2016-03-05

Kur kineastët shqiptarë dhe Kadare u quajtën “libanezë”



Një histori filmi në Marsejë dhe fotoja e rrallë e kopertinës së gazetës “Le Marseillais”, që u dedikohet Kadaresë dhe kineastëve shqiptarë. Nuk ishte hera e parë që filmi shqiptar po kapërcente kufijtë, por sidomos në Francë po pritej me mjaft sukses; anashkalohet pa u përgënjeshtruar një gafë e gazetës duke i quajtur shqiptarët “libanezë” në vend që ta shkruanin “albanese”. Rrëfejnë Luan Rama, Saimir Kumbaro dhe Pirro Milkani.

Shkrimtari Ismail Kadare, së bashku me aktorët “libanezë”, me Saimir Kumbaron, regjisor i filmit “Vdekja e kalit”, që mban bobinën duke prezantuar javën e kinemasë shqiptare në sallën “Vieille Charite”. Kjo është diçitura që shoqëron kopertinën e gazetës franceze “Le Marseillais”, ku si duket tërheqja për t’i kthyer në qendër të vëmendjes kineastët shqiptarë ka qenë prezenca e shkrimtarit Ismail Kadare, si skenarist i filmit “Prilli i thyer” (romani “Të paftuarit”) me regji të Kujtim Çashkut.
Me gjithë ngatërresën gjuhësore ku shkruhet “libaneze” në vend të fjalës “albanese”, fotografia është botuar në prill të vitit 1993 në gazetën Le Marseillais, të Marsejës që shoqëronte një artikull mbi “Javën e Filmit Shqiptar” të organizuar në Marsejë. Gafa e gazetarëve francezë ka qenë e izoluar vetëm në historinë e kineastëve që shoqëruan këtë ngjarje, për të cilën është kërkuar ndjesë pas ndërhyrjes së shkrimtarit Ismail Kadare.

Për gazetën franceze “Marseille” këta ishin protagonistët e mbrëmjes së kinemasë shqiptare, ndërsa fotoja paraqet edhe të tjerë pjesëmarrës në ditët e filmit shqiptar, regjisorin Piro Milkanin, Liri Begejën, aktorët Bujar Lakon, Anisa Markajanin dhe Timo Fllokon, si dhe skenaristin e shkrimtarin Luan Rama.

Ngjarja aktuale që po ndodhte i kushtohej javës së filmit shqiptar, të cilët prezantoheshin për herë të parë në këtë rajon, por jo në Francë. Ndonëse bëhet fjalë për vitet e para të ’90-ës, perëndimi sapo kishte kthyer vëmendjen nga filmat shqiptarë, dhe kineastët kishin kapërcyer kufijtë, madje më shumë se sa sot. Produksionet “Kolonel Bunker” me regji të Kujtim Çashkut, “Parullat” të Gjergj Xhuvani si dhe “Vdekja e kalit” e regjisorit Saimir Kumbaro kishin marrë ftesa të shumta në festivale ndërkombëtare të perëndimit. Italia, Franca apo Anglia ishin shtetet që “thërritnin” shqiptarët për historinë duke shënuar kthesën e madhe për produksionet tona, ato të bashkëpunimit në realizimet filmike.

Duke iu kthyer fotos, asaj ngjarjeje që zuri koverin e gazetës franceze, nuk do të kalonte pa një incident të vogël, për shkak të një gabimi drejtshkrimor. Siç shihet në foto, në diçiturën e saj shënohet artistët “libanezë”! Në Shqipëri për këtë “pritje” dhe jehonë mediatike s’ka pasur asnjë zë, aq më tepër edhe për gafën e gazetës franceze, që përveç një ndjese formale nuk është se ndryshoi gjë në këtë histori. Regjisorët dhe aktorët shqiptarë, së bashku me shkrimtarin Ismail Kadare kanë krijuar këtë memorie që mbahet mend gjatë nga protagonistët si vitet e para të euforisë filmike shqiptare.
Fotoja ka dalë nga dosja arkivore e shkrimtarit Luan Rama, duke e vënë në dispozicion botimin së bashku me historinë e kësaj ngjarjeje ku vëmendja vjen si duket më e madhe, e padyshim vlerësohet ngjarje mikpritja nga prezenca e shkrimtarit Ismail Kadare. Luan Rama, së bashku me dy prej protagonistëve të fotos, Saimir Kumbaro dhe Pirro Milkani sjellin këtë memorie ngacmuar prej fotos, duke krijuar një atmosferë kujtese çfarë shënon kjo ngjarje për kinemanë.

