2016-03-01

Gjyqi i famshem i Cameve


Kam ca kohë që po punoj për një libër monografi për gjeneral-major Hilmi Seitin, ish-Kryetarin e Degës së Punëve të Brendshme në qarkun e Shkodrës, i cili ka shërbyer në këtë dikaster që nga viti 1951 deri më 25 prill 1960. Dihet që Shkodra ka qenë kryeqendra e perskucionit ç`njerëzor nga sistemi komunist. Dhe "gërmimet" për Hilmi Seitin i fillova pikërisht në Shkodër, në shtresën e njerëzve që shpirtin e tyre e kanë ende të pashëruar nga brengat e mavijosura tëinternimeve, burgosjeve e vrasjet barbare. Me ndihmën e mikut tim,Tonin Zadeja, u takova me At Zef Pllumbin, njeriun që ka përjetuar në kurrizin e tij një kalvar vuajtjesh të persekucionit komunist.

Nukështë e lehtë që njerëzit e kësaj shtrese të flasin me respekt përata që i kanë shërbyer dikur atij sistemi. Por ndodh edhe kështu...Andaj e pashë të arsyeshme që rrëfimin e sinqertë, njerëzor të At ZefPllumbit ta botoj për herë të parë tek gazeta "Shqipëria Etnike".Pyetjeve të mia se çfarë njeriu ishte Hilmi Seiti, si kishtepunuar në Shkodër, At Zef Pllumbi do t'i përgjigjej krejt lirshëm(edhe pse 82-vjeçari ndihej i lodhur nga shëndeti):"Hilmi Seitin e kam njohur shumë mirë. Hilmi Seiti ishte ndërthemeluesit e Sigurimit të Shtetit. Në Sigurimin e Shtetit nuk kapasë vetëm njerëz të këqij, por ka pasë edhe njerëz të mirë, që ekanë shpëtuar popullin shqiptar. I tillë ishte dhe Hilmiu. HilmiSeiti kish qenë njeriu më i zgjuar që ka pasë Sigurimi Shqiptar. Aika qenë shumë i ndershëm. Ai ishte njeriu i parë që ka ardhur nëShkodër me mirëkuptim, nuk ka ardhur me inat e me mllefe. Në kohë tëHilmi Seitit, në Shkodër u vendos njëfarë ligjshmërie e qetë, nëkuadër të situatave të mëparshme që ishin të rënda, edhe tëmëvonëshme.Takimin e parë që kam pasë me të, e kam pasë në rrugë. Isha ndalëme një punëtor për punë të mia. Hilmiu më ra me krah nga mbrapa dhemë foli sikur unë të isha mik i tij: "Padër Zef, - më tha - megjithkënd të shoh ty!" Me të folë një kryetar dege n'rrugë ashtu, nena hynte tmerra. Por ai më foli dhe iku tuj qeshë, se fjalët e tijishin në kuptimin e mirë, të misionit tim, që kisha. Ai ishte njeri imirë. Dhe në qoftë se detyra e tij ishte me ba keq, ai përpiqej tëmos i bënte keq njeriu. Atë e shihje në rrugë tuj ecë vetëm, tuj upërshëndetë me njerëz të thjeshtë.Hilmiu u përshtat mirë me humorin shkodran, dhe shpesh e gjejetek Kafja e Madhe, në miqësinë e njerëzve të thjeshtë.Hilmiu preferonte shumë edhe Kafe "Moska" ku frekuentohej ngaintelektualët e qytetit, dhe ai ishte mik i tyre, se i bashkontekultura dhe dashuria për artin.-Po me klerin katolik, At, si është sjellë Hilmiu? A keni paturprobleme për ideologjinë fetare, - përfitova ta pyes nga situatamiqësore e bisedës që u krijua?-Të gjithë misionarët e klerit katolik, në Shkodër, u burgosën, udënuan pas vdekjes së Hilmi Saitit. Ai i njihte personalisht tëgjithë pjesëtarët e klerit katolik dhe e dinte që janë njerëz tëndershëm. Nuk pranonte kurrsesi që të na arrestonte, siç i kërkonindirektivat e Enver Hoxhës.Dhe rënkimet e vuajtjeve shpirtërore, At Zef Pllumbit, iu kthyennë çlirim shpirtëror dhe m'u drejtua: -A e di ti si ka vdekë HilmiSeiti?-Jo, - i thashë - unë di pak, çfarë kam dëgjuar nga babai im, eçka kam lexuar nga shtypi i ditës, ato mbetën në kuadrin ealudimeve...-Ata e kanë eliminu Hilmi Seitin, se ishte specialist i zoti nëpolici dhe nuk pranonte urdhëra nga lart, kur i jepeshin. Unë kamqenë në burg dhe në burg janë rrëfy të gjithë njerëzit me mue.Sekretet shtetërore unë i di pa dokumenta, me amanete. Dhe përHilmiun e di shumë mirë se kush e vrau.-Atëherë, ma thuaj, At!-Hilmi Seiti është viktima e parë e prishjeve të marrëdhënieve meBashkimin Sovjetik, - vijoi At Simon Pllumbi. - Ishte pranvera evitit 1960. Kishin fillu me u ndi krisjet e para me BashkiminSovjetik. Në Degën e Brendshme kishin filluar vizitat e shpeshta tëkrerëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Na kishim frikë se mosna e hiqshin Hilmiun nga Shkodra, dhe në Shkodër do fillonin prapëraprezaljet e komunistëve të Enver Hoxhës. Në prill të vitit 1960 ubë konferenca e Partisë së Punës në Shkodër. Kishte ardhurpërfaqësuesi i K.Qendror nga Tirana, Kadri Hazbiu, që ishte edheMinistër i Brendshëm. Kadri Hazbiu i ka kërkuar Hilmi Seitit (i ciliishte funksionari më i lartë ushtarak në Shqipëri), se Partia e Punëska nevojë për një gjyq propagandistik ndaj Bashkimit Sovjetik. Ti jegjeneral, ne nuk të dënojmë ty, por gjyqi duhet me u ba, se është nëinteres të Partisë. Hilmi Seiti ishte ndër themeluesit e Sigurimit tëShtetit, por nuk pranoi të organizonte këtë gjyq, ose komplot, siç iquajti Enver Hoxha më pas për grupin çam, me në krye Teme Sejkon.Atëherë Kadri Hazbiu vuri në shërbim të djallëzisë së tyre, XhevdetMilotin, të cilit i "besuan" kokrrën e helmit. Xhevdeti ishte shumë ishkathët. Gjatë pushimit të mbledhjes, Xhevdet Miloti ia merrrevolverin prej brezit Hilmiut dhe nën presion të armës së tij ia jeptë pijë hemin. Kjo ishte vdekja e tmerrshme e Hilmi Seitit. XhevdetMiloti ishte xhelati i Sigurimit të Shtetit. Kurse Hilmi Seiti ishtenjeriu më i madh i që i ka ardhë Shkodrës, i cili fitoi