Është një çmim që e kanë marrë shkrimtarët më të njohur të vendit, si Ismail Kadare, Martin Camaj apo arbëreshi Mateo Mandala.
Libri i poetes Rita Petro, me titullin provokues “Vrima” u bë këtë vit fituese e çmimit të bibliofilisë “Lumo Skëndo”, një çmim që iu dorëzua nga Ministrja e Kulturës Shqiptare, Mirela Kumbaro.
Është një çmim që e kanë marrë shkrimtarët më të njohur të vendit, si Ismail Kadare, Martin Camaj apo arbëreshi Mateo Mandala.
Që në dhënien e tij për herë të parë në vitin 2006, kriteri kryesor për të merituar çmimin “Lumo Skëndo” është që libri fitues të përfaqësojë në një nivel të lartë kulturën dhe letërsinë shqiptare.
Vëllimi poetik i Rita Petros, përveçse me titull provokues, përmban poezi të forta erotike dhe deri tani nuk ka qenë i vlerësuar për nivel të lartë përfaqesimi të kulturës dhe letërsisë shqipe.
Për shembull, si kjo më poshtë:
Tani je në dorën time, kush je ti? Mashkulli yt, çfarë është ky këtu?
P****, preke me dorë, auuu, sa i madh po bëhet? Lëviz si me magji!
Tani hiqi brekët, ule kokën dhe shih mes kofshëve, kjo është lulja ime
Ha ha ha akoma me përralla ti?
Auuu v***** ime, tani mësoje mirë, kur ky këtu futet quhet seks.
Tashmë ky libër do të jetë në të njëjtin raft nderi te Bibliotekës me “Lekë Matranga” e Mateo Mandales, “Kolanën” e Martin Canajt dhe veprat e Kadaresë e shumë emrave të mëdhenj të letërsisë shqipe.
Çmimi “Lumo Skëndo” jepet nga një juri e përbërë prej 5 anëtarësh.
Pasi lajmi ka shkaktuar një tërmet me reagime online, ka reaguar vetë Rita Petro.
“Pas botimit ne France te librit Vrima nga shtepia botuese prestigjioze Harmattan ndihem e vleresuar me cmimin e marre ne 95 vjetorin e Bibliotekes Kombetare…kjo tregon se shijet e leximit kane ndryshuar…kohe te reja na presin kunder skematizmit dhe moralit te rreme…lum kush e jeton mendjehapur jeten dhe mjere per ata qe i kryqezojne te tjeret per mekatet e veta qe s’kane guxim t’i pranojne…Ka disa njerez madje media qe i frikeson fjala PENIS dhe VAGINE..mua JO…bota e moderuar e kultures, ka qindra vjet qe lufton per te pastruar mendjet dhe trupat e frustruar nga pervesiteti mendor …
No comments:
Post a Comment