2016-03-02

Sonte po ëndrroja ëmëlsisht për Ty…

Poezia e Fadil Shytit shquhet në radhë të parë për zërin dhe përmbajtjen militante. Përmes vargjeve poetike, poeti shpreh tërë një botë mllefi e pezmatimi kundër padrejtësive që iu kanë bërë dhe po iu bëhen shqiptarëve. Ai kurdoherë tregohet i gatshëm të bëjë roje nderi për kombin, për atdhetarët, për çlirimtarët e Kosovës dhe për të gjithë ata që angazhohen për bashkimin e kombit. Sulmon e godet pamëshirshëm të gjithë ata që nuk e duan bashkimin, të gjithë ata që hedhin baltë mbi vlerat kombëtare, të gjithë ata që bëjnë përpjekje ta përdhosin traditën e pastër kombëtare…
Përgatiti për Floripress:Flori Bruqi
Në përkujtim  të rënies heroike të vëllait tim të gjakut dhe idealeve, Mustafë Shyti; heroit të popullit Fehmi Lladrovci, heroinave të popullit, Xhevë e Fatime Hetemi, -shokut  tim të idealeve, Enver Haliti, nga Drenica e Kuqe dhe qindra e mijëra yjeve të lirisë që ia falën gjakun, ia rritën shpresat dhe nderin Shqipërisë)…
Flaka e janarit !
Kur vinë janari e shkurti,
Me ploja e pjalmat…
E serta, -valë,
Kur i kujtojmë trimat,
Që ranë për Ideal,
Shpirti më flakëron,
Zemra më trokllon…
Mua, mërgimtarit atdhetar,
Në ferr-mërgim-trazim,
I tretur nëpër botë!
-Dhe, Bota nëse bëhet imja…
Nuk gëzohem,-as kënaqem dot:
Se shkjau okupatori,
E tradhtar horri…
Tradhtisht, yjet “i vranë”..!
Atdhetarët flakadanë,
Stërnipër, të Gjergj Kastriotit…
Me me pushkë e penë…
Dolën në atë epokë terri;
Përballë armikut,
Me heroizmin -partizanë…
Ata, ishin ndër të parët,
Pishtarë të lirisë,
Idetë dhe veprat:
I kishin, gur-themelet,
E ribashkimit, -e përparimit,
Të Nënë Shqipërisë!…
E kam zor të mendoj,
E, me qetësi të krahasoj:
Cili qe më i bukuri,
Cili qe, më dituri,
Cili qe më guximtari,
Cili qe më i miri!!!
Rexhep Mala,
Nuhi Berisha,
Kadri Zeka,
-Jusufi e Badhosh Gervalla,
O, sypatremburi,
-Bajram Bahtiri?!!!
E “tretem”, tutje-tëhu…
Ashtu në mendime…
Me zjarrmi-vendosmëri,
I tej thelluar, i revoltuar!…
Me bindje -e shpirt-trazuar,
E ndiej, e përjetoj…
Se, Flakë e Janarit…
Flakëron dhe rritet,
Dhe, nga zemra ime!
Për idealin tonë,
Ende të pa-realizuar
Legjendari ynë!

-KURDOHERË NË ZEMRAT TONA!
(Komandantit legjendar, Adem Jashari).

Do të jetojë me diellin,
Fadil Shyti

Do të jetojë me fushat,
Do të sfidojë me malet,
Do të gjëmojë si deti, ,
Do të fitoj mbi qiellin!…

Përballë fotografisë!…
(Përballë fytyrës madhështore të Adem Jasharit).