njëpopullaritet të madh në qytetin e diskriminuar nga sistemi komunist.Pas këtij rrëfimi tronditës, At Simon Pllumbi, psherëtin thellëdhe vijon - Enver Hoxha dhe klika e tij s'i ka dashtë çamët, se ishintë zotë, ishin të squtë. I tillë ishte edhe Hilmi Seiti, që i ka hythellë në zemrat e popullit të vujtun, të masakrum të Shkodrës. Dhepopulli i Shkodrës e tregoi respektin e mirënjohjen ndaj Hilmi Seititnë ceremoninë mortore, n'atë ditë prilli të vitit 1960. Hilmiut iështë ba një varrim madhështor. Atë ditë kanë zbritë edhe nga zonatma të thella t'Malësisë e t'Pukës. Kishin ardhë edhe shumëpersonalitete nga Tirana, kishin ardhë shumë çamë, midis tyre edheTeme Sejko. Më kujtohet - vazhdoi të rrëfente At Simon Pllumbi - nënjë takim që kam pasë me Spiro Dedën, ish-Sekretar i KomitetitQendror i Partisë së Punës të Shqiprisë. Midis të tjerash, ai mëtha: "Ti ke shkrue se bomba në Ambasadën Sovjetike është vu prejSigurimit të Shtetit. Unë jam në dijeni të gjitha dokumentave sekretedhe kjo gja nuk më rezulton". Unë iu përgjigja me njëkundërpërgjigje: -"A mendoni ti se Teme Sejko ishte tradhëtar iP.Punës?" Ai m'u gjegj: "Atë e di shumë mirë, se dokumentat i kamzhdukë vetë, nga frika e Nexhmie Hoxhës". Me këtë du me thanë sekështu janë zhdukë edhe dokumentat e Hilmi Seitit, dhegrupit "komplotist" çam. Pasi e eliminuan Hilmiun, radhën e kishteTeme Sejko, por Teme Sejko ishte oficer i Ministrisë së Mbrojtjes,nuk ishte sigurims si Hilmi Seiti.Fatime Kullihttp://blog.aacl.com/document-of-the-committee-of-cham-albanians/gazeta shqiptare................................


DOSSIER II

Sipas planit që kishin ideuar këshilltarët sovjetikë së bashku meKadri Hazbiun, "koka e komplotit" do të ishte Kryetari i Degës sëBrendshme të Qarkut të Shkodrës, Hilmi SeitiHazbiu eliminoi gjeneral Seitin, që s'pranoi "komplotin"--------------------------------------------

Dashnor Kaloçi



Në pjesën e parë të këtij shkrimi të botuar në numrin e djeshëm, unjohëm me relacionin e plotë që Ministri i Brendshëm, Kadri Hazbiu, idërgonte Sekretarit të Parë të Komitetit Qëndror, Enver Hoxhës,lidhur me zbulimin dhe veprimtarinë armiqësore të grupit çam tëkryesuar prej Kundëradmiralit të Flotës Luftarake-detare, Gjeneral-major, Teme Sejkos dhe Tahir Demit. Ai dokument i cilësuar tepërsekret i Arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme që mban datën24 mars 1961 dhe që i përket Dosjes nr. 278 është hartuar nga Dega eParë e Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, është firmosur ngaGjeneral-leitnant Kadri Hazbiu. Sipas atij relacioni, bëhet e diturse në gjashtëmujorin e dytë të vitit 1960, është arrestuar një grupelementësh armiqësor prej 38 vetësh, midis të cilëve 20 anëtarëpartie, për arsye se janë vënë në shërbim të zbulimeve të huaja. Mepërjashtim të nëntë personave, të gjithë pjestarët e atij grupi janëme origjinë nga krahina e Çamërisë. Elementët kryesorë që e kanëdrejtuar atë grup, janë Teme Sejko, Taho Sejko, Tahir Demi dhe AvdulResuli. Më pas në atë relacion të Sigurimit, jepet me hollësi egjithë veprimtaria e atij grupi, ku thuhet se krerët e tij e kanëfilluar veprimatrinë e tyre armiqësore që nga koha e Luftës, ku atakishin pasur funksione të larta. Veprimtaria e atij grupi bëhet editur se ka filluar që në vitin 1946, kur ishte goditur një gruparmiqësor nga krahina e Çamërisë dhe që kryesohej nga Rexho Plaku, tëcilët kishin lidhje me zbulimin grek dhe Haki Rrushitin. Sipasdokumentit të Sigurimit, thuhet se në vitet 1946-47, Taho Sejko dheAvdul Resuli kanë qenë të rekrutuar nga zbulimi grek dhe po atë vit,Tahoja ka rekrutaur dhe vëllanë e tij, Teme Sejkon. Sipas dokumentitnë fjalë, grupi i cili kishte si qëllim që të përmbyste më dhunëpushtetin popullor, kishte këtë platformë: "Mbrojtja e çamëve,sigurimi i një autonomie për krahinën e Çamërisë duke inkuadruarbrenda saj dhe Konispolin, që duhet t'i jepeshin Greqisë". Në fund tërelacionit thuhet se procesi hetimor mund të quhet i gatshëm përafatin e caktuar për gjykim, me përjashtim të Taho Sejkos që nuk fletdhe mund ta dobsojë procesin gjyqsor.(vijon nga numri i kaluar)Atë fund maji të vitit 1960, teksa ngjiste shkallët e Ministrisë sëBrendshme për në zyrën e shefit të tij, Gjeneral-leitnant KadriHazbiut, Kryetarit të Degës së Brendshme të Qarkut të Shkodrës,Gjeneral Hilmi Seitit, nuk i kishte shkuar kurrë ndër mënd se aty aido të gjente planin për goditjen e një komploti që kishte për qëllimqë: "Në bashkëpunim me Asfalinë Greke, UDB-në Jugosllave e Flotën e 6-të Amerikane në Mesdhe, do të rrëzonin pushtetin komunist nëShqipëri dhe do të instalonin aty kapitalizmin". Por më e papriturapër të do të ishte fakti, që ai, Hilmi Seiti, ishte Kryetar i atijKomploti. "Ti duhet ta pranosh këtë, është për interesat e larta tëKombit dhe bëhet për të demaskuar zbulimet e huaja. Për këtë është nëdijeni edhe Komandanti" i tha Ministri Kadri Hazbiu në zyrën e tijgjeneral Seitit. Atë "detyrë", Hilmi Seitit, ia kishin ngarkuar pasinga çamët që banonin brenda kufijve politikë të shtetit shqiptar, aimbante detyrën dhe gradën më të lartë nga ana ushtarake. Nisur nga aifakt, do të ishte më e lehtë të besohej