Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/03/05

600 mijë dollarë për kokën e Salman Rushdie

Përkthyesi në japonisht i librit është vrarë jashtë zyrës së tij në Tusuka University, përkthyesi italian Ettore Capriolo i ka shpëtuar një sulmi në Milano ndërsa përkthyesi norvegjez është vrarë në shtëpinë e tij në Oslo.
Autori i “Vargjeve Satanike” prapë po përballet me kërcënime. Kësaj radhe, siç raporton Independent, mediet shtetërore të Iranit kanë nënshkruar një fatve ku thuhet se kërkohet koka e Rushdies dhe se vrasësi do ta paguhet rreth 600 mijë dollarë.
Libri në fjalë ka prodhuar urrejtje por edhe ngjarje të tmerrshme. Përkthyesi në japonisht i librit është vrarë jashtë zyrës së tij në Tusuka University, përkthyesi italian Ettore Capriolo i ka shpëtuar një sulmi në Milano ndërsa përkthyesi norvegjez është vrarë në shtëpinë e tij në Oslo.
Në vitin 1989, një fatve po ashtu është lansuar mbi këtë libër. Fatwa në Islam mund të iniciohet pas kërkesës së një individi apo organi, dhe mbi të më pas bazohen rregullat religjioze që shpesh nuk duhet shkelur. Ayatollah Khomeini, asokohe, pati kërkuar vrasjen e Rushdies, transmeton KultPlus.
Ende nuk dihet nëse Rushdie është në dijeni mbi këtë fatwa të re që ka hyrë në fuqi. 

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...