2016-03-14

“Përralla” e Eneida Tarifës shkon në “Eurosong”

klipiËshtë publikuar videoklipi i këngës shqiptare “Përrallë” të Eneda Tarifës, e cila do të na përfaqësojë në “Eurosong 2016”. Videoklipi “Fairytale” vjen në gjuhën angleze dhe është realizuar me shumë mjeshtëri.

Për veshjen e Enedës është kujdesur stilistja Bora Kokëdhima e cila me markën e saj “Savage”, do të jetë kuratorja e look-ut të Eneidës në “Eurosong”.  Fustanet e krijuara janë një ndërthurje e elementëve tradicionalë të Shqipërisë së Veriut, me materiale dhe copa, që janë një trend i ditëve të sotme. Eneda është shquar gjithmonë për stilin e saj dhe duket se me këto veshje do të përfaqësohet më së miri në Suedi, ku dhe do të zhvillohet festivali.

Gjatë përgatitjeve për videoklipin këngëtarja shqiptare realizoi edhe një set fotografish në fshatin turistik të Thethit, që do të shërbejë për intervista ndërkombëtare dhe përfaqësime të ndryshme. Kënga “Përrallë” doli Fituese e festivalit të 54-t të Këngës në RTSH.

eeeNga Valeria Dedaj

Emocionet e këngëtarëve që morën pjesë në Festivalin 54-t të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar përfunduan mbrëmjen e djeshme. Ethet e këngëtares Eneda Tarifa, sipas vlerësimit të shtatë anëtarëve të jurisë u kurorëzuan me çmim të parë për këngën me titull “Përrallë ”. Fituesja u shpreh e emocionuar se: “Unë ndihem si në përrallë. Unë e jetova këngën time, punuam në grup bashkë me autoren e re të këngës, Olsa Toqi. Të rinjtë duhet që të punojnë me të vjetërit. Çfarë të them?! Jam e mbushur me emocione” Kënga fituese është kompozim dhe tekst i Olsa Toqit, orkestrim nga Shpëtim Saraçi.

Në vendin e dytë në këtë festival u rendit këngëtari Asladion Zaimaj me këngën "Merrmë që sot". Në vendin e tretë u rendit këngëtarja Flaka Krelani me këngën me titull “Sje për mu”. Çmimin “Eurosing” e morën këngëtarët Rezarta Smaja dhe Klodian Kaçani me këngën “Dashuri në përjetësi”. Të ftuar specialë të kësaj mbrëmjeje ishin disa artistë dhe ishprezantues të Festivalit të RTSH-së ndër vite. Një ndër ta, ishte regjisori Albert Minga, i cili ka qenë prezantues i Festivalit të RTSH-së në vitin 1967, bashkë me aktoren Drita Bardhi (sot Drita Haxhiraj). Gjatë qëndrimit të tij në skenë, Minga kujtoi kostumin që kishte përdorur asokohe.

Aktorja Klea Huta, e cila para dy vitesh ka qenë prezantuesja e festivalit të RTSH-së, kësaj here u ngjit në skenë vetëm për të prezantuar këngën e radhës. Gjithashtu, moderatorja Silvana Braçe, tre herë prezantuese e festivalit të RTSh-së, falënderoi mbështetësitë e saj kudo që ndodhen, brenda dhe jashtë vendit. Kompozitori Aleksandër Lalo, teksa u justifikua se tërë jetës ka bërë kritika në muzikë, nuk ia kurseu as Laços një shaka. “Kam bërë shumë armiq, por në fund të fundit kam luajtur direkt me këtë orkestër. Mbrëmë Pandin e kritikova se përmendi emra politikanësh në festival, por unë sot po përmend vetëm emra të muzikës si: Nikolla Zoraqi, Ferdinand Deda, Robert Radoja, Gjergj Simoni etj”.

Elton Deda teksa prezantoi Aleksandër Gjokën, për t’u ngjitur në skenë u shpreh se: “Kemi bërë një punë të madhe, festivalit po i vjen fundi, dhe të them të drejtën po ndihem bosh. Shpresoj që aktiviteti të ketë dalë shumë i mirë”. Kur në skenë u ngjit bashkë me Gjokën, edhe Redon Makashi, kantautori Elton Deda i pyetur nga Laço, se përse i ka munguar skenës u shpreh se: “Jashtë vendit kam marrë një eksperiencë, që njerëzve u vlen, por në fund të fundit, unë kam lindur në Tiranë dhe i përkasë Tiranës”.