në opinionin publik,për "lidhjet" e tij me zbulimin grek e agjenturat e huaja. Pas atyrefjalëve të Kadri Hazbiut, gjeneral Hilmi Seiti doli i nervozuar dhe ishokuar nga zyra e Ministrit, duke i thënë shefit të tij dhepersonave të tjerë që ishin aty: "Unë do të bisedoj vetë me EnverHoxhën".Eleminimi fizik i gjeneral SeititPas refuzimit që Gjeneral Hilmi Seiti i bëri "Komplotit" që kishinideuar këshilltarët sovjetikë së bashku me Ministrin e Brendshëm,Kadri Hazbiu, e kolegët e tij, ata i lanë tre ditë kohë që ai tëreflektonte dhe t'ju kthente përgjigje. Pasi skadoi "ultimatumi" prejtre ditësh që i ishte lënë Seitit, me qëllim që ai të mendohej dhe tëpranonte detyrën që i kishte ngarkuar Partia për interesat e larta tëkombit, ditën e katërt më 2 qershor dërgohet për ta biseduar atë nëShkodër zv/ ministri i brendshëm gjeneral-major Halim Xhelo. Atë ditëdy gjeneralët kanë qëndruar së bashku më shumë se tre orë në "Kafen eMadhe" duke biseduar për atë mision që i kishin ngakrkuar Seitit.Pasi zv/ ministri Halim Xhelo nuk arriti dot ta bindte Seitin dhe tëmerrte një përgjigje pozitive prej tij, ai u nda me të dhe po atëmbërmje ai u kthye për në Tiranë. Pas ndarjes me Xhelon, GjeneralSeiti u thërrit në zyrën e Sekretarit të Parë të Shkodrës, i njoftuarpër një "mbledhje" byroje. Vetëm pak minuta pas mbërritjes në zyrën eSekretarit të Parë, pasi kishin pirë kafetë së bashku, Sekretari iKomitetit të Partisë së Shkodrës doli menjëherë nga zyra e tij dhenjoftoi për vdekjen e Seitit, duke lajmëruar spitalin. Pas kësajerdhi menjëherë një autombulancë e cila e mori Seitin dhe e dërgoiurgjent në spitalin civil të qytetit të Shkodrës ku atë e futën nënjë dhomë të veçantë e cila ruhej nga dy oficerë të Sigurimit që nuklejonin të futej brenda as një njeri. Aty nuk u lejua që të futej asbashkëshortja e Seit, e cila u lajmërua menjëherë për atë që kishtengjarë me burrin e saj. Ndërkohë u kërkua që të vinin ekspertët mjeko-ligorë për të përcaktuar shkakun e vdekjes së tij dhe ata duhet tëvinin jo nga Shkodra, por nga Tirana. Lidhur me vdekjen e Seitit ishnënkryetari i Gjykatës së lartë M. Q. ka dëshmuar: "Unë e kisha shumëshok Hilmiun dhe sapo mora vesh lajmin u nisa menjëherë nga Tiranadhe kur mbërrita në Shkodër, të parin takova vëllain e Hilmiut, icili më tha:"Na e vranë Hilmiun". Unë hyra në sallën e autopsisë nëmomentin që mjekët po i hapnin kapakun e kokës dhe menjëherë më ra tëfikët e mjekët më nxorrën jashtë. Atë ditë mësova nga Dr. Lito i ciliishte njohur me autopsinë që i kishin bërë Hilmi Seitit. Ai më tha segjatë autopsisë, Hilmiut i kishin konstatuar prapa koke, në enët egjakut, një fshikëz të vogël e cila kishte plasur dhe i kishte sjellëvdekjen. Ajo plaste vetëm me ndonjë stimulim nga jashtë që mund tëbëhej me anë të ndonjë helmi". Ekspertiza kërkoi të shihte filxhanëte kafes, por ato nuk u gjetën më në zyrën e Sekretarit të Parë tëShkodrës. Të nesërmen e asaj dite, në qytetin e Shkodrës u organizuanjë funeral madhështor për varrimin e gjeneral-major Hilmi Seitit, nëtë cilën morën pjesë me mijra vetë. Për përcjelljen e tij për nëbanesën e fundit, kishin ardhur shumë personalitete të larta ngaTirana si dhe Ministri i Brendshëm, Kadri Hazbiu, i cili mbajti edhefjalën e rastit në ceremoninë mortore.Kush ishin dy vëllezërit Taho dhe Teme SejkoMë i madhi i vëllezërve Sejko, ishte Taho, i cili u lind në vitin1912 në Filat të Çamërisë prej nga është dhe origjina e familjes sëtyre tepër e njohur në atë krahinë. Nisur nga raprezaljet dhegenocidi i andarëtëve grekë ndaj familjes Sejko, në vitin 1920, atadetyrohen të shpërngulen nga Greqia dhe vendosen në Konispol. TahoSejko pasi kreu dy vjet shkollë fetare (Medresen) në Tiranë, në vitet1925-33 mbaroi Liceun francez të Korçës duke u diplomuar me rezultateshumë të larta. Më pas ai vazhdoi një shkollë ushtarake për oficer nëTiranë, të cilën nuk arriti ta mabronte dot. Pasi lirohet prej asajshkolle, ai fitoi një gjysëm burse nga qeveria e asaj kohe dhevazhdoi për katër vjet (1936-39) Fakultetin e Shkencave të EkonomisëPolitike në Universitetin francez të Athinës. Në vitin 1939 ai ukthye në Konispol për probleme familjare dhe mbetet aty për shkak tëluftës italo-greke. Gjatë viteve 1939-43 Taho Sejko punoi si zv /Kryetar i Komunës së Pandelejmonit dhe zv / Sekretari inënprefekturës së Konispolit. Në vitin 1943 ai largohet ngaadministrata shtetërore dhe del partizan në fillim me çetën "Çamëria"si zv / Komandant i gjithë krahinës së Konispolit. Në vitet 1945-46Taho Sejko kryen detyrat e Kryetaritr të Komitetit Ekzekutiv tëKonispolit dhe Sekretarit të Prefekturës së Gjirokastrës. Pas punësnë Gjirokastër Taho thërritet në Tiranë dhe fillon punë në Komisionine Planit të Shtetit dhe në Ministrinë e Tregtisë. Në vitin 1950 Tahocaktohet si shefi i redaksisë së problemve ekonomike nëgazetën "Zërit i Popullit" ku punoi për gjashtë vjet me rradhë derinë vitin 1956 kur u zhvillua konferenca e Tiranës. Në atë vit Tahogoditet si një ndër frymëzuesit dhe hartuesit e raportit tëorganizatës së partisë së "Zërit" i cili u mbajt në Konferencën eTiranës, raport që godiste privilegjet e "Bllokut", nepotizmin nëParti e