2016-03-15

Prof.Dr.Ferid Agani: Kufiri mes Mitrovicave është në Suhodoll

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor ka folur për punën që ka bërë dikasteri që drejton në regjistrimin dhe legalizmin e objekteve pa leje.

prokuroria-po-heton-ministrin-euml-e-ferid-aganit-p-euml-r-keqp-euml-rdorimet-milion-euml-she_hd
Prof.Dr.Ferid Agani

Ai ka thënë se do të ketë një ligj të ri që rregullon këtë fushë, pasi ai i tanishmi ka disa mangësi, njofton Klan Kosova.
“Projektligji i ri është i gatshëm për miratim në Qeveri dhe unë pres që deri ne muajin prill të kryhen të gjitha procedurat për miratimin e këtij projektligji”.
“Ligji i ri do të ketë afate të reja edhe për ato ndërtime që nuk kanë mundur të aplikojnë deri me 11 qershor të vitit të kaluar. Pas miratimit të ligjit të ri do të jetë një periudhë një vjeçare për aplikimin për legalizim, në ligjin e ri do të ketë disa korrigjime që kemi has më parë”.
Sipas tij ligji do t’i thjeshtojë procedurat dhe do ta bëjë më të lehtë procesin e legalizimit.
“Ligji i ri i thjeshton dukshëm procedurat. Do krijohen rrethana sociale më të mira për shumë qytetarë. Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri do të kemi një numër më të madh për legalizime. Qytetarët na kanë bërë të kuptojmë që kostoja ekonomike është shumë e lartë për aplikim”.
Agani ka folur edhe për problematikën e vërshimeve, të cilat javët e fundit kanë shkaktuar probleme të mëdha në një varg komunash të vendit, duke premtuar rregullimi e shtratit të lumenjëve, njofton Klan Kosova.
“Problemi i vërshimeve është problem global, ne duhet të jemi shumë më të përgatitur për ta përballuar këtë problem, këtë vit jemi shumë më të përgatitur për këto dukuri krahasim me vitet tjera”.
“Do t’i rregullojmë lumenjtë, shtretërit e tyre. Pikësëpari përgjegjësia është tek qytetarët që mbushin me mbeturina lumenjtë, po ashtu edhe tek komunat që nuk mbikëqyrin lumenjtë”.
“Kemi ndarë mjete për lumin Llap dhe Sitnica, njëjtë do të ketë intervenime në vende tjera. Janë 352 mijë ndërtime pa leje në gjithë territorin e Kosovës, nuk është vetëm një Prevallë por është një problem nacional, ne do të punojmë për t’i adresuar të gjitha çështjet”.
Sa i përket kufirit mes komunave Mitrovicë e Jugut, Mitrovicë e Veriut ai ka thënë se vija ndarëse është në fshatin Suhodoll.
“Më nuk ka dilema për kufirin në mes komunave, Mitrovicë e Jugut dhe Mitrovicës së Veriut – është vija në fshatin Suhodoll që e përcakton këtë. Kufiri administrativ është i qartë në mes dy komunave këtë e ka pranuar edhe zoti Zhbogar”.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...