Ish-kryeministri Aleksandër Meksi dhe njëri nga protagonistët e lëvizjes së Dhjetorit dhe themelimit të PD-së, ka botuar librin “Rrugë e vështirë” në dy vëllime.
Libri i profesor Aleksandër Meksit është një vlerë e shtuar në memorien kombëtare, pasi ngjarje dhe zhvillime të një periudhe mjaft dinamike dhe shumë të diskutuar vijnë përmes një narrative të përkorë por edhe të sinqertë. Pavarësisht lidhjes emocionale me ngjarjet, njerëzit, datat etj., profesor Meksi ka shkruar si një dëshmitar që i dhemb shtrembërimi apo interpretimi i asaj që ka ndodhur
Ish-kryeministri Aleksandër Meksi dhe njëri nga protagonistët e lëvizjes së Dhjetorit dhe themelimit të PD-së, ka botuar librin “Rrugë e vështirë” në dy vëllime.
Vëllimi i parë i këtij libri ka shkrime dhe intervista, ndërsa vëllimi i dytë sjell një shënim me nuancë humori “Për njerëz dhe libra”. Duke lexuar titullin “Rrugë e vështirë” tingëllon si autobiografi e autorit, por në të vërtetë ajo është një autobiografi e gjithë shoqërisë shqiptare, me tranzicionin, problemet politike dhe ekonomike dhe ato kulturore. Një pjesë e shkrimeve të botuara në këto dy vëllime të Aleksandër Meksit janë shkrime dhe intervista të botuara në shtypin e përditshëm, që kanë ardhur në formën e reflektimeve, jo vetëm në kohën e duhur, por edhe për kohën që do të pasojë. Pjesa e intervistave të botuara nga gazetarë të mediave të ndryshme, rrëfen qartë se mendimi i politikanit dhe studiuesit Aleksandër Meksi kërkohet si për të vënë pikën mbi “i” në problemet e mëdha që shfaqen në Shqipëri dhe ato të udhëheqjes së vendit. Meksi është një nga politikanët më të njohur shqiptarë.
Dy kulmet e jetës së tij politike kanë qenë kur ishte Kryeministër i Shqipërisë gjatë viteve 1992–1997 dhe në Dhjetor 1990, ku mori pjesë në themelimin e Partisë Demokratike. Profesor Aleksandër Meksi dallohet gjithashtu edhe për studimet e tij në lëmin e arkeologjisë dhe trashëgimisë kulturore. Ish-kryeministri Meksi është shprehur se “këto dy dhjetëvjeçarë të tranzicionit kanë qenë të mbushur me ndodhi nga më të ndryshmet, me vështirësi e suksese, përparime e dështime, me pritshmëri e zhgënjime. Kjo përmbledhje synon të hedh dritë për këto vite. Kam shkruar e kam folur shumë herë më tepër se çka paraqitet këtu. Po kështu, në shtypin tonë mund të gjejnë dhe shkrime që lidhen me punën dhe mendimet e mija edhe ato mund të vlejnë për të vlerësuar qëndrimin tim për problemet që trajtohen në këtë vëllim, sigurisht duke marrë parasysh kohën kur janë shkruar”. Vëllimi i parë i librit përfshin 57 shkrime dhe 5 intervista, shumica e të cilëve janë botuar në organe të ndryshme të shtypit shqiptar në një hark kohor prej rreth 17 vitesh.
Ish kryeministri shprehet se “në përzgjedhjen e tyre ka synuar të paraqesë disa prej problemeve më të rëndësishme të politikës dhe shoqërisë sonë, që e kanë preokupuar dhe për të cilat ka shprehur mendime vazhdimisht përpara publikut dhe që janë ende aktuale”.
No comments:
Post a Comment