Redaktoret: Nita Luci, Linda Gusia, Vjollca Krasniqi.
Ftohen akademikët, studentët, hulumtuesit, praktikuesit, artistët, dhe autorët e tjerë të interesuar, të dorëzojnë tekstet dhe/ose versionet e shtypura të punës së tyre që të publikohen në librin Hartëzimi i Kujtesës në Kosovë: Historitë, Hapësira dhe Kujtesa.
Ky libër është rezultat i projektit tre-vjeçar – bashkëpunim ndërmjet forumZFD - Programi në Kosovë, Alter Habitus - Instituti për Studime në Shoqëri dhe Kulturë, dhe Programi për Studime dhe Hulumtime Gjinore në Universitetin e Prishtinës – i titulluar “Hartëzimi i Kujtesës në Kosovë”.
Një nga qëllimet e këtij libri është t’i rishqyrtojë temat dhe diskutimet që ishin pjesë e Atelieve për Hartëzimin e Kujtesës.
Temat e atelieve, të listuara më poshtë, paraqesin përmbajtjen kryesore të librit:
Temat e atelieve, të listuara më poshtë, paraqesin përmbajtjen kryesore të librit:
• Kujtesa private dhe publike: Ndërmjet arkivit dhe pjesëmarrjes
• Kujtesa e kontestuar: Ndërmjet materialitetit, tekstualitetit dhe performativitetit të së kaluarës
• Hapësirat e shtetit: Nga socializmi në shoqërinë paralele
• Ndërmjet Orientit dhe Oksidentit: Historia, trashëgimia dhe politika
• Historia shoqërore e qytetit: Puna, kultura dhe politika
• Të mbijetuarat e dhunës seksuale në luftë: Memorializimi dhe arti
• Ngritja dhe rënia e rezistencës paqësore në Kosovë: 1990 - 1999
• Kujtesa e kontestuar: Ndërmjet materialitetit, tekstualitetit dhe performativitetit të së kaluarës
• Hapësirat e shtetit: Nga socializmi në shoqërinë paralele
• Ndërmjet Orientit dhe Oksidentit: Historia, trashëgimia dhe politika
• Historia shoqërore e qytetit: Puna, kultura dhe politika
• Të mbijetuarat e dhunës seksuale në luftë: Memorializimi dhe arti
• Ngritja dhe rënia e rezistencës paqësore në Kosovë: 1990 - 1999
Redaktoret: Nita Luci, Linda Gusia, Vjollca Krasniqi.
Libri do të publikohet nga Universiteti i Prishtinës.
Libri do të publikohet nga Universiteti i Prishtinës.
Afati i fundit për dorëzimin e teksteve (2500-5000 fjalë, duke përfshirë referencat) është 30 mars 2016. Pranohen tekstet me bashkë-autor dhe veprat artistike. Tekstet mund të dorëzohen në gjuhën shqipe, angleze ose serbe. Ju lutem dërgoni tekstet në këtë email adresë: memorymappingkosovo@gmail.com
No comments:
Post a Comment