Nga Flori Bruqi
Gjenocidi i Srebrenicës është një krim lufte i zbatuar në korrik të vitit 1995 në Bosnje dhe Hercegovinë, ku u vranë më shumë se 8,372 boshnjakë myslimanë, kryesisht burra dhe djem të moshës 12 deri 77 vjet.
Gjenocidi është zbatuar në rajonin e Srebrenicës nga Ushtria e Republikës Serbe (VRS) nën komandën e gjeneralit Ratko Mlladiq, duke përfshirë njësinë paraushtarake "Škorpioni" (sq. Akrepat), e cila ishte pjesë e Ministrisë së punëve të brendshme të Serbisë, si dhe disa qindra vullnetarë grek dhe rus..
Gjygji Ndërkombëtar i Hagës ka marrë vendim që masakra e Srebrenicës të kaulifikohet si gjenocid.
Gjykata e Hagës ka dhënë vendimin e shkallës së parë për Presidenti i parë i Republikës Serbe dhe themelues i SDS,Prof.dr.sc. Radovan Karaxhiç,psikolog klinik, mbi akuzat për krime lufte dhe gjenocid në Bosnjë dhe Hercegovinë nga viti 1992 deri 1995.
Tribunali i Gjykatës për Krime Lufte në Hagë e ka shqiptuar aktgjykimin ndaj psikologut Radovan Karaxhiqit për krime lufte në Bosnjë e Hercegovinë.
Ai është dënuar me 40 vjet burgim dhe është shpallur fajtor për gjenocidin në Srebrenicë dhe për rrethimin e Sarajevës.
Ai u shpall fajtor për 10 nga 11 aktakuzat që i ngarkoheshin.
“Më shumë se 330.000 faqe në dokumentin që shoqëroi gjyqin e Radovan Karaxhiqit”, ka thënë kryesuesi i Gjykatës në hyrje të leximit të aktgjykimit.
Karaxhiq që u arrestua në korrik të vitit 2008 në Beograd, pas 11 vjet arratisjeje, u shpall fajtor për gjenocid në kohën kur ai kontrollonte forcat serbe që masakruan 8 mijë burra dhe djem të rinj në Srebrenicë në korrik të vitit 1995, pasi morën nën kontroll atë qytet që ishte shpallur “zonë e sigurt” nga Kombet e Bashkuara.
Ish psikiatri 70 vjeçar, ende në gjendje të mirë shëndetësore, që dikur drejtonte të vetëshpallurën Republikë e Serbëve të Bosnjës, mbante titullin e komandantit suprem të forcave të saj të armatosura.
I vetmi zyrtar më i lartë që është përballur me Gjykatën e Hagës për krime lufte, ishte ish presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviç, cili vdiq në Hagë dhjetë vjet më parë para se të përmbyllej gjykimi kundër tij për krime lufte e gjenocid ne Bosnjë, Kroaci dhe në Kosovë.
Ratko Mladiq, gjenerali që komandonte forcat e serbëve të Bosnjës, është i fundit i të arrestuarve për masakrën e Sebrenicës.
Masakra e Srebrenicës dhe rrethimi shumëvjeçar i Sarajevës, që ishin pjesë e akuzave kundër Karaxhiqit, ishin zhvillimet që kthyen botën kundër serbëve dhe nxitën sulme ajrore të NATO-s që çuan në përfundimin e luftës me marrëveshjen e arritur ne Dayton të Ohios në Shtetet e Bashkuara, në nëntor të vitit 1995.
******
Më shumë se 20 vjet pas torturues 44-mujore të Sarajevës dhe masakrën e pothuajse 8,000 burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë, Karaxhiq do të dëgjojë më 24 mars nëse gjyqtarët e kanë gjetur atë fajtor për 11 akuza, përfshirë dy të gjenocidit.
