Nga Fritz RADOVANI: Pjesa e VI.
70 VJETORI I VRASJES PABESISHT
TË
DIJETARIT DON NIKOLLË GAZULLI
DON
NIKOLLË GAZULLI
(1893 – 1946)
■“...
Kallxon nji zojë e cila, aso kohe bante punën si përkthyese në shërbim përsonal
të sekretarit të Partisë Enver Hoxhës, në marrëdhanje diplomatike me ambasadën
e Jugosllavisë në Tiranë, si nji ditë me nji bashkëfjalim ndërmjet ambasadorit
titist e Enverit, ky i fundit shend e verë i paska pasë kumtue përfaqësuesit të
Beogradit gati-gati si tue u krenue: “E mbytëm Patër Anton Harapin e, me té
kemi plagosë për vdekje Klerin Katolik!..” Simbas rrëfimit të grues, ambasadori
diplomat i vjetër pan-serbian i paska pasë përgjegjë: “Po, po! Po keni endè
gjallë Patër Gjon Shllakun, i cili peshon shumë, duhet” - vazhdoi ai “si mbas
porosisë që kam prej qeverisë sime, të zhdukni Shllakun dhe të shkatrroni kulm
e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët!” Shkruen
At Daniel Gjeçaj O.F.M. tek libri “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944
- 1990” fq. 36, 1993.
■Aty ku u lé Besa dhe Burrnia, tash 70 vjet po mbretnon tradhëtia!
■Kush ishte Ky Burrë që as nuk i tutej syni nga bishat antishqiptare?! –
Shikoni foton!
Asht i Fisit shekullor të Gazullorëve. Asht lé me 1893 në Dajç të Zadrimës.
Gjimnazin e ka perfundue në ata thëmele ku qeveria jugosllave porositë mikun e
vet gjinokastrit, që sa maparë “me e shkatrrue me kulm e temel atë çerdhe”...
Studimet e nalta i vazhdoi në Insbruck dhe Tirol per filozofi dhe teologji. Në
1917 shugurohet në Romë. Vjen në Atdhe dhe i kushtohet prirjes së vet në lamen
e gjuhësisë, ku mbetë shkenctar i vertetë. Koha e prodhimtarisë asht shumë e
shkurtë tue dijtë se edhe në 1927, u dënue kater vjetë burg nga Ahmet Zogu,
pikrisht kur vari vllaun e Tij Don Gjon Gazullin, në 1927 në Shkoder.
Asht e vertetë se “Malësorët e Veriut në 2000 vjetë nuk e ndrruen Fenë
Katolike”, po si e ruejtën dhe me sa gjak i lane Ata shkambijë e shpella, ku në
dy gjunjë nder shtroje e mbuloje kashtet luteshin para Kryqit dhe betoheshin
per “Besë, Burrni e Bujari”, ndaj mikut dhe shokut, ate e dijnë vetem Ata
shkrepa, ku asht daltue historia e Atyne Viseve!
■Pabesia e “çlirimtarëve” të Enver Hoxhës, Koçi Xoxes dhe Mehmet Shehut ndaj
Veriut, sot duhet zanë vendin kryesor në faqet e historisë, dhe duhet ti bahet
e kjartë kryesisht Rinisë Shqiptare, se “çlirimtarët” zhytën Shqipninë e Gjergj
Kastriotit në vitin 1944 nën thundrat gjakatare të sllavokomunistëve
jugosllavë, grekë dhe bolshevikë stalinistë.
■Kur nder krahinat e Berdicës vazhdonte qendresa antikomuniste në Dhjetor
të 1944, mbas Taraboshit ishin të rreshtuem formacionet jugosllave me shtypë
rezistencën...
■Kur krimineli Mehmet Shehu nuk ia doli me thye priten e Prekë Calit,
tradhëtisht i ra mbas shpine nga krahinat e pushtueme prej forcave jugosllave,
të cilat morën pjesë në luftën kunder Malësorëve të Kelmendit perkrah
“çlirimtarëve” tradhëtarë të M. Shehut, dhe mbasi vrane 118 Burra të Malësisë,
i hollën nder lumej e prroska...
