Historia duhet shkruar sipas fakteve, ngjarjeve, vendndodhjes dhe personave pjesëmarrës në to

 Vilheme Vranari ka lindur në Kaninë të Vlorës më 1945. Origjinën e ka nga një familje të vjetër kulturore dhe atdhetare , pinjolle e familjes së princit Gjergj Arianiti. 


Qysh fëmijë ka njohur jetën e internimeve. Lufta e klasave, e ka fshikulluar pa mëshirë qysh 6 vjeçe . Por ky internim ka vazhduar shumë gjatë . 

Pas diplomimit në shkollen pedagogjike ,Vilheme Vranari punoi pak vite si mësuese në fshat dhe njëkohësisht vazhdonte universitetin shtetëror të Tiranës, dega gjuhësi -histori. 

Por, kur duhet të përfundontevetem edhe tre lënde iu ndalua diplomimi. Ëndrra e saj ishte krijimtaria letrare .

Vilhemja është njëra nga femrat e para që u ngriten kundër diktatures. Ështe themeluese dhe ka qenë Kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas në degën e Vlorës. Por ëndrra e saj vazhdoi të mbeten librat dhekrijimtaria letrare .

Në dhjetor të vitit 1996, në moshën 52- vjeçare ,u realizua ëndrra e saj. U botua vëllimi i saj i parë poetik. 

Në të gjithë krijimtarinë e saj ndihma kryesore ka qenë bashkëshorti dhe familja. Edhe pse është në moshën 71-vjeçare e pranon sfidën duke u ballafaquar me të gjitha krijimet e letërsisë shqipe.(Floripress)
Image result for vilheme vranari

Vilhelme Vrana Haxhiraj


Si shkas u bë një shkrim te “Fjala e Lirë” i Prof.Dr. Bardhosh Gaçe dhe MSc Albert Habazaj  me temë “Kultura fetare Bektashiane në Vlorë” i datës 31 tetor 2015 ( Fjala e Lirë) dhe gazeta “Dielli”, kurse më 3 nëntor te “Telegrafi”.

Për arsye shëndetësore , u mjaftova vetëm me komentin si mëposhtë: te Revista “Fjala e Lirë", ku shprehimisht kam shkruar:

 “Të nderuar Prof Dr Bardhosh Gaçe dhe MSch Albert Habazaj!

  Përsa i përket harmonisë fetare dhe vlerat e secilit besim fetar i përgëzoj autorët.

Ju respektoj të dyve por  nuk jam dakord lidhur me shkrimin e mësipërm të datës 31/10/2015. Ju përgëzoj për evidentimin e harmonisë fetare në Vlorë  e kudo në Shqipëri. Veçse historia ndërtohet mbi fakte Historike, ngjarje, vendodhje dhe persona realë, ndryshe ajo do të ngelet e cunguar dhe e tjetërsuar.

  Ismail Qemali është babai i Kombit dhe ka vlerat e veta të pakundërshtueshme, por jo të gjitha vlerat i dedikohen kësaj familjeje. Sinan  Pashai, dhëndërr i Sulltanit, që u vendos në Kaninë më 1514 për të nënshtruar Kaninë, Labëri-Kurvelesh e Himarë,ishte stërgjysh i familjes Vlora, e cila zanafillën e nisi në Vlorë dhe jo në Kaninë, me ndërtimin e Xhamisë së Plumbit, pasi Veziri i  Kaninës u vendos në Vlorë. Ndryshe, sipas traditës ilire që familjet mbanin emrin e vendlindjes, kjo familje do të quhej Kanina dhe jo Vlora.

         Sinan Pashai nuk ishte djali i Gjergj Arianitit, sepse erdhi nga Turqia. Gjergj Arianiti kishte tre djemë: Thomai, që u konvertua në muslima me emrin Ali; I dyti dhe më i rëndësishmi Kostandini, Protonoter i Papës, i cili shmangu luftën Franko-romake. I treti ishte Arianiti..

  Teqenë në Kaninë e ka ndërtuar familja Frashëri dhe jo familja Vlora. Abdyl Frashëri i shiti pronat e teqesë vetëm për çështjen kombëtare dhe ende në Kaninë këndohet kënga: Abdyl prishe pasurinë një barrë flori”. Sa për dijeni  Kusum Babai dhe Uji i Ftohtë janë prona të Kaninës dhe jo të Vlorës, pasi Vlora për kohën ishte liman i Kaninës sipas rëndësisë historiko-administrative. 

Teqenë e Kusum Babait nuk mund ta ndërtonte familja Vlora në pronën e dikujt tjetër, që është me tapi që nga viti 1834. Ndaj sot e mëse 10 vite më parë, teqeja e Kusum Babait është në gjyq me pronarët kaniniot legjitim. Nuk di se kujt i shërbejnë këto transformime historike  e falsifikime  historike të pronësive?!Sinan Pashai ndërtoi xhaminë e Kaninës , kurse xhamia e plumbit në Vlorë iu dedikua Sulltanit të madhërishëm, i cili vizitoi edhe Vlorën.