“Ka pasur shumë gjykime të rëndësishme në këtë Tribunal, ka pasur edhe vendime shumë të rëndësishme, por kjo në lidhje me Karaxhiqin pa dyshim se do të jetë një prej më të rëndësishmeve në histori të Tribunalit”, ka thënë Serge Brammertz për AFP-në.
Pas vdekjes së ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Milosheviq më 2006 derisa po gjykohej nga Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte në ish-Jugosllavi (ICTY), Karaxhiq do të jetë politikani i nivelit më të lartë që do të gjykohet për krimet e kryera gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë në vitet e ’90-ta, transmeton Koha.net.
Kjo e bënë vendimin “shumë të rëndësishëm për sa i përket përgjegjësisë së liderëve politikë për vuajtjet e popujve të tyre”, ka thënë Brammertz.
Brammertz kishte vetëm pak muaj në detyrën e kryeprokurorit të ICTY-së kur pranoi një telefonatë korrikun e vitit 2008 që thoshte se, pas 13 vjetësh në arrati, dukej se Karaxhiqi do të kapej.
Ishte një moment i rëndësishëm. Kjo për shkak se të gjithë po bëheshin “shumë pesimistë” me punën e tribunalit të themeluar më 1993 prë kapjen e të arratisurve.
Deri më tani, një datë për përfundimin e misionit të tibunalit është tejkaluar – viti 2010.
Dhe ende, në çdo takim me grupet e viktimave, “kërkesa kryesore” gjithmonë ka qenë arrestimi i Karaxhiqit dhe shefit famëkeq ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq.
Me marrjen e kalimit se një prej personave më të kërkuar është kapur dhe do të dërgohet drejt Hagës, Brammertz e kishte ndjerë peshën e momentit dhe atë “që përfaqësonte për ato mijëra viktima që e kishin pritur këtë ditë”.
“Të gjithë e dimë thënien se ‘drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar’, por në këtë rast specifik, kurrë s’është vonë. Dhe do të sjell drejtësi për viktimat”, thotë Brammertz.
Masakra e Srebrenicës, një enklavë e mbrojtur nga OKB, ka qenë “krimi më i rëndësishëm i vetëm i kryer që nga Lufta e Dytë Botërore në tokën evropiane”.
Më shumë se 10,000 persona, përfshi 1,500 fëmijë, vdiqën gjatë rrethimit të Sarajevës.
Karaxhiq doli para gjyqit tetorin e vitit 2009, ndërsa argumentet përfundimtare u përmbyllën tetorin e vitit 2014.
Brammertz hedh poshtë kritikat se ICTY vetëm se po i rikthen në skenë kujtimet e dhimbshme që kanë ndodhur kohë më parë dhe të cilat duhet të pushohen.
Megjithatë, ai pranon edhe kufizimet e tribunalit – thotë se disa prej atyre që kanë kryer krime mund t’i kenë shpëtuar rrjetës.
“Drejtësia është bërë, pa dyshim. Për të gjitha viktimat? Fatkeqësisht jo, sepse ne duhet të përzgjedhim raste”, ka thënë Brammertz.
Tribunali – i cili ka ngritur padi për 161 persona, më shumë se çdo tribunal tjetër ndërkombëtar – nuk ia ka dalë që të “ndjek penalisht çdo dhunim, çdo masakër dhe krimet tjera të rëndësishme”.
“Kjo është padyshim një prej frustrimeve tona më të mëdha”, ka theksuar ai.
*****

Tribunali i Hagës e ka shqiptuar aktgjykimin ndaj Radovan Karaxhiqit për krime në Bosnjë e Hercegovinë.
Ai është dënuar me 40 vjet burgim dhe është shpallur fajtor për gjenocidin në Srebrenicë dhe për rrethimin e Sarajevës.
Ja reagimi i tij:
Tribunali i OKB-së në Hagë ka thënë se Prof.Dr. Radovan Karagjiq, lideri i serbëve të Bosnjës gjatë luftës civile në 1990, është “përgjegjës për krimet kundër njerëzimit” në disa komuna të Bosnjës.