kultin e individit. Në atë kohë në redaksinë e "Zërit" shkoisi e deleguar vetë Nexhmije Hoxha, e cila e thërriti Tahon në zyrëduke i bërë përreth dy orë presion që ai dhe shokët e organizatës tëbënin autokritikë për raportin. Lidhur me këtë, Prof. Alfred Uçi,gazetar i "Zërit" në atë kohë, ka dëshmuar: "Ne prisnim gjithë ankthse çdo të ndodhte. Pasi Nexhmija doli nga zyra, ne i vajtëm Tahos dheai na tha: "Mos u shqetësoni, ajo asgjë nuk ndryshoi tek unë". Ishsekretari i Enver Hoxhës, Haxhi Kroi, në një raport dërguar ByrosëPolitike më 24 prill 1956 shkruan: "Me porosit të shokut Rita Markopo u dërgojmë listën e elementëve antiparti…" Në këtë listë prej 21personash ku ndër më kryesorët janë Pëllumb Dishnica, Hulusi Spahiu,Pajo Islami, Vandush Vinçani etj figuron edhe emri i Taho Sejkos i 16-ti. Pas Konferencës së Tiranës, në bazë të atij dokumenti të dalë ngakabineti i Enver Hoxhës, prej Haxhi Kroit, ku Taho Sejko shpallejperson antiparti, ai u dërgua në qytetin e Shkodrës dhe u caktua medetyrën e drejtorit të Parkut të Kamionëve. Në atë detyrë ai shërbeuderi në vitin 1960, kur u arrestua nga Sigurimi i Shtetit, i akuzuarsi një nga krerët kryesorë të Grupit Çam. Ndërsa vëllai i Tahos, TemeSejko, u lind në vitin 1922 në Filat të Çamërisë. Pasi mbaroishkollën fillore në Sarandë e Gjirokastër, ai vazhdoi mësimet nëgjimnazet e Shkodrës e të Tiranës. Në dhjetorin e vitit 1942, TemeSejko caktohet me detyrën e përgjegjësit të rinisë në Çetënpartizane "Çamëria" dhe më vonë kaloi në Brigadën e Parë, duke kryerdisa detyra të rëndësishme si komisar batalioni e anëtar i seksionitpolitik të Brigadës. Temja mori pjesë në të gjitha luftimet eBrigadës dhe u plagos rëndë në Symizë të Mallakastrës, duke luftuarkundër forcave pushtuese italiane. Në 10 tetor të vitit 1944, Temjaemërohet me detyrën e zëvendëskomisarit të Brigadës 18 partizane dhepas dy muajsh përgjegjës i seksionit politik të Divizionit të Dytë.Në dhjetor të po atij viti ai emërohet shef i Seksionit të Mbrojtjesnë Drejtorinë e Mbrojtjes Popullore me gradën major. Në atë kohë qëmori gradën e majorit, Teme Sejko ishte vetëm 23 vjeç dhe zotërontegjuhët italisht, frëngjisht, greqisht e rusisht. Në prillin e vitit1945 ai u caktua për të shkuar me studime në Bashkimin Sovjetik dheatje u regjistrua në Akademinë Ushtarake "Frunze" të cilën epërfundoi me rezultate shumë të larta. Pas kthimit nga studimet, ai uemërua shef shtabi dhe komandant i Divizionit të Mbrojtjes "Enver".Më pas ai u emërua Drejtor i Drejtorisë së Zbulimit të Ushtrisë megradën Nënkolonel ku punoi për pesë vjet dhe në moshën 33 vjeçaregradohet jashtë rradhe Kolonel. Pas kësaj ai dërgohet përsëri nëBashkimin Sovjetik për të ndjekur studimet në Akademinë e Shtabit tëPërgjithshëm të Forcave të Armatosura "Vorishllov" në fakultetin eposaçëm në Moskë. Pas diplomimit në atë akademi, Temja kthehet nëShqipëri dhe emërohet Komandant i Flotës Luftarake-Detare dhegradohet Kundëradmiral duke u zgjedhur edhe deputet në KuvendinPopullor. Në atë detyrë ai shërbeu deri në vitin 1960, kur u arrestuaduke u akuzuar si koka e një grupi armiqësor që kishte si qëllimpërmbysjen e pushtetit popullor me dhunë.





DOSSIER III

Dëshmia e ish-oficerit të lartë të Sigurimit, Strati Papai: "Temja u mbajt për pesë ditë në arkivol dhe nuk pranonte se ishte kreu i komplotit. Atë gjë e bëri vetëm pasi ju lut Mehmet Shehu" Ja pse Enveri urdhëroi goditjen e "komplotit" të Teme Sejkos






--------------------------------------------------------------------Dashnor Kaloçi




Përse e krijuan sovjetikët legjendën me "grupin çam" të Teme SejkosHistoria e "Grupit kopmlotist" të Teme Sejkos, e ka zanafillën në fillimin e vitit 1960, kur marrëdhëniet në mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik po vinin duke u acaruar gjithnjë e më shumë dhe po shkonin drejt ndërprerjes edhe të marrëdhënieve diplomatike. Në këtë kohë, këshilltarët sovjetikë të KGB që ishin pranë Ministrit të Brendshëm, Kadri Hazbiut, krijuan një legjendë, sikur në Shqipëri vepronte një grup armiqësor që ishte i lidhur me zbulimin grek dhe atë amerikan, të cilët kishin si qëllim përgatitjen e një komploti për rrëzimin e pushtetit popullor me anë të një grushti shteti që do të mbështetej nga Flota e Gjashtë Amerikane që vepronte në Mesdhe. Sipas legjendës të krijuar prej këshilltarëve sovjetikë, ky "grup armiqësor" që përbëhej nga disa persona me origjinë nga zona juglindore e vëndit, në kufi me Greqinë, kryesohej nga një oficer i lartë i Ushtrisë Shqiptare që mbante gradën e kolonelit. Po kështu sovjetikët thonin se ai kolonel, ishte fjala për Teme Sejkon, merrte mesazhe nga zbulimi grek për të gjithë veprimtarinë se si do të vepronte grupi i kryesuar prej tij. Këtë gjë, pra, faktin se gjoja një oficer i lartë i Ushtrisë Shqiptare" ishte i lidhur me zbulimin grek, sovjetikët ia kishin thënë Kadri Hazbiut aty nga fundi i vitit 1959 apo fillimi i vitit 1960, kur kishte filluar një krisje në marrëdhëniet në mes Shqipërisë dhe bashkimit Sovjetik. E gjithë kjo lojë që u sajua nga sovjetikët, kishte për qëllim që t'ju thoshte udhëheqjes së lartë shqiptare me në krye Enver Hoxhën, se