2016-03-04

Kush ishte Azem Hajdari?

Biografia e Azem Hajdarit:

Emri:  azem_hajdari.jpg

Shikime: 614

Madhësia:  31.7 KB

- Azem Hajdari u lind më 11 mars 1963, në qytetin Bajram Curri;

Emri:  Berisha-homazhe.jpg

Shikime: 675

Madhësia:  29.0 KB

- I martuar, me tre fëmijë, Kirjaldi, Rudina dhe Azemi i vogël, i lindur katër muaj pas vdekjes së Azemit;
Emri:  Lulzim-Basha.jpg

Shikime: 359

Madhësia:  43.8 KB
- Më 1987, fiton të drejtën e studimit dhe regjistrohet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politike e Juridike;

- Në vitin 1993 diplomohet për filozofi, në Universitetin e Tiranës;

- Në vitin 1995 diplomohet si jurist, në Universitetin e Tiranës;

- Në vitet 1993-1994 ndjek kualifikim pasuniversitar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për filozofi;

- Më 1996 ndjek kualifikim për politikat e sigurisë e mbrojtjes, në kuadrin e NATO-s, në Garmisch-Partenkirchen, në Gjermani;



Aktiviteti Politik:

- Dhjetor 1990 – Udhëheqës i Lëvizjes Studentore;

- Dhjetor 1990 – shkurt – Kryetar i Komisionit Nismëtar të Partisë Demokratike;

- 1991 – 1993 – Nënkryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe anëtar i Komitetit të saj Drejtues;

- 31 mars 1991- Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Shkodrën;

- 22 mars 1992 – Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Shijakun;

- 26 maj 1996 – Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Bulqizën;

- 29 qershor 1997 – Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Tropojën;

- 1992-1996 – Kryetar i Komisionit Kuvendor për Rendin Publik dhe SHIK-un;

- Nëntor 1996 – Kryetar i Sindikatave të Pavarura Shqiptare;

- Qershor 1997 – Kryetar i Komisionit Kuvendor për Mbrojtjen Kombëtare;

- 1995 – 1998 – President i klubit të futbollit “Vllaznia” – Shkodër dhe president i Federatës Shqiptare të Arteve Marciale



Vlerësime për Heroin e Demokracisë:


- Urdhëri i Flamurit;

- Urdhëri “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, dhënë nga Presidenti i Republikës;

- Medalja e Artë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, dhënë nga ish-Presidenti i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova, në vitin 2003;

- Urdhëri “Nderi i Kombit” (2002);

- Pishtar i Demokracisë;

- “Qytetar Nderi” i qytetit të Tiranës, Vlorës dhe i pothuajse të gjithë bashkive e komunave të Shqipërisë

Emri:  Engel-Azem-Hajdari-crop.jpg

Shikime: 526

Madhësia:  62.9 KB


Ngrihem sot për të nderuar Azem Hajdarin! (Fjala e Eliot Engel në Kongresin Amerikan)

Nga Eliot Engel*



Zoti Kryetar, jam ngritur sot për të nderuar Azem Hajdarin, një udhëheqës demokrat dhe parlamentar shqiptar, i cili u vra në vitin 1998. Sot, në 12 shtator, mbushen 15 vite që nga vdekja e tij tragjike.

I lindur në vitin 1963, në një familje punëtore, Azem Hajdari u rrit në rajonin malor verior të Shqipërisë në Bajram Curri. Ai ishte student në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë, kur rrëzimi i Bashkimit Sovietik frymëzoi lëvizje popullore në shtetet komuniste të Europës Qendrore dhe Lindore.

Në Shqipëri, mijëra vetë iu vërsulën ambasadave të huaja për t’u arratisur nga vendi. Tensioni politik dhe social vijoi të përshkallëzohet, derisa në dhjetor 1990, studentët filluan të protestojnë për kushtet e tyre të jetesës.

Azem Hajdari ishte i vendosur për realizuar ndryshime demokratike në Shqipëri dhe shumë shpejt doli në pah si udhëheqësi i lëvizjes studentore. Demonstratat e studentëve sollën rrëzimin e regjimit, ndërsa Azemi u bë një nga bashkëthemeluesit e Partisë Demokratike, partisë së parë politike jokomuniste në Shqipëri, që prej Luftës së Dytë Botërore. Ai u bë kryetari i parë i Partisë Demokratike dhe u zgjodh në parlamentin e parë shqiptar, ku luftoi për reforma demokratike.

Në vitin 1997, Azem Hajadari u qëllua disa herë në mjedist e parlamentit shqiptar dhe u plagos rëndë. Megjithatë, ai refuzoi të frikësohej. Ai këmbënguli në për të vijuar misionin e tij të ndërtimit të demokracisë në Shqipëri, pavarësisht prej përpjekjeve të tjera për t’ia marrë jetën. Por, në 12 shtator 1998, Azem i u vra ndërsa po dilte nga zyrat e partisë së tij në Tiranë.

Vdekja e Azem Hajdarit shokoi kombin shqiptar dhe ai u shpall Martir i Demokracisë pas vdekjes. Me fjalët dhe veprat e tij, ai u mësoi shqiptarëve se liria nuk vken vetë – ajo duhet fituar, me përpjekje, vendosmëri dhe besim.

Gjatë konfliktit në Kosovë, Azemi mbështeti gjithashtu Lëvizjen për Liri dhe Pavarësi të Kosovës, Ai ishte një mik i ngushtë i Presidentit Ibrahim Rugova dhe i kushtoi kohë dhe energji të madhe çështjes kosovare.

Sot, Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj. Ka një sistem politik dhe është anëtare e NATO-s. Shqiptarët janë të lirë të udhëtojnë lirisht nëpër Europë. Edhe Kosova e lirë dhe një vend i pavarur, që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Si Shqipëria ashtu edhe Kosova janë duke ndërtuar demokraci të forta ashtu si kishte ëndërruar Azemi.

Azem Hajdari ka marrë shumë çmime pas vdekjes së tij, duke përfshirë edhe Urdhërin e Flamurit në Shqipëri, me rastin e 50-vjetorit të lindjes (që do të kishte qenë pak kohë më parë gjatë këtij viti) Është nderuar me çmimet “Nderi i Kombit” dhe “Gjergj Katriot Skenderbeu” (apo Urdhëri i SKënderbeut). Këto dekorime ia kanë bërë Presidenti shqiptar Bujar Nishani si dhe ish-presidentët Alfred Moisiu dhe Bamir Topi.

Në 15-vjetorin e vdekjes së parakohëshme të Azem Hajdarit, populli shqiptar do të nderojë edhe një herë një udhëheqës historik të lëvizjes demokratike të Shqipërisë. Në këtë ditë, në 12 shtator, shqiptarët nga mbarë vendi e bota, duke përfshirë edhe shqiptarë të Kosovës, do të mblidhen për ta kujtuar Azemin dhe do ta përcjellin për në banesën e tij të fundit, ku do të prehet në Varrezën e Dëshmorëve, në Tiranë.

Zoti kryetar, Azem Hajdari ishte një kampion i vlerave demokratike dhe bnjë hero për shumë shqiptarë. Ju kërkoj me plot respekt që ju dhe kolegët e mi të shquar të më bashkoheni për ta nderuar Azem Hajdarin për kontributin e tij në ndërtimin e demokracisë në Shqipëri.



*Fjala që do të mbajë sot ne Kongresin Amerikan, në 12 shtator, kur mbushen 15 vite që nga vrasja e tij në Tiranë

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...