Megjithatë, krimet nuk janë llogaritur si gjenocid, raportojnë mediat e huaja.
Radovan Karaxhiç u gjykua për dy akuza për gjenocid, pesë akuza për krime kundër njerëzimit dhe katër akuza për shkelje të ligjeve të luftës, në kapacitetin e tij si President i Republikës Serbe nga 1992 deri 1996.
Megjithatë, Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (ICTY) nuk gjeti prova të gjenocidit në qytete boshnjake.
Gjykata e Hagës ka dhënë vendimin e shkallës së parë për Presidenti i parë i Republikës Serbe dhe themelues i SDS,Prof.dr.sc. Radovan Karaxhiç,psikolog klinik, mbi akuzat për krime lufte dhe gjenocid në Bosnjë dhe Hercegovinë nga viti 1992 deri 1995.
Tribunali i Gjykatës për Krime Lufte në Hagë e ka shqiptuar aktgjykimin ndaj psikologut Radovan Karaxhiqit për krime lufte në Bosnjë e Hercegovinë.
Ai është dënuar me 40 vjet burgim dhe është shpallur fajtor për gjenocidin në Srebrenicë dhe për rrethimin e Sarajevës.
Ai u shpall fajtor për 10 nga 11 aktakuzat që i ngarkoheshin.
“Më shumë se 330.000 faqe në dokumentin që shoqëroi gjyqin e Radovan Karaxhiqit”, ka thënë kryesuesi i Gjykatës në hyrje të leximit të aktgjykimit.
Karaxhiq që u arrestua në korrik të vitit 2008 në Beograd, pas 11 vjet arratisjeje, u shpall fajtor për gjenocid në kohën kur ai kontrollonte forcat serbe që masakruan 8 mijë burra dhe djem të rinj në Srebrenicë në korrik të vitit 1995, pasi morën nën kontroll atë qytet që ishte shpallur “zonë e sigurt” nga Kombet e Bashkuara.
Ish psikiatri 70 vjeçar, ende në gjendje të mirë shëndetësore, që dikur drejtonte të vetëshpallurën Republikë e Serbëve të Bosnjës, mbante titullin e komandantit suprem të forcave të saj të armatosura.
I vetmi zyrtar më i lartë që është përballur me Gjykatën e Hagës për krime lufte, ishte ish presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviç, cili vdiq në Hagë dhjetë vjet më parë para se të përmbyllej gjykimi kundër tij për krime lufte e gjenocid ne Bosnjë, Kroaci dhe në Kosovë.
Ratko Mladiq, gjenerali që komandonte forcat e serbëve të Bosnjës, është i fundit i të arrestuarve për masakrën e Sebrenicës.
Masakra e Srebrenicës dhe rrethimi shumëvjeçar i Sarajevës, që ishin pjesë e akuzave kundër Karaxhiqit, ishin zhvillimet që kthyen botën kundër serbëve dhe nxitën sulme ajrore të NATO-s që çuan në përfundimin e luftës me marrëveshjen e arritur ne Dayton të Ohios në Shtetet e Bashkuara, në nëntor të vitit 1995.
******
Më shumë se 20 vjet pas torturues 44-mujore të Sarajevës dhe masakrën e pothuajse 8,000 burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë, Karaxhiq do të dëgjojë më 24 mars nëse gjyqtarët e kanë gjetur atë fajtor për 11 akuza, përfshirë dy të gjenocidit.
“Ka pasur shumë gjykime të rëndësishme në këtë Tribunal, ka pasur edhe vendime shumë të rëndësishme, por kjo në lidhje me Karaxhiqin pa dyshim se do të jetë një prej më të rëndësishmeve në histori të Tribunalit”, ka thënë Serge Brammertz për AFP-në.
Pas vdekjes së ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Milosheviq më 2006 derisa po gjykohej nga Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte në ish-Jugosllavi (ICTY), Karaxhiq do të jetë politikani i nivelit më të lartë që do të gjykohet për krimet e kryera gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë në vitet e ’90-ta, transmeton Koha.net.
