Nga Vera Pelaj
Kleo Lati në një intervistë për Radio Kosovën shpalos rrëfimin e tij për romanin e tij të fundit:
Radio Kosova: Cka keni trajtuar në këtë roman?
Kleo Lati: Është roman me temën e ditës, do të thosha me temën ndoshta më të mprehtë të ditës. Romani në qendër ka personazhe që gëlojnë në nivele të larta të shoqërisë së sotme shqiptare, më sakt të Tiranës, të metropolit, por që simobolizon atë që gabimisht quhet ajka e shoqërisë. Duke menduar sepse jetojnë në katet e sipërme të pushtetit, por që në vetvete nuk është aspak ajka sepse është një shtresë shoqërore që është ngjitur sipër jo nga vlerat, por përkundrazi ndoshta nga anti vlerat. Me pak fjalë tregon raportin midis pushtetit, parasë dhe femrës. “Trupi im që më përket mua”, është femra që simbolizon personazhin e virtytshëm, e cila nuk bën karrierë me trupin e saj sikurse ndodh rëndom në këto mjediset e larta të shoqërisë shqiptar. Madje, në një koment që bëntë një gazetare lidhur me romanin, me të drejt e quante: jeta e kurtizanave modern të shoqërisë së sotme shqiptare. Pra, femra e virtytshme thotë trupi im më përket mua kurse femra që bën karrierë me trupin e saj, I thotë bosit, shefit, ministrit, njeriut që ka një post të lartë, I thotë: trupi im të takon ty. Pra shfrytëzoje ti sepse në këmbim të kësaj ajo merr benefitte, merr një postnjë sekretare, një, ajo që quhet dashnoret e luksit.
Kleo Lati
Radio Kosova: Mendoni se në këtë pikë ka ardhur shoqëria sot?
Kleo Lati: Po. Unë guxoj dhe e them këtë hapur sepse letërsia nuk ka pse të ketë frokë nga askush. Nëpër mjedise, nëpër tavolina, biseda… flitet kjo temë. Atëherë, pse most të flitet hapur për një gjë, për të cilën flitet fshehtas?! Për mua, letërsia është në këtë ose atë formë, është një mission qytetar. Përmes temës së pasqyruar në letërsi, do të thotë që ka një efekt reargues. Edhe letërsia ka një efekt reargues ndaj fenomeneve. Në fund të fundit letërsia është afirmim I të bukurës kundër të shëmtuarës. Afirmim I të virtytshmes kundër vesit. Në këtë përleshje të përhershme të vazhdueshme që ndodh në tërë historinë e njerëzimit midis të bukurës dhe të shëmtuarës, midis të mirë dhe së keqes, atëherë përse të mos jemi të guximshëm të denoncojmë të keqen dhe të afirmojmë të mirën positive.
Radio Kosova: Personazhet janë reale apo imagjinare?
Kleo Lati: Është një temë që gjithsesi kur nfodh me temën e ditës ngacmon në këtë pikë edhe të thuhet . Do të përgjigjesha me një thënie, të cilën e kam shumë për zemër të Dostojevskit, I cili thotë që: E ku ka më fantastike se sa realiteti. Shpesh shkrimtarët përpiqen të fantazojnë kurse gjërat më të bukra, më fantastike gjenden tek realiteti. Sigurisht që mjafton të të them dy reagime të dy lexuesëve, të cilët pasi që e kishin lexuar romanin njëra më tha mos e ke fjalën për sekretaren tonë? Punonte në një dikaster në një ministry. Kurse një tjetër më tha: mos e ke fjalën për bosin tonë? Pra, për shefin që është në një nivel të lartë, në një ministry. Kjo do të thotë se më shumë se sa një emër konkret, letërsia tipizon. Natyrisht, duke e njohur mirë realitetin e sotëm të Tiranës, të këtyre raporteve që ndodhin në shoqëri, të këtyre njerëzve që kanë hipur nëpër sfera të larta, që shpesh, shumcia e tyre edhe nga hiçi, ky zë I imi është një zë reagues, një zë që kundërshton edhe këtë mënyrën se si njerëzit promovohen dhe promovojnë anti vlerat dhe duke iu referuar asaj që njerëzit janë ngjitur në sfera të larta të shoqërisë dhe që mendojnë se janë ajka e shoqërisë porn ë vetvete nuk janë ajka. Madje, shpesh, pa droje do të thosha, janë edhe llumi. Gabimisht këta njerëz mendojnë se kanë hyrë në katet e larta të pushtetit dhe përbëjnë vlerat. Duke iu referuar një thënie të një teologu dhe filozofi gjerman, Wittgenstein, I cili thotë se: gabojnë ata që mendojnë se bëhën të krishterë kur hyjnë në kishë. Kështu edhe këta njerëzit e sferave të larta të shoqërisë, gabojnë që mendojnë se janë intelektual dhe që kanë vlera, pra janë ajka e shoqërisë, thjeshtë se ndodhen në katet e sipërme. Por, në vetvete për sa I takon vlera, ose anës etike, ose anës morale, të virytit, këta qëndrojnë shumë poshtë. Madje, unë do të thosha pa droje, se janë në bodrumet e shoqërisë.
