2016-03-02

Mr. sci. Flori Bruqi : Kur oshëtinte zani i lirisë..


Ne nje kohe kur kishte te tjera endrra ,ato qe i ofronte mosha e re,argetimin , dashurine per jeten ,muziken ,per nje te dashur te zemres , me idhull te saj ne zemer Shote Galicen ,e rritur dhe e edukuar ne nje ambient familjar patriotik ,ku primare eshte dashuria per atdheun e kombin,ceshtja kombetare ,-ne vecanti babai i saj,nje patriot i lindur ,-Raimonda Malecka ,ne nje nate dimri plot terr e acarr,nga te ftohtit ,rrezik e mes plumbave te represionit serb,se bashku me disa luftetare te tjere ,,i bashkohet Ushtrise Clirimtare te Kosoves.

Ne shpirtin e saj ka mbetur dhimbja ,malli,trimeria ,guximi ,dashuria per shoket e luftes.Sot ajo jeton ne Tiranen e saj te dashur.

Hedh kujtimet e luftes ne nje liber dhe vargje kushtuar shokeve e miqve te saj te idealit ,deshmoreve te lirise ,te UCK-se.

Me deshiren e mire dhe lejen e Raimondes ,une po ju sjell dy poezi te saja ,ne kujtim te ketyre deshmoreve te lirise qe ajo jau kushton.

Deklamon shpirti i luftetares ,shpirti i kesaj “Shote Galice” shqiptare.





Rajmonda Maleçka- Tiranë

Tokë e Drenicës mbjellë me eshtra

( Ep’ për Drenicën e Shaban Polluzhën)


Tokë e Drenicës mbjellë me eshtra
luftëtarësh,
Me eshtra fëmijësh të vegjël mbjellë,
U bënë shi e breshër për armiqtë
në dimra,
E lulëkuqe Kosove për drenicasit
në pranverë.
Toka e Drenicës mbjellë me stuhi
dhe kështjella,
Djem e burra si lisat e lartë
nëpër shkëmbinj,
Të gjithë burra të lindur si 100 vjeçarë,
Të gjithë vdekur djem të rinj…
Ashtu si Drenica për Kosovën u bë
kujtesë,
Kështjellë lirie e kështjellë burrash
me nderë e besë,
Luftë pas lufte mbetur më e fortë,
E pamposhtur asnjëherë, flamur në pranver.
Kangët e Mujit e Halilit, Elez Alinë
e të tjerë,
Që shqiptarët mos të shuhen kurrë,
Shaban Polluzhës ja rritën zemrën,
Ja rritën shtratin dhe e bënë burrë…
Herë me hasmin, herë me armikun,
Drenica në luftëra në çdo vjet,
Te malsori Shaban Polluzha,
Legjenda e Veriut derdhë përjetë…
Bëhej burri shkëmb e mal,
Kur oshëtinte zani i lirisë,
Bahej engjëll e bahej dhimbje,
Kur derdhej loti i fëmisë.
Nëpër grykat e Drenicës,
E la zanin Ai – Shaban Polluzha,
Asnjë ditë si mungoi Drenicës,
As Kosovës në kohë me luftëra.
Mijra vite të kalojnë,
Qindra vite a më shumë,
Drenicakët burra – bese,
Për historinë do rrijnë pa gjumë.
Mbetur asht’ në fjalët e burrit,
Mbetur vrull në dejet e rinisë,
Me mijra vjet aty do të jenë,
T’i ushqyejë rrënjët e lirisë…

Pesë yje shqiptarie

( Tahir Sinanit, Lefter Koxha,Skerdilajd Llagami, Ndriçim Koxha,Pajtim Roci….)

Malet e luginat e Shqiptarisë,
Për çdo stinë rrisin lule shumë,
Gjaku i të rënëve mbetur tek toka,
Bëhet lule, dallgë, diell e lumë.
Lot e dhimbje për Tahir Sinanin,
Përkundin sytë e një nëne që dhembin,
N’Gostivar e la fytyrën trimi,
Pa ja heq sysh Tropojën e Shkëlzenin.
Në kuvend Tomorrit të vet në Berat,
Prej Shkupit, Lefter Koxha i ban za,
Në e ndjeni mungesën time,
Dilni kujtoni shekujt në kala
Nga Sellcë e Keqe për në Tiranë,
Ka aq kohë shkojnë e vijnë lajme,
Vetëm Skerdilajd Llagami nuk mund
të përgjigjet,
T’ia pushojnë dhimbjet kësaj nane.
Thinjët si flokët e nanës Gjallica në pritje,
Pajtim Roci vallë pse s’po kthen nga Shkupi,
Rrugët s’janë në dimër, njerëzit shkojnë e vijnë.
Por, trimi s’tundet, në palët e flamurit ngrirë…
Dhimbje përcjellin mbrëmjet e Librazhdit,
Një piskamë drejt Shkupit s’do hesht,
Pëshpëritje për Ndriçim Koxhën thonë
dhe yjet,
Nga mbrëmja në mëngjes….
Ne pritëm, që ju të vini, por ju
nuk erdhët kurrë,
As në dimër, vjeshtë, pranverë a verë,
Po kudo ku ngrihet një flamurë,
Ju do të mbeteni midis nesh…
Malet e fushat e shqiptarisë,
Në çdo verë rritur lule shumë,
Gjaku i të rënëve, mbetur tek rrënjët,
Bëhet lule, dallgë, diell e lumë.

