Pas dorëzimit të raportit vlerësues për demarkacionin te presidentja nga Komisioni Ndërkombëtar, ku tha se gjatë këtij procesi nuk janë bërë shkelje, Qeveria e Kosovës nëpërmjet një komunikate thotë se është ndarë e kënaqur me faktin se ekspertët e këtij Komisioni thanë se çdo gjë është në rregull me demarkacionin.
Qeveria thotë se që në fillim ka përshëndetur iniciativën e presidentes.
“Ne si Qeveri e Republikës së Kosovës qysh në fillim kemi përshëndetur iniciativën e Presidentes z. Atifete Jahjaga për krijimin e ‘Komisionit për Demarkacion’ i cili do të vlerësoj gjithë procesin e shënimit të kufirit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi. E kemi bërë këtë të vetëdijshëm se kështu po i marrim parasysh dhe nuk po i anashkalojmë shqetësimet e ngritura rreth këtij procesi, gjithsesi të ndjeshëm”, thuhet në komunikatë.
Qeveria gjithashtu vlerëson se ky Komision, konkretisht ekspertët e tij, kanë mundësi dhe kushte për të bërë një punë të mirë profesionale dhe hulumtuese në këtë drejtim, qoftë duke biseduar me të gjithë akterët politik dhe institucional, qoftë duke shqyrtuar dokumentacionin e nevojshëm, qoftë duke zhvilluar vizita në terren.
“Thënë përmbledhtazi ne jemi të kënaqur me faktin se ekspertët e këtij Komisioni, nuk kanë gjetur shkelje në demarkacion. Kështu ky Komision rikonfirmon atë që është konfirmuar edhe më herët se, me shënimin e vijës kufitare, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi, Kosova, as nuk ka humbur as nuk ka falur tokë”, thuhet tutje.
Qeveria përshëndet gjithashtu gjetjet e ‘Komisionit për Demarkacion’ sepse ajo duke qenë edhe në përputhje me përfundimet e mëhershme të Departamentit të Shtetit Amerikan heq të gjitha dilemat rreth kësaj çështje.
“Vlerësojmë se kjo është një arritje e qëndrueshme në drejtim të plotësimit të një kushti shumë të rëndësishëm për liberalizimin e vizave dhe si e tillë do të paraqet një hap të rëndësishëm e kualitativ në rrugëtimin tonë drejtë integrimeve evropiane”, thuhet në fund.
Kryetari i Komisionit qeveritar për caktimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi, Murat Meha ka komentuar gjetjet e ekspertëve ndërkombëtarë për vijën kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi, të cilët kanë konstatuar se puna është kryer në përputhje me ligjin.
Meha ka thënë se e ka pritur këtë vendim. Meha nuk ka dashur të flas edhe për situatat që janë krijuar gjatë punës së tij, derisa për përplasjet mes tij dhe Ramush Haradinjat ka thënë se le të vlerësohen nga populli.
“Unë kam qenë i bindur në atë që është bërë nga komisioni për demarkacion të kufijve. Kemi qenë edhe të bindur në punën që është bërë. Vlerësimi i ndërkombëtarëve mbi këtë për ne është edhe lehtësim dhe vërtetim i punës sonë. Këtë fakt e kemi thënë edhe në çdo herë”, ka thënë Mehaj.
Ai tutje ka thënë për Express se presioni që i është bërë gjatë punës së tij nuk ka pasur ndikim mbi atë se çfarë ka menduar. Derisa, ka thënë se për përplasjet mes tij dhe Ramush Haradinjat le te jep vlerësim populli.
“ Unë nuk kam çka them për ato veprime. Të gjitha janë parë nga populli në media. Ata edhe le të vlerësojnë se kush ka pasur të drejtë”, ka thënë Meha.
Kur është pyetur se a duhet t’i kërkojë falje Haradinaj për ofendimet dhe përplasjes e hartës, Meha ka thënë se këtë le ta bëj para qytetarëve të Kosovës dhe jo ndaj tij.
