2016-03-04
Del në dritë një informacion sekret i firmosur nga Klosi: Si po organizohet kryengritja në Veri
"Azemi drejton krahun e armatosur"
Raporti i SHIK: Ai ka gjetur armët dhe finacimet
--------------------------------------------------------------------------------
Azem Hajdari ishte drejtuesi i krahut të armatosur të PD-së. Kjo u përmend në shkresat sekrete të SHIK që u lexuan dje dhe u pranua nga ish-kreu i SHIK Fatos Klosi. Revolucion islamik", kështu është cilësuar nga Fatos Klosi ajo që ndodhi gjatë vitit 1998 në Shkodër dhe më pas në Tiranë. Klosi informonte Nanon për një kryengritje të armatosur dhe që do bëhej nga UÇT dhe UÇSHK në 10 shtator 1998. Këtë fakt e bëri të ditur një nga anëtarët e komisionit hetimor i cili lexoi një informacion të klasifikuar "sekret". Qendra ishte Shkodra, njoftonte SHIK.
Sipas kësaj dosje të quajtur "Rebelimi", kryengritja do niste në Shkodër dhe më pas me furgona njerëzit e armatosur do të vinin në Tiranë. Seanca e djeshme e dëgjimit në komisionin parlamentar ku ishte thirur Fatos Klosi nxori në shesh fakte që lidhen me ngjarje të katër viteve më parë. Emra agjentësh, plane kryengritjesh, deklarata kryetarësh partie për luftë të armatosur këto ishin ato që u dëgjuan pasi u hap një pjesë shumë e vogël e arkivit sekret të SHIK. Në fillim të mbledhjes Ngjela përmendi "Dosja 24 dhe dosja Rebelimi". Në këto dosje thuhej se kishte informacione për kryengiritje të armatosur. Rreth 500 njerëz të armatosur stërviteshin dhe drejtoheshin nga oficeri Ivzi Bushati; ata planifikohej që të sulmonin dhe çlironin Tiranën. UÇT (ushtria për çlirimin e Tiranës) dhe UÇKSH (ushtria për çlirimin e Shqipërisë nga komunizimi). Përgatitjet kishin nisur një vit më parë dhe Klosi tha se kjo u konkludua në 14 shtator të vitit 1998. Emrat që përmendeshin në informacionet e SHIK drejtuar Nanos që ishte kryeministër tregonin se në këtë kryengitje ishin emrat e deputetëve Mark Krroqi, Ferit Hoti, Ridvan Bode, Sali Berisha, Genc Pollo dhe Azem Hajdari, si dhe të Izet Haxhisë dhe Ivzi Bushatit. Këto informacione Klosi i justifikoi me faktin se bashkëpunëtorët e SHIK kishin dëgjuar njerëz të armatosur që thoshnin se në shtator do rrëzonin qeverinë dhe se lideri i tyre ishte Sali Berisha. "Pak muaj më parë Shkodra u dogj dy herë", tha Klosi. Në dosjet e SHIK thuhet se Azem Hajdari ishte një nga drejtuesit kryesorë që gjente financimet, armët dhe merrej me kryengritjet në Shkodër, Lazarat dhe Lushnje dhe kërcënonte rendin kushtetues. Klosi, sipas deputetëve të PD-së kishte nisur një informacion Kryeministrit ku thuhej se vendimi për kryengritje të armatosur ishte marrë nga ana e Berishës një vit më parë në një mbledhje të ngushtë. Emri i Berishës më pas përmendet edhe në një informacion në SHIK dërguar nga një bashkëpunëtor që mesa duket është shumë afër kryetarit të PD-së. Ai shkruante se më 13 shtator kishte hyrë në zyrën e Berishës dhe kishte parë se ai mbi tavolinë mbante në pistoletë dhe tha se "tani do e rrëzojmë këtë qeveri.Ju do sulmoni Kryeministrinë. Kush vret Kryeministrin ka 30 milionë lekë. Shoqëruam Berishën deri në Presidencë dhe ishin kthyer përsëri. Ne shkuam drejt parlamentit të vrisnim ndonjë deputet por si gjetëm dhe e dogjëm atë". Kjo ishte një nga shkresat e lexuara dje në komisionin parlamentar.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
181 vjet nga lindja e Ismail Qemalit
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Teksa ngrinte flamurin e palosur të Skënderbeut pë...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Erika Bruçi Kjo u lind ne Kanada dhe pikerisht eshte nga Vankuveri , u formua ne Kosovë (sh...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...
No comments:
Post a Comment