2016-03-14

Eva Hoxha : Zbardhen përgjimet e terroristëve: Do të hedh në erë një makinë



Zbardhen përgjimet e dy shqiptarëve që u arrestuan në Romë, si pjesëtarë të një organizate terroriste, që financohej nga ISIS. Vullnet Maqellara dhe Abdulla Kurtishi u arrestuan për pjesëmarrje në organizata terroriste, së bashku me një shtetas tunizian, Finas Baroumi.

Në bisedën e bërë në telefon më 20 tetor të 2015-s mes Maqellarës dhe tunizianit, flitet për sulme terroriste dhe të ashtuquajturin Shteti Islamik. Tuniziani kishte planifikuar një sulm me bombë të një automjeti dhe po priste mbërritjen e shqiptarit në Turqi për ta realizuar.

Ja biseda mes shqiptarit dhe tunizianit:

Baroumi: Nuk ka problem vëlla. Do të shkojë gjithçka mirë, ishallah, edhe nëse ti dëshiron të vish këtu, do të të sistemojmë ne. Mjafton që t’i të bësh llogaritë, dhe me dokumente false mund të vish, ishallah.

Maqellara: Unë gati jam, nëse mund të më shkruash adresat e rrugëve dhe çfarë duhet të kem parasysh dhe avash avash do të arrij atje.

Baroumi: Ishallah vëlla. Mjafton që ti të vish në Turqi. Pastaj për pjesën tjetër mendoj unë. Kuptove? Mjafton të vish në Turqi. A më kuptove?

Maqellara: Në rregull vëlla. Do përpiqem këtë muaj. Do përgatitem avash e vash. Unë kur nisem, nisem i sigurt. Nuk futem mes stuhisë. Shpresoj të vij sa më shpejt.

Baroumi: Shiko, unë po planifikoj një sulm me eksploziv. Do marr një makinë dhe do e hedh në erë. Por nëse ti vjen më herët mund ta shtyj datën e operacionit.

Maqellara: Kam folur me një mik timin. Po pres përgjigje. Më duhet edhe pak kohë, të paktën 10 ose 20 ditë. Nëse ai arrin, që edhe për pesë ditë ta kryejë atë punë, do të marr avionin dhe do të nisem.

No comments:

Post a Comment

Shkëlqim Devolli vazhdon takimet me kongresistë në Washington DC

                                 Flori Bruqi  Kosovar businessman Shkëlqim Devolli met today with the former American president, Donald Trum...