Në rastin më të ri që sot e hapi Prokuroria Speciale me emrin “Fortesa”, tregohet se i dyshuari i parë, kryeshef në DSK, Goran Grujovski, ka dhënë urdhër me gojë deri te udhëheqësit e tjerë me qëllim që të tregohet se ekziston nevojë për shkatërrim dhe asgjësim të të dhënave dhe pajisjeve për përgjim për shkak të vjetërsimit teknik, ndërkaq i ndihmuar nga ish ministrja Gordana Jankulloska dhe 3 të dyshuar tjerë, ka arritur t’i asgjësojë pajisjet që sipas PSP-së, i ka shkaktuar dëm shtetit dhe buxhetit të RM-së përafërsisht 10 milionë euro, raporton Portalb.mk.
Siç sqaruan sot nga PSP, qëllimi i tyre ka qenë që t’i mbulojnë të gjithë personat që kanë përgjuar në mënyrë të paligjshme. Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Lençe Ristoska me anë të një grafikoni e elaboroi rastin në detaje se si ka ardhur deri te shkatërrimi i mjeteve për përgjim dhe dy sistemeve më të cilat është përgjuar.
Deklarata e plotë e Lençe Ristoskas që e tha sot:
Grujovski, deri te i dyshuari i parë, ka paraqitur propozim që të formohet Komison për regjistrim, shkatërrim dhe asgjësim, të të dhënave dhe pajisjeve. Njëkohësisht, ai në mënyrë të paligjshme ka propozuar anëtarë të komisionit për regjistrim të pajisjeve, raporton Portalb.mk.
Me urdhër të të dyshuarit të parë, i dyshuari i dytë ka paraqitur propozim për Komision për regjistrim deri te Sektori për Punë Juridike. Edhe pse sektori ka treguar që ka mospërputhje, megjithatë i dyshuari i dytë nuk ka dhënë shpjegim, me qëllim që ta mbulojë atë se do të asgjësohen të dy sistemet për ndjekje të komunikimeve. Edhe pse nuk ka marrë asnjëfarë shpjegimi, Sektori e ka përgatitur vendimin dhe ia ka dorëzuar ish ministres së MPB-së, Gordana Jankulloskës.
Nga fundi i marsit të vitit të kaluar, ish-ministrja Jankulloska, pa i marrë parasysh ligjet për veprim me informata të klasifikuara, pa kërkesë të të gjitha organizatave në DSK, ka formuar Komision për regjistrim, asgjësim dhe fshirjen nga evidenca dhe nga lista e borxhit të sistemit dhe pajisjes teknike në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim.
Jankulloska nuk e ka marrë parasysh se anëtarët e Komisionit a janë të zgjedhur sipas ligjit, raporton Portalb.mk.
Me vendim, Komisioni ka qenë i autorizuar të kryej regjistrim të mjeteve teknike dhe pajisjeve në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, duhej të konfirmojë nëse mjetet janë jo-funksionale apo të vjetërsuar dhe të përgatisë procesverbal, asgjësojë të gjitha mjetet me të cilat është përgjuar dhe t’i fshijë të gjitha të dhënat nga Regjistri i Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Me ndihmë logjistike për zbatimin e qëllimit të aksionit nga i dyshuari i katërt, dy sistemet dhe pajisja kanë qenë të ngarkuara në automjete të MPB-së dhe kanë qenë të dërguara në një hekurishte, ku kanë qenë të asgjësuara në prani të tre të dyshuarve dhe anëtarët e Komisionit kanë përgatitur procesverbal për aktin e kryer.
I dyshuari i katërt, fillimisht i ka dhënë urdhër një personit që të bëj foto dhe video – dokumentim të ngjarjes, ndërkaq më vonë edhe vet i ka shkatërruar me qëllim që t’i mbulojë gjurmët.
Me urdhër të kryeshefit Grujoski, personi që e ka bërë dokumentimin teknik, ka vendosur të dhëna të rreme në Librin e Punës të Regjistrit të MPB-së dhe kështu në njoftimin për nevojën e asgjësimit të pajisjeve është shkruar se ajo është kryer në vitin 2014, edhe pse dokumentet janë përgatitur gjatë vitit 2015 dhe 2016.
Grujovski ka dërguar dokument me qëllim që ta arsyetojë nevojën e asgjësimit të pajisjeve, edhe pse këto dokumente kanë qenë të përgatitura gjatë vitit 2015 dhe 2016, e dyshuara e pestë në librin e Regjistrit të Punës e ka futur dokumentin në librin e Regjistrit të Punës në vitin 2014, transmeton Portalb.mk.
Më vonë është dërguar edhe një dokument me qëllim që të tregohet se asgjësimi i pajisjeve ka ndodhur më herët.
I dyshuari i katërt, në detyrë të kryeshefit, i ka përdorur të gjitha dokumentet e rreme si të vërteta dhe i ka prezantuar në mbledhjen e DSK-së, me përfaqësuesit nga Prokuroria.
I dyshuari i parë ka kryer vepra penale:
- Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit nga neni 353,
- Falsifikim të dokumenteve zyrtare
I dyshuari i dytë ka kryer vepra penale:
- Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit
- Falsifikim të dokumenteve zyrtare
E dyshuara e tretë ka kryer vepër penale:
- Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit
I dyshuari i katërt ka kryer vepra penale:
- Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit
- Falsifikim të dokumenteve zyrtare
E dyshuara e pestë ka kryer vepra penale:
- 6 Vepra penale – falsifikim të dokumenteve zyrtare
Ashtu siç tha zëdhënësja e PSP-së, Lençe Ristoska, të dyshuarit në bazë të veprave penale sipas Kodit Penal, mund të dënohen nga 5 deri më 20 vjet burg, raporton Portalb.
Zëdhënësja e PSP-së, theksoi se për të akuzuarën e pestë është duke u procesuar procedurë e shkurtër dhe dënimi për veprat penale që dyshohet t’i ketë bërë është deri në 5 vjet burg.
Për të gjithë të akuzuarit e tjerë, keqpërdorimi i detyrës zyrtare dhe autorizim nga neni 353 i Kodit Penal, parasheh burg nga 5 deri në 20 vjet burg.