2016-04-20

Libri më i ri nga Agron Gjekmarkaj” Reaksionari”




Gjekë Gjonaj Ulqin

Libri më i ri “ Reaksionari” i Agron Gjokmarkajt botuar para pak ditësh nga Enti Botues “ Gjergj Fishta “ në Lezhë është një përmbledhje kritikash letrare mbi libra dhe autorë bashkëkohorë shqiptarë. Meqë autori vetë është përcaktuar si “ reaksionar” ndaj edhe këtij libri ka vendosur t’i vë këtë titull.

agron gjekmarkaj

” Reaksionarët” , pohon autori, po zinin gjithë kohën e tij. “ I lexoja me ëndje dhe ndieja admirim. Ata ishin vërtetë pa shtiratje, me cenet dhe virtytet e tyre, me sukseset dhe kufizimet, me meritat dhe gabimet. Mbi ta kishte kishte rënë gjykimi dhe përjashtimi ideologjik. Sa më shumë njihja traditën e mohuar të kulturës sonë po aq ndihesha “ reaksionar”. Një braktisje e natyrshme ndaj “ përparimtarëve” plazmohej në shijet e mia për arsye estetike dhe etike”, shkruan Gjekmarkaj.

Ky libër i studieusit të letrave shqipe Agron Gjekmarkaj për nga tematika është i rrallë në letërsinë shqipe, sepse kohëve të fundit ndjehet një mungesë e shkrimeve me synim kritik. Autori u ofron lexuesve shqiptarë një analizë kritke letrare të veprave të autorëve bashkëkohorë shqiptarë, si At Zef Pllumbi, At Daniel Gjeçaj, At Gjergj Fishta, Sami Repishti, Ismail Kadare, Ernest Koliqi, Agron Tufa, Parid Teferiçi, Gential Çoçoli,Aurel Plasari, Uran Butka, Mustafë Kruja, Lazër Stani, Ben Blushi, Besnik Mustafaj e të tjerë. Në vazhdim flet për heroizmin, rebelizmin dhe paralelet në veprën e Bardhyl Londos, Spartak Ngjelës dhe Ryszard Kapuscinskit.

Pjesë e këtij libri janë edhe shkrimet kushtuar Lukë Kaçaj,këngëtar, Lin Delisë, piktor, Alush Shimës, piktor, Luçia Nadin, albanologe dhe studiuese italiane, por edhe Qytetare Nderi e Shkodrës pastaj familjes kryesore të Shqipërisë – Gjonmarkaj, sikurse edhe edhe fenomene kulturore dhe jo vetëm, shpjegimi i nocionit “ malok” në ligjërimin e përditshëm, në atë politik, mediatik, artistik e popullor shtjellon fenomene kulturore dhe jo vetëm çështja e Kanunit të maleve, i njohur edhe si Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe shkrimet e përfshira në kapitullin e fundit me titull “Antropologji shqiptare”.

Antropologjinë kulturore të kësaj epoke shqiptare të cilën Gjekmarkaj e trajton në këtë përmbledhje kriitikash letrare e pasurojnë edhe disa libra me karakter historik e sociologjik, që kanë qenë objekt i leximit të tij, të cilët autori ka preferuar t’i vë krahas tyre me karakter letrar dhe t’i lë së bashku nën një çati, sepse leximet ngjajnë rastësore por nuk janë të tilla. Leximi nxit leximin si nevojë mendore dhe Gjekmarkaj e ndjen që duhet të rrinë bashkë, pa kërkuar shumë arsye shpjegimi.

Duke lexuar librin e Agron Gjekmarkajt “ Rekasionari” njohim veprat madhore të disa nga autorët bashkëkohorë shqiptarë dhe pikëpamjet e tyre për ngjarje, fenomene e dukuri të ndryshme të kohës që shfaqin në botimet e tyre.

Studiuesi dhe kritiku Agron Gjekmarkaj, njëheri edhe profesor në Universitetin e Tiranës, përmes këtij libri e plotëson në një farë mënyre mungesën e ktirkës letrare në Shqipëri dhe në vendet tjera shqiptare, duke qenë ndër të paktët autorë shqiptarë që i qaset botimit të librave studimorë e kritikë. Nëpërmjet një këndvështrimi interesant mbi letërsinë, mbi tekstin, mbi sistemet letrare, duke argumentuar me interpretimin e tij krijues, lëvruar në perspektivë historike, Gjekmarkaj, ka materializuar disa nga parimet e kritikës në këtë libër.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...