2016-03-24

REXHEP SMAJLAJ : MALI I NDALUAR – VEPER QE S’TE LE INDIFERENT



Romani “Mali i ndaluar” i autorit Reshat Sahitaj,(botuar nga Forumi i Krijuesve te Artit,Prishtinë) , është një vepër a arrirë.Eshtë ky, rrëfim modern që lexohët me një frymë.Eshtë një fill i pandërprerë i rrëfimit që të tërheq,të zgjon kërshërinë dhe s’të le indiferent: të angazhon të mëndosh,të marrësh dhe të mbash qëndrim qe nga faqja e parë e deri në atë të fundit.Ngjarjet zhvillohën në nënqiellin kosovar dhe këtë në kohën e pasluftës.
Autori Reshat Sahitaj,me sukses ndejk rrugën logjike të ndërtimit të mëndimit ashtu që lexuesit ia lehtëson të kuptuarit e situatave dhe të mesazhit,pa i lënë hapsirë mjegulluese.Pasi të ketë zbërthyer dukurinë ,autori i rikthehet formimit të nocionit të bazuar për atë dukuri,duke i bërë përgjithësimet,si tërësi të pjesëve përbërse të po asaj dukuri.Punë kjo,që Reshat Sahitaj e bënë me shumë sukses prej dallim nga shumë autorë të tjerë.
Duke e lexuar romanin “Mali i ndaluar” të krijon përshtypjën se je duke lexuar ndonjë nga veprat e shkrimtarit latino-amerikan Paulo Coelho.Lexuesi ka një impresion të këtillë për shkak se Reshat Sahitaj ka gjetur sekretin e mënyrës së rrëfimit si dhe të konceptit filozofik.
Po të analizohët shtjellimi i anës psikologjike në “Malin e ndaluar” na dukët se Reshat Sahitaj ka kaluar nëpër shkollën e Stefan Cvajgut sepse me një mjeshtri të rrallë artistike e shpie lexuesin në psikologjinë e përsonazhëve dhe zberthen aspektin e botës kuptimore të tyre,manifestimet e mentalitetit mikroborgjez provincial,duke mos e lënë anash edhe atë të nderkombëtarëve që kanë ardhur në Kosovë
Nëse djalli nuk ekziston atë e ka shpikur njeriu si kopje të saktë të vetëvetës,shkruan Dostojevsiki
Duke lexuar “Malin e ndaluar” , lexuesit nuk kanë si të mos i kujtohën disa thënje të krijuesve me përmasa botërore dhe t’i vejmë në kontekst me përmbajtjën nga libri.Ku të gjejsh djallë në formë të njeriut se sa Mehmeti ,përsonazh i kësaj vepre, i cili ishte pasuruar në saje të tregëtisë me sërbët.Ku të gjesh djallë më të madh se sa ai i cili lutët të mos gjendet burri i zhdukur i Donikës,kryepersonazhit të romanit, e cila nga vuajtjet rëndte varr me varr masiv për t’i rënë në gjurmë burrit të saj të zhdukur nga policia serbe?! Ku të gjejsh djallë më të madh se Mehmetin,hipokrit dhe sadist që organizon banda me maska për rrëmbimin e Donikës?!
Reshat Sahitaj ka portretizuar përsonazhët negative ashtu siç e meritojnë dhe i ka stigmatizuar këta bizon të savanëve që të zgjojnë krupën.
Eshtë e njohur qysh herët se injoranca,si burim dhe shtrat i të gjitha të këqiave, as s’dëgjon e as s’kupton.Për më keq,përpiqët me ngulm të ta impnojë stilin e vetë të të mënduarit.Ky imponim e mundon Donikën.Këtë stil të jetës ajo nuk mund ta pranojë
Donika nuk e kishte patur fatin të kishte fëmijë jo për shkak të saj por, nga se bashkëshorti Agimi,ishte steril.Edhe përkundër saj bashkëshortët jetonin të lumtur por paragjykimët ia hidhnin fajin kujt tjetër pos nusës duke i thënë se nuk dëshiron të lindë për të ruajtur bukurinë madje vjehërria e saj shkonin dhe më larg duke e akuzuar se ajo kishte fjetur me djemë të shumtë.