Kjo e bënë vendimin “shumë të rëndësishëm për sa i përket përgjegjësisë së liderëve politikë për vuajtjet e popujve të tyre”, ka thënë Brammertz.
Brammertz kishte vetëm pak muaj në detyrën e kryeprokurorit të ICTY-së kur pranoi një telefonatë korrikun e vitit 2008 që thoshte se, pas 13 vjetësh në arrati, dukej se Karaxhiqi do të kapej.
Ishte një moment i rëndësishëm. Kjo për shkak se të gjithë po bëheshin “shumë pesimistë” me punën e tribunalit të themeluar më 1993 prë kapjen e të arratisurve.
Deri më tani, një datë për përfundimin e misionit të tibunalit është tejkaluar – viti 2010.
Dhe ende, në çdo takim me grupet e viktimave, “kërkesa kryesore” gjithmonë ka qenë arrestimi i Karaxhiqit dhe shefit famëkeq ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq.
Me marrjen e kalimit se një prej personave më të kërkuar është kapur dhe do të dërgohet drejt Hagës, Brammertz e kishte ndjerë peshën e momentit dhe atë “që përfaqësonte për ato mijëra viktima që e kishin pritur këtë ditë”.
“Të gjithë e dimë thënien se ‘drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar’, por në këtë rast specifik, kurrë s’është vonë. Dhe do të sjell drejtësi për viktimat”, thotë Brammertz.
Masakra e Srebrenicës, një enklavë e mbrojtur nga OKB, ka qenë “krimi më i rëndësishëm i vetëm i kryer që nga Lufta e Dytë Botërore në tokën evropiane”.
Më shumë se 10,000 persona, përfshi 1,500 fëmijë, vdiqën gjatë rrethimit të Sarajevës.
Karaxhiq doli para gjyqit tetorin e vitit 2009, ndërsa argumentet përfundimtare u përmbyllën tetorin e vitit 2014.
Brammertz hedh poshtë kritikat se ICTY vetëm se po i rikthen në skenë kujtimet e dhimbshme që kanë ndodhur kohë më parë dhe të cilat duhet të pushohen.
Megjithatë, ai pranon edhe kufizimet e tribunalit – thotë se disa prej atyre që kanë kryer krime mund t’i kenë shpëtuar rrjetës.
“Drejtësia është bërë, pa dyshim. Për të gjitha viktimat? Fatkeqësisht jo, sepse ne duhet të përzgjedhim raste”, ka thënë Brammertz.
Tribunali – i cili ka ngritur padi për 161 persona, më shumë se çdo tribunal tjetër ndërkombëtar – nuk ia ka dalë që të “ndjek penalisht çdo dhunim, çdo masakër dhe krimet tjera të rëndësishme”.
“Kjo është padyshim një prej frustrimeve tona më të mëdha”, ka theksuar ai.
*****
Organet serbe të sigurisë kishin përcjellë Radovan Karaxhiqin nga nëntori i vitit 2007, por për shkak të pengimit të hetimeve, është arrestuar tetë muaj më vonë.
Njeriu i cili nuk dëshiron të zbulojë identitetin e tij, ka deklaruar se Radovan Karaxhiqin e maskuar dhe me identitet të rremë si Dragan Dabiq, e kishte njoftuar në punë.
Që të dy kishin interesim të veçantë për spiritualitetin.
“Që nga fillimi më ishte krijuar një përshtypje se nuk ishte një njeriu i nxituar pasi ishte i fshehtë dhe thellësisht i zhytur në mendime. Gjatë viteve në arrati, ai vazhdimisht promovonte meditimin.
Mbante ligjërata para një numri të madh të njerëzve dhe lëvizte lirshëm”, ka deklaruar ai.
Karaxhiq është arrestuar në një autobus lokal të qytetit të Beogradit, kur agjentët në terren dyshuan se po bëhet gati të ikë.