■Pandi Kristo pohon: “Ato Lleshrat e Prengrat i kemi vrarë faj e pafaj
vetëm sepse kanë qenë katolikë!” Lista e kriminelëve vrastarë asht ajo që ka
dekorue kryeministri Rama.
■Po, per Klerikët Katolik kishte ndonjë “urdhër sekret” nga E.Hoxha? – Edhe
ajo asht e ruejtun pranë arkivit të “Seksionit Katolik në Degen e Mbrendshme të
Shkodres”...
■Shikoni arkivin e Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit (Drejtoria e
Sigurimit të Shtetit)... Mbrenda të cilit vepronte Seksioni Katolik.
Jugosllavët kishin Seksionin nr. 2, ku ishte prezent referenti per Klerin
Katolik Shqiptat. Këta seksione sllavokomuniste kishin një qellim të
perbashkët: Zbatimin e Gjenocidit kunder Klerit Katolik Shqiptar, shkatrrimin
me kulm e thëmel të çerdhes Françeskane, dhe shfarosjen e inteligjencës
katolike, të përgatitun nder universitetet Europjano Perëndimore. Eksperienca
jugosllave dhe greke me Popullsinë Shqiptare nder shekuj, per zhdukjen e Saj
graduale do të zbatohej nga të gjitha palët e interesueme me mjetet ma barbare,
simbas porosive të referentëve...që aso kohe ishin shpernda nder të gjitha
fshatrat e Malësisë, mbrenda brigadave të Ndjekjes.
■Rradhen e kishte Don Nikoll Gazulli, Prifti i Shkrelit, shkenctar dhe
Klerik i njohun në rrethet intelektuale Europjane. Referenti jugosllav
përgatiti terrenin per vrasjen e Don Nikollit, me anën e “malësorëve kapadai”,
tue ua mbushë kokat boshe me biseda dhe shpifje kunder Priftit, i cili “edhe
mund të vritet nga fshatarët e vet, kur Ai tradhëton Atdheun e Fenë.” Këte
referenti e kishte lexue nder libra sekrete fetare Ortodokse. Per me u “sigurue”
malësori shkon dhe takon At Konrrad Gjolaj në Kuvendin e Fretenve në Shkoder,
dhe sigurohet se, ashtu asht kur “tradhëtia e Priftit vertetohet botnisht...”
■Me daten 23 Mars 1946, i papajtueshmi Don Nikoll Gazulli me pushtetin
komunist në Shqipni, gjindet i vramë në Rrencë – Suka të Vrithit, dhe varroset
në Sterkujë me urdhen të dy prej kriminelëve ma të urryem nga krahinat e Maleve
të Veriut, Zoji Thëmeli kryetar i Degës së Mbrendshme të Shkodres, dhe toger
Baba i Koplikut...
■Emni i vrasësit mbeti “sekret Rrëfimi” i pashkruem në librin e At Gjolaj
“Çinarët”.
■Deri në vitin 1990 pak kush e ka njoh dijetarin Don Nikoll Gazulli, autor
i veprave të mëdha “Fjalorthi Toponomastik”, “Fjalorthi i Ri”, “Fjalorthi i
fjalëve të rralla të Malësisë Veriore”, punimeve të botueme në “Hylli i
Dritës” me pseudonim “Gelasius”, dhe sa Veprave të tjera, të cilat nuk mund ta
dijmë se sa nuk janë plaçkitë... ashtusi veprat e At Justin Rrotës, At Donat
Kurtit, Don Aleksander Sirdanit etj.., në këta 70 vjetë!
***
■Sot né perkujtojmë 70 vjetorin e kësaj vrasje të pabesë të Don Nikoll
Gazullit!
■Kultura Shqiptare pa Këta Kolosë, që vune thëmelet dhe kulmin e Asaj
binaje që thirret Shqipni, vetem vyshket... Po, Gjaku i Tyne i shkuem rrëkajë
per “Atdhé e Fé”, do ti vadisin per mos me vdekë kurrma!
■Jo heshtje! Shqiptarë...
Asnjeni prej Tyne Gegënishten e bukur të daltueme në shkam nuk e ka marrë
me vete!
■Asht Gjuha e Atyne Maleve që nuk shuhen as, sheshohen, dhe as thërmohen
kurrë!
Vazhdon Pjesa e VII...
Melbourne, 22 Mars 2016.