Me që problematika e kufirit të Kosovës me Malin e Zi është përcjell me shumë moskuptime dhe paqartësi, vendosëm që opinionit t’ia paraqesim edhe një pjesë të hulumtimit shkencor në lidhje me demarkacionin e kufirit Kosovë - Mali i Zi.
Nga analizat shkencore vërehet se ka shumë paqartësi shkencore dhe metodologjike në qasje të problemit. Gjithashtu vërehet mos përmbajtje e rregullave hartografike në identifikimin dhe shtjellimin e objekteve të paraqitura në hartat e ndryshme si për ato që kanë legjendën dhe shkallën e hartës, ashtu edhe për ato të cilat nuk i kanë.
Gjatë hulumtimit të zhvillimit historik të një ngjarje gjeografike nuk merret parasysh vetëm një burim hartografik, por shumë burime dhe vetëm me metodën krahasimore mund të vihet deri te rezultatet e sakta dhe të pamohueshme.
Këto rezultate duhet të jene te verifikuara edhe nga ekspertet tjerë.
Dihet se Kosova me Malin e Zi kufizohet në anën perëndimore dhe veriperëndimore. Është obligim shtetëror ( i institucioneve të shtetit) të bëjë bartjen e vijës kufitare nga terreni në hartë dhe anasjelltas, pastaj të bëjë monitorimin dhe menaxhimin e vijës kufitare, jo e komunave, sepse ato janë vetëm njësi territoriale administrative.
Çdo analizë dhe paraqitje hartografike për territorin e Kosovës në përgjithësi dhe pjesëve të veçanta të saj i takon institucioneve qendrore, ndërsa njësit më të vogla administrative i respektojnë dhe i përdorin ato.
http://www.fes-prishtina.org/wb/media/2015/Studimi%20per%20demarkacionin%20%20Kosove%20Mali%20i%20zi.pdf