Ps: Më vonë këtë temë do ta sqarpoj me fakte historike nga autorë të  kohës

Me konsideratë !Vilhelme- ky ishte komenti i datës 31-10-2015


 Të nderuar bashkëqytetarë dhe studiues, Prof dr. Bardhosh Gaçe dhe MSc Albert Habazaj!Ju respektoj të dyve, por  nuk jam dakord lidhur me shkrimin e datës 31/10/2015. 

Ju përgëzoj për evidentimin e harmonisë fetare në Vlorë e kudo në Shqipëri. Veçse historia ndërtohet mbi fakte historike, ngjarje, vendodhje dhe persona realë që janë pjesëmarrës me vlera në ngjarjet e ndryshme, në të kundërt ajo do të ngelet e cunguar dhe e tjetërsuar. 

Pastaj të mos fajësojmë historianët apo kronikanët e huaj për shtrembërimin e historisë, kur ne kemi gabimet e fajet tona.

  Ismail Qemali është babai i Kombit dhe ka vlerat e veta të pakundërshtueshme, por jo të gjitha vlerat i dedikohen kësaj familjeje. Sinan  Pashai, dhëndërr i Sulltanit, që u vendos në Kaninë më 1514 për të nënshtruar Kaninën, Labërinë-Kurveleshin e Himarën ( një krahinë e panënshtruar), ishte stërgjysh i familjes Vlora, e cila zanafillën e nisi në Vlorë dhe jo në Kaninë, me ndërtimin e Xhamisë së Plumbit, pasi Veziri i  Kaninës u vendos në Vlorë. Ndryshe sipas traditës ilire, kjo familje e nderuar do të quhej Kanina dhe jo Vlora.

Pasi lexova materialin tuaj dhe konstatova për sa ishte shkruar , jo vetëm mua , por cilitdo i lind e drejta të bëjë pyetje të tilla:

    -Cili ishte Sinan Pashai?!Kush e themeloi Teqenë e Kaninës?Kujt i përket Kusum Babai apo Uji i Ftohtë si pronë?

   Tani po flas si bijë Kanine, bijë e njërës nga familjet më të vjetra dhe themeluese të Kaninës. Plus që kam mbi 20 vjet që po studioj për Krahinën Autoktone Jugore, për Kaninën dhe Gjergj Arianitin, pa harruar këtu se këtë temë e kam nisur herët qysh më 1975,kur mbrojta lëndën e Historisë për tu diplomuar me temën “Krahina autoktoone Jugore e Shqipërisë!Paçka se sistemi dhe koha u treguan të padrejtë , unë e rinisa këtë studim kur ndodhën ndryshimet e mëdha politike në Evropë dhe në kampin e lindjes.Te shkrimi i dy autorëve më habiti fjalia:(Sinan Pasha, i biri i Gjergj Arianitit, katragjysh i Ismail Qemalit), të cilën po e sqaroj më poshtë.

* Lind pyetja se, kush e themeloi teqenë e Kaninës?

 Historikisht themeluese e Teqesë së Kaninës është familja Frashëri dhe si pronë të teqesë kishin Zvërnecin,ose  (Triport e Protonovë), prona të cilat kjo familje i sakrifikoi për çështjen kombëtare. 

Pas Traktatit famëkeq të Shën Stefanit, që e ndante Shqipërinë në copa-copa mes shteteve të Ballkanit dhe Evropës, sikur të ishte ajo humbësja dhe jo Turqia në luftën e gjatë ruso-turke. Abdyl Frashëri ua shiti pronën Shehajve që sot jetojnë në Kaninë, të cilët më pas u bënë trashëgimtarë të teqesë. Meqë frashëllinjtë që ishin në Kaninë, nuk lanë djalë trashëgimtarë , thirrën Seit Shehun me dy vëllezërit e tij, nga fshati Bragullac i Beratit, që gjendet në shpatin e malit Tomorr për drejtimin e teqesë. 

Për shitjen e pronave të Zvërnecit është edhe një këngë perlë, ashtu si roli i familjes Frashëri në historinë tonë kombëtare, ajo ka ngelur si një thesar i historisë dhe kulturës sonë në Rilindjrn Kombëtare e më pas:

“Abdyl prishe pasurinë një barrë flori,
hipe vaporrit e shkove drejt në Gjermani,
dhe Bismarku seç të pyeti:
-Djalo nga je ti?-
Unë jam nga Shqipëria, Abdyl Frashëri,
 i rritur në ato male me libra në gji,
Mendohuni mirë ju për Shqipërinë,
Mos e bëni copa- copa sikur s’ka njeri.
 S’jemi grekë e as bullgarë, as nga Mali i Zi,
 jemi fino shqiptarë që kërkojmë liri...! “

Pasardhësit e familjes Shehu sot janë tre fise, që i kanë ende trojet dhe pronat në Kaninë: Shehu, Myftiu dhe Dervishi.

