimit të ndonjë trafikanti në Shqipëri, le ta publikojë dhe atëhere mund të themi se nuk kemi të drejtë të themi se qeveria shqiptare e mbështet këtë trafik.
Mondi
Çuditem kur thuhet se nuk po mund të ndalohet tregëtia me femra. Pyetjes suaj mund t'i përgjigjem shumë shkurt: Vetëm duke i dënuar pamëshirshëm ata të cilët e udhëheqin këtë punë... Vetëm dënimet e mëdha mund të ndihmojnë në këtë çështje.
Driton Bajrami, Kajro, Egjypt
Prostitucioniështë problem për ish-vendet e lindjes të cilat bëjnë eksport me shumicë femrash në perëndim. Nëqoftëse dikush shqetësohet për numrin e madh të prostitutave shqiptare duhet që më parë shqiptarët të luftojnë sistemin komunist që ka pushtuar këtë vend të shkretë...
Sokol Xhahysa, Sidnej, Australi
Mendoj se e vetmja mënyrë e zgjidhjes së këtij problemi është në shoqërinë shqiptare, dhe jo duke legalizuar prostitucionin.
Mendoj se e vetmja mënyrë e zgjidhjes të këtij problemi është në vetë shoqërinë shqiptare, dhe jo duke legalizuar prostitucionin. Shqipëria nuk është Gjermani, Hollandë apo ndonjë shtet tjetër i degjeneruar. Prindërit dhe vetë vajzat duhet të mendojnë për këtë problem. Veprimi i shoqërisë shqiptare është e vetmja zgjidhje.
Arben, Kolumbus, SHBA
Prostitucioni? Fajin kryesor e ka qeveria, familja dhe shoqëria në të cilën jetojmë. Mosplotësimi i kushteve të mira të jetesës, varfëria, pasiguria e femrës, është një pergjegjësi që i përket qeverisë tonë... Mungesa e interesimit të qeverisë për shtetasit e saj është një anë që ndikon për përhapjen e prostitucionit...Mendoj se në Shqipëri dhe Kosovë duhet të hapen shoqata të veçanta që të merren posaçërisht me prostitucionin dhe riatdhesimin e femrave dhe këto shoqata duhet të kenë mbështetje të plotë dhe jo pjesërisht nga qeveria. Edukimi i familjes luan një rol shumë të veçantë dhe të rëndësishëm në edukimin e femrës...
Gentian e Arbër Krasniqi, Kuala Lumpur, Malajzi
Ndoqa me vëmendje tre prioritetet e kandidatëve për kryeministër në Shqipëri dhe më çudit fakti që asnjëri nuk e prek këtë fenomen kaq të dhimbshëm. Në San Antonio vitin që kaloi u mblodh këshilli i qytetit disa herë për të diskutuar se sa herë në javë do të vaditej bari, ndërsa në Shqipëri u bënë zgjedhjet dhe nuk u përmend fare ky fenomen ku Shqipëria ka rreth 30000 prostituta. Si do t'ju vinte udhëheqësve shqiptarë nëse do të ishin vajzat e tyre këto prostituta të mjera.
Muharrem Cenaj, Teksas, SHBA
Ndalimi i tij, ose pakësimi, ndoshta do të vijë me pasurimin e vendit, d.m.th pas shumë kohësh. Mendoj se organizmat ndërkombëtare duhet të shtojnë presionin ndaj qeverisë shqiptare, që ajo të impenjohet seriozisht në luftën kundër trafikut të femrave.
Albert Isaj, Stavanger, Norvegji
Mendoj se gjëja më e mirë do të ishte ligjërimi i prostitucionit, si në Shqipëri, ashtu edh
Mendoj se gjëja më e mirë do të ishte ligjërimi i prostitucionit, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë.
Petraq Uliku
Në këtë mënyrë jo vetëm do të kishte më shumë kontroll (mjekësor dhe shtetëror), por do të shmangej edhe fenomeni i shfrytëzimit. Shembull për këtë marr vendet perëndimore, si Hollanda apo Gjermania.
Petraq Uliku, Romë, Itali
Mendoj se prostitucioni është një dukuri që zhvillohet në gjithë botën, njëherit është "profesioni më i vjetër". Më vjen shumë habi se si vendet e tjera "brengosen aq shumë" për këtë dukuri, kur dihet se edhe në "këto vende - shtetet perëndimore" zhvillohet prostitucioni, diku legalisht e diku "legalisht me fytyrë të mbuluar" si p.sh në Kanada. Prostitucioni duhet të legalizohet në tërë boten ...?! Edhe kështu po zhvillohet, por kur të jetë legal se paku do të jete nën kontroll...?!