“ Ai nëse do këtë mund ta bëjë para qytetarëve. Ata i ka fyer dhe atyre mund edhe tu kërkojë falje. Mua nuk ka nevojë. Unë dhe komisioni e kemi bërë punën tonë dhe ajo tashmë është vërtetuar”, ka thënë Meha.
Pas të gjeturave nga komisioni ndërkombëtar për demarkacion ku sipas tyre vija kufitare me Malin e Zi është në rregull dhe nuk ka shkelje nga komisioni shtetëror, kanë reaguar partive opozitare VV, AAK dhe Nisma.
Sipas tyre, komisioni ndërkombëtar e ka bërë të njëjtën punë sikur komisioni paraprak shtetëror dhe se për opozitën kjo është e papranueshme.
Sipas tyre, komisioni ndërkombëtar e ka bërë të njëjtën punë sikur komisioni paraprak shtetëror dhe se për opozitën kjo është e papranueshme.
Reagimi i plotë:Opozita e Bashkuar, që me krijimin e komisionit të ri për demarkacionin me Malin e Zi ka shprehur skepticizmin dhe kundërshtimin e saj, për shkak se ky komision nuk përmbante asnjë ekspert vendor dhe në anën tjetër, kishte përcaktuar që metodën e punës ta kishte të njëjtë me atë të komisionit paraprak.
Një komision që nuk përmban ekspertë vendorë dhe që ka metodë të njëjtë me komisionin e kaluar, nuk kishte se si të sillte rezultate të ndryshme nga ai.
Një komision që nuk përmban ekspertë vendorë dhe që ka metodë të njëjtë me komisionin e kaluar, nuk kishte se si të sillte rezultate të ndryshme nga ai.
Opozita e Bashkuar vlerëson se të gjeturat e këtij ekipi ndërkombëtarë, për vlerësimin e punës së Komisionit Shtetëror të Kosovës për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, janë vlerësime që janë bërë për nevojat e Presidentes dhe si të tilla nuk mund të kenë reflektim në domosdoshmërinë e korrigjimit të kufirit me Malin e zi.
Kufijtë e Kosovës mund t’i caktojë vetëm një Komision kredibil shtetëror i Kosovës, i cili mund të ketë edhe ekspertë ndërkombëtarë, që do të shfrytëzojë dokumente valide, metodologji adapte të punës dhe të dhëna shkencore, por kurrsesi një grup prej tre personave prej të cilëve vetëm njëri është ekspert i fushës kurse dy të tjerët janë diplomatë.
Kufijtë e Kosovës mund t’i caktojë vetëm një Komision kredibil shtetëror i Kosovës, i cili mund të ketë edhe ekspertë ndërkombëtarë, që do të shfrytëzojë dokumente valide, metodologji adapte të punës dhe të dhëna shkencore, por kurrsesi një grup prej tre personave prej të cilëve vetëm njëri është ekspert i fushës kurse dy të tjerët janë diplomatë.
Kufiri i Kosovës me Malin e Zi është në Çakorr dhe në Kullë të Zhlepit, dhe pavarësisht vlerësimit të tre ekspertëve ndërkombëtarë, demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, nuk është i pranueshëm për opozitën dhe qytetarët dhe do të kundërshtohet pa kompromis. Mbi 205 mijë qytetarë kanë nënshkruar kundër këtij demarkacioni dhe vullneti i tyre nuk është marrë parasysh as nga presidentja e as nga ky ekip.
Argumentet e paraqitura nga ky ekip ndërkombëtarë se demarkacioni me Malin e Zi është një proces legal e ku nuk ka pasur shpërputhje ndërmjet dy komisioneve shtetërore, nuk qëndrojnë, sepse edhe në një proces legal, e ku nuk ka as shpërputhje, mund të bëhen zgjidhje jolegale, siç ka ndodhur me rastin e Kosovës me Malin e Zi.