   Për të sqaruar lexuesin se cila është e  vërteta, po jap një fragment të shkëputur nga artikulli: “Shqipëri, gëzuar 95 vjetorin e Pavarësisë!”

 “...Për vendin e shqiponjave dhe kombësinë e saj, jeta ndër shekuj ishte e vrazhdët, e pamëshirshme, sepse pushtimet e huaja kurrë nuk e lanë të qetë Shqipërinë. Ishin këto arsyet që shumë shqiptarë qysh herët kanë emigruar në vende të ndryshme. Në mërgim sipas traditës së të parëve ata mbanin mbiemrin e vendit ku kishin lindur. Një familje e tillë, ishte edhe ajo Vlora, pinjoll i denjë i së cilës ishte Ismail Qemali. 

Paraardhësi i kësaj familjeje ishte Sinan Pasha( dhëndër i sulltanit) i cili në shek e XVI-të (viti 1514), u vendos në Kaninë me ofiqin e Vezirit të madh, më pas zbriti në Vlorë në kohën e Sulejmanit të shkëlqyer. Kishte detyrën e kryeadmiralit të flotës, ose siç e quante Porta e Lartë, një Kapedan Pasha. (sipas kronikanit Evliha Çelebi) Si grekët që pretendonin se gëzonin tituj fisnikërie nga prejardhja e tyre semite prej Egjiptit të lashtë, edhe familjet fisnike shqiptare që i shërbenin Portës së Lartë, morën tituj të tillë me prejardhje orientale. 

Kjo ndodhi edhe me familjen pasardhëse të Sinan Pashait. Prej shek XVI-të deri në shpalljen e Pavarësisë, familja Vlora gëzonte tituj dhe ofiqe të larta të dhëna nga Stambolli, për shërbime ndaj Portës së lartë. Megjithatë ata ishinatdhetarë dhe punuan si shqiptarë të mirë. Për këtë arsye Ibrahim Pashë Vlorën e burgosën dhe e vranë në Janinë.

 Kur stërgjyshi i Ismail Qemalit, pra Ismail Pasha u thirr në Janinë më 1827 për të marrë detyrën e kryeqeveritarit të Vilajetit, por në të vërtetë i kishin përgatitur një kurth, sepse ai kishte marrë pjesë në luftë më 1821 përkrah Ali Pashës. 

Sa hyri në portat e pallatit, me njëherë pas shpine u mbyllën dyert. Ndërsa tek zbriste nga kali, u vra pabesisht bashkë me suitën e vetë, ata pak njerëz që e shoqëronin. Atë kohë Tafil Buzi, udhëheqës i kryengritjeve kundër Tanzimatit, syrgjynosur në Ysqyda, i dërgoi Zenel Gjolekës: “Erdhi halldupi i Konjës në vatrën tuaj, ju vrau vëllanë në Janinë, dhe s’u bë për burrë asnjë nga ju t’i merrte hakun”.

Gjoleka iu përgjigj:
 “Tafil Buzit të m’i thoni,
Gjoleka s’e turpëroi,
Kaftanazin e martoi,
me të dyja ç’e qëlloi,
nëpër dyzetëmijë shkoi”.




-Pasardhësi i këtij atdhetari do të lindëte më 24 janar 1844. Ky ishte Ismail Qemal Bej Vlora.( Vilhelme Vranari Gazeta “Kanina” –Nëntor 2007 )

*Cili ishte Sinan Pashai:

Historikisht sipas kronikanëve të kohës, Çelebiut, Ana Komnenës etje, duke nisur nga Kanina, Gryka e Lumit Shushicë, Labëri , Kurvelesh dhe Himarë nuk iu nënshtruan Turqisë aq më tepër nuk pranuan Islamizimin e tyre.

 Për këtë mjafton të përmendim Epitafin e Gllavinicës, ku Gjergj Arianiti shkruan se i qëndron besnik Papës përsa i përket besimit të krishterë.Pikërisht për besnikëri dhe për marrëdhëniet korrekte tregtare dhe diplomatike me me Raguzën, Napolin, Venedikun, Papatin dhe Gjermaninë, Gjergj Arianiti u pranua si familje e respektuar në radhët e fisnikëve romak, dhe venecian(shih:Libri i Artë i Familjeve Fisnike të Mesdheut).

   Për ta nënështruar këtë zonë, Sulltani emëroi në Kaninë dhëndrrin e tij Sinan Pasha si sanxhakbej, i cili  nuk lindi fëmijë me vajzën e tij. U rimartua me një bijë të familjes më të lashtë vendase. 

