2016-03-05

Sanije Gashi boton në anglisht librin me rrëfime të luftës

“Sanije Gashi, një gazetare e palodhur kosovare, nuk kursen asnjë hollësi teksa rrëfehen këto ngjarje. Autorja e këtij ritregimi dramatik të ngjarjeve tragjike, që i ranë përsipër vendit dhe popullit të saj gjatë viteve 1998-1999, mblodhi rrëfimet individuale dhe kolektive të mbijetesës"

Sanije Gashi, gazetare dhe publiciste kosovare, ka botuar librin “Serbian Crimes in Kosovo 1998 -1999 – Appalling true stories of Albanian women’s suffering, told first-hand”, në gjuhën angleze.
Me këtë libër, Sanije Gashi ka arritur t’i bëjë të njohura disa nga ngjarjet më dramatike të ndodhura në periudhën e luftës në Kosovë. Libri “Serbian Crimes in Kosovo 1998 -1999”, është vepër e cila përbëhet nga rrëfime të grave, dëshmitare të krimeve serbe të ndodhura në familjet e tyre, transmeton Koha.net.
Gjatë dhjetë vjetëve të hulumtimit, gazetarja Gashi ka zhvilluar intervista të drejtpërdrejta me gratë, të cilat paraqesin tragjeditë personale, dhe rrëfejnë për mizoritë e masakrave dhe të torturave që i ushtruan forcat serbe ndaj civilëve shqiptar.
Ambasadori amerikan William G. Walker, i cili shkroi parathënien e librit, thotë: “Sanije Gashi, një gazetare e palodhur kosovare, nuk kursen asnjë hollësi teksa rrëfehen këto ngjarje. Autorja e këtij ritregimi dramatik të ngjarjeve tragjike, që i ranë përsipër vendit dhe popullit të saj gjatë viteve 1998-1999, mblodhi rrëfimet individuale dhe kolektive të mbijetesës, prandaj këtë libër e konsideroj me rëndësi historike, sepse është histori e mizorive dhe krimeve të luftës, që me siguri do të mbahen mend si një nga episodet më të errëta të historisë moderne evropiane”, ndërsa shkrimtari Ismail Kadare ka thwnw se “e vlerësoj jashtëzakonisht këtë botim, Kosova ka ende njerëz të zotë, që nuk i lënë ngjarjet të harrohen, por mbajnë pishtarin ndezur, që të ndriçojë dhe atje ku drita s’vete dot.” 

No comments:

Post a Comment

“Opozita serbe është një mjet në duart e shërbimeve sekrete kriminale dhe të huaja. Këta të rinj pak a shumë po përdoren prej tyre”, tha kryetari i Serbis1% Aleksander Vuçiç

                     Kërko brenda në imazh                              Nga Flori Bruqi p residenti serb Aleksandar Vuçiç ka akuzuar opozitë...