Faktet dhe argumentet shkencore janë “kokëforta” e të pathyeshme! Ato nuk mund të hidhen poshtë me propagandë partiake komuniste, fshehje të realitetit, kamuflim, gënjeshtër dhe përpjekje për të inicuar ripërsëritjen e revolucionit komunist.
Ndryshimi pozitiv në shoqërinë shqiptare është i lidhur ngusht me njohjen e së vërtetës si vlerë dhe synim. Njohja e mundëson vlerësimin objektiv, sepse ajo i hedhë në shportën e mbetjeve paragjykimet, supozimet dhe dyshimet. Rruga jonë drejt lirisë dhe bashkimit kombëtar trasohet përmes gatishmërisë së ballafaqimit me realitetin objektiv. Prandaj, Balli Kombëtar Demokrat kërkon nga Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës, që:
- të dënojnë zyrtarisht krimet dhe gjenocidin e regjimit komunist në të gjitha trojet etnike shqiptare në Gadishullin Ilirik.
- të anulohen dhe të tërhiqen dekoratat e regjimit sllavokomunist të Enver Hoxhës për kriminelët e luftës, si:
Aleksandër Rankoviq, i dekoruar me Urdhërin “Ylli Partizan”, kl. I.
Milladin Popoviq, i dekoruar me Urdhërin e “Flamurit” dhe “Medaljen e Kujtimit”
Gjeneral Major Svetozar Vukmanoviq-Tempo, i dekoruar me Urdhërin “Ylli Partizan”, kl. II. dhe “Medaljen e Kujtimit”
Gjenerali Ivan Millutinoviq, i dekoruar me Urdhërin “Hero Kombëtar”
Ivo Llolla Ribar, i dekoruar me Urdhërin “Hero Kombëtar”
Ivan Ribar, i dekoruar me Urdhërin e “Flamurit”
Eduard Kardel, i dekoruar me Urdhërin e “Flamurit”
Bllazho Jovanoviq, i dekoruar me Urdhërin e “Flamurit”
Radovan Zogoviq, i dekoruar me Urdhërin e “Flamurit”
Dushan Mugosha, i dekoruar me Urdhërin e “Flamurit” dhe “Medaljen e Kujtimit”
Gjeneral lt. Arso Jovanoviq, i dekoruar me Urdhërin “Ylli Partizan”, kl. I.
Millovan Gjillas, i dekoruar me Urdhërin “Ylli Partizan”, kl. I.
Gjeneral lt. Peko Dapçeviq, i dekoruar me Urdhërin “Ylli Partizan”, kl. I.
Koloneli Velimir Stojniq, i dekoruar me Urdhërin “Ylli Partizan”, kl. I.
Majori Konstandin Ivanov, i dekoruar me Urdhërin “Ylli Partizan”, kl. I.
Gjenerali Velimir Terziq, i dekoruar me Urdhërin “Ylli Partizan”, kl. II.
Koloneli Vojo Todoroviq, i dekoruar me Urdhërin “Ylli Partizan”, kl. II., me Urdhërin e “Trimërisë” dhe me “Medaljen e Kujtimit”
Fadil Hoxha, i dekoruar me Urdhërin “Ylli Partizan”, kl. II., dhe me “Medaljen e Kujtimit”
Nënkoloneli Mijat Vuletiq, i dekoruar me Urdhërin “Ylli Partizan”, kl. II.
Majori Savo Stonoj, i dekoruar me Urdhërin “Ylli Partizan”, kl. II.
Togeri Vlladimir Turin, i dekoruar me Urdhërin “Ylli Partizan”, kl. II.
Vaso Strugar, i dekoruar me Urdhërin e “Trimërisë”
Mishel Popoviq, i dekoruar me Urdhërin e “Trimërisë”
Kapiten Niazi Dizdareviq, i dekoruar me Urdhërin “Ylli Partizan”, kl. III.
Mehmet Hoxha, i dekoruar me Urdhërin “Medalja e Kujtimit”
Elhami Nimani, i dekoruar me Urdhërin “Medalja e Kujtimit”
Xhavit Nimani, i dekoruar me Urdhërin “Medalja e Kujtimit”
Safete Nimani, e dekoruar me Urdhërin “Medalja e Kujtimit”
Xhevdet Doda, i dekoruar me Urdhërin e “Trimërisë”
Ymer Pula, i dekoruar me Urdhërin “Medalja e Kujtimit”
Hajdar Dushi, i dekoruar me Urdhërin e “Trimërisë”
Emin Duraku, i dekoruar me Urdhërin e “Trimërisë”
Bije Vokshi, e dekoruar me Urdhërin e “Trimërisë”
Xhafer Vokshi, i dekoruar me Urdhërin e “Trimërisë”
Ramiz Sadiku, i dekoruar me Urdhërin “Hero Kombëtar”
Majori Teodor Tomishek, i dekoruar me Urdhërin “Ylli Partizan”, kl. III.
Viktor Kobol, i dekoruar me Urdhërin “Ylli Partizan”, kl. III. - të inicojnë procesin e dekomunistizimit të shoqërisë shqiptare me shtrirje etnike
Nga partitë politike, shoqatat, klubet letrare, sportistët, artistët, mësimdhënësit dhe shoqëria civile shqiptare në trojet etnike; Balli Kombëtar Demokrat kërkon që të distancohemi kudo nga mbetjet e sistemit komunist, nga veprat tradhtare të klikës komuniste, nga hyjnizimi i rrejshëm i veprës së komunistëve, nga shërbëtorët e sotëm të komunizmit dhe nga të gjithë ata ose ato që provojnë të rehabilitojnë gjenocidin komunist dhe të legalizojnë sundimin e komunistëve për interesa të vëllazërisë ideologjike pansllaviste.
No comments:
Post a Comment