Theksoj se Kanina atë kohë ishte një qytet me 300 shtpëpi, me një nga 6  kështjellat më të vjetra të Evropës Jugëlindore e shtrirë në 3,6 ha tokë, ku ende në bazë gërmimeve arkeologjike duken gjurmët e punimeve gjatë pushtimeve perse, romake,venedikase, bizantine dhe osmane (në ndërtimin e mureve), ku bazamenti i kështjellës i përket ndërtimit ilir (D.Komata, N.Ceka” Qyteti iliro- arbëror i Kaninës”).

  Që paraardhës i familjes Vlora  ishte Sinan Pashai, kjo qëndron. Ai ndërtoi xhaminë e Kaninës, jo teqenë. Teqeja është ndërtuar më vonë. Kurse Xhamia e plumbit në Vlorë i është kushtuar Sulltanit të Madhërishëm.
   Por që Sinan Pashai ishte i biri i Gjergj Arianitit kjo është e gabuar, shtrëmbërim e falsifikim i fakteve historike dhe tjetërsim i historisë. Nëse do të ishte nga Kanina, familja nuk do të mbante emrin Vlora, por Kanina. Ish drejtore e Arkivit të Shtetit  Nevila Nika, lidhur me origjinën e familjes Vlora ka hedhur hipotezën, e cila bazohet mbi të dhëna ordinere, pa bazë historike.Një pedagoge Historie të flasë pa përgjegjësi nga të dhënat e ndonjë njeriu të rëndomtë që nuk ka kryer fare arsimin e lartë, është e papranueshme. 

E si mund ta njohë historinë e Kaninës një njeri që i japin titullin historian apo Profesor pa qenë i till? Me gojën e saj përmes thënieve ordinere, pa baza historike, profesoresha Nika ngre në qiell Eqerem bej Vlorën, i cili për kohën ka vlerat e veta studimore, por është i pafalshëm qëndrimi i tij, pasi mohoi identitetin e tij shqiptar. 

Një historian e ka për detyrë të tregojë të dyja anët e medaljes, të mirat dhe të këqijat e ngjarjes apo të personit. Ndaj historia e Shqipërisë është e gjymtuar sepse historianëve apo shkruesëve të historisë u mungon vullneti për të zbuluar dhe për të thënë gjënë e duhur. Mos vallë siç kthen faqe historia , ndryshojnë mendimin dhe qëndrimin edhe historishkruesit?

  Sa për dijeni,Gjergj Arianiti kishte 7 vajza me Marie Muzakën dhe tre djem me Pietranera Tokon (gruaja e dytë e cila solli dy vajza me vete) Djemtë e Gj.Arianitit quheshin Thoma, Kostandin dhe Arianit.  Më i rëndësishmi që luajti rol në historinë  e Romës së shek XV-XVI ishte Kostandin Arianiti, Protonoter i Papës, Duka i Monferratos, i emëruar Despot i Durrës- Prevezë dhe Princ i Maqedonisë, që vdiq më 1530 dhe është varrosur në Kishën e 12 Apostujve në Romë,për shërbime të larta diplomatike ndaj Romës.

 Mbi të gjitha vlerësohet nga Papa për nuhatjen politike në Evropën e trazuar ,(ku lufta mes Francës, Romës, Austro- Hungarisë ishte prezente) dhe për shkathtësinë diplomatike të tij dhe fal këtyre dhuntive, Kostandin Arianiti shmangu luftën mes Romës dhe Francës, si dhe duke qenë në marrëdhënie shumë të mira me Maksimiljanin e Gjermanisë.

  Kur Pjetranera ( italiane), pas vdekjes së burrit, Princ Gjergj Arianitit, shkoi në Venedik dhe kërkoi përkrahjen e djemëve të saj. Kostandini dhe Arianiti qëndruan në Itali. Djali i madh i Gjergj Arianitit, Thomai, meqë Këshilli i të XII-tëve  në Venedik, për shkak të moshës së vogël, nuk i dha titullin e qytetarisë “Senjori”si e kishte i ati, u kthye nga Venediku dhe ndërroi fe me emrin Ali, emrin e  të cilit mban çezma  e Mademit në Kaninë ose çezma e Ali Beut. Hyri në shërbim të Portës së lartë. 

Kjo është dega e arianitëve që vazhdon sot me familjen Vrana, e cila ka trojet dhe pronat e saj rreth kalasë së Kaninës.Çuditërisht kjo familje për shkak të martesës së Vajzës së Perandorit bizantin Aleks, qysh nga shek.XIII-të, mban mbiemrin Arianit-Komneni, apo Vrana-Komneni. 

Të moçmit edhe sot pas gjithë traumave tragjike që kanë kaluar, pinjollët e kësaj familjeje i thërrasin “Komnenë”për shkak të katragjyshes bizantine. Kjo familje edhe pse më e hershme, sot  e ruan këtë mbiemër. Po Familja Vlora që është e vonët  përse nuk ka asnjë lidhje identiteti me emrin e Kaninës?!

 *Kujt i përket Kusum Babai në pronësi?

