Nga Remzije J.Zekolli
Sapo kishte filluar janarime qiellin me retë plot vranësira, atë ditë pikat e shiut binin në xhamat e dhomës sime krijonin një melodi mahnitëse. Kohëve të fundit shpesh pyes veten çka me shtyri ti kthehem kujtimeve tëviteve të largëta që ngjallin emocione shumëngjyrëshe si kryevepëra e pikturës së tij, një nostalgji shpeshherë e ngatërruar. Kujtimet të cilat u takonin vetëm atyre i ruanin mirëe që i kishin bërë personash të ngritjeve e të rënieve të tyre gjatë viteve të stuhishme që përjetuan. Ato kujtime i ruanin në kullën stërgjyshore të cilat ishin shumë larg njëra tjetrës e që vuajtja i afronte ata. Kishin lindur të njëjtin vit, ai në pranverë në kohën kur Adonisi vjen mbi tokë natyra ringjallet përsëri, gëzohej kur ai dilte në sipërfaqe. Ajo në dimër të mbuluar me petkun e saj kristalor e që fëmijët e dëshironin aq shumë, një princeshë dëbore që bënte vallëzim patinazhi. Ende pa mësuar hapat e parë në jetë, babai i tij u largua në mërgim, i mungonte dashuria atnore, nuk shihte rritjen dhe gëzimin e tij femërorë. Nëna e saj ishte bërë banore e klinikave të njohura të kohës, luftonte të rikthehet pranë fëmijëve, mungesa e saj shkaktoi dhimbje në shpirtin njomak. Koha ecte si një lum herë herë i rrëmbyeshëm, nuk ndalej.
Ata rriteshin e së bashku me ta rriteshin edhe brengat e tyre rinore. Amfiteatri i madh i fakultetit ishte pikëtakimi i tyre si dhe studentëve tjerë. Atëkohë asnjeri se dinte historinë e mungesës për së gjalli së prindërve të cilët kishin shumë dashuri për fëmijët e tyre. Edhe ata u bënë pjesëmarrës të protestës e cila ndodhte në kohën e zbehur për popullin e që ishte frymëzim për rilindje të re kombëtare. Familja i financonte shkollimin e tyre, për të fituar betejën e diturisë e cila u hapte rrugë drejtë horizontit. Në fundjavë shkonte vizitonte kullën e tij, në prag të saj e priste nëna krenare e çmallej me përqafimin engjëllor të saj. Ndërsa ajo çdo ditë kthehej në shtëpi që sapo shkelte pragun e saj e saj e priste një kujdes i shtuar i nënës dhe fëmijëve më të vegjë, sa bukur luante rolin e saj. Vitet kalonin, gjërat nuk shkonin aq mirë, përsëritej rutina e jetës së asaj kohe, kujdes prindëror, aktivitete kombëtare, e duke lënëanash dashurinë Pa dashur mori rrugën e mërgimit, filloi jetën plot elan, plot dëshira për të arritur suksese, gjeti fatin e jetës i kurorëzuar me tri princesha të tij, një dashuri e madhe e fundosur si titaniku. I mbyllur brenda vetmisë shihte ha primet e tyre që qanin ndër stinë. Historia u përsërit të cilën ajo e kishte kaluar. Ndonëse plaga e shpirtit i goditi , ata ecjen për ta fituar besimin në dashuri nuk e ndalonin dot. Ky rrugëtim i bashkoi në udhëkryqin e jetës e cila tek ta u shfaq si një ylber pas shirave që shpeshherë e lagën ashtin e tyre njomak. Së bashku do të kompozojnë simfoninë e dashurisë, që të rrëqeth melodia e saj mahnitëse, piktori do ta dhuroj pikturën për agimin e dashurisë, shkrimtari tregimin më tëmirë sepse vetëm për dashuri, flijimi e ka kuptimin e vet. Do lartësohet në qiellin që i ngjasojnë syve të tij. Fati i pret në horizontet e jetës. Sapo kishte kuptuar se jeta filloi të rridhte më ndryshe