Pas zhdukjës se bashkëshortit,Donika përballohët me probleme edhe më të vështira të qena e të paqena.Donin ta yshtnin e ta tundonin atë.Thashethemet e injorancës nuk ndalëshin
Në faqën 110 ,autori vë theksin kundër këtyre dukurive arkaike e të mbrapshta aq sa jeta e njeriut bëhët e pamundur:” Sistemi i jetës në qytetin e saj është i ndërtuar në atë mënyrë që jeta e individit shikohët nga këndvështrimi i rrethit dhe po qe se rrethi, përmes thashethemave,kundërshton mënyrën e jetës se dikujt,atij indvidi i pamundësohet jeta në atë vënd.Kjo përzierje në punët e të tjerëve,është instaluar me qindra vjetë…”
Shkarje nga virtyti
Në “Malin e ndaluar “,autori i qasët psikologjisë së njeriut bastard dhe bestudë të kultit të parasë,të cilët nuk vrasin mendjen për virtytin dhe nderin;flitët për ata që për kurmin e një femre ose, të një pjese të kurmit të saj japin fëmijët,nënën,babain e atdheun.Imagjinata artistike e Reshat Sahitajt,arrinë që përkundër përsonazhit pozitv të na ndërton një përsonazh negativ i veshur me të gjitha tiparët siç është Mehmeti.
Autori Reshat Sahitaj,ka trajtuar edhe disa shkarje tjera nga virtyti.Në mënyrë tejet të natyrshme dhe pa u larguar nga realiteti shtjellohët tradhëtia dhe dashuria që kalon prej njërit në tjetrin kështu Mehmeti i zhytur ne botën e tij misterioze mundohët ta bind vetën se Donika një ditë do ta dashuronte nga se sipas tij ,dashurinë duhët ta fitojmë madje qoftë edhe duke manipuluar me dorgë stimuluese apo qoftë edhe me rrëmbim.
Në një rrokupujë që sillët në mendjën e personazhit negativ Mehmeti zor se mund të dihej se kush kend e dashuron!
Donika kryepërsonazhe e këtij romani,është një femër me një bukuri që i ngjanë zanave të malit,jeton në botën e saj me kujtimët për dashurinë që kishte bërë me Agimin në majën e malit ku rojët e KFOR-it françez kishin ndaluar çdo shetitje të banorëve vëndas.Vite të tëra në mendjen e saj sjell çastët e lumtura që kishte kaluar me burrin.Ajo nuk dëshironte të gjente një mashkull tjetër duke qenë e bindur se jetën mund ta kalonte me kujtime për dashurinë e kaluar mirëpo instikti i jetës herëdokur do ta yshte në një dashuri të re,do të thoshte Cvajgu ,por jo pikërisht atyre gjurmeve nga kishte bërë dashuri me Agimin.
Mund të thuhët lirisht se zoti Reshat Sahitaj disa mendime i jep në formë aksiome. Këtu ka diçka të veçantë:aparaturën,që me formimin e tij filozofik e modelon dhe e artikulon përmes fjalës të gdhendur letrare,artistike.Do të veçoja disa fjali nga romani “Mali i ndaluar” që mëndoj se janë të natyrës aforistike si shembull:
“Dashuria është shpirti i jetës,nëse ajo të mungon,jeta nuk është asgjë” apo “Jeta është dashuri,por jeta është dhe vuajtje”.
“Mali i ndaluar” ,është një roman që me ëndje mund ta lexon çdo gjeneratë prej atyre të shkollës fillore deri tek universitarët.Eshtë një vepër që për asnjë çast nuk të lenë të pushosh por të mban pezull dhe të tërek deri ne faqën e fundit.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...