Shkruan: Carl Bildt
Rrënjët e konflikteve në Lindjen e Mesme
Ka qenë Ballkani vendi ku kishte filluar procesi i shthurjes së Perandorisë
Mozaiku osman nuk ofronte vija të qarta ndarëse, dhe si rrjedhojë nuk lejonte një ndarje të lehtë të shteteve apo etnive me identitete homogjene etnike, kombëtare apo fetare
Rrënjët e shumë konflikteve në Lindjen e Mesme qëndrojnë në shpërbërjen e Perandorisë Osmane, në fillim të shekullit të njëzetë dhe në paaftësinë e krijimit të një rendi të qëndrueshëm regjional. Derisa komuniteti ndërkombëtar po punon për arritjen e një paqeje të qëndrueshme në regjion, liderët e këtij komuniteti do të tregoheshin të mençur, nëse do të nxirrnin mësimet nga historia.
Perandoria Osmane – që dikur shtrihej nga Bihaqi në Bosnjën e sotme deri tek Basra në Irak – ka qenë një mozaik i pasur i kulturave, traditave dhe gjuhëve të përziera nën pushtetin e Sulltanit në Stamboll. Perandoria ka qenë shumë e qëndrueshme, duke i siguruar regjionit një bazë paqësore për qindra vite. Mirëpo, kur filloi të shpërbëhej, gjithçka kishte ndodhur shumë dhunshëm.
Ka qenë Ballkani vendi ku kishte filluar procesi i nxjerrjes së shteteve nga mozaiku i Perandorisë Osmane. Ky ka qenë një proces që kishte sjellë dy dekada të luftërave shkatërruese – e para në fillim të shekullit të njëzetë dhe e dyta në vitet e 1990-ta.
Ndryshimi i hartave dhe krijimi i shtetit izraelit
Në anën tjetër, në Mesopotami dhe Levant ishin shfaqur disa fuqi të reja, që ndryshuan hartën e Perandorisë. Siria dhe Iraku kanë qenë rezultat i negociatave mes Francës dhe Britanisë, që kishin interesat e veta. Grekët patën bërë një përpjekje për ta pushtuar Anadollin perëndimor, duke ngjallur kështu revolucionin që kishte krijuar Turqinë moderne. Dhe, Deklarata e Balforit në vitin 1917, zotimi britanik për ta krijuar një shtet hebre në Palestinë, kishte hapur rrugën për krijimin e Izraelit në vitin 1948, pas dekadave të tëra të konfliktit dhe negociatave.
Sigurimi i strehës për provincën osmane të Mosulit kishte dalë të jetë një pjesë problematike e lojës, meqë kishte pretendime edhe nga Turqia edhe nga Iraku. Një komision i krijuar nga Lidhja e Kombeve dhe i udhëhequr nga një diplomat suedez ishte munduar ta gjente një zgjidhje, mirëpo kishte dështuar ta gjente një vijë ndarëse në regjion. Më vonë ishte vendosur që regjioni t’i jepej Irakut dhe si rrjedhojë Iraku do të duhej të qëndronte si pjesë e Lidhjes për dekada të tëra.
Që prej atëherë, në luftëra e revolucione të njëpasnjëshme, një e vërtetë kishte mbetur e pandryshueshme: Mozaiku osman nuk ofronte vija të qarta ndarëse dhe si rrjedhojë nuk lejonte një ndarje të lehtë të shteteve apo etnive me identitete homogjene etnike, kombëtare apo fetare. Kuptimi i së vërtetës është shumë i rëndësishëm: Rendi regjional i krijuar pas rënies së Perandorisë menjëherë pas Luftës së Parë Botërore është tejet i diktuar, mirëpo përpjekja për ndryshimin e tij mund të çojë në shumë më shumë gjakderdhje.
Ndarja e Irakut në shtete të ndara – sunite dhe shiite – për shembull, do të mund të rezultonte ngjashëm me tragjedinë indiane të vitit 1947, kur miliona njerëz kishin vdekur, duke u munduar të shkonin në Pakistan apo Indi pas ndarjes. Në fakt, konflikti në mes të arabëve dhe kurdëve, që do ta pasonte një ndarje potenciale të Irakut, do të ishte i gjatë dhe i përgjakshëm dhe do të kishte pasoja të mëdha për Iranin, Turqinë dhe Sirinë, që kanë një numër të madh të popullsisë kurde. Edhe beteja për kontrollin e Bagdadit do të ishte e ashpër.
Vendosja e kufijve të rinj
Gjetja e një zgjidhjeje për konfliktin në Siri nuk është më e lehtë. Një shtet i ruajtur nga Rusia përgjatë bregut do të mund të ishte i qëndrueshëm, mirëpo pushteti në Damask do të ishte tejet i kontestuar. Edhe minoriteti i krishterë në Siri do të binte viktimë e një përpjekje të tillë. Në këtë vend gjenden disa nga komunitete më të vjetra të krishtere, që, ndonëse në masë më të vogël se dikur, vazhdojnë të kenë të drejta të padiskutueshme historike në regjion. Ata janë pjesë e një mozaiku osman që ishte ruajtur në Sirinë moderne, mirëpo nëse ky mozaik do të zhdukej, ata do të dërrmoheshin.
Për të qenë më i saktë, mozaiku osman është i dëmtuar rëndë dhe në proces të çintegrimit të ngadaltë. Edhe nëse qytetet e rëndësishme si Alepo e Mosuli mund të mos rikthehen dhe të mos lulëzojnë më, kjo nuk duhet përdorur si arsyetim për të krijuar lumenj gjaku.
Derisa komuniteti ndërkombëtar po mundohet t’i japë fund kaosit dhe konfliktit që po e shkatërron Lindjen e Mesme dhe po mundohet të krijojë një rend të ri regjional, të qëndrueshëm dhe paqësor, liderët e këtij komuniteti duhet të përkushtohen që të punojnë nën kornizën ekzistuese. Analistët nga vendet e largëta e mashtrojnë veten, nëse mendojnë që vendosja e kufijve të rinj ndërmjet këtyre tokave antike do të jetë në përputhje me realitetin modern.
(Carl Bildt ka qenë ministër i Punëve të Jashtme në Suedi në periudhën 2006-2014 dhe kryeministër i Suedisë në periudhën 1991-1994, kur është negociuar anëtarësimi i Suedisë në BE. Ai tani është anëtar i Këshillit të Agjendës Globale për Evropën të Forumit Ekonomik Botëror)