Xhemi, Kanada
Duhet t'i ndalojnë prindërit e vajzave shqiptare e jo dikush i tretë.
Sabri Hisenaj, Nju Jork, SHBA
Mendoj se prostitucioni është një nga fenomenet më të shëmtuara të një shoqerie, sidomos të atyre shoqërive të cilat janë më shumë tradicionale dhe që vonë janë hapur, siç është rasti me Kosovën. Prostitucioni duhet luftuar me të gjitha mjetet duke filluar nga ato legale, duke e shpallë të jashtëligjshëm dhe këtu duke e penguar dhe luftuar atë me anë të forcës.... Është vërtet turp dhe degradim për një shoqëri me një konfesion 99% mysliman të ket një rritje kaq marramendëse dhe të shpejt të një dukurie kaq të shëmtuar dhe të rrezikshme.
Adnan Kika, banues në Kuala Lumpur
Përse çdo gjë e keqe që ndodh u etikohet vetëm shqiptarëve. Nga vijnë këto vajza, përse nuk akuzohen dhe nuk ndalohen këto vajza në shtetet e tyre.
Theodhor, Boston, SHBA
******
Vjen nga "pro + statuere" që do të thotë me dhënë për punë trupin e vet, duke ju vënë "pro" përpara si për gjërat që afrohen për t'u shitur. Prostitucioni është shfaqje e seksualitetit vetëm njerëzor. Sa ç'është fiziologjik, pra nevojë seksuale, për t'u kënaqur, është antibiologjik në atë që nuk ka përfundim të tij riprodhimin, përkundrazi e shmang. Disa shohin tek prostitucioni problemin antishoqëror dhe kanë arsye në kënvështrimin ideal. Por po ta shohësh qetë realitetin... prostitucioni nuk është antishoqëror, sepse dëshirohet nga shoqëria për të shmangur të këqija më të mëdha. Pa prostitucionin, monogamia nuk do të ishte e mundur ose do të ishte vazhdimisht e shqetësuar nga tendencat poligame të burrit.
Kështu është një paradoks: prostitucioni për vehten imoral, shërben për të ruajtur moralin; kundër familjes, është në mbështetje të bashkimit familjar. Eshtë pandershmëria, me fjalë të tjera që shpëton nderin. Ajo i ngjan atyre rojeve të burgut, të egër, që na ruajnë nga rreziku që na vjen nga të egrit. Si këto roje, prostitucioni ka një funksion shoqëror e etik të dorës së parë. Ai i shërben moralit, i shërben në fund interesit shoqëror. Tek Ai nuk mund të shohësh të bukurën e të mirën, por të nevojëshmen. "Eshtë qëllimi që justifikon mjetin", thotë Makiaveli.
E kuptoj se këto që po shkruaj dikë e bëjnë të qeshë e të tjerëve i krijojnë shqetësim; nuk e mohoj që edhe unë që po shkruaj provoj në një farë mënyre një frenim e shqetësim. Por duhet t'i njohim gjërat si janë, në shoqërinë e sotme me burrat aktualë, duhet të njohim çfarë është e nevojëshme, edhe se e nevojëshmja ndonjëherë vret të bukurën.
Burrin e gruan, nevojitet t'i studiosh siç janë në shoqërinë e ditës, se është kjo që është, jo ajo që duhet të jetë. Burri e gruaja, si kafshët zotërohen nga dy instinkte kryesore, ushqimi e riprodhimi. Burri i sotëm është i shtërnguar në mes të dy ligjeve, atij fetar kristian "Mos dëshiro gruan e tjetrit", dhe atij shoqëror të ndërtuar mbi të parin. Por disa burra i shkelin këto duke pushtuar gratë e të tjerëve (të shumtën me dëshirën e këtyre të fundit), duke sjellë dëme të mëdha për familjet e për moralin. Prostitucioni, si martesa, është rrjedhojë e tregëtisë, e pra e shoqërisë së zhvilluar.