Piro Milkani: Në Marsejë, ishte viti i kthesës së madhe të kinemasë sonë

“Ishte një kinema në një kodër, ishim në Marsejë. Sigurisht nuk ishte hera e parë pas viteve ’90-të që kalonim kufijtë, por në mënyrë të veçantë Franca kishte treguar interes të madh për filmat shqiptar”, ky reflektim i vjen nga “atmosfera” e Marsejës, regjisorit Pirro Milkani. Ai u paraqit në javën e kinemasë shqiptare me filmin “Pranvera nuk erdhi vetëm”, shfaqur siç e mban mend në kinemanë Antibes. Milkani hedh dritë mbi një moment që sipas tij është i rëndësishëm pasi një djalë (të cilit s’ia mban mend emrin), kishte lidhje me familjen e mbretëreshës Geraldinë, prej së cilës u nxit kjo javë e kinemasë shqiptare. Në Marsejë na thanë një gjë të çuditshme, kujton Milkani duke thënë se në biseda intime u kishin kërkuar dokumentarë për familjen mbretërore shqiptare. Regjisori thotë se në arkiv ka pasur pak gjëra nga familja mbretërore, por nuk e dinin se ishin të interesuar për këtë rreth dëshmive filmike. Kjo ishte atmosfera për Marsejën e Milkanit, pasi në Francë që prej ’90-ës ishte treguar mjaft interes për filmat shqiptarë.

“Mund t’ju them një gjë se pas viteve ’90-të Franca, Italia. Anglia etj., e kuptuan se Lindja kishte tema interesante dhe kishte krijues të mirë ku janë organizuar konferenca ndërkombëtare, takime dhe patëm oferta të kësaj natyre duke na thënë të propozonim tema se do të na siguronin financat. Vërtetë kështu ndodhi, pas viteve ’90-të duke filluar me filmin Kolonel Bunker, me regji të Kujtim Çashkut vazhdoi më pas me shumë filma të tjerë, si me “Parullat” duke shënuar hyrjen e re në fazën e coproduksioneve me vendet e tjera.”, thotë Milkani. Nga ana tjetër Milkani kujton dhe praninë e aktores Anisa Markajani me filmin e tij “Pranvera s’erdhi vetëm”. Regjisori thotë se në atë kohë aktorja ishte larguar nga Shqipëria dhe bashkëpunonte me Liri Begenë,sekretare në një produksion, dhe më pas rrethanat erdhën që ajo nuk kishte më bashkëpunime as me kinematografinë dhe as me mjekësinë, profesionin e saj. Martesa e ndau aktoren nga kinemaja, kur kishte rënë në sy në edicionin e tetë të festivalit të filmit shqiptar, më ’89-ën, që shënonin vitin e shpërthimit të bukurisë femërore në konkurrencën e aktoreve të reja si: Eva Alikaj, Rajmonda Bulku, Elvira Diamanti, Matilda Makoçi etj., kur figura femërore në filmin shqiptar po komunikonte një ndërgjegje të një shpirti të lirë femëror, që kërkon të ndryshojë në shoqërinë shqiptare.

No comments:

Post a Comment

Pasi doli nga SPAK ku ishte për të zbatuar masën e detyrimit me paraqitje Lideri i demokracisë shqiptare dhe Kryetari i PD-së Prof.Dr.Sali Berisha publikoi të tjera përgjime të dosjes “Toyota Yaris’

                          Kërko brenda në imazh                         Shkruan:  Flori Bruqi,PHD Ish-kryeministri dhe njëherësh kryetari i ...