Agjencioni floripress.blogspot.com
2016/03/04
Berisha: Deputetët me dosje mbështesin Klosin
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shprehu dje opinionin e tij se kryetari i ardhshëm i Shërbimit Informativ Shtetëror të mos i përkasë strukturave të sigurimit të shtetit dhe të bashkëpunojë ngushtë me dy institucionet kryesore, qeverinë dhe Presidencën. "Mendoj se kreu i ardhshëm i SHISH-it, kushti i parë dhe i vetëm është për mua që të mos ketë asnjë lidhje me strukturat e sigurimit të shtetit, që të jetë një njeri që bashkëpunon ngushtë me qeverinë dhe me presidentin, të ketë besimin e të dy palëve",- deklaroi ai dje. Këtë deklaratë Berisha e bën në këtë periudhë kur sapo kanë filluar bisedimet mes presidentit Moisiu dhe kryeministrit Nano për kreun e ri të SHISH-it. Mësohet nga burime jozyrtare se edhe PD-ja është përpjekur të përfshihet në këtë proces, në mos drejtpërdrejt, të paktën t'i merret mendimi jo për emrin e kandidatit, por për kushtet që duhet të plotësojë ai. Në momentin kur Nano shkarkoi nga detyra Fatos Klosin, si kryetar të SHISH-it, opozitarët, duke mos përfshirë drejtuesit e lartë të PD-së, kërkuan njëzëri që kandidati i ardhshëm të zgjidhet me konsensus. Këtë propozim e bëri kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili ka theksuar se një zgjedhje e tillë, pra me konsensus, do të bënte të mundur që kreu i SHISH-it në punën e tij të mbështetet nga të gjitha forcat politike. Por përgjigja e Nanos ishte "jo", pasi në bazë të ligjit kompetencën për të zgjedhur kreun e ri të këtij institucioni e ka kryeministri dhe presidenti i Shqipërisë. Berisha ia ka njohur kryeministrit këtë të drejtë, por ka kërkuar me kohë që kryetari i ri i SHISH-it duhet të ketë mbështetjen e plotë të institucioneve përkatëse, ashtu siç deklaroi edhe dje. Kryetari i PD-së në këtë deklarim për mediat denoncoi mbështetësit e Klosit, të cilët ai i quajti "klosakët", se mbështetja që ata japin bëhet vetëm se Klosi u ka bërë atyre dosje. "Mbështetja e disa deputetëve që po i japin Klosit është një reagim i botës së dosjeve. Me dosjet e krijuara në bashkëpunim me Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe ish-prokurorin e përgjithshëm Arben Rakipi, Klosi po mban peng deputetët që i kanë dalë në mbrojtje",- tha ai dje. Sipas tij, kjo mbështetje ka qenë e vazhdueshme dhe u pa dukshëm në momentin kur është votuar për të në Parlament pasi opozita i kishte kërkuar ish-kryeministrit Majko shkarkimin e Klosit. Por Berisha nuk përmendi faktin që edhe katër deputetë të opozitës kishin votuar pro Klosit dhe këtë votim ai e justifikoi më pas me "defekt teknik", kurse Klosi nuk e quajti kështu. Kryetari i PD-së la të kuptohej se kishte dijeni se cilët ishin ata deputetë të maxhorancës, të cilëve Klosi u ka bërë dosje në mënyrë që t'i bënte shantazh kur mbështetja e tij të dobësohej. "Kam dijeni të plotë se "klosakët" janë që të gjithë të pengëzuar absolutisht nga dosje. Mendoni ju se ata kanë ndonjë afeksion pse Klosi po shkon në prokurori apo atje ku mund ta çojë ligji. Absolutisht jo",- u shpreh kryetari demokrat i PD-së. Berisha shtoi më tej se këta deputetë janë në dijeni që dosja e tyre është më e rëndë se ajo e Klosit, "ata e dinë që dosjet që Klosi ka për ta, janë njëkohësisht po aq të rënda sa dosja e Klosit, mos më shumë".
16-04-2002
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit
Historiaani Prof.dr.Shkodran Cenë Imeraj Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
No comments:
Post a Comment