Shqipëria rrezikohej nga një sulm eventual i amerikanëve, me anë të Flotës së Gjashtë amerikane që vepronte në Mesdhe, e cila do invadonte nëpërmjet Greqisë. Sipas kësaj, nënteksti apo mesazhi i sovjetikëve ishte më se i qartë: "Enver Hoxha duhet t'i vinte gishtin kokës për rrezikun që i kanosej Shqipërisë dhe i vetmi shpëtim ishte, mbajtja e sovjetikëve në bazën e Pasha-Limanit. Pra e gjithë loja dhe legjenda e krijuar nga sovjetikët, që gjoja në Shqipëri vepronte një grup agjenturor armiqësor që ishte i lidhur me zbulimin grek dhe atë amerikan, synonte për të trembur Enver Hoxhën, që nga frika e ndonjë sulmi eventual amerikan, ai të mbante sovjetikët në bazën e Pasha-Limanit. Ky plan i sovjetikëve u pranua nga Kadri Hazbiu, sepse me "zbulimin e goditjen" e atij "grupi armiqësor", njëkohësisht do të dilte në pah forca e Sigurimit të Shtetit dhe ai, Kadri Hazbiu, që ishte në krye të Sigurimit, do të merrte një famë të madhe duke u konsideruar si shpëtimtar i vëndit nga planet djallëzorë dhe synimet e amerikanëve që donin të rrëzonin me forcën e armëve pushtetin popullor në Shqipërinë komuniste. Pasi Kadri Hazbiu e pranoi planin e këshilltarëve sovjetikë, për legjendën e "grupit komplotist" ai thirri në zyrën e tij, Kryetarin e Degës së Brendshme të Qarkut të Shkodrës, gjeneral-major Hilmi Seitin, të cilët i kërkoi që të merrte përsipër planin e tyre, duke pranuar se ishte "koka e komplotit". Pasi Hilmi Seiti nuk e pranoi atë gjë, ai u eleminua fizikisht duke i hedhur helm në kafe. Eliminimi fizik i tij u bë pasi loja e kurdisur nga këshilltarët sovjetikë dhe Kadri Hazbiu, rrezikohej të dështonte, duke qenë se ishte dekonspiruar si plan, për të cilin kishte dijeni një person si Seiti, që nuk ishte pjesë e tij. Në praktikën e shërbimeve të fshehta të vëndeve komuniste, (sipas shkollës ruse të Xherxhinksit) ajo gjë nuk mund të ndodhte kurrsesi dhe personi që kishte dijeni për atë plan dhe nuk pranonte ta zbatonte, eleminohej me mënyra të ndryshme dhe shpallej sikur kishte rënë në krye të detyrës. Kështu u veprua edhe me Hilmi Seitin. Pas kësaj ajo gjë iu ngarkua Kundëradmiralit të Flotës Luftarake-Detare, gjeneral-major Teme Sejkos dhe loja që kishin kurdisur sovjetikët në bashkëpunim me Kadri Hazbiun vazhdoi me goditjen e "grupit komplotist" çam, gjë e cila bëri që sovjetikët ta shtynin edhe për disa kohë qëndrimin e tyre në Shqipëri.Në pjesën e dytë të këtij shkrimi të botuar në numrin e djeshëm u njohëm me një biografi të shkurtër të vëllezërve Taho dhe Teme Sejko, të cilët u cilësuan si "koka e kopmplotit çam" dhe manovrat e para të Sigurimit të Shtetit, për të gjetur njeriun i cili do të pranonte se ishte "kreu i atij komploti". Për këtë gjë, Ministri i Brendshëm, Kadri Hazbiu, sipas orientimeve që kishte marrë nga këshilltarët sovjetikë të KGB që ishin atashuar pranë tij në Tiranë, thërriti në zyrën e tij, Kryetarin e Degës së Brendëshme të Qarkut të Shkodrës, gjeneral-major Hilmi Seitin, i cili ishte funksionari më i lartë ushtarak në Shqipëri, me origjinë nga Çamëria.Hazbiu së bashku me zëvëndësin e tij, gjeneral Halim Xhelon dhe njërin nga sekretarët e Komitetit Qëndror që mbulonte organet e Diktaturës së Proletariatit, e pritën Seitin në zyrë dhe i kërkuan atij që të pranonte se ishte kreu i një "komploti" i lidhur me zbulimet e huaja që kishin për qëllim përmbysjen e pushtetit popullor me dhunë. Ata i shpjeguan Seitit, se ajo gjë bëhej për hir të interesave të larta të kombit dhe kishte si synim për të demaskuar amerikanët dhe zbulimet e huaja të disa shteteve perendimore, duke i diskretituar ata në opinionin botëror. Por gjeneral Seiti nuk e pranoi atë gjë dhe u tha se do të bisedonte vetë me Enver Hoxhën. Pasi doli nga Ministria e Brendëshme, thuhet se atë e morën në "Zim"-in e Enver Hoxhës dhe e dërguan në vilën e tij. Nuk dihet asgjë se çfarë u bisedua në mes tyre, por vetëm disa ditë më vonë, gjeneral Seiti vdiq në zyrën e Sekretarit të Parë të Shkodrës, (ku ishte thirrur për një "mbledhje partie" ) sapo kishin pirë kafet së bashku. Nga dëshmitë e disa ish-oficerëve të lartë të Sigurimit, bëhet e ditur se Seitit i hodhën helm në kafe, pasi nuk pranoi sugjerimin e Hazbiut për të qenë "koka e komplotit", gjë të cilën ia kishte kërkuar edhe zv / Ministri i Brendshëm, gjeneral Halim Xhelo, ( një ditë para vdekjes) i cili kishte shkuar në Shkodër dhe kishte qëndrur për tre orë me të në Kafen e Madhe, për t'i mbushur mëndjen. Pas vdekjes, Hilmi Seitit iu bë një varrim madhështor ku fjalën e rastit e mbajti Ministri i Brendshëm Kadri Hazbiu.Enveri miratoi goditjen e "komplotit"Pasi plani për rekrutimin e Hilmi Seitit, dështoi, këshiltarët sovjetikë me Ministrin e Brendshëm, Kadri Hazbiun, vendosën që atë gjë t'ia ngarkonin, Kundëradmiralit të Flotës Luftarake-Detare, gjeneral-major Teme Sejkos, i cili ishte personi me origjinë çame, që asokohe mbante detyrën më të lartë në Shqipëri. Por ndryshe nga si ishte vepruar me gjeneral Hilmi Seitin, Teme Sejkos do t'i kërkohej ajo gjë, pra "kreu i komplotit", pasi ai të ishte arrestuar, në mënyrë që të mos përsëritej gabimi i bërë me Seitin. Para se të vihej në zbatim ky plan, Ministri