  Pjesën më të madhe të ballkonit mbi Vlorë ashtu si dhe Uji i Ftohtë janë prona të familjeve të vjetra të Kaninës me tapitë e dikurshme. Sepse pas Reformës Agrare dhe shpronësimeve, ata që drejtuan kadastrat bënë transkriptimin e pronave të pronarëve legjitim, duke i tjetërsuar dhe falsifikuar pronarët. 



Të gjitha familjet e vjetra(themeluese të  Kaninës si: Vrana, Bega, Beshaj, Kulaj, Fejzaj, dhe Kocaqi si dhe familjet e vendosura më vonë në Kaninë, ende kanë trojet e tyre, pronat, shtëpitë apo gërmadhat e shtëpive 2-3 katshe prej guri, me tjegulla të kuqe, ku dyert, dritaret, tavanet e dyshemet janë prej druri.

 Pyes historianët apo pseudohistorianët se ku është trualli i Familjes Vlora në Kaninë? Asnjë copë toke në Kaninë nuk ka emrin e Familjes Vlora.  Për fat ky truall ekziston në qendër të Vlorës,  në Sheshin e Flamurit gjendet njëra shtëpi, kurse tjetra ka qenë në lulishten e Vlorës (Milet Bahçeja). Prona dhe mbiemri janë dy elementë të pazgjidhshëm dhe domethënës të cilat vlejnë si pasaportë identiteti të pamohueshëm .Tani duke ndërruar arsyetimin sipas drejtimit të erës, shumë historishkrues, pushtuesit sot i quajnë mysafirë në dobi të kulturës. 

Kush vjen me ushtri , përdor dhunën, të dikton kushtet  dhe ligjet e veta skllavëruese, pa marrë parasysh se je një komb me të drejtat e tua, nuk quhet mik... .Ndaj historia duhet të shkruhet në bazë të vendngjarjes, datave, ngjarjeve, personave që kanë zhvilluar këto ngjarje dhe cilat kanë qenë pasojat, qofshin këto negative apo pozitive. Lum kush mundohet të tregojë të vërtetën si drita e diellit.

Bibliografi:

*Kronikani turk: Evlia Çelebi
*Neritan Ceka “Ndërtimet ilire në Kaninë”
*Damian Komata: “ Qyteti iliro -arbëror i Kaninës
*Libri i artë i familjeve fisnike të Mesdheut
*Enciklopedia Italiane;
*Paolo Petta”Despotë të Epirit e princër të Maqedonisë”;
*Franc Babinger”Arianitët”
*Barleti, Gjon Muzaka(djali i motrës së Skënderbeut),
*Biemi :Gjergj Arianiti dhe  martesa e Donika Arianitit  me Skënderbeun


***



Image result for vilheme vranari


(Vilhelmja lindi në Kaninë më 1945. U arsimua me shumë vështirësi. Në vitin 1966 i ndalohet diplomimi vetëm për tri (3) lëndë.

Internohet përsëri me familjen Vrana dhe i mohojnë ushtrimin e profesionit.

Rifitoi të drejtën e studimeve, në degën Hisori-Gjeografi, ku u diplomua me rezultate maksimale më 1975, por pa të drejtën e ushtrimit të mësuesisë . Punoi 25 vjet punëtore e vetëm më 1990-të rifilloi punë në arsim dhe u muarr me publicistikë.

Më 1997, e rinxjerrin jashtë radhëve të arsimit dhe vazhdon pa punë si demokrate Pas viteve 1990 ka punuar për emancipimin e gruas dhe demokratizimin e shoqërisë shqiptare. Vlen të përmëndet si një veprimtare e shquar.

Është formuluese e të drejtave dhe lirive të gruas në demokraci me peticion drejtuar Parlamentit ( 22/4/1992)

Është një nga 4-5 femrat e para që u ngritën kundër diktaturës. Ka qenë themeluese dheKryetare e L. D. të Gruas -dega Vlorë, 1991-98, si dhe Anëtare e K.K. të L.D.G. Sh.dhe të P.D.Sh.Kjo i dha mundësinë të gjejë vetveten.

Në moshën 52 vjeçe u realizua ëndrra e saj. U botua vëllimi i parë poetik. Më pas provoi prozën e shkurtër (skicë, tregim, novelë), fabulën, përrallën, romanin. Kujtojmë se merret me studime historike.