Kur të të shoh Ty,
Në këtë fotografi,
Kur tymi i cigares,
Ngrihej në ajri!…
Mbi supe, të hijeshojnë,
Armët, tmerruese-freskuese,
LIRIDONE!
Sikur e shoh,
REVOLTËN, e Atmëmëdheut,
Në zemër e në sy!…
Sikur i shoh,
Kreshtat e maleve tona,
Përballë stuhive shekullore…
Që na i sollën Serbia,
E Tradhti Zezona!
Malet që, shekujve rilindin,
QËNDRESË!…
Kur e shoh vështrimin tënd:
Revoltë,- ndaj renegatëve-xhelatëve,
Tejet tmerrësisht, – të pabesë!
-Sikur e shoh Flamurin Kuqezi ,
Duke u vërsulur betejave rrufe,
Gjatë betejave të ushtarëve -çlirimtarëve!…
Të UÇK-së Heroike!…
-Sot, -sikur dje!
Për nder e Atmëmëdhe!
sikur e dëgjoj,
Betimin e kushtrimit-bashkimit:
Si gjaku me zemrat:
Se, ky Atmëmëmëdhe;
Kurrë nuk guxon të bie pre…
E faqezinjve, e faqezezave,
Se, ky vend është i SHQIPOVE!…
Është i SHQIPONJAVE!…
Sikur me sokëllima -thërrasin,
Shkrep më shkrep;
Ay dhe armata e tij, -e PËRJTESHME!….
Për REVOLUCIONE TË REJA!…
Për BESËLIDHJE e QËNDRESË!…
-Të mbijetojë çdo SHPRESË!
SHQIPËRIA ETNIKE, të marshojë…
-Përballë këmishëzinjve,
Përballë këmisha zezave!…
Sikur prapa teje,
O, Adem SHQIPTARI,
Qëndron një kala, e plagosur…
E goditur nga rrufetë…
Kjo KALA , e quajtur, SHQIPËRI,
Që dikur ishte;
Në çdo cep të saj ,
-Krenare me Zot-si!…
Sovrane me pavarësi!…
Që, dikur nuk kishte,
Sundimtarë të huaj…
Që, dikur nuk njohu përulje,
E nuk kishte dhimbje – rrudhje…
E, dikur quhej; vërtet, -siç ishte:

Po na mungoni!…
Po na mungoni:
Si uji përrenjve dhe ujëvarave,
Po na mungoni:
Si dielli, maleve e fushave!
Po na mungoni:
Si penat shkencëtarëve,
Po na mungoni:
Si armët luftëtarëve!
Po na mungoni:
Si drithërat,
malësorëve!
Po na mungoni:
Si çekanët e drapërinjtë,
punëtorëve!
Po na mungoni!
Ah!…
Sa shumë
Po na mungoni!…
Por, -për Ju,
Nuk po na mungojnë:
Vuajtjet,
Kujtimet!
Dashuritë,
Krenaritë,
Që aq shumë, – i meritoni!

Jemi !
Jemi pikë vorbullash,
Lakmuese, në Globin e Zi,

Valët vërdallë, si bishat,
Po ngriten me shpejtësi…

Globi Dinak, egërsisht,
-Në sulme po hidhet…

Ndërsa, BOTË mashtruese,
Mbi kurrizin tonë,

Po zgërdhihet, po përdridhet…
-Po premton, po skllavëron..

Disa ciklopë, miopë, -renegatë,
Të etur, e -shumë të pangopur,

Për pushtet, pasuri, e para,
-Atdheun po e trajtojnë:

Hiç më pak, -se një lopë,
-Ta mjelin, e ta presin…

Në ankandin Globit,
-Lëkurën t´ia shesin,

Kur më tej, hej-hej…
Tamblin e bollshëm se ka!…

Jemi pikë vorbullash,
Lakmuese, në Globin e Zi…

Zgjohu nga gjumi, -SHQIPTARI!
Bëje SHQIPËRINË, -ose vdis !
-Siç tha, gjaku i Kastriotit,
-Biri yt, legjendari, Ukshin Hoti,

Ay, që jetën ta fali,
Ty, o i uruari popull,

Ty moj Nënë, Shqipëri,
Lule paqësore, o flakë e barotit!

