2016-03-05

Gjuha shqipe, për herë të parë flitet në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd

Në Facebook-un e tij personal ka reaguar gazetari Ladislav Tomicic i cili ka rrëfyer pak mbi situatën kur në sallë ka folur kosovari Selmani. Arbri punon prej dy vitesh në portalin kulturor KultPlus si gazetar dhe redaktor.
Gjuha shqipe është folur dje për herë të parë në një debat të organizuar në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd. Në një sallë të këtij fakulteti, krahas një të riu që kishte veshur një bluzë me fytyrën e Drazha Mihailovic, ishin të pranishëm të rinj të tjerë nga Beogradi, në debatin mbi rolin e medieve në njohjen e fqinjëve.
“Kako vidio komshije” solli panelistë nga mediet e Ballkanit, mes tyre Hilma Unkic nga Sarajeva, Jovan Teokarevic – profesor, Ladislav Tomicic nga Zagrebi, Milan Sekulovic nga Podgorica, Ognjen Zoric nga Beogradi e ndërsa Kosovën e përfaqësoi gazetari i KultPlus – Arbër Selmani. Selmani foli në gjuhën shqipe dhe tregoi pak mbi raste kur media kosovare dhe ajo serbe kanë fryrë lajmet e tyre, dhe kjo jo pak ka nxitur urrejtje dhe gjuhë ksenofobe mos komentuesve.
Debate të mëhershme në këtë Fakultet janë mbajtur me kosovarë, por në gjuhën angleze, ndërsa kësaj radhe Selmani ka folur rreth 15-të minuta mbi gazetarinë kosovare dhe sidomos raportimin kulturor, i cili sipas tij mundohet shpesh që të zbusë gjakrat dhe urrejtjen që sot ekziston mes moshave të reja sidomos në Prishtinë e Beograd. Ai ka përmendur rastin e vërshimeve të para disa vitesh në Beograd dhe raportimin e fundit nga Blici i Serbisë mbi suksesin e filmit “Shok”, si dy prej premisave mbi raportime të dobëta që veç sa e vështirojnë punën e medieve në Ballkan konform ushqimit të stereotipeve.
Profesori Jovan Teokarevic është profesor në këtë fakultet dhe në mesin e lëndëve që ai ligjëron është edhe sistemi politik kosovar, si një kapitull në vete. Gjatë debatit ai foli edhe mbi politizimin e medieve dhe problemin tek redaktorët, të cilët shpesh janë të dirigjuar nga politikat e mëdha dhe duhet të shkruajnë në frymën e pompozitetit.
Në Facebook-un e tij personal ka reaguar gazetari Ladislav Tomicic i cili ka rrëfyer pak mbi situatën kur në sallë ka folur kosovari Selmani. Arbri punon prej dy vitesh në portalin kulturor KultPlus si gazetar dhe redaktor.
Debati në fjalë është moderuar nga Anita Mitiq – Drejtoreshë e Nismës për Drejtat e Njeriut në Serbi. 

No comments:

Post a Comment

Kush është Dejona Mihali dhe pse është kaq e rëndësishme në LVV

Kërko brenda në imazh Para 2 vitesh  ish Deputeti i LVV, Haki Abazi, i cili  u largua nga 2 komisione parlamentare, kishte  disa akuza të rë...