Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka zbuluar detaje të reja për sulmin e mbrëmshëm ndaj objektit te Kuvendit të Kosovës, përkatësisht ndaj zyrës së Presidencës.
“Me datën 12.03.2016 rreth orës 04:00 është raportuar se disa persona të dyshuar të maskuar kanë hedhur koktej molotov në drejtim të ndërtesës Presidenciale. Personat e dyshuar pas hedhjes së koktej molotovit dyshohet se janë larguar në drejtim të rrugës Agim Ramadani me një veturë ngjyrë të bardhë. Fillimisht dyshohet se me gurë e kanë thyer xhamin e dritarës ku kanë tentuar që ta hedhin shishen e molotovit, çka nuk kanë arritur pasi që shishja është goditur në muri ku shihet një sipërfaqe e murit rreth një metër e nxirë me rastin e thyerjes së shishes, ku derivatet janë djegur në atë pjesë të murit. Njësia policore ka dalë menjëherë në vendngjarje, mirëpo nuk është arritur të hasen të dyshimtit”, thuhet në raport.
Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitet policore relevante, duke përfshirë edhe njësinë e hetimeve dhe krimteknikën rajonale për të kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes, duke përfshirë dëshmitë në vendngjarje.
Nuk raportohet për persona të lënduar. Rasti është iniciuar dhe dedikuar njësisë së hetimeve për procedura të mëtutjeshme dhe kryerje të hetimeve intensive, për zbulimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.
.........................................................................
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Indeksonline sulmin në objektin e Kuvendit të Kosovës.
Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.
“Po, rreth orës 4 katër të mëngjesit kemi marrë informacionin për një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, asgjësimit apo dëmtim i pasurisë. Rasti ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Menjëherë pasi kemi marrë informacioni e kemi bërë ekzaminimin në vendin e ngjarjes dhe njësitet kanë dal aty. Po ashtu për rastin në fjalë e kemi njoftuar prokrurorinë. Policia është duke punuar në këtë drejtim të identifikimit të personave që kanë kryer këtë vepër”, ka thënë Ahmeti./Indeksonline/
Persona të maskuar sulmuan Kuvendin me koktej molotovi (Foto)
Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm objekti i Kuvendit të Kosovës është sulmuar me koktej molotovi, nga persona të maskuar.
Të paktën kështu ka thënë një person për lajmi.net që e ka parë ngjarjen nga një banesë aty përballë Kuvendit të Kosovës, e që ka arritur më pas të bëj edhe fotografi.
Për sulmin në drejtim të objektit të Kuvendit e ka konfirmuar edhe sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi.
“Po ka pasur gjuajtje në objektin e Kuvendit , kati i Presidencës”, ka thënë Krasniqi për Indeksonline.
Ndërkaq Indeksonline ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës dhe Zyrën e Presidentes por kontakti me ta ka qenë i pamundur./Indeksonline/
Sulmohet me koktej molotovi edhe objekti Kuvendit të Kosovës (Foto)
Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm objekti i Kuvendit të Kosovës ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi, raporton Indeksonline.
Ende nuk dihet se kush qëndron pas këtij akti.
Kohëve të fundit cak i sulmeve me koktej molotovi kanë qenë veturat e zyrtarëve qeveritarë ku së fundmi i është djegur shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqirit./Indeksonline/
No comments:
Post a Comment