Radio Kosova: Mos jenu ju vet njëri nga personazhet e romanit meqë jeni frymëzuar për këtë temë?
Kleo Lati: Jo, unë nuk jam tek një personazh por jam tek të gjithë personazhet. Do të thotë, unë nuk e personifikoj veten me një personazh, por personazhet marrin ngjyrimin e mendimit tim estetik, moral, etik, shoqëror..unë derdh veten nëpër personazhe. Nëqoftëse një personazh negative e përshkruaj me ngjyrime negative, do të thotë që këto shfaqi anën time reaguese. Nëqoftëse një personazh pozitiv, sikurse eshtë p.sh personazhi ryesor Edlira, që jo më kot e ka emrin Edlira, në kuprimin e dlirë, e pastër, pra që është personazh I virtytshëm, ajo që simbolizon dhe titullin e librit “Trupi im më përket mua”, unë derdh mendimin tim, adhurimin, pozitivitetin, afrimimin tim për këtë tip shoqëror, I cili për fat të keq është më I pakët në numër në këtë llum që ka shoqëria sot. Nuk ngurroj ta them që është një lloj llumi që shoqëria shqiptare është edne në një tranzicion. Por, jo thjeshtë në tranzicion në kuptimin që kaluam nga një sistem në sistemin tjetër, porn ë tranzicion mendor dhe të vlerave intelektuale. Ende nuk ndodh shtresëzimi. Pra, njerëzit pa vlera ndodhen në katet e larta, njerëzit më vlera lihen në hije, shpesh edhe përbuzen. Në këtë pikëpamje, them që vlera e romanit qëndron jo thjeshtë në prekjen e temës së ditës por dhe në fuqië reaguese. Mua më pëlqen të jem I drejtpërdrejt, natyrisht me metaforën që ka letërsia.
Radio Kosova: Cka konsideroni gjetje në romanin “Trupi im më përket mua?
Kleo Lati: Mendoj se gjetja kryesore është afirmimi I një realiteti, që për t’I përkufizuar njerëzit e virtytshëm, për ta thuhet se janë specie në zhdukje. Pra, një realitet shumë I zymtë, shumë I trisht, korruptiv, amoral, shumë I pist, madje dhe shumë I pashpresë. Shumë njerëz I dëgjon që thonë ky vend nuk bëhet,për njerëzit e virtytshëm thonë se është një specie në zhdukje…Kurse unë, jo që jam njeri thjeshtë opotimist nga natyra, por unë besoj se e bukura kurrë nuk mund të zhduket edhe pse ajo sulmohet nga e shëmtuara edhe pse ka një det shëmtie që njerëzit ë vurtytshëm janë nganjëhërë sikurse lumenjt e vegjël por nga njëra anë janë si përrenjt e vegjël. Por, unë them që fuqia e positives dhe së bukurës, qëndron tek cilësia. jam nga ata njerëz që e afirmj me një reagim edhe me dhimbje por edhe me këmbëngulje dhe besim se e bukura kurrë nuk mund të shuhet. Shëmtimi nuk mund ta dominojë plotësisht e në mënyrë absolute të bukurën sepse nëse dominon tërësisht, atëherë shoqria nuk ka asnjë shpresë.
