2016-03-15

Presidentja e Kosovës , Z.AtifeteJahjaga: Jam e zhgënjyer nga dështimi i deputetëve

Presidentja , Atifete Jahjaga ka reaguar në rrjetin social Facebook pas dështimit të emërimit të anëtarëve të rijnë të OSHP’së, në seancën e sotme, e që emërimi i tyre është njeri nga kushtet e BE’së për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.
Sipas Jahjagës duhet që të gjendet një zgjidhje para se të jetë vonë.

Atifete-Jahjaga
Lexoni më poshtë postimin e plotë të Jahjagës:
“Dua ta shpreh qartazi dhe publikisht zhgënjimin tim me deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që sot dështuan të emërojnë anëtarët e rinj të Organit Shqyrtues të Prokurimit, njëri nga kushtet kryesore të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Ky dështim, në ditët kur në Kosovë pritet ekipi i Bashkimit Evropian për të vlerësuar përparimin e Kosovës në plotësimin e kritereve që jemi zotuar t’i përmbushim, rrezikon të vazhdojë t’i mbajë qytetarët e Kosovës të izoluar për shkak të interesave të ngushta të atyre që prioritet kryesor duhet ta kenë mirëqenien e qytetarëve.
OSHP-ja është institucion i rëndësishëm dhe mungesa e transparencës dhe llogaridhënies në këtë institucion si dhe ndikimi politik mbi të ka kohë që është bërë pengesë për zhvillimet pozitive në Kosovë.
U bëj thirrje institucioneve të Kosovës, Qeverisë dhe Kuvendit dhe të gjitha subjekteve politike që të marrin përgjegjësinë dhe të gjejnë zgjidhje në mënyrë që ky kriter të plotësohet pa vonesë”, ka shkruar në reagimin e saj e para e vendit, e cila pas disa javësh do të zëvendësohet nga pasardhësi i saj, presidenti i ri, Hashim Thaçi”, ka shkruar ajo.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...