Hazbiu shkoi vetë tek Enver Hoxha dhe ia raportoi atij gojarisht të gjithë legjendën e krijuar, duke i thënë se kishte zbuluar një grup komplotist të kryesuar nga vëllezërit Teme e Taho Sejko dhe disa persona të tjerë me origjinë nga Çamëria. (gjë e cila shihet edhe nga relacioni tepër sekret i datës 24 mars 1961, Dosja 278, i zbuluar në Arkivin e Ministrisë së Brendëshme) Pasi Enver Hoxha e dëgjoi më vëmëndje Ministrin Kadri Hazbiu për të gjitha ato që ai i raportoi, ai i dha Kadriut miratimin për arrestimin e pjestarëve të atij grupi, duke filluar nga "krerët" kryesorë si: Teme Sejko, gjeneral-major dhe kundëradmiral i Flotës Luftarake-Detare, Taho Sejko, i vëllai i tij që punonte Drejtor në Parkun e Shkodrës, Tahir Demi, kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit, nënkolonel Avdul Resuli, etj. Këtë gjë, pra faktin se Kadri Hazbiu, shkoi dhe i serviri Enverit, ekzistencën e "grupit komplotist çam", e ka pranuar vetë Enveri dhe ajo është e njohur për publikun e gjërë nga një dokumentar i shfaqur disa herë në TV, në të cilin bëhet fjalë për Pleniumin e tetorit të vitit 1982, kur Enver Hoxha po godiste Kadri Hazbiun. Po kështu ai fakt është i njohur edhe nga një libër me kujtime i Enverit (Për Organet e Punëve të Brendëshme) i botuar po atë vit.Arrestimet e "komplotistëve"Pas miratimit që i bëri Enver Hoxha planit të Kadri Hazbiut, për goditjen e grupit armiqësor çam, filluan menjëherë arrestimet në masë. Minsitri Hazbiu në bashkëpunim me Hetuesinë dhe Prokurorinë e Përgjithshme që asokohe vareshin nga Ministria e Brendëshme, kishte marrë të gjitha masat për arrestimet e të gjithë pjestarëve të atij "komploti" duke dërguar nëpër të gjitha degët e Brendshme të rretheve të ndryshme të gjitha listat e personave që do të arrestoheshin. Përgatitjet ishin bërë deri në atë shkallë saqë ishin caktuar edhe makinat që do të transportonin të arrestuarit dhe qelitë e nevojshme ku do të izoloheshin ata. që më përpara masat e nevojshme duke përgatitur Përveç "krerëve kryesorë të komplotit" si Teme dhe Taho Sejko, Tahir demi, Avdul Resuli, Jonuz Purizio, Adem Osmani, Hajri Mane, Sami Murati, Ali Xhelo Arapi, Hasan Mero, Gani Tartari, Ali Goxhaj, numëri i të arrestuarëve shkoi në 367 (sipas statistikave të sakta që ndodhen në Arkivin e Ministrisë së Brendshme) Kështu përveç Grupit të Tiranës ku ndodheshin Teme Sejko, Avdul Resuli, etj, arrestimet u shtrinë edhe në Shkodër me Taho Sejkon e Spiro Rexhon ("korrier i Tahos") dhe vazhduan më tej më Grupin e Konispolit të kryesuar nga Ali Xhelo, Grupin e Mursisë të kryesuar nga Kostandin Petro Vaso, Grupin e Shalësit të kryesuar nga Rexhep Selimi, Grupi i Grave-Karroq i kryesuar nga Vangjel Xhomaka dhe Ziso Biraçi, Grupi Hoxhë-Sopik-Haderaga-Pandelejmon i kryesuar nga Kiço Sotiri dhe Ilia Gjyzeli, Grupi i pesë të rinjëve në vervë me në krye Xhemal Balin (27-vjeçar) Grupi i Minoritetit Dropull-Gjirokastër i kryesuar nga Pandeli Varezi dhe Dr. Aleksandër Kalivopulli, Grupi i Leskovik-Devoll i kryesuar nga Jani Zoga dhe Musa Çeliku. Po kështu arrestime të shumta me persona të akuzuar si pjestarë të "komplotit çam" pati edhe në Përmet, Leskovik, Pogradec, Elbasan, Tiranë, Durrës dhe Shkodër. Duke filluar nga "Krerët e Komplotit" si Teme dhe Taho Sejko, Tahir Demi, Avdul Resuli e të gjithë të tjerët, akuzat ishin të njëjta: "Grup armiqësor të lidhur me zbulimet greke të Asfalisë, dhe CIA-n amerikane, si dhe me zbulimet e huaja të disa shteteve perendimore, që kishin si qëllim përmbysjen me dhunë të pushtetit popullor në Shqipëri dhe instalimin këtu të klasave të përmbysura". Kadri Hazbiu me këshilltarët sovjetikë të KGB dhe vartësit e tij që kishin inskenuar procesin e "Komplotit", në periudhën e hetimeve përdorën të gjitha metodat që të arrestuarit të pranonin akuzat dhe të dëshmonin në gjyq atë ç'ka atyre do t'u servirej. Në përfundim të hetimeve nga "Kokat e Komplotit" nuk fliste vetëm Taho Sejko ndaj të cilit u përdorën të gjitha torturat dhe u ndërruan disa hetues deri tek i fundit Ferhat Matohiti të cilit Taho i ka deklaruar:"Nuk e pranoj akuzën, nuk kam qenë kurrë spiun, nuk i kam dhënë asnjë rrjeti agjenturor informata sekrete. Organet e sigurimit të Shtetit si në 1946 dhe tani do mbështeten në gënjeshtra kundër meje". Duke mos i duruar torturat dhe presionet Taho tenton të bëjë vetvrasje duke i rënë murit me kokë dhe nga kjo goditje atij iu dëmtua truri plotësisht. Duke parë shkatërrimin e plotë nervor të Tahos i cili nuk komandonte më veten, ato nuk e nxorën fare në gjyq, duke veçuar çështjen e tij. Edhe Teme Sejko për një kohë të gjatë nuk e pranoi lojën për të qenë si "koka e komplotit". Lidhur me këtë Strati Papai ish eksponent i lartë i sigurimit të shtetit në atë kohë i dënuar në burg ka dëshmuar:"Temja është mbajtur për pesë ditë me rradhë i mbyllur në një arkivol, ditën e pestë ka ardhur në hetuesi (Burgu 313) Mehmet Shehu që ishte njeriu që e ka dashur më shumë Temen dhe i ka mbushur atij mendjen që të pranonte të ishte "koka e komplotit" për hir të interesave të larta të atdheut si detyrë partie. Teme Sejko e pranoi atë gjë vetëm mbasi Mehmet Shehu i doli atij garant se pas gjyqit, ai bashkë me familjen do të jetonte në cilindo shtet të botës që do të kërkonte, duke financuar nga qeveria shqiptare.DOSSIER VI Dëshmia e ish-nënkryetarit të Gjykatës së Lartë, Mustafa Qilimit: "Disa ditë para gjyqit të grupit çam më shkarkuan nga detyra dhe Rita Marko donte të më arrestonte si shok i Tahir Demit" Sejko në gjyq: "Si u lidhëm me Shefin e Zbulimit Grek, Kosta Diandopullos" --------------------------------------------------