Në 17 vite karealizuar 35 vepër letrare ,si dhe 3 ribotime. Ka gati për botim 2 romane, një poezi, ese publicistikë, një me prozë të zgjedhur, vëll.” Letra nga burgu”, një studim filozofik etje. Gjinia letrare, ku autorja gjen veten të plotësuar, është romani. Deri tani ka botuar 18 romane, ku spikat personazhi femër dhe problemet sociale që tjetërsuan njerinë si rezultat i varfërisë ekonomike, shpirtërore dhe mendore, që shqetësojnë shoqërinë shqiptare dje dhe sot. Tejet e suksesshme është: Trilogjia“Vështroni Meduzën”( 3 vol), ku në mbi 1100 fq. përshkruhet realiteti shqiptar, që nis nga shek. i XV-të dhe deri në rënien e diktaturës. Në romanin“Rrëfim në të perënduar”, ngrihet me forcë kundër dhunës ndaj femrës. Te romani “Unaza e Prangosur”e njeh lexuesin me dashurinë e dy të rinjëve, që sfidon diktaturën, e cila ngrihet mbi ndarjet e shtresave shoqërore. Është e para dhe e vetmja autore që solli Babanë e Kombit, Ismail Bej Vlorën të gjallë pas 100 vitesh, si personazh. Ndaj edhe Dr. Fatmir Terziu -Londër dhe Prof.Dr.Eshref Ymeri në ShBA, e kanë quajtur romanin e saj"Rikthim i Ismail Qemalit" "E Munguara në Letërisnë Shqipe". Ose shkrimtari Bedri Çoku kur flet për vlerën e këtij romani bashkëkohor, thekson:" Shkrimtarja e kombit ngriti Babanë e Kombit nga varri shekullor që t'i rrëfehej, se s'kishte tjetër se kujt t'i qahej..." Aktualisht krahas letërsisë artistike dhe punës studimore , vazhdon publicistikën në disa gazeta me rëndësi në Tiranë, Kosovë, SHBA, Londër,Kanada, Bukuresht, Itali, Zvicër ,Austri, Gjermani, Suedi etje…dhe për disa vite ka qenë Kr/redaktore e Gazetës “Kanina”.

Puna e saj është vlerësuar nga kritika profesionale, si:Kallulli, Grillo, Laço, Spahiu, F.Sina, Bubani,Terziu, Prençi, C.I.Fortino, M.Antonesku, Qelaru, V. Muça, O.Gargano,F. Minguli, si dhe shumë analistë, shkrimtarë dhe lexues. E vlerësuar me mbi 20 çmime prestigjioze kombëtare dhe ndërkombëtare, krijimtaria e saj është përfshirë në 18 antologji në disa shtete. Edhe pse është në moshën 70 vjeç, e pranon sfidën me krijimtarinë e saj autentike, filozofike, psiko-sociale dhe shpresëdhënëse, duke u ballafaquar me krijimet e letërsisë shqipe. Ka botuar tek ShB "Toena" dhe tani boton te ShB"Nacional"


Shkrimtarja Vilheleme Vranari Haxhiraj, pasardhëse e familjes më të lashtë të Kaninës,të Princit Gjergj Arianiti, të cilën sot pa frikë e quajnë “ Herta Muleri Shqiptare”.

*Shkrimtarja Vilhelme Vranari (Haxhiraj) ka lëvruar disa gjini letrare : poezi, skicë, novelë, tregim, roman dhe pjesë teatrale(skenarë) për fëmijë.

*Si publiciste në mediat brenda dhe jashtë vendit, është paraqitur me analiza, opinione, histori, politikë, kulturë, përshkrime dhe intervista. Publicistika e saj botohet në Shqipëri, Kosovë, Angli, Itali, Arbreshët e Italisë, Bukuresht, Francë, Suedi, Gjermani, Austri, Zvicër, ShBA, Kanada etje…

*Ka përkthyer 3 libra nga gjuha italiane.

*E vetmja ai utore shqiptare që futet në Antologjinë italiane(2010-2012) mes 100 autorëve fitues nga e gjithë bota.

*Është e para autore femër, brenda trojeve shqiptare, që u përkthye në gjuhën rumune.

*Duke i dhuruar lexuesit 36 vepra brenda 17 viteve, mjaft publicistikë në mediat e vendit dhe të huaja, bija e Kaninës së lashtë nga kritika profesionale dhe nga lexuesi, renditet mes emrave më të shquar të letërsisë shqipe.

* Asnjë shkrimtar tjetër i ndaluar nga regjimi komunist, nuk ka mundur të imponohet me kaq dinjitet njerëzor dhe letrar sa Vilhelme Haxhiraj.

*Ajo i bëri disa shërbime të rëndësishme letërsisë shqipe.

* Së pari prishi hierarkinë e emrave letrarë të vendosur në mënyrë të pandershme dhe shpesh mediokre nga kritika e oientuar politikisht.

*Së dyti solli një një pasuri të pafundme origjinale të stilit , frazës, gjuhës, duke prishur uniformitetin e një letërsie standarte gati 50 vjeçare.

*Së treti ajo shndërroi në letërsi vuajtjen e një kombi nën regjimin komunist, duke tronditur nga themelet piramidën letrare dhe psikologjinë që e prodhoi dhe e mbrojti atë

*Proza e saj ka përmasat e një drame globale. Përmes saj ajo ka ribërë shpirtin e humbur të njeriut dhe të kombit.