 


            Rajmonda Malecka  

Emri: -                Rajmonda
Mbiemri: -         Maleçka
Atësia: -             Bujar 
Vitlindja:-         11.03. 1970
Vendlinda: -     Tiranë
Vendbanimi: -  Tiranë

Shkollimi:

Arsimi 8 vjeçarë 1977-1985 Tiranë, Shkolla Tetë-Vjeçare “Xhezmi Delli”
Arsimi i mesëm 1985-1989 Shkolla e Mesme e Përgj. “Partizani“ Tiranë,
Arsimi i Lartë: Gjuhë-Letërsi dhe Gazetari.

Pas Universitar

Akademia Diplomatike Shqiptare- 25 shtator deri më 25 dhjetor- kursin Marrëdhënie Ndëkombëtare dhe Diplomaci

Akademia Diplomatike Shqiptare-22 janar deri më 16 shkurt-kursin Lidership dhe Manaxhim Krizash


Akademia Diplomatike Shqiptare-6 Gusht deri më 27 Gusht –kursin Aftësi Negociuese

Puna:

-Gazetare në gazetat “Gazeta Shqiptare”, gazeta “Atdheu”, gazeta “Rilindja”, gazeta “Kosova”, gazeta “Koha e Re ”, gazeta “Ora e Shqipnisë” , gazeta “Bulevard”...
-1998 Kryeredaktore e gazetës “Kushtrimi”.
-1998, aktiviste e çështjes kombetare, në Shqipëri-Kosovë, Lugina e Preshevës dhe trevat shqiptare nën-Maqedoni. Bashkëpunëtore e mediave shqiptare në të gjithë këtë hapësirë.
-1998-luftëtare e UÇK-së, bashkë me babin tin Bujar Maleçka dhe korrespondente e revistës “Mbrojtje...“ organ i Ministrisë së Mbrojtjes Tiranë.
-1999 (pas luftës së Kosvës), angazhuar në TMK (Zona  e Dytë) si gazetare dhe më vonë në Bazën e Logjistikës Prishtinë.
-1999 redaktore dhe skenariste e asamblit të TMK-së në Prishtinë.
-04.04.2005-04.04.2006  e burgosur në Shkup për arsye politike( e dënuar 10 vjet, mbajtur një së bashku me babain)

Etj.

Kontribute intelektuale dhe publiçistike:

1-“Ëndërra lozonjare’, poezi , botuar në vitin 1998
2-“Tungjatjeta Kosovë“, poezi, botuar në vitin 1998
3-“Prelud pavarësie“ , poezi, botuar në vitin 2000
4-”Nëpër ditët e dhimbjes dhe lirisë së Kosovës”, analizë dhe opinion shkencorë për çështje e Kosovës, botuar në vitin 2001
5-”Shqiptarët e kanë Brenda vetes së tyre lirinë”, libër analitik dhe interviste për zhvillimet politike të shqiptarëve nën-Maqedoni, botuar në vitin 200
6--“Tokë arbnore” antologji poetike për të rënët e luftës, botuar në vitin 2004
7-“Ora e Kombit” , monografi , botuar në vitin 2005
8- “Jasharët, kujtesa jonë e përjetëshme”, pelud kujtese për familjen Jashari, botuar në vitin 200
9-Haradinaj dhe Rendi i Ri Botërorë, analizë politiko-historike, botuar në vitin 2007
10-“Hashim Thaçi dhe beteja e fundit”, analizë monografike, botuar në vitin 2008
11.-Hasi mes Luftës dhe Lirisë, libër historik-monografik, botuar në vitin 2010
12-Redaktore e disa librave historik të shkruar për luftën dhe UÇK-në.

Mirënjohje dhe Vlerësime, nga organizata dhe shoqata të ndryshme

  1. Nga Shoqata Atdhetare për të rënët e Kombit Shqiptar – Me titull- Mirënjohje e Kombit-Tiranë 2001

  1. Nga Lëvizja Kombëtare Shqiptare-Vlerësim për vëprimtarinë aktive, ne kontribut te çështjes kombëtare, 17.10.2003
  2. Nga Shoqata e Invalidëve të Luftës të UÇK-së, Prishtinë-,më 20.05.2004
  3. Nga Shoqata Kombëtare e Ushtarakëve në Rezervë të Shqipërisë-Dega Tiranë-Çertifikatë –me titullin- NDERI I SHOQATËS, më 14.05.2006.
  4. Nga Kosova Fshati Zojzë me rastin e zbulimit të pllakës përkujtimore të dëshmorit Sinan Thaçi- më 29.04.2006 Mirënjohje për kotributin e dhënë gjatë luftës së UÇK-së
  5. Nga Shoqata e Veteranëve, Invalidëve dhe familjeve të Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë-Metvegjë-Bujanoc- më 25.09.2006
    Mirënjohje për kotributin e dhënë gjatë luftës së UÇPMB-së.
  1. Nga Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare-Dega në Prizren- Falenderim për kontributin e dhënë në luftën e UÇK-së, më 28.11.2006
  2. Organizata e Veteranëve të Luftës së Preshevë-Metvegjë-Bujanoc-më Gusht-2009 Mirënjohje për kotributin e dhënë gjatë luftës së UÇPMB-së
  3. Nga Shoqata e Invalidëve të Luftës të UÇK-së, dega Therandë- më 10-06-2011 Mirënjohje për Kontributin e dhënë për invalidët e UÇK-së.
  4. Nga Biblokteka e Qytetit të Kukësit më 26-10-2011. Mirënjohje për kontribut të çmuar në pasurimin e fondit të biblotekës të qytetit të Kukësit.Etj.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...