Librat e gjetur prej bibliotekës së Konicës bartin etiketën e famshme “Ex Libris” dhe autografe dedikuese të autorëve për vetë Konicën, të cilat janë edhe një e veçantë identifikuese e kësaj biblioteke të famshme. Studiuesi Agron Alibali së shpejti do të botojë edhe një monografi për Faik Konicën.
Biblioteka e Faik Konicës, që ende konsiderohet e humbur, numëron rreth 2000 tituj.
Disa nga librat e tij janë gjetur në SHBA falë pasionit, punës kërkimore shumëvjeçare të studiuesit Agron Alibali.
Kolekionisti i sjell në Tiranë në përgjigje të amanetit të vetë Konicës për t’ia besuar Bibliotekës Kombëtare. Janë disa nga librat e ccmuar të tij si: “Popolo, lingua e letteratura albanese” e Gaetano Petrotës, edicioni luksoz i “Lahutës së Malcis” dhuruar po me dedikim latinisht nga vetë Gjergj Fishta, i shndërrojnë këto libra në bartës afektesh të shumëfishta, të cilave u shtohen edhe ato të bashkohësisë sonë.
"Interesi im për Konicën u nxit gjatë kohës që studioja në Shkollën e Drejtësisë së Universitetit të Harvardit në vitin 2000. Në bibliotekën e famshme të universitetit pata rastin të takohem me botimin e plotë të revistës së famshme “Albania”. Në raftet me koleksionin e pasur të librave shqip gjeta dhe historinë e Shqipërisë së Ndoc Nikajt. Brenda bleut të rrallë ishte një kartë e shkruar nga dora e Faik Konicës, ku ai komentonte me mprehtësi për mënyrën e botimit. Ndërkohë që kisha filluar të koleksionoj libra të rralla shqip, të gjetura në bibliotekat e brezit të vjetër të shqiptarëve në Boston, raportet e sekretares personale Charlotte Graham të Konicës më tërhoqën veçanërisht vëmendjen, sidomos pohimi i prerë se Konica kishte lënë gojarisht si amanet që biblioteka e tij e rrallë t’i lihej trashëgim Bibliotekës Kombëtare në Tiranë" thotë mes tjerash Alibali.
No comments:
Post a Comment