Drenicë
Tokë, e shenjtëruar me dëshmorë,
Tokë, madhështore -me ato  lule,
Tokë me rreze lirie-diellore,
Që më penë e armë në dorë,
Përballë stuhive-tradhtive,
Kurrë s´u dorëzove,
Kurrë s´u përkule!
O, Kruja e dytë e Skënderit,
O, vendlindje e dashur e Ademit!
Rinohu, moj Lulëkuqe e shqiptarisë,
Nderi i shekullit, që iku,
Në theqafje!…
Lulëzo, krenohu, -e përparo!
Moj bijë e Shqipërisë!
Punëtorit dëshmor 
(Kushtuar, dëshmorit Isak Ferizi, nga Gjyteti, ish-Dubovci i Vushtrrisë)
Një burrë i qetë, i thjeshtë e fjalë-pak,
Sy vigjilues si të një sokoli,
Kur në qiellin e Prekazit Heroik,
U dëgjuan gjëmime dhe u panë vetëtima,
U nisën me vëllain, Sadikun -“Besnikun”,
Tek Jasharët, të luftonte përkrah me -dajallarët,
Atje, ku shkrepnin armët -si vetëtima!
U nisën betimit, zot me i dalë,
Si burrat e malësisë, trimat e motit,
Për Flamurin Kuqezi dhe ideal!
E, aspak , -nëpër atë flakë!…
Nuk i frikësoi, -as i ndaloi,
Gjithë ai tmerr, -e gjithë ajo poterë!…
Kur, po dridheshin –fusha me mal!
U nisën kreshnikët, -betimit zot i dolën!…
E, ra krye detyrës si zog sokoli!
Me grykëhollat, -me armiqtë folën,
E toka drenicase u ri-gjakos…
Përkrah tij, -shkëlqeu në errësi,
O, sa rëndë, Sadiku u plagos,
I bashkuan plagët,
E bashkuan qëndresën,
O, sa madhështore,
Të madhit Adem Jashari,
Vëllezërit Proletarë,
Ia mbajtën besën!
Ruaj në gjirin tim, -ca kujtime përjetësie,
Me punëtorin, -dëshmorin Isak,
Kur fliste shtruar, -në odën e tij bujare,
Në vështrimet e tij, -për besë të Flamurit,
E kam parë, sinqeritetin madhështor,
E kam kuptuar, -si digjej zemra e tij,
Zemër trimi, -hulli, margaritare!
O, trimi i dheut të Shqipeve,
O, Isak Ferizi , -prehu i qetë,
O, shpirtbardhi ynë, -në  amshim…
Qëndresa jonë, po vazhdon…
E, kurrë s´do të ndalet,
-Deri në Ribashkim!…
Përndrsyhe, do t´na mallkojnë e injorojnë,
Fushat, detet dhe malet!
-Do ta bëjmë Shqipërinë Nënë,
Ashtu, si e deshët Ju,
Dëshmorët tanë,  -o burrë!
O, flakadan i nderit të malësisë,
Ty, dhe të gjithë vëllezërit dëshmorë,
Kurrë s´po keni thyerje, -as pleqëri,
Kurrë s´jeni tretur…
Ju jeni -pavdekësi!
Jeni kurdoherë, – rinorët,
E Nënën Shqipëri!
Përjetësi !


Brenda kësaj jete,
Gjithçka pas një kohe
Tretet!…
Veç vepra madhështore,
E përjetshme mbetet!
Me shekuj jeton madhështia,
Veç, mos të mendon Kurrkushi:
Se harrohet dhe tradhtia!…
Ashtu siç jetojnë,
Ngjyrat bardh e zi:
Kurdoherë luftojnë,
Besnikëri e tradhti!…

Mundet

Mundet, uji të shterojë,
Në të gjitha detet…
Mundet, të shterojnë,
Edhe oqeanet…
Por, luftën për RIBASHKIM,
Moj, Nënë Shqipëri,
Kurrë s´do ta ndalojnë Shqiptarët!

Ëndrra dhe realiteti

Sonte po ëndrroja ëmëlsisht për Ty,
Po e shijonim një natë bardhoshe,-me dëborë,
Ty, e kishe shtrirë dorën mbi krahun tim,
Përqfoheshim ngrohtë si dy engjëllorë…
…Disi, s´të kisha parë shumë kohë,
Malli më kish zhuritur moj!…
Dëshiroja të të fus në shpirt…
Papritur një krismë , -na zgjoi!….
Ah! Iku ajo ëndërr mjaltore-mëngjesore,
Në këtë kohë me furtuna…
Papritur, -kishte krisur alarmi-ora…
Na prisnin aksionet, -na priste puna!
E dashur!…
Jeta nuk është ëndërr, -parajsore…
Por, është dhe, -betejë me stuhi…
Gjatë viteve rinore, -më shumë…
Gjenim kohë, – dashuroheshim,
Me zjarrmi!…
Ato hovet freskuese, -përvëluese,
Na zgjonin, -natën e kthenim në ditë!
E sheh e dashura grua-stoike…
Tri filizat tona, -tani janë rritë!…
Nuk donim t´ ua dinim brengave-situatës!
Kishim vrulle dashurie, -pafundsie…
Jo! Nuk përshkruhen dot,
Ndonëse në kohë robërie…
Na mungonin shumë gjëra, -në botë!…
Por, QËNDERESA, shkëlqente me dashurinë,
Atëbotë, ishim me rrënjë , në TOKËN tonë…
Atje, ku zemrat hëna,- netëve i gjallëron…
Shpresonim, ardhmërinë, -për Shqipërinë!
Ka vite, na rrëmbeu jetë-mërgimi…
Dashuria mbeti, -rinia ca na treti…
U cënuan, jo pak- hareja dhe gëzimi
Herë-herë, si hije, -po na bie trishtimi!
Epo, jeta s´ është e denjë…
Vetëm për lumturi…
Breznitë vinë e ikin,
Të rrojë Nëna Shqipëri!

