2016-03-26

Imami qe alfabetin shqip ja mesonte tinza femijeve ne xhami. Kur vinin shkiet, fletat me shkronja i fshihnim ne Kuran

Mulla-Rifat-Jashari-foto-ridvan-slivova-3-300x200Në këtë fundvit, paksa të acartë, ia mërsyem shtëpisë së hoxhë Rifat Jashari, në Zhegër të Gjilanit, ku gjetëm ngrohtësinë që ofrojnë shtëpitë e mëdha me nam. Aty, në një shtrat të dhomës së pritjes, prekëm mikpritjen tradicionale shqiptare të 100-vjeçarit, lapidarit të gjallë të shumë ngjarjeve me peshë të rrallë.

Shtëpia e këtij prijësi shpirtëror, sot i ngjante një muzeu dhe një biblioteke të pasur, sepse brenda saj ishte një arkiv, ose histori e lashtë e mbushur me plot shkrime kaligrafike islame, por edhe me libra shqip.
Edhepse, paksa lëngonte nga një lëndim i jashtëm, shpirtin e kishte të ngrohtë, të bardhë dhe të pastër. Kur e mori vesh se për çka kemi shkuar, sikur mori fuqinë për të na falënderuar dhe për të na përgëzuar që ja, neve nga Telegrafi, na është kujtuar për ta vizituar, një të moshuar në këtë rast, hoxhën e respektuar e të nderuar.
Në vazhdim, ua paraqesim intervistën, në formë integrale, ashtu, siç e zhvilluam me të, pa ndërhyrje gjuhësore, duke ruajtur origjinalitetin dhe sinqeritetin prej një burri, do të thoshim, shkëmb, që bëri shumë për popullin vet dhe në këtë vend.
ë, si ka qenë fëmijëria juaj dhe a mbani mend diçka nga ajo kohë?
Unë, me letra i kam 98 vjet, por i kam të jetueme më shumë se 100. Për tana këto vjet, kurrë nuk kam mbet pa shoqëri, pa zotni, e fukara.
Sefte, në shkollë kam mësu në gjuhën e huaj, pra në atë sllave. Unë, pas 4 vjetve shkollë, meniher vitin tjetër jam ba mësues. Mësues dhe nxanës, isha njikohsisht. Kam dashtë me e vazhdue gjimnazin në Gjilan, por nuk më kanë pranue ndonëse nuk ka vend. Një mësues që shumë më ka dashtë, më pat propozue me shkue në Nish, por komuna e Gjilanit nuk më ka lejue.
Pastaj kam shkue në Medrese, në Prizren, mirëpo pas dy vjetve na kanë përzanë, sepse aty hyni ushtria jugosllave dhe u ba lufta. Prej Prizrenit kam shkue në Gjilan, por edhe atje mu ndërpre rruga, hyni bugari deri në Moravë. Kështu, unë mbeta, as atje, as këtu. Nga Morava nuk mujsha me dalë, ndërsa në Shqipëri ishin italianët. Mbas ksaj, shkova në Preshevë, por atje na kërcnonin bugarët, kështu që u ktheva në shtëpi. Këtu, është kanë një xhami e vogël dhe unë aty kam hy në vjetin 1941. U bana imam, dhe bashkë me katunin në vitet e shtatdheta e ndërtuam një xhami të re.
Krejt feminia ime, ka kalu nëpër mundime e zahmete. Mësimet e para i kam marrë nga Mulla Kadrija i Llashticës, sepse shkollën e ka lanë Zoti edhe me fe.
Si jetohej atëherë kur dihet se përveç problemeve sociale, ju keni ndërruar edhe disa pushtete?
Po, i kam provu tana hyqymetet, por ma i keqi hyqymet, asht serbi. Shyqyr zoti që tash jemi ba shtet, por jo bash qysh kemi pas qef. Unë çka s’kam provu, e kam përcjellë bullgarin, komunizmin e serbin. Te gjitha pushtetet e huaja dhe të kqija. Te na erdh liria, por po më doket se po teprohet me do sjellje të pahishme. Shqiptarët duhet të jenë bashkë në të keqe e në të mirë.
A keni ndonjë kujtim nga prindërit dhe çka keni trashëguar nga ata?
Baba jem ndejke shpesh me Idriz Seferin, që njëherë ishte nip dhe kushëri, pasi që jemi të nji oxhaku. Unë isha ende fëmij, por më kujtohet kur Baba më thoshte : “biro, merr prej shokëve ndonjë fjalë të mirë që nuk e ke ndigjue në katund dhe ndaje me të tjerët”.
Urtësinë e kam trashëgue nga nana, e pajtimin nga baba.
A mbani mend sa nipër e mbesa keni?
Aiiii, Shumë…kadal le të menohem pak (Aga, po numëronte me gishtërinj nipërit dhe mbesat e tij, por duket se gishtat e dy duarve nuk i mjaftonin për t’i numëruar dhe qëlluar, v.j). Dhe, pasi bëri numërimin, atij i dolën “sipas hesapit tem, mu po më dalin 3 nipa, 5 mbesa, 10 stërnipa dhe 14 stërmbesa.
Opinioni ju njeh edhe si hoxhë përparimtar, por edhe atdhetar. A shkojnë bashkë feja e atdheu dhe në rastin tuaj cila është e para?
Atdheu, së pari e ka ba fetar dynjanë, pastaj njerëzit e kanë ba Tokën të hijshme, secilin në vendin e vet. Unë, thom se pa atdhe, s’ka fe.
Fshati juaj përmendet prej kohësh për tolerancë fetare. Çka është ajo që e ka ruajtur nëpër vite këtë virtyt ndër shqiptarë?
Zhegra asht katundi ma i njohur në Karadak, ku askush kërkun nuk e ka pas tullusum dhe kanë pasë një kojshillak për merak. Katuni jonë ka pasë shumë pari e luftëtar, dhe kjo ka ba që na mu përmend për të mirë si për burrni, ashtu edhe për adete fetare.
Ju keni ndikuar edhe në shkollimin e popullatës së këtushme dhe veçanërisht të femrave. A keni patur vështirësi t’i bindni bashkëfshatarët tuaj, apo ndoshta ju me shembullin tuaj konkret, keni thyer këtë tabu të ngulitur me qindra vjet?
Unë jam kanë imam dhe kur fëmijët vijshin me mësue mu falë në xhami, tinëz atyne ua msojsha alfabetin shqip dhe letrat e shkrueme shqip i mshefsha në Kuran. Atëherë (1955), në katun pak kush shkollohej. Djemtë tonë nuk e niqshin shkollën mas klasës së katërt për me “i rujt gjanë”, e qikat nuk i lejshin, sepse qysh në klasën e pestë ato rriteshin me trup.
Kam shkue shpi për shpi për ti angllatis prindërit e tyne për me i lanë vajzat me u shkollu. Ju thosha atyre se nëse duhet edhe zhag kom me i nxjerrë, e në shkollë kanë me shku. Unë isha dashamir i shkollës e pastaj vjen xhamia.
Mas pari ja kom nis me qikën teme, masanej kam lyp që edhe të tjerët ta bajnë këtë. Me kan ngu kur ju kom fol. Kajherë pritojshin, po me ma kthy fjalën rrallë s’ka ndodhë. Unë mësuesit ua njifsha. Çdo tre muaj shkojsha, pyetsha a po mësojnë a jo.Gazmend Kajtazi

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...