Dashnor Kaloçi




Në pjesën e tretë të këtij shkrimi të botuar në numrin e djeshëm, u njohëm me atë pjesë së historisë së dhimbëshme të "Grupit të Teme Sejkos", kur Ministri i Brendshëm, Kadri Hazbiu, me këshilltarët sovjetikë, dështuan në planin e tyre për të rekrutuar gjeneral-major Hilmi Seitin, që ai të pranonte se ishte "Koka e komplotit" dhe vendosën që atë gjë t'ja ngarkonin Kundëradmiralit të Flotës Luftarake-Detare, gjeneral-major, Teme Sejkos. Por me Temen ata nuk vepruan si me Seitin, duke iu lutur që ta pranonte atë gjë, por e arrestuan duke e bërë fakt të kryer dhe atë gjë ia kërkuan kur ai ndodhej i izoluar në qeli. Për arrestimin e Grupit të Teme Sejkos, Kadri Hazbiu, mori miratimin e Enver Hoxhës duke i paraqitur atij një relacion ku përshkruhej hollësisht e gjithë "veprimtaria armiqësore" e atij grupi dhe lidhjet që kishin me zbulimet e huaja greke, amerikane etj. Arrestimi i Grupit të Teme Sejkos, ishte një legjendë e krijuar nga këshilltarët sovjetikë në bashkëpunim me Kadri Hazbiun, që kishte për qëllim, diskretitimin e amerikanëve në opinionin botëror dhe ngritjen e famës së Sigurimit të Shtetit. Por më kryesorja ishte për të friksuar Enver Hoxhën, gjoja me ndonjë sulm eventual që mund t'i vinte Shqipërisë, prej amerikanëve dhe duke i krijuar atë psikozë Enver Hoxhës, sovjetikët synonin që ai do të kërkonte ndihmën e tyre dhe nuk do t'i largonte ata nga baza e Pasha-Limanit. Pas miratimit nga Enver Hoxha, Kadri Hazbiu filloi arrestimet e "komplotistëve" në masë, sipas listave që ishin parapërgatitur që më parë dhe numri i të arrestuarëve arriti në 367 vetë, duke e shtrirë grupin nga Konispoli deri në Shkodër. I gjithë piksynimi i Kadri Hazbiut dhe sovjetikëve, ishte që Teme Sejko të pranonte se ishte "koka e komplotit". Sipas dëshmisë së ish-oficerit të lartë të Sigurimit, Strati Papai, Teme Sejkon e mbajtën pesë ditë në arkivol dhe vetëm me ndërhyrjen e Mehmet Shehut, i cili i tha se ajo gjë është për interesat e larta të Kombit, ai pranoi të bënte lojën që i kërkohej.(vijon nga numri i kaluar)Dosja hetimore e Taho SejkosPasi Teme Sejko pranoi kërkesën e bërë nga Mehmet Shehu për të qenë "koka e komplotit çam", e gjithë puna e grupit hetimor u përqëndrua tek i vëllai i tij, Taho Sejko, i cili nuk pranonte në asnjë mënyrë asnjë nga akuzat e ngritura. Kjo gjë konfirmohet edhe nga relacioni i Kadri Hazbiut (që e kemi botuar të plotë në numrin e parë të këtij shkrimi) dërguar Enver Hoxhës, ku ai i shkruante: "Taho Sejko nuk flet dhe ajo gjë e pengon mbylljen e procesit hetimor në afatin e kërkuar, duke dobsuar në një farë mase edhe procesin gjyqsor". Në dosjen hetimore të gjetur së fundmi në Arkivin e Ministrisë së Brendëshme, e cila nuk është bërë publike asnjëherë, midis të tjerash thuhet: "Vendim (Mbi njoftimin e akuzës) Tiranë më 10. VIII. 1960. Unë hetuesi i Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, Nënkolonel Stavri Madhi, mbasi studjova dosjen hetimore Nr 278, konstatova se materialet e hetuesisë provojnë në mënyrë të mjaftueshme veprimtarinë armiqësore që Taho Mehmet Sejko ka zhvilluar kundër Republikës Popullore të Shqipërisë. I lartpërmënduri, si agjent i zbulimit të huaj, për një kohë të gjatë, së bashku edhe me persona të tjerë, në formë të organizuar, ka zhvilluar veprimtari armiqësore që ka synuar në rrëzimin e Pushtetit Popullor me forcë. Duke zbatuar detyrën e zbulimeve të huaja ka dhënë informata me karakter sekret dhe ka rekrutuar persona të tjerë. Për këtë arsye dhe në mbështetje të nenit 129-130 të Kodit të Procedurës Penale. Vendosa: Që Taho Mehmet Sejkon t'a marr si të pandehur duke e akuzuar për krimet e parashikuara nga nenet 64 në kombinim me nenin 13 të Kodit Penal. Këtë vendim ia njoftoj të pandehurit duke i marrë dhe firmën e tij. Hetuesi Stavri Madhi. Vendimi u njoftua më 10. VIII. 1960". Pas kësaj akuze, po atë ditë hetusei Stavri Madhi e ka marrë në pyetje Taho Sejkon duke i komunikuar akuzën. Në proces-verbalin hetimor ndërmjet të tjerash thuhet: "Pyetja fillon në ora 8.15. Pyetja mbaron në ora 13.45. Pyetje: A e pranon akuzën që të bëhet….Përgjigjie: "Nuk e pranoj akuzën sepse nuk kam qenë kurrë agjent i asnjë zbulimi të huaj, nuk kam dhënë asnjëherë kërkujt informata me karakter sekret dhe nuk kam punuar kurrë për rrëzimin e pushtetit popullor në Shqipëri". Ndërsa në një senacë tjetër hetuesie të bërë ndaj Taho Sejkos në datën 14 XI. 1960, nga hetuesi Stavri Madhi, pyetjes: "Na fol për aktivitetin tënd armiqësor". Taho Sejko i përgjigjet: "Organet e Sigurimit ashtu siç do të mbështeteshin më 1946 në gënjeshtra, janë mbështetur sot kundra meje, për akuzën teme si spijun. Mbasi mu lexue dhe thaniet e mia janë