2016-03-14

Gazmira Sokoli : Operacion antiterrorizëm në Itali, arrestohen dy shqiptarë nga Maqedonia


operacioniPolicia speciale italiane ka organizuar një operacion anti-ISIS. Trupa të skuadrës antiterror kanë identifikuar dy persona të lidhur me Shtetin Islamik: shtetasin maqedonas Vullnet Maqellara, 41 vjeç, i cili ndodhet në burg dhe njihet edhe me emrin Carlito Brigande, dhe tunizianin Firas Barhoumi, 29 vjeç, i cili ndodhet në Irak.

Një person i tretë është arrestuar për evazion dhe posedim të dokumenteve false. 26-vjeçari Abdulla Kurtishi kishte kontakte të vazhdueshme me Maqellarën.

Hetimi vjen pas dyshimeve që i kanë lindur policisë italiane në nëntor 2015, kur Vullnet Maqellara është arrestuar për llogari të drejtësisë maqedonase.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur letra në arabisht dhe fotografi që çonin në dyshimet për lidhje me terrorizmin.

Mbi bazën e këtyre të dhënave, ROS, skuadra e specializuar në luftën kundër terrorizmit, ka nisur përgjimet dhe verifikimet e dokumenteve. Nga përgjimet ka dalë se menjëherë pas arrestimit, Maqellara është vënë në kontakt me tunizianin Barhoumi, i cili në atë kohë luftonte në Irak, në radhët e ISIS-it.

Maqellara dhe Barhoumi ishin njohur në burg, ku kishin kryer së bashku dënimet respektive në fund të vitit 2014 -  fillim të 2015-s.

No comments:

Post a Comment

Mediat dhe Politika: Pse ka kaq shumë manipulime dhe propagandë në mediat shqiptare?

  Kërko brenda në imazh Nga Gëzim Mekuli   Gëzim Mekuli lindi në Pejë (1966). Studioi në Universitetin e Prishtinës gjuhën dhe letërsinë ang...