2016-03-05

Nga Flori Bruqi: Artan Mulaj “Dashuri në Kosovë”, romani për Majën dhe Drilonin nën kolerën e luftës në Kosovë























Artan Mullaj ka lindur në qytetin e Korçës. Në vitin 1991 përfundoi studimet në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua si inxhinier elektrik për energjetikën. Në vitin 1992 emigroi në Itali e më pas në Greqi, ku konkurroi dhe fitoi të drejtën e studimeve në institutin “KARAPIPERIOS” të artit bizantin figurativ, në degën e ikonografisë.


 Në vitin 1996 u diplomua si piktor ikonograf dhe fitoi të drejtën e ushtrimit të këtij profesioni. Ka realizuar në vazhdim piktura murale në 17 kisha të reja ortodokse në qytete të ndryshme të Greqisë, midis të cilave, objekte të tilla të rëndësishme si katedralen e qytetit të Katerinës dhe Selanikut. Në të njëjtën kohë ka ndjekur seminare gazetarie dhe është angazhuar me shkrime të ndryshme analitike në media të ndryshme shqiptare dhe evropiane. 
To keno tis apousias souBoshllëku i Mungesës Tënde

Në vitin 1997 u publikua romani e tij i parë “Pa ty”, i cili u mirëprit nga publiku shqiptar, ishte në krye të shitjeve për disa muaj në Tiranë, ku edhe u ribotua. Ky roman u vlerësua nga shkrimtarë të njohur si Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Kiço Blushi etj.


Varri i PagëzimitThënie të Ndryshme Filozofike


Në vitin 2000 botoi romanin e dytë, “Fundi i botës”. Në vitin 2002 përkthehet në greqisht dhe botohet në Selanik romani i tij i parë “Pa ty”, që u prit mirë e bëri jehonë gjithashtu në Greqi. 





Në vitin 2007 botoi romani e tretë, “Boshllëku i mungesës tënde”. “Varri i pagëzimit”; "Dashuri në Kosovë" etj..



Shkrimtari dhe publicisti, Artan Mullaj, ka sjellë  sollë në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë  romanin e rradhës një subjekt mjaft intrigues, atë të dashurisë mes dy të rinjve, pjesëtarë të etniteve që urrehen ndërsjelltazi, shqiptarë e serbë, më konkretisht të një student kosovar dhe shoqes së tij serbe. Romani quhet Dashuri në Kosovë. 


 Libri është mjaft intrigues, ku bëhet fjalë për dashurinë mes dy të rinjve, djalit nga Kosova dhe vajzës nga Serbia. Ky roman sipas të pranishmëve u quajt i veçantë në secilën faqe të tij.
“Autori zgjedh një formë tejet emocionuese për të shtruar rrëfimin në këtë roman. Përshkrimet e ndjesive emocionale, vijimet e mendimet të shtresuara prej vitesh, tensioni shpirtëror që e përjetojnë personazhet, konkretisht personazhi kryesor, fabula e shtjelluar që na sjellë transformimin e karaktereve, e shumë të tjera janë të përshkruara në stilin mozaik, duke rrëfyer dhe mbajtur gjallë enigmën. Një stil shkrimi dhe rrëfimi që ndërthuren mes vete me elemente lirike dhe meditative, i bënë bashkë të gjitha të thënat bile edhe të pathënat”, tha ndër të tjera recensentja e librit Migena Arllati, e cila theksoi se romani ka formën e një letre të gjatë ku përfshihet rrëfimi personal i një mikeje ndaj tjetrës, ku sipas saj, e bënë romanin të veçantë e aq ndjellës ndaj secilës faqe.
Poashtu në këtë promovim, kishte edhe komente nga të pranishmit, e padyshim që komente pozitive. Ndërsa për vetë autorin, ishte kënaqësi e veçantë që po prezanton librin e tij në Kosovë.

“Kjo vepër nuk është shkruar rastësisht, por ideja ka lind në një vizitë që isha në Frankfurt ku rastësisht kam njohur një vajzë kosovare e cila jetonte atje por që kishte përjetuar dramën e luftës së Kosovës”, pohoi Mullaj.
Libri “Dashuri në Kosovë”, së shpejti pritet të përkthehet edhe në gjuhën angleze, ku kështu për këtë rrëfim rrëqethës do të mund të lexojnë edhe njerëzit jashtë kufijve shqipfolës.



Për romanin "Dashuri në Kosovë", të Artan Mulajt,fjalë miradije foli studiuesja gjakovare prof.Mr.sci.Brikena Arllati,cand.Ph.D si dhe Fabjolla Çaushaj.


Një dashuri e pazakontë mes dy të rinjve studentë të Universitetit të Prishtinës lind në kohën më të keqe. Maja, një vajze serbe, është dashuruar marrëzisht me Drilonin, djaloshin nga Celina, në prag të luftës së Kosovës, kur aleanca ushtarake e perëndimit, NATO, kish marrë vendimin të bombardonte Serbinë, në vitin 1999.
Fillimi i luftës i ndau dy të rinjtë, por nuk mund të shuajë magjinë e dashurisë së tyre. Driloni largohet nga Prishtina për shkak se familja e tij kish rënë pre e masakrës së ushtrisë serbe, ndërsa Maja, në përpjekjen për të gjetur të dashurin e saj, kupton se barbaritë ndaj popullit shqiptarë në Kosovë nuk ishin thjesht propagandë e kundërshtarëve dhe thashetheme, por një realitet i shëmtuar krimesh dhe abuzimesh, që po njolloste sy botës Serbinë dhe historinë e saj.








Ky është rrëfimi i dy të rinjve të dashuruar që ka sjell me romanin e tij shkrimtari Artan Mullaj. Ky i fundit përmes romanit shpjegon edhe më tutje historinë e këtyre dy të rinjve, të cilën e quan fatkeqe.


Rrëfimi vazhdon me Majën, vajzën serbe e cila vazhdoi ta kërkoi Drilonin gjithkund, mes turmave të kosovarëve, të cilët, të zbuar nga shtëpitë e tyre, shkonin karvan drejt Shqipërisë. Autori, thotë se Maja rrez ikoi gjithçka, edhe jetën, deri sa e gjeti më në fund dashurinë e saj, por ishte shumë vonë.


Dashuria e tyre kishte sfiduar luftën, bombat, rrezikun, por jo urrejtjen e përjetshme mes dy popujve, nderur si një mallkim mes historive të tyre.. E poshtëruar, për shkak se si qytetare e Serbisë, asaj i ishte mohuar e drejta për të qenë krenare me vendin e saj, ajo shpërthen në një rebelim shpirtëror të pazakontë, kundër vetes, kundër origjinës dhe kundër vendit të saj.
Ky subjekt, edhe pse i futur në një “amballazh” letrar, siç është romani, i referohet një realiteti që është hasur e haset rëndom në rrethana lufte. Romani Dashuri në Kosovë gjendet edhe në Prishtinë.

No comments:

Post a Comment

Mediat dhe Politika: Pse ka kaq shumë manipulime dhe propagandë në mediat shqiptare?

  Kërko brenda në imazh Nga Gëzim Mekuli   Gëzim Mekuli lindi në Pejë (1966). Studioi në Universitetin e Prishtinës gjuhën dhe letërsinë ang...