*“Nëse vepra e Vilhelme Vranari (Haxhiraj) do të ishte përkthyer në gjuhët kryesore ndërkombëtare, atëherë bota do të njihte letërsinë dhe artin e saj tronditës. Veç pa frikë mund të them se proza e saj është e një niveli europian dhe botëror.


Unë mund ta vlerësoj shkrimtaren shqiptare V. Vranari si Herta Mulerin, e cila fitoi çmimin nobël për letërsinë 2009. Të dyja këto shkrimtare që e kaluan jetën në “Perandorinë e së Keqes”, siç ka deklaruar Presidenti Regan, kanë të përbashkët jo vetëm persekutimin e gjatë komunist, përndjekjet, burgosjet dhe internimet, por edhe artin e të shkruarit, tematikat dhe personazhet.

Dallimi ekziston vetëm në faktin se Herta shkruan në një gjuhë të madhe si gjermanishtja dhe ka pas vetes një shtet si Gjermania. Ndërsa Vranari dallon se vuajtjet e saj janë të tmerrshme, të vazhdueshme dhe rrënuese. Vranarit nuk iu lejua nga regjimi komunist të ushtronte profesionin dhe as të botonte asgjë deri në rënien e tij në dhjetor 1990.(Mujo Buçpapa)

Botime të autores:

*Poezi:

-Loti nuk ka faj, 1996

-Të pres, 2000

-Rãdãcinile-Rrënjët, shqip/rumanisht, 2009.

*Prozë e shkurtër:

-Mamaja, novelë 2000

-Kush e vrau Kaftanazin (skica, tregime, novela, (2001)

-Rrugë pa kthim (skica, tregime, novela, 2009.

-Mamaja, novelë Rumanisht, 2011

-Çmimi i Dualizmit ,novelë, 2012 ShB Nacional

-Një mall i pashuar.novelë, 2014, ShB Nacional

*Romane:

-Dhembje nëne, 1998

-Jetë në udhëkryq, 2001

-Ringjallur si Krishti, 2002

-Amanti i Arbërisë, 2003

-Rrëfim në të perënduar, 2007

-Unaza e Prangosur, 2008

-Zonja me karafila të bardhë, 2009

-Dritëhijet e medaljes…enigmë, 2010- ShB Nacional

-Vonë tejet vonë, 2011- ShB Nacional -

-Ankthi i së Vërtetës, botoi -2011- botoi LULU-USA-2011

-"Pa Titull" Ese-publicistikë9 ShB Nacional-2011-

-Rikthim i Ismail Qemalit, botoi Lulu-USA-2012

-Bashkë në dashuri dhe atdhetari-studim-Bukuresht 2012

-Rikthim i Ismail Qemalit-botimi i II- Sh.B.Nacional-2012

-Ankthi i së Vërtetës, botoi - botimi i dytë, ShBNacional-2013

-Bashkë në dashuri dhe atdhetari –botim i dytë- Bukuresht 2014

-Loja e Mëkatit- Sh.B.Nacinal- 2015

-Unikale - Sh.B.Nacinal- 2015



*Trilogji:


-Prolog Jete, roman I, 2007

-Vështroni Meduzën, roman II, 2005

-Dilema e së Nesërmes, roman III, 2006.

*Ese-publicistikë:

-"Pa Titull" -2011

*Letërsi për fëmijë:

-10 Fabula, 2000

- Bëmat e Dhelprës fabula, 2002

-Ne jemi lulet e jetës fabula, 2003

-Vogëlushja Bianka dhe kafshët e saj, përralla, 2008

-E dini se ç’emër kam?! fabula e gjëegjëza , 2009

Përrallat e vendit Blu/cikël me përralla:

-Kuçedra dhe Dragoi -libri i I- përralla, ShB Nacional-2010

-Xhuxhi dhe Gjiganti -libri i II-përralla, ShB Nacional 2011

-Shoku im arushi-përralla - ShB Nacional -2013

*Krijimtaria e Vranarit përfshirë në 22 antologji. Veç atyre me autorë shqiptarë, është përfshirë në antologji italiane, arbëreshe, Mal i Zi, Kosovë, Vushtrri, Rumune e shqiptaro-rumune, Angli, Suedi, Greqi, etje, që janë në shqip apo gjuhët e vendeve përkatëse

*Vlerësime Letrare dhe Mirënjohje:

Shkrimtarja Vilhelme Vranari Haxhiraj është vlerësuar me mbi 20 çmime letrare kombëtare dhe ndërkombëtare,si:

*Çmimi “Petro Marko” për romanin “Dilema e së nesërmes”, nga Bashkia Vlorë dhe Lidhja e Shkrimtarëve Vlorë (2006).

*Çmimi për “Poezinë e mirëinterpretuar”, Lidhja e Shkrimtarëve (2007).