Ajo i përket vetëm erës së qytetërimit, nuk është tek njeriu primitiv, siç nuk është në asnjë specie të kafshëve. Ajo është tregëti dhe si e tillë rritja e rënia janë të rregulluara nga oferta e kërkesa. Në historinë e njerëzimit janë parë ndërhyrje mes martesës e prostitucionit, që u shfaqën me format e këmbimit të grave tek njeriu primitiv, që këmbente motrën për një grua, më vonë hyri këmbimi në natyrë, e deri tani vazhdojnë disa forma blerjesh me para si në Kamerun, ku një grua blihet 6000 lira (dorë e dytë, pra që shitet nga dikush që e kish blerë më parë, e përdorur). Kurse Marko Polo tregon, se një vajzë që ishte prostitutë me sukses dhe kishte fituar shumë peshqeshe si "shenja dashurie" nga dashnorët e shumtë, shihej me respekt se ishte shumë e kërkuar për cilësitë fizike (në Kinë). Po e njejta gjë është vënë në dukje shumë më parë nga Erodoti që tregonte se si në Babiloni shitblerja e vajzave bëhej në treg në formë ankandi, ku shitësi vinte në dukje vetitë fizike e kënaqësitë që sillte dhe blerësit ngrinin çmimin, kush e kush ta merrte.
Sot pak a shumë kjo ndodh në Japoni ku të prostituohesh është e ligjëshme për një femër të pa martuar Ky prostituim i shërben femrave për të mbajtur vehten, për të paguar një borxh familjar, ose për të gjetur burrë.
Kanë ekzistuar edhe forma të tjera, si ajo që blihej një grua për një djalë të shtëpisë, por për t'i shërbyer të gjithëve si shërbëtore por edhe si prostitutë, duke filluar nga vjehrri tek xhaxhallarët, vëllezërit e burrit etj., brenda kësaj familje koloni.
Koncepti i dashurisë sipas Kantit është "Bashkimi i dy individëve me sekse të ndryshëm për zotërimin e vlerave seksuale të njeri-tjetrit, gjatë gjithë jetës".
Në botën zoologjike mashkulli është, me përjashtime të rralla, poligam. I tillë është edhe burri i cili nuk mund të konsumojë forcat e tij vetëm me një grua. Ai si mashkull ka ngjashmëri me kafshët, pastaj i pushtuar nga dëshira, ai veçon një femër e cila bëhet e dashur, xheloz nga rivalët e ruan. Kështu u zgjodh nga vatha një femër që u bë grua. Ajo u bë gjithçka për burrin dhe i dha atij gjithçka donte, duke iu afruar vazhdimisht.
* * *
Tek prostitutat zakonisht ka një zhvillim, qëndrim dhe rënie të fuqive fizike, freskisë e bukurisë, të shkaktuara këto jo aq nga mosha sa nga abuzimi seksual e alkolizmi që shpesh i shoqëron, por dhe nga kurat arsenikale që bëjnë për të kuruar sëmundjet e ndryshme.
Kështu shënohet perëndimi i tyre shpesh i rëndë, se vetëm pak nga ato dinë të ekonomizojnë jetën e tyre e të mos bien në varfëri. Shembuj të veçantë të sukseseve janë psh: Maria Plesi, e shitur që 12 vjeç nga i jati, e martuar me një të alkolizuar, 17 vjeç bëhet modiste në Paris e shitëse lulesh. Kjo vajzë me origjinë lypëse bëhet Maria Du Plessy e më pas Margarita Gauthier prej dashurisë së Aleksandër Dumasë birit, e "Traviata" në artin e pavdekshëm të Verdit. Ajo kështu, nga një vajzë me origjinë të ulët bëhet një kurtizanë e admiruar dhe adhuruar nga burra si Teofil Gauthier, Jules Simon, e List që për të shkroi: "Ajo është e jashtëzakonëshme, ka zemër të madhe, është ideale dhe e veçantë në llojin e vet..." Por nëse Maria Plessi ishte dhe mbeti deri në fund të jetës së saj triumfuese, kjo i kushtohet fatit që vdiq 23 vjeçe, ende e bukur e interesante, megjithë sëmundjen që e gërryente përbrenda.