shkrue drejt, i firmos". I pandehuri Taho Mehmet Sejko. Pasi Taho Sejko nuk pranonte asnjë nga akuzat e bërë, atij ia hoqën hetuesin Stavri Madhi dhe në vënd të tij u caktua Frehat Matohiti. Ndonëse Matohiti ia shtyu disa herë afatin e përfundimit të hetimeve, duke ia ndërruar disa herë nenet, nuk ia arriti dot që ta bënte Tahon për të firmosur akt-akuzën. Duke mos i duruar dot torturat që iu bënë, Taho Sejko i ra murit me kokë dhe humbi kujtesën, gjë e cila bëri që ai të mos nxirrej në gjyq së bashku me vëllanë e tij Temen dhe gjithë grupin kryesor të përbërë nga Tahir Demi, Avdul Resuli, Adem Osmani, Jonuz Purizio etj. Pak ditë para se të niste me bujë të madhe fillimi i gjyqit të famshëm, u shkarkua nga detyra nënkryetari i Gjykatës së Lartë, Mustafa Qilimi, duke mos i komunikuar asnjë lloj motivacioni. Sipas dëshmisë së zotit Qilimi, kur ai u ankua për shkarkimin e tij, Sekretari i Komitetit Qëndror, Rita Marko, i tha: "Ti je shok i Tahir Demit e Taho Sejkos dhe po të donim ose po të duam mund të arrestojmë". Ndërsa procesi hetimor i "grupit çam" ishte në përfundim dhe pritej t'i kalonte gjykatës, Ministri i Drejtësisë Bilbil Klosi i tha në kofidencë Mustafa Qilimit: "Taho po tregohet burrë me karakter dhe trim"."Komplotistët" para gjyqit të popullitMë 16 maj të vitit 1961 në Kinemanë e "Brigadave" në Tiranë u hap gjyqi kundër "komplotistëve çamë" dhe trupi gjykues përbëhej nga një këshill gjyqësor i posaçëm i Gjykatës së Lartë i caktuar me dekret po të posaçëm nga Presidiumi i Kuvendit Popullor. Ai kryesohej nga Shuaip Panariti, kryetar i Gjykatës së Lartë dhe anëtar të tij ishin: Gjeneral-major Muharrem Kokomani, kolonel Sotir Spiro, kolonel Bejto Isufi dhe nënkolonel, Hilmi Telegrafi. Akuzën kundër të pandehurve e mbronte Prokurori i Përgjithshëm Aranit Çela. Në fjalën e tij Prokurori Çela, ndërmjet të tjerave u shpreh për të pandehurit duke thënë: "Agjentë të Asfalisë greke të rekrutuar prej saj që në vitet 1930 e në vazhdim, kur ata janë rekrutuar dhe nga zbulimi Amerikan, të cilët kanë hyrë në lidhje me Haki Rushitin, agjent i vjetër i qarqeve shoviniste greke, dezertor i Luftës Nacional-çlirimtare, major i milicisë fashiste dhe bashkëpunëtor i ngushtë i nazistëve gjermanë e agjent i regjur e i imperializmit amerikan dhe me Panajot Plakun, tradhtar i poshtër i popullit dhe Partisë, agjent i vjetër i revizionistëve jugosllavë dhe i maskuar në Parti për vite me rradhë. Të pandehurit duke shfrytëzuar postet e larta që mbanin, kanë mbledhur informata me karakter sekret shtetëror dhe nëpërmjet dy të pandehurve Hasan Mero e Novruz Beljeri, ushtarak të Kundërzbulimit, i kanë çuar ato tek Haki Rushiti e Panajot Plaku të cilët janë agjentë të Asfalisë greke, zbulimit amerikan e UDB -së jugosllave, dhe bashkëpunojnë ngushtë me Drejtorin e Zbulimit grek, Kosta Diandopullos, e kolonelin amerikan Stefan". Pas aktakuzës së bërë nga Aranit Çela, i pari u pyet Teme Sejko, i cili lexoi të gjithë atë që i kishin përgatitur hetuesit dhe Sigurimi, duke pranuar se ishte "koka e komplotit" dhe të "gjithë veprimtarinë armiqësore" që ata kishin zhvilluar në bashkëpunim me zbulimet e huaja. Të gjitha seancat gjyqësore të atij procesi të bujshëm, që nga fillimi u transmetuan edhe me artopolantë në mënyrë që atë ta ndiqnin me mijra vetë që qëndron jashtë sallës së kinemasë ku zhvillohej gjyqi. Sipas dëshmisë së Hektor Sejkos, (djalit të Tahos) në kohën kur xhaxhai i tij, Teme Sejko, ishte duke folur për "veprimtarinë armiqësore" dhe mbledhjet që kishin bërë në shtëpinë e vëllait, Taho Sejkos, në Shkodër, nëna e tij, e cila atë ditë kishte ardhur nga Shkodra për të ndjekur procesin në Tiranë (së bashku me Hektorin dhe dy motrat e tija të vogla) filloi të bërtiste në sheshin para sallës së gjyqit ku ishte mbledhur i gjithë populli, duke thënë se ato që thoshte Teme Sejko nuk ishin të vërteta. Pas kësaj atë e morën me forcë disa oficerë të Sigurimit dhe së bashku me tre fëmijët e vegjël, e dërguan tek agjensia e autobuzëve që ndodhej prapa Sahatit. Aty e hipën forcërisht në një autobus të linjës së Shkodrës dhe i thanë se po të vinte përsëri në Tiranë, do ta arrestonin. Pas Teme Sejkos, e morën fjalën dhe disa nga dëshmitarët e thirrur në atë proces, ku njëri prej tyre, Vangjel Kosta Zaho, i cili ishte marrë si i pandehur, deklaroi në gjyq duke thënë se ai ishte anëtar i Komitetit Qëndror të organizatës së Vorio-Epirit dhe kishte marrë pjesë në një mbledhje që është bërë në Greqi në vitin 1957 nga "Qeva" dhe në atë mbledhje, të deleguar nga qeveria greke, kanë marrë pjesë gjeneralët Boçaris dhe Nuova dhe një farë Kosta Dhima i ardhur nga SHBA. Në këtë mbledhje është diskutuar organizimi i një ndërhyrje të armatosur në Shqipëri. Një nga dëshmitarët e tjerë të këtij gjyqi i quajtur Kosta Fili, deklaroi në sallën e gjyqit:"Unë kam qenë pjestar aktiv i zbulimit amerikan e grek, dhe kam hyrë disa herë në Shqipëri me misione sekrete në krye të bandave të diversantëve si oficer i zbulimit grek për të marrë kontakte me agjentë të ndryshëm tanët që vepronin këtu në lidhje me kryengritjen e armatosur".

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...