*Çmimi “Protagonist i vitit 2008” për romanin “Unaza e Prangosur”

*Çmimi internacional Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, Torino (Itali), çmim që vjen për herë të parë në Shqipëri (2009).

*Çmimi “Mirënjohje e Lidhjes së Prizrenit” (Kosovë, 2009).

*Çmimi “Personazh i Vitit 2009” Sondazh i mediave-2009

*Çmimi “Mirënjohje e Kaninës” (Kaninë, 2010).

*Çmimi “Mirënjohje e Klubit Drita” (Athinë, 2010)

*Çmimi “Mirënjohje e Vlorës” me Medalie Argjendi (2010)

*Çmimi i “Karrierës” konkursi letrar në Prozë (2010)

*“Çmimi i parë” Mal i Zi” -2011

*Çmimi i tretë në prozë -2011

*Çmimi "Mirënjohje e Arsimit Shqiptar" -7 mars 2012 (për 100 vjet Pavarësi)

*Vlerësohet me Urdhrin "Mjeshtre e Madhe e Penës" dhe Medalje Ari nga Presidenti i Republikës Prof.Dr. Bamir Topi ,më 27-6-2012 (në 100 vjetorin e Pavarësisë kombëtare)

*Çmimi "Mirënjohje e Bukureshtit” për 100 vjetorin e Pavarësisë (28 Nëntor 2012)

*Shpallet "Personalitet i Shquar i Qarkut Vlorë" në 100 vjetorin e Pavarësisë.

*Fituese e çmimit “Premio internazionale di Poezia “Firence- Italia -2013. E vetmja autore shqiptare mes 100 autorëve nga e gjithë bota që përfshihet në antologjinë Italiane të 3 viteve (2010-2012)

*Çmimi “Pena e Kristaltë”dhe “Çmimin e Dytë” në Suedi-14 Mars 2014

*Merr titullin “Personalitet i Shquar i Labërisë”nga Shoqata Atdhetare kulturore Mbarëkombëtare Labëria.

*“Çmimin e Parë Internacional”-Suedi-28 mars 2015

Dy fragmente nga analizat e romanint “Loja e mëkatit “ të shkrimtares shumëdimensionale, tashmë e mirënjohur dhe e vlerësuar si brenda dhe jashtë vendit, Vilhelme Vrana Haxhiraj:

“ ...“Loja e Mëkatit” i Mjeshtres së Madhe Vranari, një roman modern me stilin e Xhejms Xhois, nis me një narrativ linear, të tendosur, me një stigmë që kapërcen det, tokë, dritë, ajër, bunker dhe izolim, madje shterpëzon konceptin njeri në itinerarin jetë-vdekje, liri-bunkerizim…, duke sfumuar në këtë gjysëmterr fate njerëzish, madje edhe të një foshnjeje të braktisur që bëhet më pas ulërimë e kontekstit. Narrativi i strukturuar bukur e thjesht, në një formë sa të kapshme e po aq të pastër dhe të pasur në gjuhë e lexim..., pasi plagët që shëron Vranari, kanë qenë, janë dhe do të mbeten debat i kudogjendshëm. Vranari, vazhdon të provojë me punë dhe me talent se është femra shkrimtare më prodhimtare, cilësore dhe më e ndjeshme e problematikave shqiptare në dekadat e fundit...”

Dr.FatmirTerziu- Londër,kritik, studiues, poet,shkrimtar, kineast, botues dhe publicist i shquar.

Me romanin” Loja e mëkatit” e Vilhelme Haxhiraj, jam“ngopur”me një sëri refleksionesh të cilat më trazojnë shijet estetike, si në një bahçe ku kultivohet me nikoqirllëk një prozë e vërtetë moderne... Gjatë leximit, burgo-vilat marrin përmasat e“Kështjellës” Kafkiane, por me një ndryshim esencial, se aty gjallon një jetë me lakuriqsinë e saj të pështirë, e cila mbytet në një apokalips shoqëror. Kjo përngjan me atë shkallën e fundit të Ferrit Dantesk, ku Ugolinë surealë shqyejnë mëndjet dhe shpirtërat njerëzor. Autorja me mjeshtërinë e penës i kapërcen kufijët e sureales, duke milituar në një kohë substanciale të re, në gjurmët e lëna nga mjeshtërit e mëdhenj Aragon, Brekart, Borges, Eko, duke stiluar me një koncept të ri në natyralitetin bio-shqiptar një dramacitet linear. Gjithçka zhvillohet si në një teatër të stilit tragjik Shekspirian, me çështjet e diskutueshme që mbartin e mbarështrojnë një produkt letrar sa moderrn aq dhe autokton. Nga një ngarkesë e tillë estetike, mëkati në romanin “Loja Mëkatit” ka marrë përmasat e universialitetit nga pena mjeshtërore e Vilhelmes si: mëkat moral, shoqëror, ekonomik, ndërshtetëror e institutcional.(Vladimir Muça- shkrimtar-studiues-kritik)

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)