Kosova nuk ka territore për të falur dhe tërësinë e saj territoriale do ta mbrojmë pavarësisht vendimeve të tilla.
Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës
Lëvizja Vetëvendosje
Nisma
Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës
Lëvizja Vetëvendosje
Nisma
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, komentoi vlerësimin e fundit të komisionit ndërkombëtar për verifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.
Haxhiu e ka quajtur absurde përbërjen e komisionit për demarkacion, duke thënë se vetëm në Kosovë diplomatët e vlerësojnë vijën kufitare.
“ Të anashkalosh ekspertët vendas dhe të angazhosh ca diplomatë për vlerësimin e vijës kufitare me Malin e Zi, kjo ndodh vetëm tek ne! Të coptojnë gjithandej dhe pastaj të thonë “është e ligjshme”!”, shkruan Haxhiu.
“Nëse Malit të Zi i janë falë mbi 8.000 hektarë, merreni me mend çfarë do të na bëjnë me demarkacionin me Serbinë, nëse i tolerojmë!!”.
“Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi do të zhbëhet sepse ne NUK kemi territore për të falur! Rezultatet e porositura nuk na zmbrapsin!”
Shpejtim Bulliqi, profesor i gjeografisë, ka thënë se e ka pritur një konkludim të tillë çfarë sot e prezantoi Komisioni Ndërkombëtar për Demarkacion me Malin e Zi.
Sipas tij, formimi i komisionit është bërë në mënyrë të tillë që rezultati të mos jetë tjetër, ndërsa është shprehur i habitur me procedurat e ndjekura nga ai.
“Nuk është pritur diçka ma tepër nga ana e këtij komisioni, pasi vetë formimi i tij është shkuar në atë formë që të vije ky rezultat”.
“Vendimi që thotë se është në rregull, të gjitha faktet që i kemi hulumtuar e thojnë të kundërtën, na është thënë edhe nga ky komisioni sepse nuk do të shkojmë në substancë vetëm do ta vlerësojmë procedurën, kështu që ka qenë e pritshme kjo”.
“Opinioni publik ta dëgjojë realitetin objektiv, qytetarët e Pejës, e Deçanit të Rugovës e dinë më së miri ku qëndron vija kufitare. Kadastri është hera e parë sui generis që merret për bazë katasdri për përcaktimin e Demarkacionit. 8300 hektarë i humb Republika e Kosovës me këtë demarkacion”.
rofesori i gjeorgafisë Florim Isufi, tha se ashtu si deklaroi komisioni i krijuar nga Presidentja për demarkacion, ishte e pritur se do të dalin më një përfundim se nuk ka shkelje të vijës kufitare me Malin e Zi.
Diplomati amerikan nxirri si përfundim duke dhënë disa opsione teknike që nuk u azhuruan nga ata dhe nuk dhanë detaje të rëndësishme.
“Nuk e si pse ata u ndalëm më shumë tek CV e tyre, ato edhe ishin të njohura pasi ishin bërë publike edhe më parë”, tha Isufi.
“Aspekti ligjore dhe korniza ligjore ishte interesant pasi që nga viti 1988 çdo bazë ligjore pas këtij viti nuk vlen asgjë.”
“Dhe nuk mund të themi se vija komunale e vitit 2004 është ndryshe nga ajo që është e njohur nga Ish- Jugosllavia.”
“Komuna kadastrale e përbëjnë kufirin e jashtëm komunal, kornizat ligjore përputhet me komuna kadastrale pasi deri më 31 dhjetore mund të ndryshohet kufijtë, pas kësaj date në mes të vitit nuk ka ndryshim”.
“Hartat më herët kanë qenë të krijuar nga Ish-Jugosllavia, nuk ekziston një dokument të ndryshojë vijën kufitare prej një vendi në vendin tjetër.”