Riciklim!
Kur po shkëpusja lehtësisht,
Një trëndafil me dy gonxhe,
Papritur –gishtat më therën…
Jo, aq tmerrësisht, -por gjaku shpërtheu…
Po, papritur nga ai ”tërmet”…
Trëndafilit të përgjakur i mbetën
Vetëm dy fletë…
Era si përhera,- i rrëmbeu në ikje,
Ndërsa, tjetra, e plotë mbeti,
Ajo, gonxhe bukuroshe,
Ishte e fortë, -në rilindje!…
Mendova; -vërtet:
Si këto gonxhe trëndafili,
Puqen jeta dhe vdekja:
Me rilindje dhe ikje!
Kështu, hidhen ”vallet”, –pambarim,
Kështu, këndohen me rilindje…
Kështu, vajtohen me ikje…
Jeta dhe vdekja në riciklim!…

Rikthimi
Kur vi tek Ty, -Atdhe,
Ndihem, më i fortë se graniti malor,
Ndihem , i pathyeshëm mbi dhe,
Thellësisht, Shqipo-arbëror!
Eh! Kur ditëbardhat tokësore ikin,
Kur udhë-mërgimi, më rrëmben…
Si ujku siberian, -si -ujku i zi…
Shpirti më shpërthen stuhi!…

Paralajmërim!
Shpeshherë gjatë udhëtimeve,
Idetë poetike më vërshojnë…
Papritur, rrufeshëm, me rrëmbim,
A mos qenka kjo, –paralajmërim?!
Për mua udhëtarin, -ushtarin e Adheut,
Me penën shpatë- të sfidoj armiqsi e tradhti…
Kudo, dhe kurdoherë në do situatë!…
Atdhe –të zgjuar, -vigjilentë më ke!
Për ty Atdheu im i shtrenjtë…
Ditë e natë do të shkruaj…
Kujtimet tua të jetës -shtrëngatë…
Si reliket më të zjarrta, -në zemër i ruaj!

Eh!…
Eh, sa shumë dashuri mbetën pengje…
Në zemra të djegura, -fatkeqësi me dengje…
U shkrinë si mjalta, në një gotë…
Të thyera nëpër botë, -për arsye- ”krejt kot”!…
Shiqime të pashijuara kurrë!
Freskime të pangrohura kurrë!
Fjalë të pathëna kurrë!
Përkdhelje të padhëna kurrë!
Nga një cucë , nga një djalë,
Nga një grua, nga një burrë,
Të lagura,- si fletë liriko-epikash…
Të vala, si bukët në furrë!…

Nganjëherë !…
Nganjëherë, -jam gjithkund,
E, nuk jam -askund!…
Në këtë botë; pakufi
Me pak diell , -
E, shumë stuhi!…
Bota, qenka puse,
Bota, qenka pise,
E pafund!…
Larg teje, -larg hareje,
Moj, Nënë Shqipëri!
Mallkim !
…Derisa, armiqtë e të liqtë,
Po i mprehin thikat…
Ju, -prej një Shqipërie Natyrale,
Po i radhisni Republikat!!!
O, politikajë të gjorë e horë,
E, të pa ideale kombëtare!
Të pangopur, -e mizorë!
Djersa, gjaku e buka,
E popullit tonë, -iu vraftë!
Ju, o bukëshkalë e të përdalë!
Dalshi -si mos më keq, fare!…
Kushtrim -Trazim! 
(Politikanëve renegatë e qyqarë, që po dialogojnë e po zezojnë -kompromise, -me armiqtë gjakatarë)
Me këta faqezinj në ballë,
U bëmë horë e u bëmë përrallë!

Armiqtë si ujqrit…
Vërdallë, po na vërsulen…

E, këta shkretanë -vetëm përulen!
Jemi mbetur -kudo mbi dhe,
As të gjallë, as të vdekur….

-Si mos më keq, -SHQIPTARIA,
Një komb i mekur!..

Zgjohuni!
T´ i heqim qafet këta horra,
T´i heqim qafet, këta derra!

Vetëm atëherë, Atdheut do t´ i rikthehen,
Pëparimi, -krenaria dhe ndera!

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...