Radio Kosova: Deri tani folët për shoqërinë që pothuajse është në krizë, po leximi?
Kleo Lati: Është relative. Nuk do të më pëlqente të bëja kurrë një karakterizim të tillë. Them që lidhet me kujdesin e pakët që ka shoqëria për vlerat. Ndoshta, ajo që unë e evidentoj si një mangësi në letërsinë e sotme, them që bëhët shumë pak në promovimin e letërsisë shqipe. Edhe pse është një panair I librit shqip, në të vërtetë dominon libri I huaj. Më shumë sesa për autorin duhet përcjellë temën. Pra, është një temë e ditës për të cilën shoqria ka nevojë të pastrohet se letërsia nuk është një didaktikë. Dhe, pastrami I shoqërisë për mua ndodh në mënyrë shumë më të fuqishme nga letërsia se sa nga dogmat dhe nga publicistika. Politika e bën shumë pis shoqërinë. Letërsia dhe arti në pëprgjithësi është ajo që që e përcjell të bukurën. Kur them art, e kam fjalën për të gjitha llojet e artit, me filmin, teatrin, operën, koncertet me muzikën e bukur, jo më muzikën e shëmtuar sepse dhe arti I shëmtuar ndikon shumë keq. Mjafton të thuhet se cfarë muzikë dëgjojnë njerëzit sot. Shumica e njerëzve sot dëgjojnë muzikë që nuk është muzikë. Por, është kjo llooj muzike që pastaj kultivon shije të shëmtuara. Unë jam nga ata njerëz që besoj se e bukura do të triumfojë. me këtë rast dua të përmend një thiëne të famshme të një shkrimtari të shquar grek Kazanzakis, I cili thoshte që: “Nëse mund të vij shpëtimi I botës, mund të vij vetëm nga e bukura”. Dashuria për të bukurën është për mua motive që më bën që të shkruaj. Edhe në titujt e librave të romave që kam shkruar, fjala dashuri ose që lidhet me dashurinë është edhe tek titujt. Edhe tek librat që kam përkthyer nga letërsia greke, përsëri dominon tema e dashurisë sepse dashuria për të bukurën është gjëja që njeriun e mban fort edhe në jetë. Në vetvete njeriu sado të vuaj për gjithcka, ai sërish lufton dhe tenton ta afrmojë të bukurën. vetëm tek e bukura njeriu mund ta gjejë kënaqësinë që pasuron shpirtin. Gjithë kënaqësitë e tjera janë deri edhe vulgare. Edhe kenaqësia përshembull e një njeriu, I cili bën për vete trupin e një femre është vulgare nuk është kënaqësi e lidhur me anën shpirtërore, me virtytin, moralin, senualen…nëqoftëse një njeri ka para dhe pushtet, dhe shoqëria sot vuan pikërisht nga raporti I parasë me pushtetin. Tek ne, në Shqipëri, fatkeqësisht paraja prodhon pushtet dhe pushteti prodhon para. Të dyja prodhojnë dhe e mbrojnë njëra tjetrën. Këta njerëz që janë ngjitur nëpër sfera të larta, që ta shijojnë jetën në mënyrë të plotë, sipas tyre, kanë nevojë dhe për femrën. Triniteti pushtet, para, femër, është boshti I këtij romani mbi të cilin pastaj shtjellohen ngjarjet dhe ndodh ky ballafaqim shpeshherë edhe I ashpër e I dhimbshëm midis të bukurës dhe të shëmtuarës.
Radio Kosova: Cilin nga romnaet tuaj e konsideroni më të suksesshmin?