“Ata është dashur të vlerësojnë hartat e që janë bërë gjatë kohës se Ish-Jugosllavisë dhe t’i gjejnë defektet e tyre në to.”
“Sot e kësaj ditë nuk dihet diçka e madhe për marrëveshjen, dhe nuk mund të jemi transparent, po ashtu shumica e deputetëve kanë thënë se nuk i është dhënë i gjithë materiali për marrëveshjen me Malin e Zi.”
“Po të ishte i gjithë materiali do të ishte ndryshe krejtësisht ndryshe dhe do kishim rezultate të tjera”, është shprehur Isufi.
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi, duke komentuar gjetjet e Komisionit Ndërkombëtar për Demarkacion me Malin e Zi, në Info Magazine, ka thënë se i vie keq për përfundimin në të cilin ka ardhur ky komision.
Sipas tij, kriteri në bazë të të cilit komisioni ka nxjerrë përfundimet e veta është e gabuar.
“Neve na vie keq kur një komision ad hoc ndërkombëtar thotë atë çfarë e tha. Në aspektin legal edhe departamenti i shtetit e ka gjetur këtë nxjerrje sepse është bazuar në kadastrën që Kosova e ka”.
“Ky s’është dashur të jetë kriteri, nëse janë thirrur në kriterin legal nuk është bërë ndonjë gabim, ne kemi pritur gabim në faktet tjera të cilët i kemi deponuar”.
“Neve na vie keq kur një komision ad hoc ndërkombëtar thotë atë çfarë e tha. Në aspektin legal edhe departamenti i shtetit e ka gjetur këtë nxjerrje sepse është bazuar në kadastrën që Kosova e ka”.
“Ky s’është dashur të jetë kriteri, nëse janë thirrur në kriterin legal nuk është bërë ndonjë gabim, ne kemi pritur gabim në faktet tjera të cilët i kemi deponuar”.
“Pa marrë parasysh komisionin ndërkombëtar, ne kemi kundërshtuar metodologjinë pse është marrë për bazë vetëm metoda kadastrale”.
Kuçi ka theksuar gjetjet e eksperëtve të vendit për këtë çështje, të cilat sipas tij përfaqësojnë të vërtetën e demarkimit të kufirit me Malin e Zi.
“Derisa ne i kemi ekspertët tanë që e thonë të kundërtën kjo nuk e rrëzon kauzën tonë për Demarkacionin, ne mund të takohemi edhe një herë me ta, ta shohim raportin në detaje dhe do të takohemi me ata ekspertë që i kemi në Kosovë dhe do të dalim prap me një qëndrim zyrtar”.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka reaguar pas vlerësimin të komisionit ndërkombëtar për verifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.
Selimi ka thënë se dikur na dukej jeta pak për ta dhënë për Kosovën e tash dikujt në pushtet po i duken pak 8.300 hektarë për ta shpëtuar vetën.
“Kujt ia kemi borxh 8.300 hektarë?
Në luftë u futëm duke e rrezikuar vetën për ta mbrojtur Kosovën, për dallim prej dikujt sot në pushtet që po e rrezikojnë Kosovën për ta ruajtur vetën.
Dikur na dukej jeta pak për ta dhënë për Kosovën e tash dikujt në pushtet po i duken pak 8.300 hektarë për ta shpëtuar vetën.
Kosovës ia kemi borxh edhe jetën por Kosovën askujt”, ka shkruar Selimi në Facebook
Në luftë u futëm duke e rrezikuar vetën për ta mbrojtur Kosovën, për dallim prej dikujt sot në pushtet që po e rrezikojnë Kosovën për ta ruajtur vetën.
Dikur na dukej jeta pak për ta dhënë për Kosovën e tash dikujt në pushtet po i duken pak 8.300 hektarë për ta shpëtuar vetën.
Kosovës ia kemi borxh edhe jetën por Kosovën askujt”, ka shkruar Selimi në Facebook