Nuk munguan as mesazhet sensibilizuse. Pand Laço disa minuta ia dedikoi mllefit që ekziston kudo, në të gjitha “skutat” e shoqërisë tonë, duke i uruar njerëzit për festat, me shpresën për një vit më mirë. Këngëtarët Myfarete Laze, Luan Zhegu dhe Françesk Radi risollën një kolazh me këngët dhe hitet e artistit, Tonin Tërshana, i cili vetëm para disa muajsh u nda nga jeta. I ftuar special i mbrëmjes ishte edhe violinisti që ka bërë të ndihen krenarë mijëra shqiptarë, Shkëlzen Doli. Ai bëri një bashkim të Shqipërisë dhe Kosovës nga ana artistike, nëpërmjet kolazhit të këngëve të orkestruara prej tij.

Festivali i 54-t i Këngës Në Festivalin 54-t në RTSH konkurronin 30 këngë. Juria zgjodhi 18 këngë për në natën finale, nga 70 materiale të paraqitura nga këngëtarët. Drejtori artistik i këtij festivali ishte kantautori Elton Deda, ndërsa Orkestra e RTSH-së, u drejtua nga dirigjenti Oleg Arapi. Festivali u zhvillua live, që nga formacioni i harqeve, banda muzikore, si dhe shoqëruesit e këngëtarëve. Juria e festivalit përbëhej nga 7 emra të njohur të artit si: Ilirian Zhupa (poet), Piro Çako (kantautor), Helidon Haliti (piktor), Françesk Radi (këngëtar), Olta Boka (këngëtare), Jehona Sopi (këngëtare) dhe Alban Nimani (vokalist i grupit “Asgjë Sikur Dielli”).

Prezantuesit e këtij festivali ishin Pandi Laço (skenarist dhe autor i disa programeve), i cili gjatë tri netëve u shoqërua nga gazetarja Blerta Tafani, e cila ngjitej për herë të parë për të prezantuar në një skenë të madhe si ajo e festivalit, pasi eksperiencat e saj janë si spikere lajmesh dhe së fundmi, drejtuese e një emisioni në TVSH Këngëtarja do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës, ku ne marrim pjesë për herë të 13-t. Në edicionin e fundit të Eurovizionit, Shqipëria u prezantua me këngën “I'm alive” të kënduar nga Elhaida Dani. Festivali Evropian i Këngës që do të mbahet në maj në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm.

Teksti i këngës fituese 

Eneda Tarifa – Përrallë 

Kjo përrallë e do

Një shpërblim

Një fund nga ato

Siç vetëm unë e ti dim

Me shumë lot

Dhe akoma më shumë çmenduri

Me shpirt dhe vetëm vetëm dashuri

Oh ti, je ajo ndjenjë

Që unë kam besim

Dhe frikë jo nuk e ndjeje

Une ndaj të dua

Une të dua…

Dhe harroj për ty

Dhe kujtoj për ty... çdo gjë

Ndaj të dua

Une të dua

Dhe harroj për ty

Dhe kujtoj për ty…, çdo gjë

Vjen një kohë kur stë mjafton

Ajo që ke dhe përfundon

Veten bosh ti e gjen

Dhe aty, unë vij tek ty

Është vendi ku shpirti im gjehet

Oh ti, je ajo ndjenjë

Që unë kam besim

Dhe frikë jo nuk e ndjeje

Une ndaj të dua

Une të dua…

Dhe harroj për ty

Dhe kujtoj për ty..., çdo gjë

No comments:

Post a Comment

Pasi doli nga SPAK ku ishte për të zbatuar masën e detyrimit me paraqitje Lideri i demokracisë shqiptare dhe Kryetari i PD-së Prof.Dr.Sali Berisha publikoi të tjera përgjime të dosjes “Toyota Yaris’

                          Kërko brenda në imazh                         Shkruan:  Flori Bruqi,PHD Ish-kryeministri dhe njëherësh kryetari i ...