Po ashtu Madamë Pompadur që ndër kurtizane arriti shkallët më të larta të fuqisë, vdiq 43 vjeçe. Ajo diti të pushtojë apatikun Luigji XV, duke i falur kohët e fundit edhe tradhëtitë për t'a mbajtur afër. Ajo që vdiq në mënyrë të parakohëshme në një ditë të tmerrëshme me shi e erë e shoqëruar në banesën e fundit nga i dashuri i saj që nuk pati asnjë keqardhje për të, është "Zonja me kamelie"
Hallka e këtij zinxhiri dashurie është vetëm bukuria, hallkë që këputet sapo bukuria zbehet. Kështu nuk ndodh kur dashuria bazohet në vetitë e gruas, që janë bukuria e shpirtit, e cila nuk humbet në kohë, përkundrazi, me kohë pasurohet, përsoset e rritet, e prandaj të pushton krejtësisht në një bashkim shpirtëror; është kjo dashuria e vërtetë, e përbërë nga admirimi e respekti. "Kjo është rezerva e gruas, që e di se çfarë thesari ruan, në të cilin bukuria e trupit e kënaqësia e seksit vlejnë një çast" (Oriani "Matrimonio")
Nuk duhet ushqyer asnjë iluzion se mund të zhduket kjo shfaqje e shëmtuar, që solli qytetërimi, (prostitucioni), për të cilën akti seksual, krijues e përtëritës i forcave, kthehet në objekt tregu e spekullimi e shpesh shkak degjenerimi e infeksioni. Burrat janë të vetmit të dënuar që kundërshtojnë Natyrën (me prostituimin, nuk i binden funksionit të krijimit për të realizuar egoizmin e tyre) - ndryshe nga të gjitha qeniet e tjera ata kanë vuajtje fizike të rrjedhura nga prostitucioni.
Gruaja normale është më e mirë se ne burrat, se në shtytjen seksuale i mbizotëron jo dëshira si qëllim në vetvete, por dëshira për amësi. Kurse tek burri është dëshira për kënaqësi e për ndërrim. Ai kërkon të drejtën për poligami dhe dënon poliandrinë, siç thotë Shopenhaueri: "Ai është de jure monogam e de facto poligam". Ai nxorri beqarinë për të cilën Darvini shkruan tek "Origjina e njeriut": "Ndëshkimi kërkon një shkallë të lartë të zotërimit të vetvetes (kur nuk është shfaqe e psikopatisë seksuale, në të cilën ka shembuj të burrave që urrejnë gratë) për këtë është nderuar që në antikitet. Si rrjedhojë e paarsyeshmja praktikë e beqarisë ishte konsideruar si virtut.
Fatmirësisht është zhdukur një lloj beqarie e aristokracisë dhe borgjezisë së lartë në të cilën vetëm djali i madh duhet të martohej, të tjerët jetonin si beqarë ose brenda mureve të kuvendeve.
Prostitucioni i krijuar nga egoizmi i burrit e për të kënaqur seksin e tij, gjen qenie të seksit femër që, jo për t'iu bindur një nevoje fiziologjike apo ndjenje, por gati gjithmonë prej një degjenerimi moral, i përgjigjen kërkesës mashkullore duke u afruar si mall në tregun e pangopur. Këto janë prostitutat që zbresin në sheshe e bëjnë tregëti me vehten; jo si gra, sepse bëhet fjalë për një zanat, në të cilin zemra nuk ka e nuk mund të ketë asnjë pjesë, por, ajo që është më keq, as si femër, sepse ftohtësia është karakteristikë e tyre. Tek prostitutat shpirti dhe trupi rrinë indiferentë e pasivë në raportet me burrat, të cilët i shtërngojnë atëherë që ato të kënaqin të gjitha veset duke i bërë instrumenta kënaqësie, saqë ato arrijnë të ndjejnë zhgënjim për individin e seksit të kundërt, duke u kthyer shpesh në homoseksuale (lesbike) që sipas një statistike arrijnë në 30 % të prostitutave.
Prostitucioni rodhi nga popujt primitivë, nga koncepti i autokracisë mashkullore, të pronësisë së burrit mbi gruan, që me zhvillimin e shoqërisë mori format e shitjes e tregëtimit, duke ia ofruar mikut (prostitucioni i mikpritjes) ose priftit për sakrifikim (prostitucion i shenjtë) apo kryetarit të vendit, ose pastaj në shitje.
Më vonë prostitucioni u përsos me zhvillimin e shoqërisë, ishin prostitutat estetike që frymëzonin burrat e shquar në epokën e Arqiboldit e Perikliut, apo në Romë në kohën e Cicëronit (shekulli V para Krishtit). Më tej u zhvillua dhe në fund edhe institucionalizua.
Prostitucioni paraqet shfryrjen e lirë, mbi bazën e të gjitha manifestimeve e tendencave atavike.