2016-03-25

DY CIKLE ME GRIMCA POETIKE


Nga Arqile V Gjata


MENDIME TË QËMTUARA
NGA SHËTITJA E MËNGJESIT

1-
Qytetit duan t’ia fshehin Diellin...!
Errësirës po i ngrejnë shtëpi qerpiçi
për eshtrat e nxira.

2-
Ajo Çika...
që u vra nga dora e pushkës
nuk bëzani!
Loti i saj gjithë veriun e përmbyti.

3-
Sa keq...!
Pyjeve po ua presin gjuhën,
gjethet nuk do lindin përsëri fëmijë!

4-
Një glob me këmbë njeriu
po mban fjalim...
-Ejani të diturohemi përtej ajrit,
atje ku iriqi duart t’i shponë!

5-
Qenit i vara një lule,
zinxhirin nga qafa nuk ia hoqa!
Urinë vetes po ia shuaj me vota të sinqerta.
6-
Tani me tollombace u mësuam,
sa shumë...
Në çdo festë me pështymë i mbushim!

7-
Me çadrën në miqësi jam, nuk ndahem dot!
Sa herë e takoj, të njëjtin mendim
në vesh më pëshpërit...
-Jam skllav i fytyrës që më kanë dhënë!

Athinë 13 Nëntor 2012

MENDIME TË QËMTUARA NË SHËTITJEN E MËNGJESIT!TË
Cikli i dytë

1
-Ah...këto këpucët e shkreta,
më vrasin çdo ditë,
ku të gjej një qeveri
që të mund të blej një palë këpucë,
të rehatohem!?
2
-Heshtja nuk është e dukëshme
prej saj mora fjalën
t’ja u dhuroja fëmijëve.
3
-...mbi brymë mjegulla zbukurohet,
rrezja e dielli
mbledh lotët e tyre!
4
-Vetja ime ka shumë zhurmë...
kur shëtis nëpër jetë
ajo zhurmë më bëhet poezi.
5
-Morri në kokën time
është miku
që mbaj gjithë jetën mbi kuriz.
6
-Nuk ka më këndeza
agimin e lajmërojnë...
të rinjtë e përgjumur
që kthehen nga diskoteka.
7
-Në ato vegla muzikore të akullta
dhe pas vdekjes
këndohet madhështia e botës.

Janar 2014

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...