2015-12-06

Rusia bën gati armët bërthamore kundër NATO-s

Vendosja e dhjetëra raketave ndërkontinentale në një territor rus ekuivalent me disa vende evropiane, tregon se Kremlini po e sheh si rrezik zgjerimin e NATO-s drejt kufijve të saj, shkruajnë mediet e huaja, transmeton Republika.info.

Ishte i qartë paralajmërimi i presidentit rus, Vladimir Putinit, i cili më 6 qershor të këtij viti kishte deklaruar se para çfarëdo kërcënimi të sigurisë nacionale, Moska nuk do të ketë zgjidhje tjetër përpos t’i kundërvihet forcave nga të cilat vjen rreziku.

Paralajmërimi i mandatarit rus po del të bëhet realitet pas rrëzimit të avionit rus, Su-24, nga forcat turke. Pak kohë pasi u tensionuan marrëdhëniet ndërmjet Moskës dhe Ankarasë, blloku verior-atlantik u zhvendos në Detin e Zi, i prirë nga aeroplanmbajtësja ‘shkatërrimtare’ amerikane, Ross, të cilës iu bashkuan edhe Francis Almejida nga Portugalia, el Blas Lezo nga Spanja dhe Winnipeg nga Kanadaja.

Në një komunikatë të Flotës së Gjashtë të ushtrisë amerikane thuhet se zhvendosja e aeroplanmbajtëses së saj në ujërat afër Rusisë, ka për qëllim që të “sigurojë paqen dhe stabilitetin në rajon”, si dhe të “shtojë bashkëpunimin dhe ndërveprimin e partnerëve dhe aleatëve tanë”.


Në këto rrethana, autoritetet ruse informuan rreth manovrave dhe patrullave të forcave raketore strategjike përmes raketave ndërkontinentale. Dhjetëra raketa që mund të shkojnë deri në dhjetëmijë kilometra, janë pjesë e këtyre operacioneve ruse që do të zgjasin ndërmjet dy javëve deri në një muaj.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...