Kleo Lati: Kur kam shkruar romanin e parë “Dhe yjet dridhen nga dashuria”, thashë se nuk do të shkruaj dot roman më të bukur se ky. Më pas shkrova romanin “Mëkati I bukur I tradhëstisë”, që edhe pse fliste për tradhëtinë, në vevtvete përsëri ishte roman që fliste për dashurinë, për të mbrojtur dashurinë.
Radio Kosova: Ka edhe mëkat të bukur?
Kleo Lati: Ka mëkat që ndodh në emer të dashurisë. Ky është mëkati I bukur. Mëkati që ndodh për hir të një shëmtimi moral, mëkat që ndodh për të ushqyer instiktet, mëkat pra, pa dashuri, është ajo thënia që thuhet: ka seks a dashuri, por nuk ka dashuri pa seks. Kurse, vijm tek tema e romanit të fundit “Trupi im më përket mua”, femra shikohet si një vegël erotike, jo si një qenie, jo si një shpirt, jo si një botë.Për mua femra është një mrekulli. Pa femrën bota kurrë nuk do ta krijonte bukurinë e vet. Unë jam adhurues I virytit, I femrës së bukur jo thjeshtë në pamjen fizike porn ë pasurinë shpirtërore. Një femër e bukur në pikëpamje fizike, bukruinë e humb me kalimin e viteve, kurse bukuria shpirtërore, përkundrazi, me kalimin e viteve, pasurohet. Është kjo bukuri që mua më magjeps dhe që unë e afirmoj me tërë fuqinë si shkrimtar dhe në mënyrën se si shkruaj, ndjehet që këtë lloj bukurie unë e adhuroj sepse është një bukuri që duhet mbrojtur sepse siç thashë, jeotn në një realitet që është shumë I ashpër, shumë I zymtë, shumë vrasës dhe sumë goditës ndaj të bukurës. Është shumë sfidues dhe vetëm me cilësinë e vet, e bukura mund ta afirmojë vetvetën.
Radio Kosova: Mesazhi juaj për lexuesit përmes “Trupi im më takon mua”?
Kleo Lati: Në jetë mund të ecin vetëm me dijet, me vlerat dhe me kulturën e tyre dhe jo më atë të cilin, fitimin që marrin me trupin sepse është një fitim I cili përsëri kthehet në humbje. Jep nga vetja atë që tjetri e shfrytëzon në mënyrë të shëmtuar dhe pastaj flaket. Një bukuri e cila jepet është gati një treg I pist është marrëveshje që bëhet ti do më japësh këtë dhe do marrësh shpërblim diçka tjetër, por kjo gjë ndodh më njëfarë lloj kontrate pavarësisht se është e pashkruar por dihet se pati të mbarojë ky raport marrje dhe dhënie, që është më qartë në gjuhën shqipe se san ë të gjitha gjuhët e botës tërë thelbin e gjërave që ndodhin. Marrëdhënie pra, merr dhe jep, por kjo marrë dhënie duhet të ndodhi në bazë të vlerave, jot ë antivlerave. Mesazhi im , sidomos për shoqërinë është: duajeni jetën. Jeta ia vlen të jetohet vetëm me dinjitet.
Radio Kosova: Pavarësisht rrethanave që janë krijuar për njerëzit me dinjitet?
Kleo Lati: Gjërat e fituara në mënyrë jo dinjitoze, kanë jo vetëm jetë të shkurtër. Mjafton të them që në një moment mund të hyj në një ministry, hy në një zyrë ku shoh një sekretare, pas dy muajsh e shoh një sekretare tjetër. Kjo tregon që ajo është flakur sikur një limon I shtrydhur që do të thotë se aty nuk qëndron në bazë të vlerave porn ë bazë të asaj që ka dhënë. Pra, trupi I cili nuk I ka përkitur vetes, por shefit. Atëhërë ajo ka marrë sa ka marrë por jo në mënyrë dinjitoze dhe po në mënyrë jo dinjitoze e lëshon. Faleminderit që më dhatë mundësinë që të shpreh atë që përmban jo thjeshtë tema e romanit tim, port ë realitetit, për fat të keq të zymtë, por që për mua është një realitet I cili bën thirrje për të mbrojtur të bukurën.